Çomlek


Çomleku eshte nje gjelle mjaft e thjeshte dhe e shpejte ne pergatitje qe eshte pergatitur prej kohesh ne Shqiperi.Pergatitja e saj eshte shume e thjeshte dhe sipas deshires mund te behet me ose pa mish.

Ne te dyja rastet nuk ndryshojne perberesit e tjere.Po filloj pa u vonuar.

Per nje porcion 4 vetash çomleku ju nevojiten:

1 pako (rreth 250 gr qepujkash)

1 qepe mesatare

100-200 gr copa te vogla mish viçi ose pule (nese e beni me mish)

1 spec i kuq

2 shkopinj te vegjel kanelle (ose ne mungese te saj 3-4 cope karafil)

2-3 gjethe dafine

nje luge uthull

vaj ulliri sipas deshires (kur perdorni mish perdorni perhere me pak vaj)

kripe,piper me sy

nje luge salce

leng mishi (150-200 lt sipas deshires mund ta shtoni ca)

Pergatitja: Si fillim , qepujkave hiqjani lekuren ,shpelajini dhe me tej lijini ne nje tave ne zjarr te ulet te leshojne lengun e vet.

Ne nje tenxhere tjeter hidhni qepen mesatare (qe do ta keni grire si per gjelle), sqecin e kuq te grire ne forme copash te vogla dhe copat e mishit (nese perdorni mish) dhe skuqini pak ne vaj ulliri.Me tej shtojini lengun e mishit ,uthullen,kripen,piperin ,gjethet e dafines dhe shkoinjte e kanelles (ose karafilin ne vend te kanelles) dhe lijini te gatuhen vete ne zjarr te ulet.Ne fund shtojini dhe qepujkat siper kesaj mase dhe lijini dhe per ca kohe ne zjarr te ulet pastaj fikeni.Servireni te nxehte .Mund ta shoqeroni me kos , se shkon shume.Ju befte mire!

About these ads
Categories: food, mediterranean, traditional, veggie | Tags: , , | 8 Comments

Post navigation

8 thoughts on “Çomlek

  1. lulian kodra

    ishte nje kohe qe un comlekun e kisha vdekje inat. s’me pelqente shija e era e qepes, sme pelqente mishi…. asgje. Vone me eshte rregulluar shija dhe comleku hyn ne ato gjelle qe un i kam shume qejf dhe biles jam dhe krenuar me te si gjelle tipike shqiptare (megjithse e dyshoj kte) ose versioni shqiptar i supes me qepe qe bejne francezet. ti e gatuan disi ndryshe nga une duke mos perdorur vere dhe gatuar ne tenxhere presioni, por duke shtuar kanelle qe mund te jete c’ka me mungon mua.
    per ato qe nuk munden apo nuk duan te hane mish mund fare lehte te hedhin kerpudha kokerr dhe dalin te shkelqyeshme.

    pershendetje,

    k

  2. Pershendetje Lulian.dhe me vere u dashka provuar do ta shikoj nje here flm per idene:) kanella ose karafili ne mungese te saj e zevendesojne disi thartiren e veres.kanella perdoret shpesh ne lindje dhe vertet qe ka nje veti qe e ben me te athet gjellen pa humbur dhe eren e vet karakteristike sigurisht ndaj me pelqen.
    sa i perket çomlekut , ne Turqi tavat e dheut qe perdoren tek ne keta i quajne çomlek pra kjo gjelle mund te jete gatuar me shume mundesi gjate periudhes osmane ne keto ene te veçanta.nuk e di mire por keshtu me thote logjika.

    pershendetje,
    Eni

  3. Faleminderit per postin. Kam kohe qe me ka shkuar mendja per comlek edhe me ne fund do te provoj ta pergatis vete.

    Pershendetje,
    L

  4. BC

    aiiii, po pse dhe comlekun na e paskan vjedhur Turqit??? Po ca bojne kshu ata nuk ngeli gjelle pa kopju. Kopjaci ngele dhe ne klase. ajo fotografija duket shume jumi. do ta proje dhe une njehere se nuk duket shume e veshtire keshtu me te thene.

    • nuk e di a e bejne turqit apo jo por ata kane nje lloj ene me te njejtin emer.
      me shume mundesi mund ta kene bere.
      provoje se nuk esh fare e veshtire ta garantoj:)

  5. Salvator

    T’lumshin duart e faleminderit. Ka shume vite qe nuk e ha kete gjelle qe dikur ishte luks (per faktin se ne Shkoder e bejne me mish te grire dhe ai ishte i racionuar, nje here ne dy jave, te enjtave). Kjo pjate quhej, ne mos gabohesha, jani me qepe, dhe ishte e preferuara ime.
    Gjithe te mirat.

    • pse s’thu se e paskam bo si ne komunizm pa mish ;)
      po ne fakt versioni origjinal me mish eshte por une e provova disi me stil tjeter kete here;)
      flm Tori

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Blog at WordPress.com. The Adventure Journal Theme.

Follow

Get every new post delivered to your Inbox.

Join 216 other followers

%d bloggers like this: