soup

Sea fruit soup – Supe me fruta deti

iceland-vienna-ams-alb 374

Ingredients

(serves 6 )

  • 2 tablespoons of  butter
  • 1   onion, diced finely
  • 3 celery stalks, sliced finely
  • 1 carrot, diced finely
  • 1 tomato diced finely
  • 150 ml  white wine
  • 1/2 kg ,  potatoes diced finely
  • 1.5 lt chicken stock
  • 500 gr salmon
  • 500 gr shrimps
  • 100 ml cream
  • sour cream to be added on top
  • Salt and pepper to taste

Melt the butter first and put the vegetables to be sauteed for some minutes.Add the white wine and let it for some minutes this way on medium heat.Add the stock and potatoes and let it simmer for some time.Afterwards add the  fish,shrimp and tomatoes and let it simmer for some more minutes.Turn off the heat and add the cream and salt and pepper.Serve it with sour cream if you wish:)

Bon appétit:)

 

iceland-vienna-ams-alb 376

Perberesit

(per 6 persona )

2 luge gjelle   gjalpe
1 qepe e prere ne forme kubash te vegjel
3 kercenj selinoje , te prera holle
1 karrote e prere ne forme kubash te vegjel
1 domate e prere ne forme kubash te vegjel
150 ml vere e bardhe
1/2 kg , patate te prera ne forme kubash te vegjel
1.5 lt leng mishi pule
500 gr salmon
500 gr karkaleca
100 ml pana
shtalp qe te serviret siper supes
Kripe dhe piper

Shkrini gjalpin dhe lerini perimet (qepen,selinon,karroten)  te skuqen per disa minuta.Shtoni veren e bardhe dhe lijeni keshtu per disa minuta ne zjarr te mesem.Me tej shtoni lengun e mishit te pules dhe patatet dhe lijini per disa minuta te zihen.Me tej shtoni dhe salmonin,karkalecat dhe domatet dhe lijini te zihen dhe per ca minuta.Kur te jete gati fikeni soben dhe shtojini kripe,piper dhe panen siper .Kur ta servirni sipas deshires mund ti vini shtalp siper supes.

Ju befte mire:)

Categories: fish, food, photography, recipes-in-english, scandinavian cuisine, soup | Leave a comment

Celery & beetroot soup / Supe me selino & panxhar

 photo IMG_9215_zpsf3cbd4e4.jpg

This time i`ll share with you a nice, healthy soup , done using some lovely autumn veggies , such as beetroot & celery:)
I find them both very photogenic :)Especially beetroot with its perfect color:)

Ingredients for this soup :

3 normal size beetroots
1 celery (with 4-5 stems)
1 big onion
2 fresh onions
some balsamic vinegar
1 lemon`s juice
olive oil
salt
pepper
one chicken broth or you might use water from boiled chicken as well

 photo IMG_9221_zps940b001f.jpg

Preparation :

Peel and chop the onion, celery and beets .Let the onion and the celery be fried for a short while using the olive oil.Spice with salt & pepper.
Afterwards add the beets , chicken broth and the balsamic vinegar.Add some water too, but not too much.[note: you don`t have to add more water if you`re using water from the boiled chicken already].
Let them be cooked.When all the veggies are smooth , puree the whole thing.
Let it get cold , and give a chance to the flavors to mix.
When serving you might add some lemon juice , some cut fresh onions and yogurt for more enhanced taste.

Bon Appétit !

 photo IMG_9219_zpsfae41a3c.jpg

ALBANIAN – SUPE ME SELINO DHE PANXHAR

Permbajtja:

3 panxhare te mesem
1 selino (me 4-5 kercej brenda)
1 qepe e madhe
2 qepe te fresketa
pak uthull balsamike
lengu i nje limoni
vaj ulliri
kripe
piper
nje buljon pule ose leng nga mishi i zier i pules

 photo image_zpsadc6f785.jpg

Qeroni dhe prisni ne copa te vogla qepen, selinon dhe panxharin.
Lijeni te skuqen pak qepa dhe selino duke i shtuar dhe kripen e piperin.Me tej shtoni dhe panxharin , buljonin ose lengun e pules dhe uthullen balsamike.(nese perdorni leng pule nuk ka nevoje te shtoni me uje, nese jo shtoni pak uje ne supe).Lijeni te zihen dhe pasi te zbuten te gjitha perimet , perdorni mikserin per ta kthyer ne forme pureje.
Lijeni disa ore sa te ftohet dhe aromat e saj te perpunohen e perhapen.

Pra servirjes mund ti hidhni siper dhe leng limoni , qepet e fresketa dhe pak kos.

Ju befte mire!

Categories: food, healthy, photography, soup, spices, veggie | Leave a comment

Supe me bizele

Photobucket

Meqenese jemi ne kohen e bizeleve te fresketa tani , mendova te ndaj nje recete me bizele dhe te them nja dy fjale per te mirat e kesaj perimeje.

Photobucket

E pasur ne vitaminat A,C,B si dhe hekur,fosfor,potasium, fibra, proteina, niseshte.Bizelja e that permban me shume proteina dhe niseshte. E fresketa eshte me e lehte per tu tretur.

Photobucket

Bizelja shton energjine e trupit, lufton anemine dhe kancerin e gjakut.Po ashtu zhvillon muskujt.
Bizelja e fresket i ve zorret ne pune dhe lufton kapsllekun, ndaj tani eshte koha me e mire per ta perdorur.

Photobucket

Per te pergatitur nje supe me bizele dhe karrota do ju duhen:

250 gr bizele
2 karrota
nje patate
nje luge salce domateje
3 luge vaj ulliri
2-3 qepe te fresketa
disa dege kopre
piper i zi
1 lt uje
1 buljon mishi ose pule

Qepet priten imet, po ashtu dhe papatja dhe karrotat.I jepet nje e skuqur e lehte ne tenxhere.Pastaj shtoni dhe lugen e salces dhe perzijini pak.Hidhni me tej ujin dhe bizelet te cilat mund ti keni zier per pak kohe ne nje tenxhere tjeter me uje me kripe (nese deshironi).Hidheni dhe buljonin e piperin.
Lijini te zihen .Kur ta shihni se jane gati shtoni dhe kopren te cilen do ta keni prere holle.
Sipas deshires mund ta kaloni supen ne ,mikser dhe ta perzini deri sa te marre nje mase homogjene.

Ju befte mire!

Photobucket

Categories: food, photography, soup, veggie | Leave a comment

Çorba e Gulashit

Une per here te pare pata rastin ta provoja ne Austri kete çorbe mjaft te famshme me origjine hungareze.Megjithse turqit thojne se kjo çorbe ka egzistuar qe ne kohen e jeniçereve , dhe atehere ka pasur emrin “kul ashi” qe e perkthyer nga turqishtja dmth : gjelle per roberit e Zotit.

Nje recete per pergatitjen e gulashit eshte kjo:

  • 1 kg mish vici I prere ne forme kubike
  • 200 gr salce domateje
  • 400 ml uje
  • 2 thelbinj hudhrash te grira holle.
  • 5 luge gjelle vaj
  • 2 qepe te medha te grire holle
  • 1,5 luge piper i kuq
  • 2 luge kripe
  • 1 luge ereza me kripe
  • 1 luge piper i zi

Vijeni vajin te skuqet ne nje tenxhere te madhe dhe skuqni aty qepet deri sa te marrin ngjyre te kuqerremte.Me tej hiqini ato nga tenxherja.Ne nje tas perzini piperin e kuq, piperin e zi dhe kripen.Me tej perzini mishin me to.Vijeni me tej mishin te skuqet ne tenxheren ku me pare skuqet qepen.Pastaj shtoni serish qepet ne tenxhere dhe hidhni dhe salcen e domateve, hudhren, ujin si dhe nje luge me ereza te kriposura.[une perdora vegeta].

Lijeni te zihet ne zjarr te ulet deri sa mishi te jete zbutur mire.

Ju befte mire!

Categories: photography, soup, spices | Tags: , | Leave a comment

Qull me arra

Photobucket

Qulli me arra ose sic quhet ndryshe dhe fergese me arra (nuk e di sepse), eshte nje supe e kendshme dhe mjaft e lehte ne gatim.
Per pergatitjen e qullit per dy persona duhen:

2 luge miell
2 kofsha pule te ziera
3-4 thelbinj hudhre te shtypura
250 gr arra te shtypura
1 luge plot me gjalpe
kripe, piper
1/2 liter leng mishi pule

Ne nje tigan vihet te shkrihet gjalpi dhe me vone hidhet mielli te cilin e perziejme deri sa te marre neje ngjyre te kuqeremte.Me tej shtojme lengun e pules dhe e perziejme mire ne menyre qe mielli mos krijoje kokrriza.Me tej shtojme arrat, hudhrat e shtypura, kofshat e pules, kripen , piperin dhe e leme dhe nja 2-3 minuta.
Qulli eshte gati per tu sherbyer.
Ju befte mire!

Categories: chicken, food, photography, soup, traditional | 6 Comments

Supe me qofte te vogla

Photobucket

Pergatitja e kesaj supe eshte shume e lehte dhe nuk ju merr shume kohe.

Perberesit:

per qoftet
300 gr mish i grire
nje e bardhe veze
nje dore majdanoz
kripe , piper i zi
nje grusht oriz

per supen
1 lt leng mishi ose l lt uje ku do te hidhni koncentrat mishi
nje luge miell
nje veze
lengu i nje limoni

Zihet pakez orizi.Mishi i grire perzihet me orizin, majdanozin e grire holle, te bardhen e vezes , kripen, piperin e zi.Krijoni nga kjo mase qofte te vogla te rrumbullakta.

Ne tenxhere vini lengun e mishit ose ujin ku keni hedhur koncentratin e mishit dhe pasi ta keni zier , hidhini qoftet te marrin nje vale. Me tej hiqini qoftet.
Perzini ne nje tas vezen me miellin dhe lengun e nje limoni.Shtojini pak nga lengu i mishit/uji i tenxheres duke e perzier me ngadale ne menyre qe veza te mos mpikset.Me tej hidheni te teren ne tenxhere dhe perzijeni nje cope here.
Ne fund hidhini dhe qoftet siper .
Supa eshte gati.Servireni te ngrohte.
Ju befte mire !

Categories: photography, soup | 3 Comments

Supa franceze me qepe

Photobucket

Sot nuk do te ve receten time por nje recete qe gjeta ne internet per supen franceze me qepe.
Kjo supe qe ka nje zanafille qe nga periudha romake , pati nje hov gjate viteve 1960 ne SHBA si pasoje e interestin ne kuzhinen franceze.
Ne fillimet e saj supa shquhej si ushqim per te vobektit pasi qepet ishin te lira dhe gjendeshin me shumice por ne shekullin e 18, ne France nisi te perdorej versioni i modernizuar i saj me leng apo copa mishi dhe me qepe te karamelizuara.Po ashtu siper sherbehej me copa te thekura buke dhe djathe.

Per te provuar supen dhe per me shume dijeni rreth saj mund te shihni linket qe kam vene siper.
Fotografia me perket mua, e bera kur e provova per here te pare kete supe ne Paris.
Si qejflie supash qe jam, mendoj te provoj sa me shume supa te kem mundesi.Sado qe nuk mund te them se eshte me e preferuara ime mund te them se ishte e kendshme.

Categories: food, photography, soup | Tags: | Leave a comment

Supa lituaneze `šaltibarščiai`

IMG_0364

Kete supe pata rastin ta provoj pardje .E gatoi mikja ime lituaneze.Me tregonte se eshte shume popullore ne vendin e saj, sidomos ne kohen e veres pasi eshte shume freskuese si supe.Pasi kerkova ca ne internet zbulova se ne fakt eshte e ngjashme me taratorin tone, okroshken ruse etj etj.Per me shume rreth ketyre supave mund te klikoni linkun poshte:

http://en.wikipedia.org/wiki/Cold_borsch

Per pergatitjen e kesaj supe [ qe nenkupton supe e ftohte me panxhar ] per 4 persona do t`ju duhen:

2 lt kefir
4 veze (1 per cdo person)
1/2 kg turshi panxhari
4 qepe te njoma
1 kastravec
koper
nje kg patate
pak vaj ulliri
kripe, piper, ereza (sipas deshires)

