desert

happy Saint Valentines from Yummania:)

 

 

 

 

1932242_715011188531793_101479787_n1891031_715011181865127_159922673_n1932242_715011188531793_101479787_n

 

 

here you may find : recipe for hashure

Categories: desert, food, photography, recipes-in-english, turkish cuisine | Leave a comment

Apple cake & camomile :)

 photo IMG_8376_zps0b680e45.jpg

I love the spring mood . With all the fragrances, colors,lights,sun, rain…
It`s like it keeps you inspired all the time .
Profiting from this amazing blooming time, me & mom decided to get some fresh camomile herb and dry it in order to make some camomile tea in the days to come. We`re only having cold tea lately , it`s really cool:)

 photo IMG_8397_zps6b000c5c.jpg

 photo IMG_8389_zps80f0209f.jpg

 photo IMG_8394_zps014489de.jpg

Besides , an apple pie was made .
The beautiful roses surrounding us , made everything look so much better.
Here`s the apple cake recipe :

3 cups flour
1 cup sugar
1 tablespoon baking soda
3 eggs
1 cup sunflower oil
1 tablespoon vanilla
1 tablespoon cinnamon
5 tablespoons of cacao
5 apples
250 gr chopped walnuts

Mix the flour, sugar,cacao , cinnamon , soda and salt in a bowl . In another bowl mix the eggs, oil, vanilla. Add the apples and nuts and mix . Afterwards add the mixture to dry ingredients and mix them together.
Bake at 180°C until ready.

Bon Appétit !

 photo IMG_8378_zpsb624199a.jpg

Categories: desert, food, photography, recipes-in-english, tea time, yummania | 4 Comments

Strawberry & cocoa ice cream /Akullore me luleshtrydhe dhe kakao

 photo IMG_9309-1_zps31f1fe10.jpg

To prepare this yummy ice -cream, I used.
500 gr of heavy cream
3 tablespoons of cocoa powder
200 gr dark chocolate
250 ml milk
6 tablespoons of honey
one pinch of salt
5 egg yolks
200 gr of strawberries
a pinch of chopped pistachio
100 gr of vanilla

Whisk the heavy cream and cocoa powder together until the cocoa is dissolved.Put them in a saucepan and heat them for a while , while continuously whisking them.Drop the finely chopped dark chocolate over the saucepan and keep on whisking.Remove it from the heat. Put the homogenous ice cream base in a bowl .

Afterwards mix together the milk, honey,the pinch of salt, in a saucepan under a medium temperature.On the other side whisk the egg yolks in a bowl.Add some part of the milk mixture over the bowl where the egg yolks are found, whisking them all continuously. In the end , add this to the pan where the rest of the milk mixture is being heated.Keep on stirring them all under a medium heat , until it gets thickened. Once ready add this mixture to the firstly prepared cacao mixture ,altogether with the vanilla, chopped pistachio and finely chopped strawberries.Mix them together and let them in the fridge to get frozen.
Serve it with some more strawberries 🙂
Bon Appétit:)

Albanian – Shqip :

500 g krem
3 lugë kakao pluhur
200 g çokollatë me perqindje te larte kakao
250 ml qumësht
6 lugë mjaltë
pak kripe
5 te verdha veze
200 g luleshtrydhe
pak fëstëk i shtypur
100 g vanilje

Perzini se bashku kremin me pluhurin e kakaos deri sa kakao te tretet ne krem.Hidhini ne nje tenxhere dhe perzijini nen nje temperature te mesme , duke i rrahur vazhdimisht me nje luge.Me tej shtojini siper dhe cokollaten e erret te copetuar holle dhe perzijini dhe nje cope kohe se bashku.Hiqeni tenxheren nga zjarri dhe permbajtjen qe perfituat hidheni ne nje tas.

Ne nje tenxhere tjeter perzini se bashku qumeshtin, kripen, mjaltin se bashku nen nje tem[erature te mesme.Ne nje tas rrihini te verdhat e vezeve se bashku.Hidhni ne kete tas pak nga mikstura e qumeshtit dhe perzijini mire.Me tutje hidheni kete te fundit ne tenxheren ku eshte pjesa tjeter e mikstures me qumesht e perzijini mire deri sa te ndjeni qe do te trashet.Me tutje hidheni kete miksture te fundit , mbi miksturen e pare me kakao dhe shtojini siper vaniljen, fëstëkun e shtypur dhe luleshtrydhet e prera ne copa te vogla.Perzijini te gjitha se bashku dhe me tej lijeni tasin ne akull qe te ngrihet masa.Akullorja eshte gati.Servireni ate me disa luleshtrydhe me shume 🙂

Ju befte mire !

Categories: desert, food, fruit, photography, recipes-in-english | 4 Comments

Caramelized cake – Kek me shtrese karameli

This cake is super easy to do and came out to be very delicious.A good choice for an autumn evening to have eat along with your favorite cup of tea:)

Ingredients for caramelized cake :

75 gr sugar for the caramel
100 gr of sugar for the cake
4 eggs
150 ml milk
300 gr flour
100 ml oil
1 table spoon of baking powder

Firstly prepare the caramel with 75 gr of sugar.Afterwards pour it over the cake`s baking pan.
Use the first 3 eggs, milk and 50 mg of sugar.Whisk them thoroughly.Afterwards pour them over the caramel layer on the same cake baking pan.
In another bowl mix the left egg, flour,baking powder, the rest of the 50 gr of sugar and oil altogether.Pour this mix on the same cake baking pan over the caramel and other mixture.
Bake the cake at 180° until it`s ready.
Bon Appétit !

ALBANIAN :

Ky ishte nje kek shume i kendshem dhe mjaft i pelqyeshem per tu ngrene ne keto nete vjeshte i shoqeruar me cajin tuaj te preferuar:)

Permbajtja per kekun:

75 gr sheqer per te pergatitur karamelin
100 gr sheqer
4 veze
150 gr qumesht
100 ml vaj
300 gr miell
1 luge sode buke

Se pari pergatisni karamelin me 75 gr sheqer.Me tej hidheni ate tek forma e kekut.
Me tej ne nje tas perzini 3 veze, 150 ml qumesht dhe 50 gr sheqer.Hidheni kete miksture mbi karamelin.
Ne nje tas tjeter me tej hidhni vezen qe mbeti,300 gr miell,100 ml vaj dhe soden e bukes.Perzijini keto deri sa te arrini nje miksture homogjene.Shtojeni dhe kete te fundit ne te njejtin vend siper karamelit dhe mikstures tjeter.

Lijni kekun te piqet ne 180° deri sa te jete gati.

Ju befte mire!

Categories: desert, food, photography, recipes-in-english, yummania | 2 Comments

Embelsire me biskota `ladyfingers`…

Photobucket

Keto lloj biskotash , te famshme ne perdorimin ne pergatitjen e embelsires tiramisu , quhen ndryshe ne gjuhe te ndryshme, psh kur isha ne Turqi mesova se quheshin `gjuhe maceje` 🙂 por une perdora emrin `ladyfingers` ne anglisht ketu.
Per pergatitjen e kesaj embelsire te lehte dhe jo shume te sheqerosur perdora:

1 pako me biskota ladyfingers (rreth 30 cope)

per shtresen e karrotes se sheqerosur

1 kg karrota
100 gr sheqer
pak uje
kanelle
200 gr arra te thyera

per muhalebine

1 lt qumesht
1 veze
2 luge niseshte
100 ml uje
1 pakete vanilje

Photobucket

Grijini karrotat ne mikser. Hidhini ne tenxhere , ku do te shtoni dhe sheqerin dhe ujin dhe perzijini nje cope here sa te shkrihet sheqeri.Nga fundi kur te jete trashur masa e karrotave hidhini dhe kanellen me arrat e shtypura dhe perzijeni dhe nje here.

Per muhalebine : Hidhni se pari 2 luget e niseshtese ne nje tas , shtoni dhe 100 ml uje dhe perzijini se bashku duke mos lene niseshtene te formoje toptha.Ne nje tas tjeter rrifeni vezen.Me tej shtojani vezen tasit ku ndodhet niseshteja e perzier me uje dhe perzijeni dhe nje here.Ne nje tenxhere tjeter hidhni 1 lt qumesht dhe siper shtojini dhe niseshtene me vezen qe sapo perziet.Me tej shtoni dhe pakon e vaniljes.
Vazhdoni ti perzini te gjitha ne zjarr normal deri sa masa te trashet.
Lijeni muhalebine te ftohet nja 5 minuta.

Shtroni nje pjese te biskotave ne tasin e xhamit , me tej hidhini nje pjese te muhalebise siper tyre.Me tej hidhini siper masen me karrota dhe arra dhe serish mbulojeni me nje shtrese tjeter bikotash dhe perfundojeni serish me shtrese me muhalebi siper.
Te gjitha hapat e mesiperme , mund ti ndiqni dhe nepermjet figurave ne foton poshte.

Photobucket

Embelsira eshte gati.Lijeni te ftohet dhe me pas mund ta sherbeni.
Ju befte mire!

Categories: desert, food, fruit, photography | 7 Comments

Zerde me ftua

Zerde eshte nje lloj embelsire e ngjashme me pelten.Eshte popullore ne Turqi , sipas turqve pershkruhet si nje lloj puding orizi.
Ne Turqi e pergatisin ne nje menyre me te ndryshme ato perdorin dhe shafran dhe leng trendafili por ne receten time nuk jane perdorur keto.

Per te perfituar 9-10 tasa te vegjel me zerde ftoi [ mund te perdorni dhe fruta te tjera si molle, dardhe etj] ju duhen:

1 filxhan caji oriz
2 luge niseshte
7-8 filxhane caji uje
1 filxhan sheqer
lekura limoni te grira ne rende
nje ftua i grire ne rende
arra
rrush i thate
2 luge caji kanelle

Se pari vihet orizi per tu zier.Ne nje tas me uje perzini niseshtene mire.Pasi orizi te kete zier , shtojani dhe niseshtene dhe 2 luget e kanelles,sheqerin,lekurat e limonit ,ftoin e grire si dhe rrushin e thate dhe vazhdoni ti perzini.
Vazhdoni keshtu deri sa masa te trashet.
Ne fund servireni duke i shtuar arrat.

Ju befte mire!

Categories: desert, food, photography, turkish cuisine | Leave a comment

Bakllava me Fëstëk (pistachio)

Bakllavaja me Fëstëk eshte shume popullore ne Turqi, madje mund te them se eshte shume me e perhapur sesa ajo me arra ne shume vende.
Per pergatitjen e saj do ju duhen:
IMG_4528

1 kg miell (merrni miell enkas per peta ose bakllava)
3 veze
10 gr kripe
0,2 lt uje
1/2 kg niseshte
400 gram gjalpe
1 kg sheqer
250 gr Fëstëk

Ne nje tas shtini miellin dhe 3 vezet ne mes te tij.Shtoni kripen dhe ujin dhe perpunojeni miellin deri sa te krijohet nje brume i forte dhe me tej mbeshtilleni me nje pecete te lagur dhe lijeni te vije per 20 minuta.
Me pas ndajeni brumin ne 12 copa te vogla.
Rrafshojeni me dore cdo cope dhe hidhini niseshte siper, me tej hapeni me okllai.
Vazhdoni keshtu me 11 copat e tjera te mbetura.
Ne tepsine qe e keni lyer pakez me vaj me pare shtroni peten e pare te cilen lageni pak me gjalpin e shkrire.Me tej vijoni me peten e dyte dhe serish pasi ta vendosni shtroni pak gjalpe te tretur siper saj.
Vazhdoni keshtu deri sa te arrini ne mesin e petave (pas petes se 6 )dhe pasi te keni hedhur dhe gjalpin siper petes, shtoni dhe fëstëket e grira holle.Mbasi ti perhapni mire dhe njesoj gjithandej fëstëket , mund te vazhdoni ti shtroni dhe petat e tjera qe kane ngelur ne te njejten menyre sic bete me te parat.

IMG_4541

Pastaj priteni bakllavane dhe shtojini siper dhe pjesen e vajit te mbetur.
Me tej futeni ne furren e ndezur me pare dhe piqeni ne 180 grade deri sa ballavaja te kete marre nje ngjyre te kuqerremte.
Sapo ta nxirrni te nxehte nga furra hidhini siper dhe sherbetin e nxehte qe do ta keni pergatitur nderkohe.
Bakllavaja eshte gati.
Ju befte mire!

Yummania ju uron gezuar festat dhe perjetofshi vetem gjera te embela ne vitin 2012 !

Categories: brumera, desert, food, turkish cuisine | 1 Comment

Kek me birre

Kete kek e provova ketu ne Danimarke ku ishte shume popullor.Ketu ky kek behej duke perdorur nje lloj birre qe quhet `birre e bardhe`.Kekun e keshillojne te shoqerohet me gjalpe.Pritet ne feta dhe lyhet me gjalpe siper .

Per pergatitjen e tij ju duhen:

1/2 filxhan gjalpe
1 1/2 filxhan sheqer
3 te verdha vezesh
1 luge caji vanilje
3 te bardha vezesh
2 1/2 filxhan miell i situr
1/4 luge caji kripe
1 filxhan birre
1/2 luge caji sode buke
1/8 luge caji krem acidi tartar

Vijeni furren te ngrohet perpara ne 175 grade C.

Perzini gjalpin e bute dhe sheqerin deri sa te krijohet nje mase e bute dhe e fryre.Shtoni te verdhat e vezeve nje pas nje duke i rrahur mire.Perzini permabjtesit e tjere te thate me birren duke nisur dhe mbaruar me permbajtesit e thate (si mielli , kripa etj).Shtoni vaniljen. Pudroseni me soden e bukes.Rrihini te bardhat e vezes dhe kremin tartar deri sa te ngrijne.Shtrojini keto te fundit me kujdes ne te gjitha drejtimet e brumit.

Lyni me yndyre nje tepsi te thelle dhe hidhni brumin aty.Lijeni te piqet ne 375 grade C per 25 minuta ose me shume sipas deshires suaj.
Ju befte mire!

shenim: receta u morr nga cooks.com

Categories: desert, food, photography, tea time | Tags: | 2 Comments

Mafishe


Frymezimin per mafishet si dhe receten per to e morra nga Edrusi 😉 [http://edrus.shqipo.com]
Mafishet ose merenge jane shume te lehta per tu bere sidomos nese zoteroni nje mikser dhe nuk jeni aq `guximtare` ;p sa ti beni duke perdorur pirun per te rrahur vezet pasi ju ha shume kohe;))

Per te bere mafishet ju duhen:
Te bardhat e 3 vezeve, 200 gr sheqer dhe 1 luge leng limoni. (mund te perdorni dhe uthull nese deshironi ne vend te limonit).

Se pari ndani te verdhat nga te bardhat e vezeve , shtoni dhe nje luge me leng limoni dhe nisni ti rrihni ato me mikser.Pasi ti keni rrahur per nje fare kohe dhe shkuma e vezeve eshte zhdukur dhe perberja ka filluar te zbardhet me shume , shtoni pjese pjese dhe sheqerin dhe vazhdoni ti rrihni serish deri sa te arrije ne fazen qe perberja te ngrije komplet dhe te mos bjere .Per tu siguruar kthejeni nje here tasin dhe nese nuk derdhet jeni ne rregull;)

Me tej ne nje tepsi furre shtroni nje leter furre dhe siper tyre vendosni perberjen ne pjese te vogla.Lijeni te piqet ne furre ne 90 gr C per 2-3 ore.
Ju befte mire!

ps: ketu keni receten e `macaron` nje `moter` e mafishes 😉
https://yummania.wordpress.com/2008/10/13/

Categories: desert, food, tea time | Tags: , | 17 Comments

Kek me karrota


Ne keto dite te ftohta dimri , mendova se nje recete keku e shoqeruar me caj ose kafe prane vatrave te ngrohta do ju vinte mire;)
Kete here po ju jap receten e kekut me karrote, qe ne fakt eshte shume e thjeshte dhe shume prej jush mbase e dine.Une kete here perdora nje permbajtes me te vecante, thjesht per ndryshim .Sic dihet kanella perdoret shpesh ne kekun e kanelles por une kete here perdora `star anise` qe eshte nje bime ne forme ylli me arome anise.
Kjo bime me origjine nga Kina perdoret per pergatitjen e likereve dhe ne gatime te ndryshme .Per me teper rreth saj mund te lexoni ketu :
http://en.wikipedia.org/wiki/Star_anise

Meqenese aroma e kesaj bime nuk pelqehet nga te tere , ju keshilloj te mos e perdorni ne sasi te medha.

Per te pergatitur nje kek te tille perdora:

3 veze
1 & 1/2 gote sheqer
3 gota miell
1 gote gjalpe i shkrire
3 karrota
nje grusht te madh me arra,bajame ose lajthi te shtypura
disa fara star anise
nje luge kafeje sode buke

Si fillim grijini karrotat ne rende.Me tej ne nje tas hidhni te tere asortimentet e lartpermendura pervec karrotave dhe farave te star anise.Perzijeni brumin mire.Duhet te kini parasysh qe brumi mos te jete shume i forte ne fund por disi elastik.
Pas kesaj faze mund te shtoni dhe karrotat e farat e star anise tek brumi dhe perzijeni mire.
Ne nje tepsi xhami ose ne nje forme keku shtroni harxhin pasi ta keni lyer me pak gjalpe qe te mos ngjitet.
Vijeni te piqet per rreth nje ore ne furren e ndezur disa minuta me pare ne temperaturen 150 gr C per rreth nje ore.
Provojeni kekun me thike gjate pjekjes dhe hiqeni kur ta shihni qe eshte gati.

Servireni te ngrohte.JU BEFTE MIRE!

Categories: creative, desert, food, fruit, photography, tea time | Tags: | Leave a comment

Kek i lagur

Kjo recete keku eshte shume popullore ne Turqi.Kisha ca kohe qe mendoja ta ndaja me ju, mirepo kisha shume receta te ndryshme rreth ketij keku.Si perfundim vendosa te zgjedh njeren 😉

Ate e morra ne kete faqe (www.portakalagaci.com) , mgjth bera disa ndryshime se turqit perdorin shume sheqer dhe yndyre  😉

Per ta pergatitur kete kek ju duhen :

4 veze

100 gr sheqer

2 luge kakao

150 ml qumesht

60 ml vaj

200 gr miell

sode buke

1 pakete vanilje

1 gote leng qershie (une e perziva ca dhe me portokall, mund te perdorni dhe lengje te tjera sipas deshires)

Pergatitja :

Perzini 4 vezet me sheqerin,kakaon,vajin dhe qumeshtin.Nga ky mix lini menjane nja 100 ml ne nje gote uji.Ne pjesen qe ngelet shtoni miellin (te cilin e keni perzier me pare me soden) dhe vaniljen dhe perzijini dhe njehere.

Me tej futeni kete mase ne nje tepsi xhami te lyer me pare me pak gjalpe dhe vijeni te piqet per 45-50 minuta ne 180 gr C.

Me pas nxirreni nga furra dhe hidhni siper kekut lengun e qershive (sic ju thashe une i shtova dhe lengun e nje limoni si dhe i lashe kokrrat e qershive pasi i qe shtrydhur lengu brenda ne gote).

Lijeni 5 minuta sa te pije lengun dhe me pas hidhini dhe miksturen qe patet vene  menjane ne nje gote qe ne fillim .Kujdesuni qe te laget mire tere keku.

Me tej futeni ne furre serish dhe lijeni ta pije vete lengun pa e ndezur me furren!Une e lashe nja 15 minuta do ta shikoni qe eshte gati kur miksi qe i hodhet ne fund te rrije si i mpiksur 😉

Ju befte mire!

Me tej

Categories: desert, food, fruit, kakao, turkish cuisine | 14 Comments

Hallve me irmik dhe limon

Sot po ju jap receten e thjeshte te kesaj embelsire shume te lehte si ne pergatitje dhe ne stomak:)

Per pergatitjen e saj ju nevojiten:

2 gota uje

2 gota qumesht

1 gote sheqer

1 gote irmik (semolina ne anglisht)

2 paketa vanilje

lekura e nje limoni te grire ne rende ose e copetuar shume imet

2 luge pana

disa kokrra arrash te copetuara

kanelle

Hidhni uji dhe qumeshtin ne tenxhere,shtoni dhe sheqerin,vaniljen me copat e vogla te limonit dhe perzijeni ca.Me tej shtoni irmikun dhe perzijini te tera ne zjarr te mesem deri sa masa te marre formen e nje muhalebije.Lijeni perzierjen dhe lijeni per pak kohe ne zjarr te ulet.Pastaj fikeni.Enen qe do vendosni hallven lageni pak me uje perpara.Me pas vijeni hallven ne ene duke i shtuar dhe kanelle & arra siper.

Prisni sa te ftohet dhe servireni .

Ju befte mire!

Categories: desert, food, photography, turkish cuisine | 11 Comments

Macaron

“Macaron” eshte nje lloj amarete e veçante, kerce siper dhe e bute ne mes e mbushur me krem çokollate,reçel,,marmalate,xhel apo kajmak.Nderkohe ne brumin e amaretes mund te perdoren aroma apo ngjyra te ndryshme.Zakonisht nuk eshte e nevojshme te perdoren ngjyra ushqimore kur perdoren fruta pasi ato leshojne ngjyren e vet.

Sipas gojedhenave , kane qene murgjet italiane ata qe i kane shpikur dhe gatuar keto amareta se pari.Ne fakt dhe emri macaron” (nga frengjishtja) e ka prejardhjen nga fjala “maccaroni” ne italisht.Mendohet se jane sjellur ne France ne shekullin e 16-te.Macaron-i atehere pergatitej thjesht me pluhur bajamesh,te bardha vezesh dhe sheqer.Vetem ne fillim te shekullit te 20-te ato filluan te perdoreshin dyshe dhe me mbushje ne mes.

Per te pergatitur brumin e macaron ju duhen:(sipas recetes te David Leibovitz)

100 gr sheqer puder

50 gr bajame

3 luge te substances ngjyra dhe era e se ciles do jete dominante tek macaron.ne kete macaron qe provova une psh. kishte ngjyre roze dhe me shume mundesi duhet te jete bere me esence luleshtrydheje.Pra ne kete rast do ju duhet te shtypni ne mikser 3 luge luleshtrydhe).[Shenim per çdo lloj ngjyre apo arome perdorni elemente te ndryshme.Psh per te perdituar ngjyren e verdhe ,mund te perdorni pluhur kanelle e xhenxhefili,per ngjyren jeshile stika pishe etj.]

2 te bardha veze

5 luge sheqer

Te bardhat e vezeve rrihen mire deri sa te zbardhen fare.Ne anen tjeter bajamet dhe sheqeri pluhur perzihen  ne mikser deri sa te marrin forme pluhuri.Ne fund perzijini te tera ne nje tas.Me pas futini ne kaush dhe prej andej nxirini ne forme te rrumbullaket mbi ne nje tepsi ku te keni vene dhe nje leter metalike te lyer me gjalpe.Para se ti vini macaronit ne furre,lijini jashte per nje ore sa te thahen,me pas lijini ne furre per nja 10 minuta ne nxehtesi jo shume te larte.Zbatojini te tera keto egzaktesisht per te marre rezultate te mira.

Une vete s’i kam bere ende macaronit por kerkova shume neper internet per t’ju dhene receten e duhur:)

Ndersa per mbushjen e macaronit mund te perdorni krem çokollate,kajmak te perzier me arome ose copa frutash, reçel.Mund ti mbushni sipas deshires pra.Kjo qe provova une ishte me reçel.

Me thene te drejten , kjo qe provova une qe shihni ne foto ,nuk ishte gje.Notonte ne sheqer.Edhe siç mund ta shihni ne foto nuk ka formen perfekte qe ka nje macaron zakonisht.Mbase nuk ishte shume e fresket s’e di.Nuk po e them se ku e hengra se nuk dua ti bej reklame te keqe.Nese perdorni udhezimet e mesiperme mendoj se do arrini te perfitoni macaron te mira.

Une do ju ve ne dijeni me foto dhe pershtypje pasi ti provoj vete, por deri atehere s’desha t’ju lija pa jua dhene receten e ketyre kurabijeve bukuroshe;)

Hajt me duar te lehta dhe ju befshin mire;)

p.s: per me shume info rreth tyre:

http://en.wikipedia.org/wiki/Macaron

Categories: curiosity, desert, food, kitchen art, life style, mediterranean, photography, traditional | Tags: , | Leave a comment

Muhalebi aromatike

Sot do sjell per ju receten e nje muhallebie ter pergatitur me dy asortimenete qe une i dua shume dhe kane nje arome te mrekullueshme.Kjo eshte arsyeja qe e titullova keshtu kete muhalebi.Se pari po ju jap receten , me tej dua t’ju flas veç per dy asortimentet qe i japin veçantine kesaj muhalebie.

Per muhalebine aromatike ju duhen:

4 gota uji qumesht

3 filxhane kafeje miell

1 kokerr peme çemçakizi

1,5 gote uji sheqer

20 kokrra cardamom ( me vjen keq nuk e gjeta ne shqip kete fjale,

Elettaria cardamomum eshte emri latinisht)

Zbrazni ne nje tas qumeshtin,shtoni miellin,sheqerin ,kokrren e çemçakizit te pishes pasi ta keni shtypur kete te fundit mire dhe kokrrat e cardamom dhe perzijini te tera me mikser.Perzijini ne zjarr te forte per me shume se 10 minuta.Lijeni te ftohet pakez dhe perzijeni serish me mikser.Me tej lejeni te ftohet.Servireni te fresket duke i shtuar disa kokrra cardamom siper.

Ju befte mire!

Cardamom: (Elettaria cardamomum ne latinisht) .Kjo bime rritet ne Indine perendimore dhe jugore , si dhe vendet e nxehta te Azise juglindore.Eshte nje bime shumevjeçare ,e larte 4-5 metra ,me gjethe te medha .Frutat e saj jane 1-2 cm te medha me ngjyre jeshile ose te bardhe te perhimte.Ka nje arome te mrekullueshme.

Mua per vete me kujton eren e nje livandoje qe gjyshja ime e perdorte neper rrobat e saj.Kur them livando nenkuptohet diçka shume e rende.Ne fakt eshte shume kundermuese por aspak velitese,ndaj eshte shume e veçante kjo bime.Farat e kesaj bime permbajne dhe niseshte dhe disa vajra lehte te tretshem.Ka efekt hapes oreksi dhe çlirim gazrash dhe si rrjedhoje dhe te stomakut.

Perveç perdorimit te saj ne embelsira dhe gjellera , arabet e perdorin dhe ne kafen turke.Duhet patjeter ta perdorni kete kafe te veçante!Kjo bime karakteristike domosdo dhe çmimin e ka disi te kripur , 100 gr i saj kushton 5-6 €.

Njihet dhe me keto emra:Buhur, Boswellia, Styrax, Frankincense, Encens

Kokrra e pemes se çemçakizit :Kjo e fundit perfitohet nga rreshira qe merret nga pema e çemçakizit , peme e cila rritet vetem ne Ishullin e çemçakizit ne Egje.Njihet dhe me emrin “skinari” apo “pixari” ndersa kokrres se perfituar prej saj i thone edhe “mastiç” 🙂

Emri latinisht eshte:

“Pistacia Lentiscus Var Chia”

Kjo koker ka qene e famshme dhe shume e preferuar qe ne kohet antike.Thuhet se ne kohen e perandorise osmane fitoi fame mbllaçitja e saj si çemçakez,mode kjo e perhapur nga konkubinat e haremeve.

Ka nje arome shume te kendshme dhe te embel.Perdorimin e ka te gjere.Perdoret ne embelsira,madje Arabet e perdorin dhe neper buke ,kafe,çokollata,hallva,llokume .Ne Liban perdoret dhe ne prodhimin e nje djathi te veçante.Ne Turqi prodhohet dhe reçeli i saj.Ka nje çmim te larte ,te cilin e justifikon me aromen e mrekullueshme dhe efektet pozitive mjekesore.Si nje antiseptike shume e mire ,perdoret shume dhe ne prodhimin e çemçakizeve dhe ne produktet e shumta te dhembeve.Thuhet se perdorimi i ketij produkti ka veti pozitive ne zorre,mushkeri,stomakut,astmes madje ka dhe veti mbrojtese ne rastet e pickimit nga gjarpri.

foto e kokrres se pemes se çemçakizit:


http://images.google.com.tr/imgres?imgurl=http://www.sifalibitkiler.us/bitkiler/sakizagaci1.gif&imgrefurl=http://www.sifalibitkiler.us/archives/749&h=178&w=184&sz=22&hl=tr&start=19&sig2=OJJ-pmg1c2u9E1jT5BDnxQ&um=1&usg=__kfVjZ_8SaGIh85gBw_R5T1SreZY=&tbnid=5vd1Nbph_WfVxM:&tbnh=99&tbnw=102&ei=gIyySI6uLKKYxAHe6KWCAQ&prev=/images%3Fq%3Ddamla%2Bsak%25C4%25B1z%25C4%25B1%26ndsp%3D20%26um%3D1%26hl%3Dtr%26client%3Dfirefox-a%26rls%3Dorg.mozilla:tr:official%26sa%3DN

Categories: creative, desert, food, healthy, kitchen art, kushina aziatike, life style, photography, traditional, turkish cuisine | Leave a comment

Gezuar 8 marsin-Kek i thjeshte me puding dhe fruta

Se pari dua t’ju uroj te gjitha femrave shqiptare gezuar 8 marsin!

Sot po ju jap nje recete keku te thjeshte.

Per ta pergatitur kete kek te thjeshte mund te perdorni edhe kek te gatshem (une kete here keshtu e bera) por dhe kek te bere ne shtepi .Per kekun e bere ne shtepi veproni sipas recetes se meposhtme:

3 veze

1 gote vaj

1,5 gote sheqer

1 luge çaji sode buke

1 gote kos

miell me sy sa te krijohet nje brume elastik

Per kekun: Se pari rrihni vezet me sheqerin mire dhe me pas shtoni vajin dhe kosin dhe perzijeni serish.Me pas shtoni miellin ku do te keni hedhur dhe soden e bukes.Perzijeni mire deri sa te krijohet nje si brume elastik.Me pas derdhni kallepin e kekut qe do ta keni lyer me pare me pak gjalpe. Me pas vijeni te piqet ne 170 gr C perreth 40′ ne furren qe do ta keni ngrohur pak çaste me pare.Me pas nxirreni nga furra dhe lijeni te ftohet pak dhe ndajeni me pas me kujdes ne dy pjese.

