chicken

Qull me arra

530169_381320278567554_329344593_n

Qulli me arra ose sic quhet ndryshe dhe fergese me arra (nuk e di sepse), eshte nje supe e kendshme dhe mjaft e lehte ne gatim.
Per pergatitjen e qullit per dy persona duhen:

2 luge miell
2 kofsha pule te ziera
3-4 thelbinj hudhre te shtypura
250 gr arra te shtypura
1 luge plot me gjalpe
kripe, piper
1/2 liter leng mishi pule

Ne nje tigan vihet te shkrihet gjalpi dhe me vone hidhet mielli te cilin e perziejme deri sa te marre neje ngjyre te kuqeremte.Me tej shtojme lengun e pules dhe e perziejme mire ne menyre qe mielli mos krijoje kokrriza.Me tej shtojme arrat, hudhrat e shtypura, kofshat e pules, kripen , piperin dhe e leme dhe nja 2-3 minuta.
Qulli eshte gati per tu sherbyer.
Ju befte mire!

Categories: chicken, food, photography, soup, traditional | 6 Comments

Turli alternative vere

E titullova keshtu pasi kjo gjelle u be me disa asortimente me te ndryshme nga ato te turliut te zakonshem.
Per kete turli une perdora:

5 karrota te vogla
300 gr fileto pule
3 patate te mesme
3 domate zemerkau
vaj sipas deshires suaj (une perdora 3 luge gjelle)
nje luge kerri
kripe ,piper i zi
nje grusht majdonoz

Si fillim hiqjani lekurat patateve,karrotave dhe domateve dhe prijini te tera ne forme kubash te vegjel.
Nderkohe vijeni dhe pulen te zieje dhe pasi te kete zier hiqeni nga zjarri , lijeni te ftohet disi me tej ndajeni ne fije.Pastaj perzieni pak me kerri.
Patatet dhe karrotat mund dhe ti skuqni por une per vete do ju keshilloja ti zini ne nje tenxhere me avull .
Nga ana tjeter, ne nje tave vini domatet e prera ne copa te vogla dhe lijini ashtu te shkrihen vete .Pas disa kohe shtojini dhe majdanozin e grire holle.
Ne nje tas qelqi qe e duron nxehtesine , hidhni patate dhe karrotat e ziera , pastaj pulen qe e keni bere fije fije , duke i shtuar vajin , kripen, piperin dhe kerrin.Siper ketyre hidhni miksturen me domate.Lijini pak te piqen ne furren e ndezur qe me pare ne 150 gr C deri sa te piqen.
Turlia eshte gati.Servireni te nxehte .
Ju befte mire!

Categories: chicken, creative, ekonomi, food, mediterranean, veggie | Leave a comment

Pilaf me perde

Ky eshte nje lloj pilafi shume popullor ne Turqi qe prej kohes osmane.

Pilafi eshte me origjine nga fiset turke Kerkuke te Irakut. (Kliko ketu per me shume info rreth Kerkukeve :

http://en.wikipedia.org/wiki/Kerkuk)

Shenim: Receta eshte mare nga faqja : www.termikelankastre.com

Per pergatitjen e  ketij pilafi ju duhen:

Per 6 persona:

Per brumin e petes :

3  gota uji miell,gjysem gote uje,1 veze, 15 gr gjalpe.

Per mbushjen e brendshme:

2 gota uje oriz

2.5 gota uji lengmishi pule

300 gr mish i bardhe pule

1 filxhan kafeje vaj

1 qepe

1 gote uji bajame te qeruara

1 filxhan kafeje rrush i zi i thate

pak kanelle,piper dhe allspice (nje lloj ereze , nuk e di si quhet ne shqip)

2 luge gjelle leng limoni

kripe

30 gr gjalpe i ngrohur

Lereni orizin ne nje tenxhere me uje per 30 minuta duke i shtuar nje luge limon.Pastaj kullojeni dhe shplajeni mire me uje te ftohte.

Vijeni mishin e pules ne tenxhere dhe shtojini uje siper sa ta kaloje pakez nivelin e mishit.Shtojini mishit pak kripe dhe lugen tjeter te limonit dhe lijeni te zihet.Pastaj kullojeni dhe ndaheni mishin fije fije.

Nderkohe lijeni rrushin e thate ne pak uje te vaket per 5 minuta sa te fryhet,pastaj kullojeni.

Priteni qepen si per gjelle.Me tej vijeni ate te skuqet ne tenxhere.Shtoni orizin dhe perzijeni mire me nje luge druri duke mos e len te ngjitet.Shtoni aty dhe 1/2 gote nga bajamet ,erezat , rrushin e thatedhe kripen dhe kavurdiseni dhe per nje cope here.Shtoni dhe mishin e pules dhe lengun e pules dhe pasi te mbyllni kapakun lijeni te zihet deri sa orizi te thithe ujin.

Per brumin  e petes perzini miellin,ujin,vezen dhe gjalpin ne nje tas dhe perpunojeni me dore deri sa te behet nje brume i trashe (ne receten qe pashe une shkruhej 2 gota mielli por na u deshen 2,5 gota miell qe te behej brumi i duhur.Me pas lijeni brumin te vije dhe hapeni pastaj si nje pete me diameter 20 cm.

Ne nje kallep keku shtroni pak gjalpe.Me tej vini dhe bajamet qe kane ngelur rreth e rrotull kallepit.Vendoseni peten  ne kallepin qe perdorni per keke (e rrumbullaket me vrime ne mes) duke mos harruar ti hapni nje vrime ne mes.Nje pjese e petes le te varet jashte kallepit.Mbusheni pjesen e brendshme te kallepit me pilafin e pergatitur.Me pas shtroni siper pjesen e mbetur te petes duke u perpjekur ta rrethoni mire deri ne fund qe te mos ngelet pjese pilafi e parrethuar.

Vijeni te piqet ne nje furre te ndezur me pare per 15-20 minuta me nxehtesi 180 gr C.Pasi te mbaroje kthejeni kallepin mbrapsht dhe vendoseni ne nje pjatance te gjere.Servireni te ngrohte.J u befte mire!

Shenim : Ky pilaf u be per ditelindjentime nga mami im e dashur me asistencen timesi perkthyese dhe cirake ;).Me vjen keq qe nuk bera dot foto te pilafit pasi qe prere ne thela , pasi isha shume e zene duke kercyer 😉

Categories: chicken, food, kushina aziatike, photography, spices, traditional, turkish cuisine | 8 Comments

Fileto pule te mbushur me perime

Kete gjellen e sotme ja dedikoj nje mikes time 😉
Per kete gjelle per 3 persona ju nevojiten :

1/2 kg fileto pule
200 gr bizele
3 karrota
3 kunguj
2 patllixhane te mesem
pak leng pule
kripe
piper i zi
1 luge embelsire keri (curry)
pak vaj per skuqje
domate per zbukurim

Se pari rriheni fileton e pules me cekicin e guzhines dhe lyjeni me kripe,keri dhe piper e lijeni ashtu qe te marinohet per pak.
Ne anen tjeter pritini ne copa te vogla karroten,kungujt,patllixhanin dhe vijini te skuqen ne tave .Shtojini dhe bizelet pas pak dhe kaverdisini per nje kohe.Me tej shtoni dhe lengun e pules dhe lijeni dhe nje kohe deri sa te zbuten perimet.
Priteni fileton e pules ne disa pjese .Me tej , merrni nje pjese (jo te teren)nga mikstura me perime dhe mbushini filetot e pules.Lidhini keto te fundit me cepat e vet me nje shkop dhembesh.Ne kete menyre nuk do t`ju perhapet pjesa e brendshme e filetos.Vijini te skuqen pak keto fileto pule.
Me tej shtojini keto fileto tek tava ku ndodhet pjesa e ngelur e mikstures me perime dhe shuajini me nje 1/2 gote vere te bardhe nen nje zjarr jo shume te forte.

Servireni te ngrohte.Ju befte mire!

Categories: chicken, food, healthy, mediterranean, photography, veggie | 5 Comments

Jahni pule me pure lulelakre

 

Pula eshte nje nga llojet e mishit me praktike dhe me me shume perdorime ne guzhine.Shija e saj ben te mundur perdorimin ne menyra te ndryshme madje ne Turqi perdoret dhe ne nje lloj embelsire.Mbase ate do jua jap me vone por sot do ju jap receten e jahnise se pules me pure lulelakre qe e shpika sot:)

Per te pergatitur kete gjelle te shijshme por dhe te shendetshme ju duhen:

Per 2 persona:

2 fileta pule pa kocke e lekure pule

nje lulelaker mesatare

1 qepe mesatare

1,5 luge vaj

1/2 luge salce speci te kuq ose domateje

piper i zi , pakez rigon

kripe

1 luge pana (per purene e lulelakres)

1/2 gote uje   (per pulen)

Se pari zijini lulezat e lulelakres.Me tej shtypini ne mikser.Perzijini me panen ne mikser qe te formohet nje lloj pureje homogjene.

Nga ana tjeter ; priteni qepen si per gjelle , pritini copat e pules ne copa te vogla (sa 1/2 e gishtit tuaj psh) dhe vijini te dyja te skuqen ne tigan , duke i shtuar dhe ujin si dhe salcen.Pasi uji dhe salca te absorbohen nga pula , shtoni dhe erezat dhe kripen.Perzijini dhe per pak ashtu pastaj ,hiqeni nga zjarri.

Me pas mund ti servirni jahnine e pules siper purese se lulelakres.Sigurisht qe te nxehte:)

Ju befte mire!

Categories: chicken, creative, food, healthy, life style, mediterranean, veggie | 8 Comments

Gjelle orientale:)

E titullova keshtu sepse nuk jam e sigurte per origjinen e kesaj gjelle,mund te jete irakene ose turkmene.Sidoqofte ju siguroj se eshte shume e shijshme;)

Per 8 persona:

3 patllixhane

200 gr mish gjoksi pule pa dhjame

6 domate

4 patate mesatare

1 qepe mesatare ose e madhe

1 luge çaji kanelle

kripe,piper i zi

1 luge çaji cumin

3 luge salce domateje ose speci te kuq

2 luge gjelle vaj

pak uje

Pritini patllixhanet ne forme te rrumbullaket pasi tua keni hequr lekuren.Lijini 1 cope here ne nje tas me uje me kripe ti largohet shija e hidhur.Pritini dhe patatet ne forme rrethi.Mishin e pules priteni ne shirite te holle jo shume te gjate.

Pritini 3 domate dhe qepet ne copa te vogla si per gjelle.Ne nje tenxhere jo shume te thelle shtroni qepet dhe dy domatet dhe shtojini dhe pakez vaj.Keto vijini siper njera tjetres si kate dhe jo duke i perzjere.Me tej shtoni nje kat me nje pjese te patllixhanave me tej nje kat me patate dhe me tej shtoni mishin e pules.Siper shtoni dhe nje kat me pjesen e ngelur nga patatet dhe me lart nje kat me pjesen e ngelur nga patllixhani.Ne fund pritini dhe 3 domatet e ngelura ne forme kubash te vegjel dhe shtrojini si nje kat siper patllixhanave.

Ne nje tas hidhni uje me sy (rreth 250 ml), ne te perzjeni salcen si dhe erezat e lartpermendura.Shtojeni kete siper tenxheres dhe me tej lijeni te zihet ne zjarr te ulet duke e mbyllur kapakun pergjysem.Kontrollojeni here pas here se mos ka nevoje per shtim uji,duke bere kujdes se mos i perzini asortimentet .Pasi ta shihni se gjella eshte gati,sherbejeni te nxehte , duke e kapur me kujdes ne menyre qe mos shperbehen katet .

Ju befte mire!

Categories: chicken, food, kitchen art, photography, spices, traditional | Tags: , | 6 Comments

Sallate me Pule dhe perime

Kjo lloj sallate eshte shume e shijshme, e lehte dhe e ushqueshme ne keto dite te nxehta qe mideja jone s’po gjen paqe per shkak te temperaturave te larta.

Pergatitja per 2 persona:

250 gr mish gjoksi pule pa kocka

1/2 kg kerpudha

2 speca jeshile te holle

2 kastraveca

sallate jeshile

2 luge pana

kripe,piper i zi

1 luge embelsire curry

pakez margarine (me pak se 1 luge gjelle)

Se pari priteni mishin e pules ne fije te holla ,jo shume te gjata.Me tej vijeni ne skuqet ne tiganin ku keni shkrire margarinen).Vijini copat e pules te skuqen , dhe nga fundi kriposini dhe hidhini dhe curry.Hiqini nga tava dhe hidhini ne tasin e sallates.Nderkohe pritini kerpudhat ne 8-10 copa te vogla secilen, pritini specat ne forma te holla dhe stergjateshe dhe kastravecat po ashtu.Vijini kerpudhat po ne taven qe skuqet copat e pules dhe lijini pak ne zjarr te ulet sa te leshojne ca leng,me tej shtoni dhe specat dhe lijini te zbuten ca ne lengun e vet.Me tej shtoni dhe panen dhe perzijini,me tej hiqini nga zjarri .Hidhini ne tas mbi pulen.

Nga ana tjeter grini sallaten dhe shtojeni dhe kete ne tas.Ne fund shtoni dhe kastravecat.Perzijini te tere asortimentet e sallates dhe sipas deshires mund ti shtoni kripe.Por mos i shtoni gje tjeter.

Servireni te ngrohte.Ju befte mire!

Categories: chicken, creative, food, healthy, kitchen art, mediterranean, photography, veggie | 4 Comments

Pule me perime ne qese furre

Sot do ju jap dhe nje menyre tjeter (mbase te shumeditur) te gatimit te shpejte dhe me te shendetshem te pules.Pjekja e saj  dhe perimeve shoqeruese ne qese furre!Ju kursen juve kalorite, vajin e tepert dhe kohen!

E mire e di , qe nuk ka asigje qe nderrohet me ato patatet e pjekme me pule ne furre, por nuk duhet te jemi konservatore ne ushqim:) edhe kjo eshte shume e shijshme.

Per pergatitjen e e saj duhen:

1 pule

3 patate

1 qepe mesatare

2 speca jeshile ose te kuq

2 domate te pjekura (nese nuk e doni me shume lenge mund te mos i perdorni domatet)

1 karrote

ereza me shumice (rigon,piper i zi, rozmarine,piper i kuq, curry,cumin etj)

kripe

Pritini perimet ne forme kubash te vegjel dhe perzijini me tere erezat e lartpermendura dhe kripen.Lijini ashtu nje fare kohe derisa era e erezave te depertoje ne to.Te njejten gje bejeni dhe me pulen.

Me pas futeni pulen ne qese dhe shtoni dhe perimet rreth saj.Nuk keni nevoje te shtoni vaj,por nese doni edhe mundeni.Por nuk eshte se do ja ndjeni nevojen dhe qellimi i ketij gatimi ne qese eshte qe te mos perdoret vaj ekstra.Pasi ti keni vene te tera perimet,mbylleni qesen dhe hapni disa vrima te vogla  me gjilpere .Futeni ne furren e ngrohur pakez dhe piqeni ne 150 grade celcius ,duke e kontrolluar vazhdimisht deri sa pula te jete pjekur perfundimisht.

Ju befte mire!

Categories: chicken, creative, food, healthy, mediterranean, traditional, veggie | Leave a comment

Jahni me pule dhe ereza

Sado qe nuk shquhem si ndonje tifoze e madhe e mishit, jahnia ka qene perhere nje nga gjellet e mia te preferuara.Kete here thashe ta provoj nje here me mish pule ne vend te mishit te kuq.

Per jahni me pule per 4 persona:

4 kofsha ose gjoks pule (pa fustan:) lekure e kisha llafin:p

3 patate

3 speca te kuq mishtore

nje grusht brokoli

2 qepe mesatare

2 domate te pjekura

1 luge coriander sativum

1 luge salce speci te kuq

vaj dhe kripe sipas deshires (mund te perdorni dhe vaj ulliri)

piper i zi

uje sipas deshires

Ne nje tenxhere zihet ca mishi i pules.Ate lengun me pas mund ta perdorni dhe ne vend te ujit ne gjelle ose te beni supe.(1 rruge e pese zogj me i llaf;)Specat ,patatet,qepet,domatet priten ne forme kubash te vegjel.

Shpelajeni dhe brokolin dhe copetojeni lulkat e saj me dore.Vijeni te zihet fare pak ne nje tenxhere me uje me kripe.Hiqeni dhe shpelajeni me uje te ftohte.Me tej vijini te tera perimet per tu skuqur duke shtuar domatet ne fund.

Po ashtu shtoni dhe mishin e pules dhe kavurdisini pakez.

Me tej shtojini ujin ose lengun e pules si dhe erezat.Lijini te zihen ne zjarr te ulet, deri sa te behen.Jahnia eshte gati.Ju befte mire!

coriandrium sativum eshte nje bime nga familja Apiaceae.perdoret ne forme pluhuri ose kokrre si kjo qe shihni ne foto sidomos ne gjellet me mish .

(per me shume info: http://en.wikipedia.org/wiki/Coriander)

Categories: chicken, creative, food, healthy, kitchen art, life style, mediterranean, photography | Leave a comment

Pule me bishtaja

Ju kam thene dhe me pare se nuk jam qejflie mishi.Por po te qe per mua ketu do flitej vetem per peshk,zarzavate,bulmetra e fruta ndaj thashe po e nderroj doren kete here dhe po ju jap nje recete me mish pule.Sigurisht nuk e harrova veren dhe kolesterolin tuaj dhe ndaj perdora pule.Dihet shume mire se pula dhe mishi i gjelit te detit nuk permbajne kolesterol ne sasi te larta.Njekohesisht sasia e vajrave te patretshem eshte shume me e ulet sesa tek mishi i kuq.Po ashtu dhe kalorite qe do te depozitoni do te jene shume te pakta:) Ndaj shijojeni me qejf ju them:)

Per 2 persona:

2 kofshe ose dy fileto pule ose gjel deti

300 gr bishtaja

2 domate te pjekura

6-7 thelbinj hudhre

gjysem tufe majdanoz i grire holle

nje luge gjelle salce speci te kuq

kripe ose ereza te kriposura

piper i zi

1 luge gjelle vaj ulliri

Ndajini bishtajat ne 2-3 pjese , dhe pasi ti shpelani mire vejini te skuqen pakez se bashku me hudhrat e shtypura.Me pas shtoni dhe pulen dhe lereni dhe ate te skuqet pakez.Ne nje tas vendosni domatet e grira holle dhe majdanozin e grire dhe shtojeni dhe ate ne tigan.Pasi ta lini nje hop ashtu , shtojini gjelles uje me sy se bashku me kripen dhe erezat.Lijeni te zihet me ngadale ne zjarr te ulet.Kujdesuni qe pula te zihet mire.Servireni te ngrohte, duke e shoqeruar dhe me kos sepse shijon me shume.Ju befte mire!

Categories: chicken, creative, food, healthy, spices, veggie | 6 Comments

Japrak me pazi dhe pule

Kete e shpika para ca ditesh tek po mendoja se si ti perdorja pazine dhe pulen bashke.Ne fakt e gjeta nje recete te tille por hoqa dore thashe po shpik vete diçka.Doli vertet e lezetshme dhe e lehte si gjelle.Nuk e di ju, por mua me pelqejne japraket shume per vete.Ndaj vendosa ti bej ne 1 version te ri.

Pergatitja per 2 veta:

10-11 gjethe te medha pazije

300 gr fileto pule

1 filxhan kafeje oriz

1 domate e madhe e pjekur

1 qepe mesatare

kripe,piper i zi

3 luge gjelle vaj ulliri

Filetot e pules grihen holle ,po ashtu dhe qepet dhe domatet.I bashkojme te tera ne nje tas ku do te shtojme dhe vajin e ullirit, kripen dhe piperin.Nderkohe ne nje tas shplajme orizin me uje te nxehte , me pas e derdhim ate dhe e shtojme tek tasi ku ndodhen asortimentet e tjera.Pasi i perziejme mire te gjitha, fillojme te mbushim gjethete pazise me harxhin.Me pas i vendosim japraket ne nje tenxhere ku do te shtoni 3 gisht uje (mgjth keto jane gjera qe behen me sy)…Lereni ne zjarr te ngadalte te zihet.Servireni me kos.Ju befte mire!

p.s: ne fund fare gjethet u hargalisen pak , por shija ishte e mire:)

Categories: chicken, creative, food, healthy, veggie | 6 Comments

Pule me perime

Besoj e keni vene re se nuk para ve receta me mish.Me falni se harroj qe shumica e botes e ka qejf mishin dhe sillem sipas deshirave te mia (jo tamam vegjetariane por aty afer:).Ndaj po ju jap nje recete qe  e morra nga nje liber gatimi.

Pergatitja per 4 veta:

4 fileta pule pa dhjame

1 spec i kuq i prere holle

2-3 domate te pjekura te grira ne rende

gjysem tufe Portulaca oleracea (purslane ne anglisht, portulak ne gjermanisht, me falni por nuk e di ne shqip)

2 luge vaj

kripe,piper i zi

2-3 thelpinj hudhre

Si fillim grini holle thelpinjte e hudhres dhe skuqini pak ne vaj.Me pas shtoni filetat e pules dhe skuqini ne dy anet.Me pas hidhni specin e kuq dhe skuqeni dhe ca.Pas disa minutash shtoni domatet e grira dhe purslane, duke shtuar dhe kripe e piper dhe lijeni nje fare kohe te zihet.Servireni te nxehte.Ju befte mire!

Categories: chicken, food, veggie | Leave a comment

Blog at WordPress.com.