Zihen patatet sic jane cope pa i prere me te vogla.Po ashtu dhe vezet duhet te zihen mire .Priten shume imet ose grihen panxharet turshi , kastraveci dhe qepet e njoma.
Ne nje tenxhere apo tas te madh hidhni kefirin, me tej shtoni panxharin, kastravecin,qepet , vezet (te cilat do ti keni prere ne feta te vogla.Perzijini te gjitha bashke.
Pastaj vijini kapak tasit apo tenxheres dhe lijeni supen per nje kohe (minimum 30 minuta )ne frigorifer qe te shtohen aromat.

Perpara servirjes mund ti kaverdisni pak patatet perpara me vaj ulliri dhe me ereza papatesh dhe kripe e piper.Ose nese jeni ne diete mund ti hani thjesht te ziera ;)Shoqerojeni supen me patatet.

Ju befte mire 🙂

Categories: food, lithuanian cuisine, soup, veggie | 5 Comments

Supe me domate dhe borzilok

Per t`u larguar njecike nga ethet e zgjedhjeve dhe per t`u afruar me shume tek garuzhdja dhe lezetet :D, ejani hidhini nje sy recetes se kesaj supe.

Per pergatitjen e saj ju duhen:
5 domate mesatare te pjekura
1 lt leng domateje
nje buqete e holle borziloku
1 filxhan pana
pakez gjalpe
piper i zi, kripe
djathe kackavall i grire imet per t`ju hedhur siper.

IMG_7874

Priten domatet imet , pastaj perzihen me lengun e domates dhe lihen te vlojne pak ne zjarr.Pritini dhe gjethet e borzilokut dhe perzijini me domatet dhe lengun e domateve.Me tej shtoni dhe panen dhe gjalpin dhe lijini ne nje zjarr mesatar per nje cope here.Nese deshironi mund ta perzieni supern me mikser per te perfituar nje mase me homogjene.Mos harroni dhe kripen e piperin e zi sipas deshires ne fund.
Servireni me djathin kackavall te grire siper.(majdanozi eshte sa per zbukurim 😉
Ju befte mire!

Categories: food, soup, veggie | 6 Comments

Supe me selino

Serish sot po vij me nje recete supe sa te thjeshte aq edhe ushqyese.
Supe me selino.Se pari dua te shkruaj dicka rreth selinos , perime qe nuk para perdoret shpesh ketu ne Shqiperi.

Selino eshte nje perime shume e rendesishme per shkak te pasurise se saj ne vitamina si A,B dhe C , po ashtu permbajtjes se kalciumit, hekurit , potasiumit selino luan nje rol te rendesishem ne mbrojtjen e trupit kundra kancerit, gripit , infeksioneve, po ashtu ruan sistemin nervor dhe ju qeteson , ul tensionin e larte (per kete keshillohet perdorimi i kercellit te tij neper sallatra etj),hap oreksin dhe lehteson tretjen,ka efekt dobesimi , hedh guret e veshkave,pastron gjakun , hedh ujin e tepert nga turpi si dhe ka veti afrodiziake.Sidomos eshte mjaft e njohur per kete te fundit dhe eshte perdorur si ilac natyral prej vitesh.Kaq sa i perket te mirave te selinos.Me poshte keni receten:)
Kjo supe me selino do ti vije shume per shtat atyre qe jane duke mbajtur linjat ne kete kohe:)Kete supe mund ta pergatisi me ose pa yndyre.Nuk ka ndonje ndryshim drastik edhe po te mos perdorni yndyre.

Per 4 persona ju duhen:

2 selino mesatare (perdoret pjesa e bardhe e rrenjes per kete supe ose kercelli e gjethet)
200 gr kos
1 luge miell (mund te perdorni dhe miell dietik)
lengu i nje limoni
pak kripe dhe piper i zi
uje rreth 1 lt ose leng mishi 1 lt (ne mungese te lengut te mishit mund te perdorni dhe buljon)
pakez koper e grire
1 luge pana ne fund (opsionale dhe pa te nuk del e keqe)

Qerojini selinot dhe pritini ne copa te vogla.Pasi ti shpelani , vijini te zihen ne ujin/lengun e mishit ku te keni futur dhe lengun e limonit (kjo ndihmon te mos nxihet selino dhe i jep shije te kendshme).Lijeni te zihet , me tej merreni selinon (duke perdorur kullojse.mos e hidhni ujin qe zite selinon) dhe copetojeni fare imet ne mikser.
Ne nje tas perzini kosin me miellin mire , deri sa te krijohet nje mase e njetratshme.Shtojeni kete dhe selinon e grire ne tenxhere ku ndodhet uji /lengu i mishit dhe filloni ti perzini mire pa lene qe mielli te krijoje toptha te vegjel.Nga fundi shtoni kopren, kripen e piperin e zi dhe panen nese deshironi.
Mund ta servirni te ngrohte ose te ftohte.
Ju befte mire!

Categories: food, healthy, mediterranean, soup, veggie, yoghurt | 4 Comments

Supe me karrota dhe portokall

Siç e dini jam nje fanse e supave 🙂 ndaj sot po vi serish me nje recete supe kete here disi me te ndryshme:)

Meqenese perhere preferoj te bej gatime me perime e fruta te stines ; edhe kete here preferova te sjell diçka te tille.

Per kete supe shume te shijshme ju duhen (Per 2 persona)

250 gr karrota

1/2 gote uji me leng portokalli

1 qepe e vogel

nje luge rigon

kripe,piper i zi

4 gota uji

1 luge gjelle vegete

1/2 filxhan kafeje vaj ulliri

dhe siper supes pana

Se pari pritini karrotat ne forme kubash te vegjel edhe qepen imet.Vijini se pari karrotat te skuqen pastaj dhe qepet.Si te jene skuqur disi; shtoni ujin dhe lengun e portokallit se bashku me vegeten,kripen,rigonin e piperin e lijini te zihen ne zjarr te ulet.

Ne fund servireni supen te ngrohte pa harruar ti shtoni pana siper.Ju befte mire!

Categories: creative, flash, food, healthy, soup, veggie | 4 Comments

Supe me laker te bardhe

Supe me laker te bardhe

Per 4 persona

Nje grusht mishi te grire viçi

3 qepe te njoma

nje dore laker e bardhe

1 luge miell (mund te perdorni dhe miell light dritherash)

1 e verdhe veze

lengu i 1/2 limoni

nje luge gjalpe/margarine

leng mishi (1 lt ose me pak nese e doni te behet me e trashe)

kripe,

piper i zi (sipas deshires)

Se pari grijini holle perimet (qepet,lakren).Ne tenxhere lini gjalpin/margarinen te shkrihet dhe siper saj vini kimen te skuqet.Pas pak shtoni dhe qepet dhe lakren dhe kaverdisini dhe keto pak.

Ne nje tas perzini mire miellin me lengun e mishit , deri sa mielli te perhapet njetrajtshem ne leng.Me pas shtojeni kete mbi perimet dhe mishin qe po skuqni.Perzijini dhe nje cope here dhe me pas lerini ne zjarr te ulet.

Ne nje tas , vini te verdhen e vezes dhe lengun e limonit dhe perzijini.Hidhini pak nga lengu i supes dhe perzijeni perpara se ta shtoni mbi supe.

Perzijeni dhe nje kohe pasi ta shtoni ne supe.Nderkohe shtojini dhe kripen.

Supen servireni te ngohte me piper tez i siper (nese deshironi).

Ju befte mire!

Categories: creative, food, healthy, photography, soup, veggie | 4 Comments

Supe me laker te kuqe

Lakra e kuqe eshte nje nga perimet me te pelqyera sidomos tani gjate kohes se dimrit qe ka dhe kohen e saj. Ajo qe ja jep ngjyren e kuqe lakres , jane karotenoidet qe permban.Gjate perdorimit, vlerat ushqimore te lakres kthehen ne vitamine A , shume e vlefshme kjo e fundit dhe e shumeditur ne efektin pozitiv ne shikim, rritje te qelizave dhe zhvillimit te pergjithshem.Po ashtu eshte forcuese e zemres.

Receta e supes qe do ju jap sot eshte gjithashtu shume e thjeshte ne aplikim.Mua me terheq dhe nga pamja e saj, sepse eshte shume e veçante dhe simpatike:)

Per 4 persona ju duhet:

gjysem lakre e kuqe e grire holle

gjysem kavanozi me bizele

2 patate

2 karrota

sherije supe

vaj ulliri (3 luge)

uthull (sipas deshires tuaj)

kripe

1 buljon ose pak vegeta

uje me sy

Grijini patatet dhe karrotat ne forme kubash te vegjel dhe lakren e kuqe holle.Vijini te zihen nje hop ne ujin ku do te shtoni dhe buljonin.Pasi te jene zier pakez, shtoni dhe bizelet dhe zijini serish.Me ngadale shtoni dhe vajin e sherijet si dhe kripen.Lerini te zihen ne zjarr te ulet deri sa perimet ta kene leshuar komplet aromen e tyre dhe te jene zbutur mire.Sipas deshires mund ta perzini dhe holloni supen dhe ne mikser pasi te jete ftohur pak.

Perpara servirjes hidhini pak uthull.Sherbejeni te nxehte.

Ju befte mire!

Categories: food, healthy, mediterranean, soup, veggie | 6 Comments

Supe me koke peshku dhe zarzavate

Kjo lloj supe eshte speciale per keto dite te ftohta.Mund ta praktikoni perdite aq e thjeshte dhe praktike eshte. Mund te behet dhe me peshk nese deshironi.

Une perdora kokat e peshkut qe mu gjend ne shtepi kete here (qefull) por mund te perdorni çfaredolloj koke peshku te madh (levrek,koce etj).

 

Pergatitja per 4 persona:

 

8 koke peshku

2 karrota

2 patate

2-3 qepe te njoma

nje grusht selino/koper

nje luge miell e rrafshet (mund te perdorni dhe miell dritherash nese deshironi)

3 luge vaj ulliri

250 gr uje (mund ta shtoni pakez nese ju duket pak)

 

Se pari zijini kokat ne zjarr te ulet deri sat e zbuten fare.Me tej hiqini nga tenxherja.

Nderkohe pritni karrotat, patatet,qepet sen copa te vogla dhe shtojini ne tenxhere.

Lerini te zihen serish ne zjarr te ulet.Nga fundi shtoni dhe selinon/kopren.Ne nje tigan skuqni vajin e ullirit dhe me tej shtoni miellin te cilin e skuqni pakez sat e marre nje ngjyre me kafe.Me tej , hidheni kete te fundit ne tenxheren e supes dhe perzijeni mire , per te mos lejuar formimin e topthave te miellit.

Supa eshte gati.Servireni te nxehte , duke e shoqeruar me leng limoni.Ju befte mire!

Categories: creative, fish, food, healthy, mediterranean, photography, soup, traditional, veggie | 4 Comments

Pace me oriz

Kjo lloj supe e trashe eshte shume popullorene zonen e Detit te Zi ne Turqi, sidomos gjate muajit te Ramazanit frekuentohet shume.

Pergatitja:

25 gr oriz

1 gote kos

1 luge embelsire niseshte

1 veze

2 thelbinj hudhrash

25 gr kime

1,5 gote uje

2 luge gjalpe

kripe

Se pari zini orizin dhe shplajeni mire.Me pas kullojeni dhe vendoseni ne nje tas. Ne nje tigan skuqni nje luge gjalpe dhe shtojini siper orizin e sapolare,kimen,dhe hudhrat e grira imet dhe skuqini pak duke bere kujdes qe orizi te mos ngjitet.Shtojini dhe gjysmen e ujit dhe perzijini.

Ne nje tas perzini vezen,kosin dhe niseshtene mire.Shtojini siper dhe nja gjysem gote uje dhe perzijeni serish.Me pas ashtu siç eshte hidheni mbi perzierjen me kime dhe oriz.Perzijini mire ne menyre qe veza te mos perhapet dhe niseshteja te mos formoje topa.

Perpara se ta servirni ne nje tave skuqni lugen tjeter te gjalpit dhe kur te jete nxehur shume hidhini siper dhe piper te kuq dhe perzijeni mire.Hidhni pak nga kjo mbi supe.

Ju befte mire!


   
   
   
   
Categories: food, kushina aziatike, soup, traditional, turkish cuisine | Leave a comment

Supe me kos dhe leng mishi

Kjo eshte nje nga supat e mia me te preferuara.Sa e lehte dhe e shpejte ne gatim, po aq dhe e shijshme.Jua keshilloj te tereve ju qe jeni mjaft te zene me pune gjate dites ne menyre qe ta beni kete supe sa me shpesh.Une per vete nuk e quaj nje vakt te hajrit po nuk pata supe, sikur te shoqerohet dhe me 10 gjelle me pas.Ndaj mundohem ta bej perhere.Poshte keni receten e supes qe ju fola pak me pare.

Pergatitja per 3-4 persona:

1 lt leng pule ose mishi (qe do ta perftoni nga mishi ose kockat e pules apo viçit etj)

nje tas me me kos

1 luge miell ezmer

1 & 1/2 luge gjalpe

1  e verdhe veze

Se pari zini pulen/mishin apo kockat.Ne nje tigan hidhni gjalpin dhe lereni te tretet mire dhe te nxehet ca.Me pas hidhni miellin dhe perzijeni mire ne menyre qe te skuqet por pa u krijuar toptha.Me pas hidheni kete perzierje ne lengun e nxehte te mishit dhe perzijeni mire deri sa te krijohet nje leng homogjen pa toptha mielli.Ne nje tas perzini kosin dhe te verdhen e vezes.Me pas shtojeni siper supes dhe perzijeni nje cope here duke u kujdesur qe veza te mos mpikset.Lereni te zihet pak ne zjarr te ulet.Me pas servireni te nxehte me pak piper te zi (sipas deshires) siper.

Ju befte mire!

Categories: food, healthy, kitchen art, photography, soup | 18 Comments

Supe me thjerreza jeshile

 

Sot po ju jap receten e nje supe plot me vlera proteinash per te tere ata qe kane hyre ne dieten e proteinave:)

Per 5-6 persona:

250 gr thjerreza jeshile

2 speca te kuq

1 qepe e madhe ose disa qepe te njoma

2 patate te mesme

500 gr leng mishi (ose ne vend te tij mund te perdorni dhe tablete mishi)

5 luge vaj ulliri

1 luge salce domateje

kripe,piper i zi

Pergatitja: Si fillim pastrojini thjerrezat dhe shplajini mire.Nga ana tjeter grini holle qepet,patatetdhe specin dhe se bashku me thjerrezat hidhini ne tenxhere ku lerini te skuqen pak duke i perzjere vazhdimisht.Me pas shtojini ujin dhe lerini te zihet ne zjarr te ulet.Nga fundi shtoni kripen.Sipas deshires pasi supa te jete gati mund dhe ta perpunoni ate ne robot per te perfituar nje super homogjene ose mund ta hani siç eshte treguar ne foto.

Ju befte mire!

Categories: flash, food, healthy, kitchen art, kushina aziatike, mediterranean, photography, soup, traditional, turkish cuisine | 3 Comments

Supe me levrek

Nuk besoj se ka shume veta qe nuk  e kane qejf peshkun.Dikush me shume , dikush me pak por te gjithe besoj se e shijojne ate shume.Te mirat e tij ? Nuk kane fund:Nisim me vajrat omega 3-6 aq pozitive per shendetin dhe luftuese te kolesterolit te demshem.Po ashtu eshte dhe mik i syve,zemres ,trurit si dhe nje luftues i fuqishem i semundjes Alzheimer.Depo proteine dhe vitaminash.Nuk po zgjatem me shume se po na shkon goja leng tani por po ju jap receten e dites, nje supe me levrek.