Per pergatitjen e pudingut ju duhet:

1 Kg qumesht

1 gote sheqer

3/4 gote uji miell

1 pakete vanilje e cila do te shtohet ne tenxhere gjate kohes qe perzihen asortimentet .

1 pakete kakao

1 veze

50 gr gjalpe/margarine i shkrire dhe i nxehte

dy luge arre kokosi pluhur

1/2 gote uje

Perzijini te tera asortimentet ne zjarr te ulet tere kohes duke u kujdesur qe mielli te mos kokerrzohet.Me tej lijeni te ftohet pak .

Nderkohe hidhni siper kekut pakez qumesht me neskafe.Me tej shtroni siper gjysmes se kekut gjysmen e pudingut.

en 002

Siper mund ti hidhni dhe pakez bajame,arra,lajthi etj sipas deshires suaj.Po ashtu dhe frutat qe deshironi ti shtoni si luleshtrydhe,kivi,banane etj.Me pas vijini siper dhe katin e dyte te kekut , sperkateni dhe kete me pak qumesht me neskafe dhe lyjeni serish siper me pudingun e mbetur.Me tej zbukurojeni me fruta siper.

Servireni te fresket.Ju befte mire!

Categories: coffee, desert, food | 5 Comments

Sultjash

Nuk e di se ç’mendoni juve per sultjashin , madje jam e sigurte qe disa prej jush do te kene rrudhur buzet kur e ka lexuar emrin , pasi çuditerisht ka shume veta qe nuk e pelqejne kete embelsire kaq te mire qumeshti.

Per mua sultjashi ka nje vend te veçante.Eshte shume i rendesishem, jo vetem sepse eshte nje embelsire e shendetshme dhe e lehte (mgjth lehtesia varet nga sasia e sheqerit te perdorur ne te:).
Per mua sultjashi ze nje vend te veçante me teper per faktin sepse me kujton shtepine, mamin , perkujdesjet,ngrohtesine familjare,fundjavat e bukura dhe shume momente te tjera te ngrohta.Edhe sot e kesaj dite , sa here vizitoj shtepine, mendoj me kenaqesi se me pret tasi i dashur i sultjashit te mamit tim ndaj siç mund ta merrni me mend nuk eshte thjesht nje embelsire per mua, por rit 🙂
Pergatitja e sultjashit eshte shume e lehte:
Per 4 persona:

1 lt qumesht
sheqeri me sy (zgjidheni vete se sa doni une per vete i fus pak, se me vel shume sheqer)
nje grusht i mire orizi
uje me sy

Se pari zijeni orizin ne uje ,prisni deri sa orizi ta pije ujin dhe me tej hidhni ne tenxhere qumeshtin siper.Me pas shtoni dhe sheqerin.Perzijeni pak ne fillim pastaj lejeni te zihet vete ne zjarr te ulet.
Sipas disa recetave  shtohet dhe miell apo niseshte por une nuk do tua keshilloja.Nese e beni sultjashin ne menyren e mesiperme do te perfitoni nje sultjash te lehte dhe teper te shijshem.Lereni ne zjarr te ulet derisa te trashet.Me tej lijeni te ftohet pak dhe shperndajeni neper tasa.Siper mund ti hidhni kanelle ,arra,karafil dhe çfare te doni ju per ti shtuar eren dhe shijen.
Ju befte mire!

Categories: desert, food, kitchen art, photography, traditional | 15 Comments

Embelsira e trendafilit

Sot do t’ju jap serish 1 recete emlesire turke.Kjo lloj embelsire eshte shume e perhapur prej shekujsh ketu.Sidomos gjate muajit te Ramazanit edhe sot e kesaj dite preferhet shume , per shkak te te qenurit nje embelsire e lehte , e preferuar kjo pas iftarit te ngarkuar.Emrin e ka te tille pasi ne te perdoret lengu i trendafilit.

Kjo lloj embelsire ka disa menyra pergatitjeje, por ka diçka qe nuk ndryshon ne asnje nga keto menyra:

1.Qumeshti duhet te jete i vaket kur te perdoret , perndryshe çan petet.

Permbajtja per nje tepsi me embelsire trendafili:

6 peta te thata dhe te holla (mund te jene dhe katrore)

1 lt qumesht

2 1/2 gote sheqer

100 lt leng trendafili

arra dhe lajthi te grira holle

thela kivi,copa qershie apo kokrra shege per zbukurim siper

po ashtu mund ta zbukuroni dhe me flete trendafili

Se pari zini qumeshtin me sheqerin dhe me pas lijeni te ftohen deri sa te vaket. Ne tepsi vini peten e pare.Me tej , me nje luge shtroni siper petes qumeshtin me sheqer.Pasi ta keni lagur mire, hidhini siper arra dhe lajthite e grira.Vazhdoni keshtu deri ne fund te peteve.Ne fund fare pasi te keni lagur mire dhe peten e fundit me qumesht hidhni dhe lengun e trendafilit siper.Ne fund fare sperkateni serish me arra dhe lajthi dhe zbukurojeni me frutat ose petalet e trendafilit.Servireni te ftohte.

Ju befte mire!

Categories: desert, food, fruit, kitchen art, life style, photography, tea time, traditional, turkish cuisine | 36 Comments

Bakllava

Sado qe nuk shquhem per ndonje qejflie te madhe embelsirash , aq me teper te atyre me sherbet; them me plot gojen se bakllavaja han buke veç.Ma do mendja se kjo vlen dhe per shume prej jush.

Bakllavane , kete embelsire kaq te preferuar , shume shtete dhe popuj e kane pervetesuar si te veten .Osmanllinjte,greket,arabet,armenet,,bullgaret, bizantinet ,  etj e paraqisin secili si me origjine nga shteti i vet.Megjithse kjo gje nuk eshte vertetuar asnjehere 100% , egziston e verteta se osmanllinjte qene ata qe e zhvilluan dhe e sollen bakllavane ne formen dhe menyren e gatimit qe njihet dhe pelqehet aq shume sot.Sipas gojedhenave , bakllavaja hyri ne sarajet osmane nga fundi i shekullit te 15-te.Qe ne fillimet e saj , u pelqye shume dhe fitoi nje rendesi shume te madhe .Bakllavaja nuk qe veçse nje embelsire , qe nje forme  prestigji ne kuzhinen e sarajit dhe me pas neper konaqet dhe shtepite e pasanikeve ku hyei  me vone.Kishte ustallare te veçante  qe hapnin petat e bakllavase , dhe sipas te dhenave , bakllavaja nuk behej me me pak se 100 peta, te tera keto shume shume te holla. Paraqitja e bakllavase qe nje rit i veçante lavdie dhe mburrjeje krejtesisht te shpjegueshme.Pas shekullit te 18-te , bakllavase ju shtua dhe nje profil tjeter.Ai komercial.Qe prej asaj kohe filloi te shitej ne mase.Si fillim ,  perdoreshin vetem arrat per te shtuar shijen e bakllavase , por me kalimin e kohes , sipas kerkesave te bleresve erdhen  shume lloje bakllavash , qe ne fakt sa vijne dhe shtohen dhe ne ditet e sotme.Nese ne kohet e dikurshme llojet e bakllavase perfshinin bakllava te bere me stika, bakllava me kajmak , bakllava orizi etj; ne ditet e sotme, duke u bazuar dhe ne profilin e ri te bleresve , qe jane tashme , me te vetedijshem ne kudjesin ndaj shendetit , jane shtuar shume lloje bakllavash , qe do ti quaja me “mike” me shendetin tone si psh. bakllava dietike, bakllava me pak yndyre, bakllava me aloe vera etj etj.Qyteti me i mirenjohur i bakllavase ne Turqi eshte Gaziantepi prej nga ku jane shquar disa familje , mjaft te sukseshme dhe sot e kesaj dite ne prodhimin e bakllavase.Edhe per ne , Shqiptaret ,  bakllavaja ka qene dhe mbetet nje nga embelsirat me te dashura.Sidomos ne kohen e sistemit komunist ,ku sigurisht nuk qene mundesite e duhura per ta bere bakllavane shpesh ,  bakllavaja simbolizonte dhe vitin e ri (se feste me te madhe nuk kishte me pare) ..Per kete arsye mbase , eshte kaq  e dashur per ne.Une per vete ende se harroj ate telashin e mamave tona, ditet qe behej bakllavaje ne ato tespite gjigande 500-çe.Mund te jete bere klishe si fjali , por nuk rri dot pa e thene se qene shume shume te bukura ato dite..E them pa ndroje fare dhe me bindje te plote se dhe mamate tona, nuk binin fare me poshte se ata ustallaret e sarajeve , duke i hapur aq simetrikisht peta aq te medha dhe aq te holla per ato tepsi gjigande siç ishin 500-çet. Ne ditet e sotme , ka mbetur shume pak prej asaj atmosfere te ngrohte te gatimit te bakllavase , kjo per shume  arsye.Se pari , bakllavaja e humbi ate veçantine e te berit nje here e per mall ..tashme mund te behet kur te duash, me menyra te thjeshtuara , po ashtu  dhe ta gjesh me shumice dhe ne çdo dyqan.Sigurisht qe nuk ka si bakllavaja e bere ne kushtet e shtepise.Une per vete nuk e nderroj me ate te dyqaneve.Kam ngrene disa lloje dhe ketu , por asgje nuk ma jep shijen e bakllavase se shtepise , sidomos te mamit tim. Siç ju thashe dhe me lart , sado qe bakllavaja ka humbur shume  nga magjia e atmosferes se saj te dikurshme , sidoqofte shija eshte po aq e mire.Pa  e  zgjatur me shume ,  po vijoj me receten e thjeshtuar te bakllavase  se shtepise( thjeshtimi i vetem eshte hapja e disa petave pernjehere dhe jo veç e veç  , asgje me shume ) sipas recetes se sime meje. Bakllavane qe shihni ne foto e bera bashke me mamin , kur isha ne Shqiperi , ndaj nuk pata mundesi te beja shume foto gjate kohes se hapjes se petave .Ja dhe permbajtja:


Per nje tepsi bakllava:

1 kg miell

7 veze

1 gote vaj

1 gote qumesht

pak kripe

1 kg arra qe do ti keni copetuar gjalpe i shkrire per ta hedhur midis petave

Nga 7 vezet , 4 prej tyre do ti perdorni veçse te verdhat , 3 te tjerat ashtu siç jane me gjithe te bardhen.Hidhini te tera lendet siper miellit dhe zijeni brumin.Me pas punojeni mire me dore..Pastaj mbulojeni me nje pecete pakez te lagur per te parandaluar kesisoj tharjen e brumit dhe lijeni ashtu per gjysem ore  deri sa te vije brumi. Pastaj ndajeni brumin ne 4 pjese.Çdo pjese ndajeni ne 15 copa te vogla te cilat punojini ca me dore dhe sillini ne forme sfere.Duke i lene copat e tjera poshte pecetes se lagur , filloni ti hapni secilat nga sferat ne nje diameter prej 15 cm.Hidhini niseshte gjate hapjes qe te mos ju ngjiten dhe çahen petat .Vazhdoni keshtu dhe me peten e dyte dhe me pas vijeni siper petes se pare pa harruar ti hidhni pakez niseshte perpara.Vazhdoni keshtu deri sa 15 sferat te kene perfunduar.Me pas merini petat qe i keni vene nje mbi nje dhe hapeni kete pete te vetme ne madhesine e tepsise tuaj.Pasi ta heni hapur vijeni mbi tepsi, te cilen sigurisht qe do ta keni lyer me pare me gjalpe.Me pas hidhni siper petes gjalpin e shkrire.Vazhdoni ne te njejten menyre dhe me 15 sferat e dyta.Me pas vijini ne tepsi , shtojini gjalpin dhe pas kesaj hidhini ne menyre te njetrajtshme arrat e copetuara Me pas vazhdoni po njesoj dhe me 15 sferat e grupit te 3-te , vijini ne tepsi hidhini gjalpin dhe po njesoj hapni dhe 15 sferat e grupit te fundit dhe ndiqni te njejtat veprime dhe per to.Ne fund priteni bakllavane dhe vijeni te piqet ne furren e ngrohur me pare ne 110° C.Mbajeni per rreth 6 ore.

Kujdes!!!Pjekja eshte pika me e rendesishme tek bakllavaja , ndaj kujdesuni qe te piqet mire.Nje bakllava e pjekur mire , nuk prishet dhe nese nuk i hidhni sherbet dhe sikur ta leni per gati nje muaj !!!

Per sherbetin :  1,5 kg sheqer ,  uje sa ta kaloje sheqerin (sa trashesia e gishtit te madh te dores) dhe dy luge leng limoni qe te mos e lejme te sheqeroset. Kjo eshte masa perfekte per te perfituar nje sherbet jo shume te trashe dhe velites dhe aspak te sheqerosur!Si fillim perzijeni sheqerin mire ne uje deri sa kokrrat e tij te shkrihen.Me pas hidhnini dhe 2 luget e lengut te limonit dhe perzijeni dhe pakez.Pastaj lijeni te zihet vete ne zjarr jo shume te larte.

Sapo te zihet mund ta fikni dhe ta hidhni sakaq mbi bakllava.Sherbeti duhet te hidhet patjeter i nxehte! Ja me ne fund dhe bakllavaja eshte gati..Ju befte mire dhe paçi embelsi sa ç ‘ka dhe kjo e mira bakllavaJ

Categories: desert, food, kitchen art, kushina aziatike, life style, photography, traditional, turkish cuisine | 61 Comments

Reçel Shalqini

Ma do mendja se shume nga ju e keni qejf reçelin e shalqinit.Une s’para ja them per reçelra dhe embelsirat ne pergjithsi kane filluar te me merziten rendshem , por ky eshte nje nga reçelrat qe ben ende perjashtim per midene time:)Dhe pergatitjen e ka fare te lehte.Per te perfituar  nje reçel shalqini sa me te suksesshem se pari ju duhet nje shalqi me lekure te trashe.Pasi ky reçel behet vetem me te bardhen e lekures se shalqinit.Pasi ta qeroni pjesen jeshile te tij priteni pjesen e bardhe ne copa si keto qe shini ne foto.Me pas lijini per nja 1 ore ne uje me gelqere.

Vini re! Gelqerja eshte pika kyçe e ketij reçeli.Nese e zieni rendom siç behet me reçelrat e tjere , do te perfitoni nje reçel, ndersa nese e lini keshtu do te hani reçel te vertete shalqini.Si bonus do perfitoni: Copa kerce dhe me nje pamje si prej xhami.Pra si nga paraqitja dhe nga ana e shijes do te fitoni shume:)

Me pas vijeni ne zihet pas i shtuar aspak uje por vetem sheqer (ne proporcion me lekurat e shalqinit ,pra nese hidhni 1 kg lekura po aq hidhni dhe sheqer).Sipas deshires mund ti hidhni siper dhe copa karafili ose gjethe borziloku te fresket.Ja rrit shume shijen.Lereni te zihet mire ne zjarr te ulet ashtu siç beni dhe me çdo reçel tjeter.Ruajeni ne frigorifer dhe servireni te ftohte.Ideale per qerasje alla shqiptarçe:)

Ju befte mire!

Categories: breakfast, creative, desert, food, fruit, jam, kitchen art, photography | 29 Comments

Kek me geshtenja

Nuk e di se sa veta nga ju i doni geshtenjat miq por une per vete vdes.Kush i harron dot pasditet e dimrit me geshtenja te pjekura.Pa drita ishim , por trima ishim 🙂 Te lumtur ishim.

E mire tani e pranoj ka dhe te keqijat e saj geshtenja se te shendosh por kur ti degjoni te mirat qe ka do ti doni akoma dhe me shume .(une vdes per vete dhe dua te eleminoj faktin se te fryjne:)

Eshte shume e pasur ne fosfor,magnezium,potasium,hekur dhe vitaminat B1 &b2 po asht permban dhe fibra dhe nuk ka as edhe nje grimce kolesteroli.Ndihmon ne uljen e tensionit te larte dhe mban nen kontroll sheqerin e trupit .Sipas disa studimeve ndalon rrezikun e kancerit tek kafshet dhe tani kjo veti po studiohet dhe tek njerezit.Çfare doni me ? 🙂

Nejse po kaloj tek ana e midese se e di qe nuk ju ngeli shume durim.Kisha nje recete keku te thjeshte qe fiksimi im pas geshtenjes e beri ate dhe me trendi:)Ja dhe permbajtja qe shpresoj t’ju pelqeje:

Kek me geshtenja:

3 veze

1 gote vaj

1,5 gote sheqer

1 luge çaji sode buke

1 gote kos (po qe pakez si i tharet akoma me mire!)

miell me sy sa te krijohet nje brume elastik

Per harxhin me geshtenja:

300 gr geshtenja

2 dardhe (do thoni ju ç’duan dardhet ketu..po prisni pak de:)

pak mjalte

Zijini geshtenjat dhe qerrojini me pas.Lejini te pacopetuara.Nga ana tjeter hiqjani dardhave lekuren dhe grijini holle.Me pas lijini ne nje tenxhere me mjaltin te zihen ne zjarr te ulet deri sa te krijohet nje si karamel i lehte.Shtojini dhe geshtenjat aty dhe perzijini.

Per kekun: Se pari rrihni vezet me sheqerin mire dhe me pas shtoni vajin dhe kosin dhe perzijeni serish.Me pas shtoni miellin ku do te keni hedhur dhe soden e bukes.Perzijeni mire deri sa te krijohet nje si brume elastik.Me pas derdhni gjysmen e tij ne kallepin e kekut qe do ta keni lyer me pare me pak gjalpe.Ne mes hidhni harxhin me geshtenja qe pergatitet me pare dhe me pas siper hidhni dhe pjesen tjeter te brumit siper duke u kujdesur qe te shtrohet njesoj ne çdo drejtim.Me pas vijeni te piqet ne 170 gr C perreth 40′ ne furren qe do ta keni ngrohur pak çaste me pare.

Ju befte mire!

Categories: coffee, desert, food, kitchen art, photography | 9 Comments

Blog at WordPress.com.

%d bloggers like this: