mediterranean

Home made goodies

Aloe Vera, Rosemary, Peppers ,Basil , Strawberries .
That`s up to now.What about you? Are you cultivating any organic plant/veggie/fruit in your garden/balcony?:)

IMG_8546


IMG_8545


IMG_854556

IMG_8553

IMG_8542

IMG_8560

548524_399842243382024_301917994_n

IMG_8555

546028_399842286715353_966749917_n


Categories: eni turkeshi imagery, healthy, home made, life style, mediterranean, photography, recipes-in-english, yummania | 2 Comments

Baked Spiced Sardines / Tave aromatike sardelesh

IMG_7446

I love sardines.Let them be fried, cooked, or baked.They`re always so tasty :)I tend to love small fishes better than big ones, since they tend to be very fatty and not so tasty , at least according to me.

They are  very rich of B12 vitamin, omega 3 – fatty acids, vitamin D, potassium, phosphorus, calcium and also iron , selenium and protein.Since they are one of the most affordable fishes, they are also budget friendly 🙂

In my opinion the healthiest and yummiest way of eating them is baking them or cooking them in a pan, instead of frying them.

Here come the ingredients for the baked spiced sardine recipe of mine 🙂

1/2 kg of sardines

4 medium ripen tomatoes thinly chopped

2 medium onions finely chopped

10  garlic cloves, minced

a handful  of  fresh parsley ,chopped

3-5 bay leaves

salt, black pepper seasoning

5 spoons of olive oil , to be  sprayed over

Place the onions on the baking tin. Meanwhile mix the tomatoes, garlic ,parsley  together and put them over the onions. In the end place the sardines and the bay leaves over them.Add some salt & black pepper and spray the olive oil over all.
Put it to be baked on the preheated oven  at 180°C, until it`s ready.

Bon Appétit

IMG_7444

Vdes per sardele 🙂 Sido qe te jene gatuar ato .Jane gjithnje shume te shijshme.Ne pergjithesi kam tendence te pelqej peshqit me te vegjel pasi jane me pak te yndyrshem sipas mendimit tim.

Sardelet jane te pasure ne vitaminen B12, acidet yndyrore omega 3 , vitaminen D, Potasium,Fosfor, Kalcium, si dhe Hekur & Selenium dhe proteina.

Nisur dhe nga fakti qe nuk jane te shtrenjta, i vijne per shtat dhe buxhetit tuaj 🙂
Sipas meje menyra me e shendetshme dhe e shijshme per ti gatuar sardelet , eshte te piqen ne furre apo te gatuhen ne tenxhere dhe jo te skuqen.

Permbajtjesit qe perdora ne receten time per taven aromatike sardelesh jane 🙂

1/2 kg sardele

4 domate mesatare te pjekura, te prera holle

2 qepe mesatare, te prera holle

10 thelbinj hudhre , te grira

nje dore e mire me majdanoz te fresket , te prere holle

3-5 gjthe dafine

kripe dhe piper i zi per ereza

5 luge vaj ulliri per tu sperkatur siper

Vendosni qepet si nje shtrese te pare ne tave.Me tej shtoni siper tyre domatet, majdanozin, , hudhrat .Vazhdoni njesoj me sardelet duke i vene siper domateve dhe pastaj shtoni dhe kripe , piperin e zi dhe gjethet e dafines siper.Ne fund sperkatini me vajin e ullirit.

Vijeni taven ne furren e ngrohur me pare ne temperaturen 180° dhe lijeni deri sa te piqet.

Ju befte mire!

yummma

ps: Today Yummania is 6 years old:) thanks to all of you for following:)

ps: Sot Yummania ka pervjetorin e 6 🙂 falemderit te gjitheve qe me ndiqni:)

Categories: fish, food, healthy, mediterranean, photography, recipes-in-english, sardines | Leave a comment

Roasted aubergines with pizza cheese and tomato / Patllixhane te pjekur me djathe pice dhe domate

IMG_6351.jpg

To make this super easy & super yummy dish you`ll need:

8 eggplants
4 tomatoes
pizza cheese
16 garlic cloves
basil
salt
pepper
a little amount of olive oil to spray over the aubergines

Cut the aubergines into four parts as shown in the figure.Let them in salty water for a while.Afterwards don`t rinse them from the salty water , just take them from the bowl.Put them to be baked in the oven adding some garlic and basil over them.Pour some olive oil over them.
After they are baked for a while , add the pizza cheese and tomato slices over each aubergine part.
You can add some pepper over them.Then let them to be baked for some more time.
Bon Appétit !

ALBANIAN
Per te pergatitur kete recete do t`ju duhen:

8 patllexhane
4 domate
16 thelbinj hudhrash
borzilok
kripe
piper i zi
fare pak vaj per te lyer taven dhe per te sperkatur siper patllexhaneve

Pritini patllexhanet me 4sh sipas formes qe shihni dhe ne figure.Lijini pak ne uje me kripe qe ti ike hidhesia, por me vone mos i shpelani , qe te perdorni kripen qe eshte perzier me to dhe mos shtoni kripe tjeter.
Vijini ne tave per ti pjekur dhe shtojini siper dhe hudhrat dhe borzilokun. Sperkatini pakez vaj ulliri siper.Pasi te piqen per nje periudhe , nxirreni taven dhe shtojini siper djathin e pices dhe feten e domates si dhe piper te zi nese deshironi.
Lijeni te piqen serish deri sa te marrin nje ngjyre te kuqerremte.

Ju befte mire!

Categories: flash, food, healthy, mediterranean, photography, veggie | Leave a comment

Vegetarian Lasagne / Llazanje vegjetariane

Making of vegetarian lasagne was absolutely easy and the result was much more tasty (according to me :).
The title says it all.Instead of the normally used ingredients , this time vegetables was used.To make it ever more healthy the top was covered with yoghurt and feta cheese and not with Béchamel sauce.
Ingredients for vegetable lasagne:

fresh sheets of lasagne pasta (you can use ready made ones or make them yourself)
chopped carrots zucchini , aubergines,peppers .(2 from each)
a handful of chopped dill
small amount of olive oil
salt
black pepper

For the upper covering :
some feta cheese and homemade yoghurt

The lasagne sheets are boiled in the water.The vegetables will be cooked in pressure cooking.This will make you save unnecessary oil and time and they will taste so much better. You can add some olive oil and salt to the pressure cooker.Add the dill after they are ready.
Put the sheets of lasagne pasta and add the vegetables over them.Repeat this as many times you want.

Mix the yoghurt and feta cheese together in one bowl. Put this mixture over the last lasagna sheet.
Afterwards bake the lasagna at 180° until it`s ready.

I hope you`ll enjoy this version, i did a lot:)
Bon Appétit !

Per llazanjen vegjetariane do t`ju duhen:

pete llazanje (mund ti pergatisni dhe vete ose ti perdorni te gatshme)
karrota,kunguj,patllexhane,speca te prera ne forma te vogla kubike (2 cope per cdo perime)
nje grusht me koper te grire holle
pak vaj ulliri
kripe
piper i zi

ne vend te sosit Beshamel u perdor : kos shtepie dhe djathe i bardhe

Zijini petat e llazanjes.
Perimet gatuajini ne presion duke i shtuar pak vaj ulliri, kripe dhe piper.Do te behen me te shijshme dhe do te evitoni yndyrnat e teperta.Ne fund shtoni dhe kopren siper tyre.
Shtrojini petat e llazanjes ne tepsi dhe siper tyre vini perimet me kopren.
Kur te mbaroni me shtrimin e petes se fundit te llazanjes mbulojeni kete te fundit me miksin me kos dhe djathe te bardhe.
Piqeni llazanjen ne furre me 180° deri sa te jete gati.
Shpresoj t`ju shijoje kjo lloj llazanje.Mua me shijoi shume:)

Ju befte mire:)

Categories: brumera, food, lasagna, mediterranean, photography, recipes-in-english, veggie | 4 Comments

Roasted veggies/Perime te pjekura

IMG_5075.jpg

Roasted veggies are a great and healthy treat during all the year, but i`d guess summer is the best time ever to try them, since all the vegetables are fresh and much more tasty.
For this simple dish you`ll need:

For 3-4 persons:

5-6 ripe tomatoes
6 zucchini
5 eggplants

5 peppers
some garlic cloves
one onion if you wish
olive oil
salt,black pepper, oregano

Cut the veggies in thin , circular shapes. Chop the garlic and onion as well. Mix the  veggies with the onion and garlic + the salt,pepper and oregano. Place them in a flat plate and pour some olive oil over them. Bake them under   175 °  until they are ready.

Tip: i add some vinegar while serving them.it`s  up to you of course , to add it or not 😉

Bon Appétit !

Shqip- Albanian

Per te pergatitur 1 tave me perime te pjekura per 3-4 persona ju duhen:

5-6 domate te pjekura

6 kunguj

5 patllexhane

5 speca

hudhra

qepe sipas deshires

vaj ulliri

kripe,piper i zi, rigon

Prejini  perimet ne forme rrethore dhe holle.Pritni ne copa te imta dhe qepen dhe hudhrat.Perzijini perimet me qepen & hudhrat si dhe kripen,piperin dhe rigonin.Vendosini mbi nje tepsi te holle dhe sperkatni vaj ulliri siper tyre. Lijeni te piqen ne furre nen 175 ° deri sa te behen.

Shenim: Pasi piqen , tek i servir une i shtoj dhe pak uthull siper.Por kjo eshte sipas deshires suaj sigurisht:)

Ju befte mire!

Categories: food, healthy, mediterranean, photography, recipes-in-english, veggie | Leave a comment

Refreshing tip of the day : Cold fruit salad

538181_427381700628078_792227768_n

Fruit salads are some of the best things to eat during hot summer days. Nutritious and energizing , they are a must to fight the fatigue caused by dehydration.
To make this super easy fruit salad i used:

 

Half a melon
2 nectarines
2 apricots
half a banana
one slice of watermelon

Take the seeds of the melon away , to create a natural fruit bowl:) Cut the nectarines,apricots and banana in small pieces.Fill the melon with all of them and add the slice of watermelon on top.

Bon Appétit !

537617_427381670628081_1254310961_n

Shqip-Albanian
Sallate e ftohte me fruta:

Gjysem pjepri
2 nektarina
2 kajsi
gjysem banane
nje cope e vogel shalqi

Pritini nektarinat, kajsite dhe bananet holle.Hidhini te gjitha siper pjeprit te cilin e perdorni si nje tas natyral pasi ti hiqni farat.
Ju befte mire!

Categories: food, fruit, healthy, mediterranean, photography, summer | Leave a comment

Peshk koce me patate&karrota / Wrasse fish with potatoes&carrots

401779_425682787464636_335313953_n

Peshk koce me patate dhe karrota
Per 2 persona ju duhen:
2 koca
3-4 thelbinj hudhrash
pak kërri
piper i zi
kripe
vaj ulliri
leng limoni
Pastrojeni peshkun Rrethojeni peshkun me erezat dhe kripen dhe lereni, ashtu per disa minuta deri sa erezat te te perzihen me peshkun.Me tej vendoseni ne tepsi ku do te shtoni dhe pakez vaj ulliri se bashku me hudhrat ne forme thelbi , patatet dhe karrotat e grira holle.Ne fund hidhini dhe ca leng limoni siper.Mund te vini dhe feta limoni siper taves.Piqeni ne furren e ngrohur me pare ne 180 ° C deri sa te behen.
Ju befte mire!

556793_425682890797959_1631150903_n
English version
Wrasse fish with potatoes and carrots
Ingredients for 2 people

2 wrasse fishes
3-4 garlic cloves
small amount of curry
black pepper
salt
olive oil
lemon juice

Clean the fish. Cut the potatoes and carrots in small pieces. Mix the fish with the spices and pepper&salt and let the fragrances mix for a while. Afterwards , put the fishes on the tray and add the potatoes and carrots , as well as the garlic cloves. Pour some olive oil and lemon juice over them. Put it on the preheated oven , under 180 ° C and let them until they are ready.
Bon Appétit !

Categories: fish, food, mediterranean, photography, recipes-in-english | Leave a comment

Sanduiç qofte me mëndërz, perime me salce domateje/ Sandwich mint meatballs with veggies & tomato sauce

303561_420836814615900_1014460486_n

Qoftet u bene si zakonisht por kete here ju shtua mëndërz me me shumice.Ishte shume interesant dhe rrites shijeje domonimi i saj tek qoftet.Pervec kesaj beme nje si tip sanduici duke I futur qoftet midis domatesh dhe kungujsh e specash.Mund te them me plot gojen se ja rriti shume lezetin.
Pervec kesaj u pergatit dhe salce domateje e cila u shtura ne tepsi perpara se te viheshin qoftet.
Per ju qe doni te dini receten e shumeditur te qofteve po e jap dhe njehere:
400 gr mish i grire
2 qepe
nje tufe majdanoz
nje veze
pak buke bajate ose miell galete
kripe ,piper i zi
mëndërz

Pritini qepet holle, pritni dhe majdanozin.Copetojeni buken ne copa shume te vogla.Perzijini te gjitha asortimentet se bashku.Krijoni format e qofteve.
Per te krijuar sanduicin me perime perdora 2 domate, 1 kungull dhe 2 speca.Pritini domatet dhe kungujt ne forme rrethore.Pritini dhe specat holle.Vendosni nje domate poshte dhe siper qoften, lart kungullin,specin e pak domate sic e shihni ne figure.

562603_420836757949239_1304922397_n

Per te pergatitur salcen e domates mund te perdorni dhe domate te fresketa te copetuara ne mikser (kjo eshte me e mira) , ose salce domateje te gatshme te holluar pak me uje me pare.
Vendosini te piqen ne furren e ngrohur me pare ne 200 ° C.
Ju befte mire!

English version:
Sandwich meatballs with mint, vegetables & tomato sauce

400 gr minced meat
2 onions
a bunch of parsley
an egg
slightly stale bread or rusk flour
salt, black pepper
mint

Thin chop the onions and parsley. Crumble the bread .To make sandwiches with vegetables I used 2 tomatoes, 1 zucchini and 2 peppers .Cut the tomatoes and zucchini in circular shapes. Cut the pepper in thin pieces. Place the tomatoes under the meatball and the zucchini , pepper and a small tomato piece over them.
For the tomato sauce you can use fresh tomatoes or ready made tomato sauce. Put the meatballs in the preheated oven and let them under 200 ° C until they are ready.
Bon Appétit

577040_420836791282569_134216159_n

Categories: creative, food, meatballs, mediterranean, photography, recipes-in-english | Leave a comment

Presh me portokall

IMG_1843

Kete recete interesante e morra duke ndjekur (http://www.oktayustam.com), nje shef kuzhine turk.Une i modifikova disi dozat e yndyres se turqit jane me doreleshuar ne ate drejtim:)
Pergatitja eshte shume e thjeshte.

IMG_1832

Per gjellen me presh me portokall perdora :

1 kg presh
3 karrota
1 qepe te madhe te kuqe(mund te perdorni dhe qepe te tjera nuk ka rendesi)
lengun e 2 portokalleve te medhenj
3 luge oriz
100 gr uje
1 filxhan kafeje vaj ulliri
kripe
piper i zi

IMG_1830

Preshi pritet ne forme rrethore.Priten qepet si per gjelle, dhe karrotat ne forme rrethore.
Se pari vijini qepet dhe karrotat te skuqen per pa kohe.
Me vone shtoni preshet dhe lijini pak duke i perzier qe te skuqen dhe ato pak.(une nuk i lashe me shume se 5 minuta)
Me tej shtoni dhe lengun e potokallit dhe orizin (te cilin do ta keni lare me pare ) lijeni te zihet vete ne zjarr jo te larte.
Pak me vone shtoni dhe goten e ujit.
Lijeni ashtu sa te behen te gjitha perimet dhe nga fundi shtoni kripen dhe piperin.

Servireni te ngrohte.
Ju befte mire!

Categories: mediterranean, photography, turkish cuisine, veggie | 2 Comments

Tave jufkash me pelerine speci te kuq

Clipboard

Jufkat jane nje ushqim shume i kendshem mendoj une se paku:) Ato jane aq te shijshme saqe mund te hahen edhe ashtu sade pa i perzire me dicka.
Por meqenese perhere me pelqen te provoj gjera te reja mendova ti perzij kete here ne kete menyre:)

Clipboard2

Per pergatitjen e ketyre jufkave perdora:

2 kunguj te mesem
1 qepe te mesme
3 speca te kuq
kripe,piper i zi
shume pak vaj ulliri
jufka (une perdora nje gjysem pakete)
gjalpe per jufkat

Priten qepet dhe kungujt ne copa te vogla.Me tej vijini ne zgare ku keni vene pak vaj ulliri dhe piqini.
Specat e kuq pritini per se gjati me dysh ose me tresh.Me tej vijini dhe ato te piqen ne zgare.
Pergatisni dhe jufkat duke ju shtuar dhe kripen e piperin e zi ne fund.

IMG_0582

Pasi te mbaroni me te gjitha perzijini jufkat dhe qepet e kungujt se bashku .Vijini ne nje tepsi dhe siper vini specat e kuq.Me tej piqini ne furre me 150 grade deri sa jufkat te skuqen pakez.
Ju befte mire!

Categories: brumera, food, mediterranean, veggie | 2 Comments

Turli alternative vere

E titullova keshtu pasi kjo gjelle u be me disa asortimente me te ndryshme nga ato te turliut te zakonshem.
Per kete turli une perdora:

5 karrota te vogla
300 gr fileto pule
3 patate te mesme
3 domate zemerkau
vaj sipas deshires suaj (une perdora 3 luge gjelle)
nje luge kerri
kripe ,piper i zi
nje grusht majdonoz

Si fillim hiqjani lekurat patateve,karrotave dhe domateve dhe prijini te tera ne forme kubash te vegjel.
Nderkohe vijeni dhe pulen te zieje dhe pasi te kete zier hiqeni nga zjarri , lijeni te ftohet disi me tej ndajeni ne fije.Pastaj perzieni pak me kerri.
Patatet dhe karrotat mund dhe ti skuqni por une per vete do ju keshilloja ti zini ne nje tenxhere me avull .
Nga ana tjeter, ne nje tave vini domatet e prera ne copa te vogla dhe lijini ashtu te shkrihen vete .Pas disa kohe shtojini dhe majdanozin e grire holle.
Ne nje tas qelqi qe e duron nxehtesine , hidhni patate dhe karrotat e ziera , pastaj pulen qe e keni bere fije fije , duke i shtuar vajin , kripen, piperin dhe kerrin.Siper ketyre hidhni miksturen me domate.Lijini pak te piqen ne furren e ndezur qe me pare ne 150 gr C deri sa te piqen.
Turlia eshte gati.Servireni te nxehte .
Ju befte mire!

Categories: chicken, creative, ekonomi, food, mediterranean, veggie | Leave a comment

Fileto pule te mbushur me perime

Kete gjellen e sotme ja dedikoj nje mikes time 😉
Per kete gjelle per 3 persona ju nevojiten :

1/2 kg fileto pule
200 gr bizele
3 karrota
3 kunguj
2 patllixhane te mesem
pak leng pule
kripe
piper i zi
1 luge embelsire keri (curry)
pak vaj per skuqje
domate per zbukurim

Se pari rriheni fileton e pules me cekicin e guzhines dhe lyjeni me kripe,keri dhe piper e lijeni ashtu qe te marinohet per pak.
Ne anen tjeter pritini ne copa te vogla karroten,kungujt,patllixhanin dhe vijini te skuqen ne tave .Shtojini dhe bizelet pas pak dhe kaverdisini per nje kohe.Me tej shtoni dhe lengun e pules dhe lijeni dhe nje kohe deri sa te zbuten perimet.
Priteni fileton e pules ne disa pjese .Me tej , merrni nje pjese (jo te teren)nga mikstura me perime dhe mbushini filetot e pules.Lidhini keto te fundit me cepat e vet me nje shkop dhembesh.Ne kete menyre nuk do t`ju perhapet pjesa e brendshme e filetos.Vijini te skuqen pak keto fileto pule.
Me tej shtojini keto fileto tek tava ku ndodhet pjesa e ngelur e mikstures me perime dhe shuajini me nje 1/2 gote vere te bardhe nen nje zjarr jo shume te forte.

Servireni te ngrohte.Ju befte mire!

Categories: chicken, food, healthy, mediterranean, photography, veggie | 5 Comments

Buke me Rigon


Sot po ju sjell ketu receten e nje lloj buke te vecante me rigon , qe mund ta pergatisni fare lehte ne shtepite tuaja.
Per nje buke per 4 persona duhen :

4 gota miell (mund te perdorni dhe miell thekre apo ndonje miell dietik)
1 filxhan kafe vaj ulliri
2 luge kafeje sheqer
2 luge kafeje kripe
1 luge gjelle maja
1 + 1/2 gote uje
1 grusht rigon

Perzijini tere elementet e mesiperme mire per te krijuar brumin e bukes.Me tej vijeni ate ne nje tas dhe pasi ti vini nje pecete pakez te lagur siper lijeni brumin te vije per rreth 30 minuta.Me pas merreni dhe punojeni dhe nje here.Pastaj jepini formen qe deshironi dhe vijeni ate ne tepsine qe e keni lyer me pare me pakez margarine ne furren e ngrohur pakez me perpara dhe lijeni deri sa te piqet nen temperaturen 180 gr C.
Servireni te nxehte.Ju befte mire!

Categories: mediterranean, photography | Tags: , | 10 Comments

Supe me selino

Serish sot po vij me nje recete supe sa te thjeshte aq edhe ushqyese.
Supe me selino.Se pari dua te shkruaj dicka rreth selinos , perime qe nuk para perdoret shpesh ketu ne Shqiperi.

Selino eshte nje perime shume e rendesishme per shkak te pasurise se saj ne vitamina si A,B dhe C , po ashtu permbajtjes se kalciumit, hekurit , potasiumit selino luan nje rol te rendesishem ne mbrojtjen e trupit kundra kancerit, gripit , infeksioneve, po ashtu ruan sistemin nervor dhe ju qeteson , ul tensionin e larte (per kete keshillohet perdorimi i kercellit te tij neper sallatra etj),hap oreksin dhe lehteson tretjen,ka efekt dobesimi , hedh guret e veshkave,pastron gjakun , hedh ujin e tepert nga turpi si dhe ka veti afrodiziake.Sidomos eshte mjaft e njohur per kete te fundit dhe eshte perdorur si ilac natyral prej vitesh.Kaq sa i perket te mirave te selinos.Me poshte keni receten:)
Kjo supe me selino do ti vije shume per shtat atyre qe jane duke mbajtur linjat ne kete kohe:)Kete supe mund ta pergatisi me ose pa yndyre.Nuk ka ndonje ndryshim drastik edhe po te mos perdorni yndyre.

Per 4 persona ju duhen:

2 selino mesatare (perdoret pjesa e bardhe e rrenjes per kete supe ose kercelli e gjethet)
200 gr kos
1 luge miell (mund te perdorni dhe miell dietik)
lengu i nje limoni
pak kripe dhe piper i zi
uje rreth 1 lt ose leng mishi 1 lt (ne mungese te lengut te mishit mund te perdorni dhe buljon)
pakez koper e grire
1 luge pana ne fund (opsionale dhe pa te nuk del e keqe)

Qerojini selinot dhe pritini ne copa te vogla.Pasi ti shpelani , vijini te zihen ne ujin/lengun e mishit ku te keni futur dhe lengun e limonit (kjo ndihmon te mos nxihet selino dhe i jep shije te kendshme).Lijeni te zihet , me tej merreni selinon (duke perdorur kullojse.mos e hidhni ujin qe zite selinon) dhe copetojeni fare imet ne mikser.
Ne nje tas perzini kosin me miellin mire , deri sa te krijohet nje mase e njetratshme.Shtojeni kete dhe selinon e grire ne tenxhere ku ndodhet uji /lengu i mishit dhe filloni ti perzini mire pa lene qe mielli te krijoje toptha te vegjel.Nga fundi shtoni kopren, kripen e piperin e zi dhe panen nese deshironi.
Mund ta servirni te ngrohte ose te ftohte.
Ju befte mire!

Categories: food, healthy, mediterranean, soup, veggie, yoghurt | 4 Comments

Çomlek

Çomleku eshte nje gjelle mjaft e thjeshte dhe e shpejte ne pergatitje qe eshte pergatitur prej kohesh ne Shqiperi.Pergatitja e saj eshte shume e thjeshte dhe sipas deshires mund te behet me ose pa mish.

Ne te dyja rastet nuk ndryshojne perberesit e tjere.Po filloj pa u vonuar.

Per nje porcion 4 vetash çomleku ju nevojiten:

1 pako (rreth 250 gr qepujkash)

1 qepe mesatare

100-200 gr copa te vogla mish viçi ose pule (nese e beni me mish)

1 spec i kuq

2 shkopinj te vegjel kanelle (ose ne mungese te saj 3-4 cope karafil)

2-3 gjethe dafine

nje luge uthull

vaj ulliri sipas deshires (kur perdorni mish perdorni perhere me pak vaj)

kripe,piper me sy

nje luge salce

leng mishi (150-200 lt sipas deshires mund ta shtoni ca)

Pergatitja: Si fillim , qepujkave hiqjani lekuren ,shpelajini dhe me tej lijini ne nje tave ne zjarr te ulet te leshojne lengun e vet.

Ne nje tenxhere tjeter hidhni qepen mesatare (qe do ta keni grire si per gjelle), sqecin e kuq te grire ne forme copash te vogla dhe copat e mishit (nese perdorni mish) dhe skuqini pak ne vaj ulliri.Me tej shtojini lengun e mishit ,uthullen,kripen,piperin ,gjethet e dafines dhe shkoinjte e kanelles (ose karafilin ne vend te kanelles) dhe lijini te gatuhen vete ne zjarr te ulet.Ne fund shtojini dhe qepujkat siper kesaj mase dhe lijini dhe per ca kohe ne zjarr te ulet pastaj fikeni.Servireni te nxehte .Mund ta shoqeroni me kos , se shkon shume.Ju befte mire!

Categories: food, mediterranean, traditional, veggie | Tags: , , | 8 Comments

Jahni pule me pure lulelakre

 

Pula eshte nje nga llojet e mishit me praktike dhe me me shume perdorime ne guzhine.Shija e saj ben te mundur perdorimin ne menyra te ndryshme madje ne Turqi perdoret dhe ne nje lloj embelsire.Mbase ate do jua jap me vone por sot do ju jap receten e jahnise se pules me pure lulelakre qe e shpika sot:)

Per te pergatitur kete gjelle te shijshme por dhe te shendetshme ju duhen:

Per 2 persona:

2 fileta pule pa kocke e lekure pule

nje lulelaker mesatare

1 qepe mesatare

1,5 luge vaj

1/2 luge salce speci te kuq ose domateje

piper i zi , pakez rigon

kripe

1 luge pana (per purene e lulelakres)

1/2 gote uje   (per pulen)

Se pari zijini lulezat e lulelakres.Me tej shtypini ne mikser.Perzijini me panen ne mikser qe te formohet nje lloj pureje homogjene.

Nga ana tjeter ; priteni qepen si per gjelle , pritini copat e pules ne copa te vogla (sa 1/2 e gishtit tuaj psh) dhe vijini te dyja te skuqen ne tigan , duke i shtuar dhe ujin si dhe salcen.Pasi uji dhe salca te absorbohen nga pula , shtoni dhe erezat dhe kripen.Perzijini dhe per pak ashtu pastaj ,hiqeni nga zjarri.

Me pas mund ti servirni jahnine e pules siper purese se lulelakres.Sigurisht qe te nxehte:)

Ju befte mire!

Categories: chicken, creative, food, healthy, life style, mediterranean, veggie | 8 Comments

Macaron

“Macaron” eshte nje lloj amarete e veçante, kerce siper dhe e bute ne mes e mbushur me krem çokollate,reçel,,marmalate,xhel apo kajmak.Nderkohe ne brumin e amaretes mund te perdoren aroma apo ngjyra te ndryshme.Zakonisht nuk eshte e nevojshme te perdoren ngjyra ushqimore kur perdoren fruta pasi ato leshojne ngjyren e vet.

Sipas gojedhenave , kane qene murgjet italiane ata qe i kane shpikur dhe gatuar keto amareta se pari.Ne fakt dhe emri macaron” (nga frengjishtja) e ka prejardhjen nga fjala “maccaroni” ne italisht.Mendohet se jane sjellur ne France ne shekullin e 16-te.Macaron-i atehere pergatitej thjesht me pluhur bajamesh,te bardha vezesh dhe sheqer.Vetem ne fillim te shekullit te 20-te ato filluan te perdoreshin dyshe dhe me mbushje ne mes.

Per te pergatitur brumin e macaron ju duhen:(sipas recetes te David Leibovitz)

100 gr sheqer puder

50 gr bajame

3 luge te substances ngjyra dhe era e se ciles do jete dominante tek macaron.ne kete macaron qe provova une psh. kishte ngjyre roze dhe me shume mundesi duhet te jete bere me esence luleshtrydheje.Pra ne kete rast do ju duhet te shtypni ne mikser 3 luge luleshtrydhe).[Shenim per çdo lloj ngjyre apo arome perdorni elemente te ndryshme.Psh per te perdituar ngjyren e verdhe ,mund te perdorni pluhur kanelle e xhenxhefili,per ngjyren jeshile stika pishe etj.]

2 te bardha veze

5 luge sheqer

Te bardhat e vezeve rrihen mire deri sa te zbardhen fare.Ne anen tjeter bajamet dhe sheqeri pluhur perzihen  ne mikser deri sa te marrin forme pluhuri.Ne fund perzijini te tera ne nje tas.Me pas futini ne kaush dhe prej andej nxirini ne forme te rrumbullaket mbi ne nje tepsi ku te keni vene dhe nje leter metalike te lyer me gjalpe.Para se ti vini macaronit ne furre,lijini jashte per nje ore sa te thahen,me pas lijini ne furre per nja 10 minuta ne nxehtesi jo shume te larte.Zbatojini te tera keto egzaktesisht per te marre rezultate te mira.

Une vete s’i kam bere ende macaronit por kerkova shume neper internet per t’ju dhene receten e duhur:)

Ndersa per mbushjen e macaronit mund te perdorni krem çokollate,kajmak te perzier me arome ose copa frutash, reçel.Mund ti mbushni sipas deshires pra.Kjo qe provova une ishte me reçel.

Me thene te drejten , kjo qe provova une qe shihni ne foto ,nuk ishte gje.Notonte ne sheqer.Edhe siç mund ta shihni ne foto nuk ka formen perfekte qe ka nje macaron zakonisht.Mbase nuk ishte shume e fresket s’e di.Nuk po e them se ku e hengra se nuk dua ti bej reklame te keqe.Nese perdorni udhezimet e mesiperme mendoj se do arrini te perfitoni macaron te mira.

Une do ju ve ne dijeni me foto dhe pershtypje pasi ti provoj vete, por deri atehere s’desha t’ju lija pa jua dhene receten e ketyre kurabijeve bukuroshe;)

Hajt me duar te lehta dhe ju befshin mire;)

p.s: per me shume info rreth tyre:

http://en.wikipedia.org/wiki/Macaron

Categories: curiosity, desert, food, kitchen art, life style, mediterranean, photography, traditional | Tags: , | Leave a comment

Omlete me pazi dhe miser

Kete omlete mund ta beni edhe me spinaq.Pazija eshte shume e ngjashme me spinaqin.Per pergatitjen per 1 person ju duhen:

2 veze

3 gjethe pazi

1 miser i zier

1 luge miell dritherash

kripe

piper i zi

vaj per skuqje

Lajini mire gjethet e pazise dhe pritini holle.Zijeni misrin dhe kokrrat e tij shtypini ne mikser deri sa te krijojne nje si brume .Me pas bashkojini keto te dyja me vezet .Shtoni dhe lugen e miellit si dhe kripen e piperin.Vijeni te skuqet ne vajin e nxehur.

Servireni te ngrohte.Ju befte mire!

Categories: creative, flash, food, kitchen art, mediterranean, photography, veggie | Tags: | 4 Comments

Makarona me salce kungulli

Dje thashe te provoja makarona me nje lloj salce te shpikur nga une dora vete;)Duke qene se me pelqejne shume ngjyrat ne gatim vendosa te provoj nje lloj salce ngjyra e se ciles nuk do te me zhgenjente:)Ndaj provova te bej salce kungulli portokalli.Nga ata kungujt qe ne Amerike perdoren rendom sidomos per Hallowen..Po jua sjell Hallowenin ne pjate qe perpara nje muaji;)

Te mirat e ketij lloj kungulli jane si vijon:ai eshte shume i pasur me beta-karoten si dhe me vitamina dhe minerale.1 kungull i tille i vogel , mbulon 25% te nevojave te beta-karotenit dhe 10% te vitamines C.Po ashtu eshte i pasur me potasium dhe fibra.Beta-karoteni njihet si luftuese e forte e kancerit.Duhanxhinjte keshillohen ta perdorin kete perime shume sidomos.Po ashtu ai ndalon forcimin e damareve te gjakut duke mbrojtur keshtu zemren.Me vitaminen C serish lufton kancerin dhe rrit fuqine e imunitetit.Teksa fara e kungullit eshte nje depo zinku dhe vajrash te patretura ku keto te fundit ndihmojne ne rastet e te semureve me prostat. (info u morr nga :http://www.resimliyemektarifleri.net/index.php?topic=7232.0) ]

Ja si i pergatita makaronat:

Per 4 persona:

1 pako makarona

1 lt uje

1/2 ose 3/4 kungulli

5 luge pana

1 luge embelsire curry

nje luge gjelle rozmarine

kripe

Se pari vijini makaronat te zihen.Une per vete nuk i ziva ne uje te zakonshem ,kete here shtova dhe rozmarine nga fundi i zierjes.Pasi te jene gati lerini makaronat mejane.

Qerroni pjesen e kungullit qe do perdorni dhe priteni ne copa jo fare te vogla.Ne nje tenxhere tjeter zini copat e kungullit.Me pas merrini dhe vijini ne mikser ku do te shtoni dhe panen,kripen dhe curry.Kremi eshte gati.Perzijeni kete me makaronat dhe pasi ti zbukuroni ato me fije rozmarine nxirrini te ngrohta per servis.

Ju befshin mire!

Categories: creative, flash, food, healthy, kitchen art, life style, mediterranean, photography, traditional, veggie | 3 Comments

Sallate “Horatiki” dhe limonate me agrume

SALLATA HORATIKI

Sot po ju pershkruaj çfare hengra mbreme per darke pasi mua per vete me pelqeu.Meqe nuk e kam gatuar une , receta do ju jepet “me sy”;) Sallata “Horatiki” eshte nje lloj sallate greke.

Permbajtja :

domate qershi te prera ne copa jo shume te vogla,

kastravec i prere jo fare imet,

djathe kaçkavall i bute i prere ne copa te vogla

djathe i bardhe i prere ne copa te vogla

nje grusht me rukola e prere imet

1 spec jeshil i prere imet

copa buke te thekura dhe te vajisura me vaj ulliri,kripe dhe ereza (ato qe hengra une ishin dhe me arome hudhrash ;ne nje rast te tille mund te perdorni fare mire “Bake Rolls” per kete sallate)

vaj ulliri,

lengu i nje limoni

kripe,

1/2 luge gjelle valanidh

Perzijini keto te tera me njera tjetren dhe ne fund zbukurojeni dhe me kaçkavall te grire dhe sallata eshte gati.

LIMONATA ME AGRUME DHE MENTE

Kjo limonata ishte fantastike fare, me pelqeu aq shume sa qe jam gati ta bej perdite dhe ne çdo moment;)

Limonata behet me lengun e agrumeve te ndryshme (limon,portokall,mandarine,limon jeshil perveç qitros jo sepse i jep idhtesi).Pergatiteni siç pergatisni limonaten e zakonshme duke perdorur lengun e te tera agrumeve dhe duke i shtuar sheqer sipas deshires suaj.Pa harruar qe ne fillim ti hidhni nja 3-4 gjethe menteje te fresket.Do ti jape nje shije te mrekullueshme!!

Ju befshin mire te dyja!

Categories: creative, flash, food, healthy, kitchen art, life style, mediterranean, photography, traditional, veggie | 4 Comments

Blog at WordPress.com.