Per 2 veta:

2-3 levreke te pastruar mire.

dy karrota te prera ne rrethe te vegjel

nje grusht majdanoz

pak vaj ulliri

leng limoni

piper i zi

uje me sy:)

Se pari merrni mishin e kokes se peshkut dhe hidheni ne texhere te zihet se bashku me trupin e peshkut.Lijeni keshtu per nje cope here ne zjarr te  ulet.Me pas shtojini dhe karrotat dhe lijini te zihen se bashku serish ne zjarr te ulet.Keshtu dhe supa do te trashet pak.Nga fundi shtoni pak vaj ulliri dhe majdanozin.Sherbejeni te nxehte dhe sipas deshires mund ti hidhni dhe piper te zi dhe limon siper.Ju befte mire!

Categories: fish, food, healthy, mediterranean, soup, veggie | 5 Comments

Supe me fare lini

Fara e linit eshte mjaft e njohur dhe e perdorur si nje bime shume e vlefshme per vlerat e saj mjekesore per 10.000 vite.E pasur me acidet omega3-6 -9 , proteina,minerale,vitamina,lignane (elemente antikancerogjene) , fibra etj etj eshte nje bime vlerat mjekesore te se ciles nuk kane fund.

Njihet si ulese e kolesterolit dhe sheqerit te larte,parandaluese e kancerit,paralizmitKa efekt pastrues tek zorret dhe eshte e mire ne rastet e semundjeve te stomakut dhe zorreve , forcon kockat dhe sistemin imunitar,forcon kujtesen dhe sistemin nervor , njekohesisht ka veti anti depresante.Parandalon semundjet romatizmale,rrit perqendrimin ,  po ashtu vlen dhe ne rastet e semundjeve te lekures dhe mbylljeve te plageve kur perdoret nga jashte.Perdorimi: Nuk duhet ti kaloje 1,5 luge gjelle ne dite.Mund te perdoret si fare ose dhe ne forme pluhuri nese ju bezdis stomakun.Mund ta perdorni ne gjelle,supe,sallata,kos,mund ta zieni dhe ta pini si çaj etj etj.Poshte po ve nje recete supe ku perdora fare lini.

Pergatitja per 4 veta:4 karrota te grira ne rendegjysem tufe majdanoz i fresket i grire holle

nje tas me kos te trashe

5-6 gota uje

nje luge margarine bimore

3 luge gjelle fare lini

nje e verdhe veze

nje luge mielli ezmer dritherash

kripe,piper i zi

Se pari vini margarinen te skuqet dhe shtoni miellin dhe perizjeni ate deri sa te skuqet.Me pas shtoni ujin duke vazhduar ta perzini deri sa uji dhe mielli te bashkohen dhe te krijohet nje lloj lengu homogjen.Menjehere pas kesaj shtoni kosin dhe vazhdoni ta perzini me te njejtin ritem.Se fundmi shtoni karrotat dhe majdanozin dhe faren e linit.Lijeni te zihet ne zjarr te lehte dhe nga fundi shtoni kripen dhe piperin e zi.Servireni te nxehte .Ju befte mire!

Categories: creative, flash, food, healthy, life style, soup | Leave a comment

Supe me presh dhe qepe te njoma

Per 4 veta:

1 qepe mesatare

1 filiz preshi i fresket

4 gota uje

1 gote leng mishi pule

3 luge gjelle vaj ulliri

Per salcen qe do ti hidhet siper:

2 qepe te njoma te prera holle

1 filxhan kafeje krem qumeshti

2 luge gjelle leng limoni

lekura e grire e nje limoni

nenexhik i fresket per zbukurim

Pergatitja: Qepet dhe preshi priten shume holle dhe vihen te skuqen pak ne tenxhere.Me pas shtohet lengu i pules dhe uji , perzihen mire dhe i lejme pak te zihen sa te zbutet qepa dhe preshi.Ne anen tjeter pergatisim te tera asortimentet e duhura per salcen ne nje tas duke i perzjere te tera.Sipas deshires mund ta kaloni supen ose jo nen shtypjen e robotit perpara.Une nuk e shtypa.Pasi ta fikni soben hidhjani supes siper salcen e pergatitur si me lart.Servireni te nxehte dhe mundesisht me buke te thekur.Une nuk kisha buke te thekur ndaj perdora shkopinj me susam dhe mund te them se ngela e kenaqur:) Ju befte mire!

Categories: food, healthy, soup, veggie | Leave a comment

Create a free website or blog at WordPress.com.

%d bloggers like this: