fish

Sea fruit soup – Supe me fruta deti

iceland-vienna-ams-alb 374

Ingredients

(serves 6 )

  • 2 tablespoons of  butter
  • 1   onion, diced finely
  • 3 celery stalks, sliced finely
  • 1 carrot, diced finely
  • 1 tomato diced finely
  • 150 ml  white wine
  • 1/2 kg ,  potatoes diced finely
  • 1.5 lt chicken stock
  • 500 gr salmon
  • 500 gr shrimps
  • 100 ml cream
  • sour cream to be added on top
  • Salt and pepper to taste

Melt the butter first and put the vegetables to be sauteed for some minutes.Add the white wine and let it for some minutes this way on medium heat.Add the stock and potatoes and let it simmer for some time.Afterwards add the  fish,shrimp and tomatoes and let it simmer for some more minutes.Turn off the heat and add the cream and salt and pepper.Serve it with sour cream if you wish:)

Bon appétit:)

 

iceland-vienna-ams-alb 376

Perberesit

(per 6 persona )

2 luge gjelle   gjalpe
1 qepe e prere ne forme kubash te vegjel
3 kercenj selinoje , te prera holle
1 karrote e prere ne forme kubash te vegjel
1 domate e prere ne forme kubash te vegjel
150 ml vere e bardhe
1/2 kg , patate te prera ne forme kubash te vegjel
1.5 lt leng mishi pule
500 gr salmon
500 gr karkaleca
100 ml pana
shtalp qe te serviret siper supes
Kripe dhe piper

Shkrini gjalpin dhe lerini perimet (qepen,selinon,karroten)  te skuqen per disa minuta.Shtoni veren e bardhe dhe lijeni keshtu per disa minuta ne zjarr te mesem.Me tej shtoni lengun e mishit te pules dhe patatet dhe lijini per disa minuta te zihen.Me tej shtoni dhe salmonin,karkalecat dhe domatet dhe lijini te zihen dhe per ca minuta.Kur te jete gati fikeni soben dhe shtojini kripe,piper dhe panen siper .Kur ta servirni sipas deshires mund ti vini shtalp siper supes.

Ju befte mire:)

Categories: fish, food, photography, recipes-in-english, scandinavian cuisine, soup | Leave a comment

Baked salmon with veggies / Salmon i pjekur me perime

IMG_7684_zps7667661f

I love salmon and always try to cook it differently.This time it came out really nice and piquant, just the way i like it:)
For this super easy and yummy recipe you`ll need :

For 2 persons:

2 salmon fillets
4-5 peppers in different color (only one color would do as well , but i do love colors :- )
2 tomatoes
some tomato sauce (i used a ready made one ,which had basil included)
2 carrots
5 cloves of garlic
some laurel leaves
salt
black pepper
freshly squeezed lemon juice
olive oil

Chop the veggies (pepper,tomatoes,carrots) finely and fry them shortly using olive oil on a pan altogether with the garlic.In the end you may add the tomato sauce,laurel, black pepper and salt over the mixture.Cook them shortly altogether.
Meanwhile ,spray the lemon juice over the salmon fillets.
Afterwards you can put the mixture and the salmon fillets to be baked in a preheated oven under 150 ° until they are ready.

Bon Appétit !

Shqip :

Tave me salmon dhe perime

Me pelqen shume salmoni dhe perpiqem shpesh here ta gatuaj ne menyra te ndryshme.Kete here doli shume e mire dhe pikante ashtu sic me pelqen mua:)

Per kete recete shume te lehte e te shijshme per dy persona do t`ju duhen:

2 fileta salmoni
4-5 speca shumengjyresh (edhe vetem speca njegjyreshe mund te perdorni, nuk eshte e thene, mua me pelqejne ngjyrat kjo eshte arsyeja:)
2 domate
salce domateje (ajo qe perdora une ishte e perzier me borzilok)
2 karrota
5 thelbinj hudhrash
gjethe dafine
kripe
piper i zi
leng limoni i fresket
vaj ulliri

Pritini perimet (specat,karrotat, domatet) holle dhe jepini nje kaverdisje te shkurter me vaj ulliri se bashku me hudhrat.Me tej shtojini dhe salcen e domateve, kripen e piperin e zi e gjthet e dafines dhe perzijini dhe pak.
Ne anen tjeter hidheni lengun e fresket te limonit mbi filetat e salmonit.
Me tej vijeni miksturen qe pergatitet me lart se bashku me filetat e salmoni ne nje tepsi dhe lijeni te piqet ne temperaturen 150 ° sa te jene gati.

Ju befte mire!

Categories: fish, food, healthy, photography, recipes-in-english, veggie | 4 Comments

Baked Spiced Sardines / Tave aromatike sardelesh

IMG_7446

I love sardines.Let them be fried, cooked, or baked.They`re always so tasty :)I tend to love small fishes better than big ones, since they tend to be very fatty and not so tasty , at least according to me.

They are  very rich of B12 vitamin, omega 3 – fatty acids, vitamin D, potassium, phosphorus, calcium and also iron , selenium and protein.Since they are one of the most affordable fishes, they are also budget friendly 🙂

In my opinion the healthiest and yummiest way of eating them is baking them or cooking them in a pan, instead of frying them.

Here come the ingredients for the baked spiced sardine recipe of mine 🙂

1/2 kg of sardines

4 medium ripen tomatoes thinly chopped

2 medium onions finely chopped

10  garlic cloves, minced

a handful  of  fresh parsley ,chopped

3-5 bay leaves

salt, black pepper seasoning

5 spoons of olive oil , to be  sprayed over

Place the onions on the baking tin. Meanwhile mix the tomatoes, garlic ,parsley  together and put them over the onions. In the end place the sardines and the bay leaves over them.Add some salt & black pepper and spray the olive oil over all.
Put it to be baked on the preheated oven  at 180°C, until it`s ready.

Bon Appétit

IMG_7444

Vdes per sardele 🙂 Sido qe te jene gatuar ato .Jane gjithnje shume te shijshme.Ne pergjithesi kam tendence te pelqej peshqit me te vegjel pasi jane me pak te yndyrshem sipas mendimit tim.

Sardelet jane te pasure ne vitaminen B12, acidet yndyrore omega 3 , vitaminen D, Potasium,Fosfor, Kalcium, si dhe Hekur & Selenium dhe proteina.

Nisur dhe nga fakti qe nuk jane te shtrenjta, i vijne per shtat dhe buxhetit tuaj 🙂
Sipas meje menyra me e shendetshme dhe e shijshme per ti gatuar sardelet , eshte te piqen ne furre apo te gatuhen ne tenxhere dhe jo te skuqen.

Permbajtjesit qe perdora ne receten time per taven aromatike sardelesh jane 🙂

1/2 kg sardele

4 domate mesatare te pjekura, te prera holle

2 qepe mesatare, te prera holle

10 thelbinj hudhre , te grira

nje dore e mire me majdanoz te fresket , te prere holle

3-5 gjthe dafine

kripe dhe piper i zi per ereza

5 luge vaj ulliri per tu sperkatur siper

Vendosni qepet si nje shtrese te pare ne tave.Me tej shtoni siper tyre domatet, majdanozin, , hudhrat .Vazhdoni njesoj me sardelet duke i vene siper domateve dhe pastaj shtoni dhe kripe , piperin e zi dhe gjethet e dafines siper.Ne fund sperkatini me vajin e ullirit.

Vijeni taven ne furren e ngrohur me pare ne temperaturen 180° dhe lijeni deri sa te piqet.

Ju befte mire!

yummma

ps: Today Yummania is 6 years old:) thanks to all of you for following:)

ps: Sot Yummania ka pervjetorin e 6 🙂 falemderit te gjitheve qe me ndiqni:)

Categories: fish, food, healthy, mediterranean, photography, recipes-in-english, sardines | Leave a comment

Peshk koce me patate&karrota / Wrasse fish with potatoes&carrots

401779_425682787464636_335313953_n

Peshk koce me patate dhe karrota
Per 2 persona ju duhen:
2 koca
3-4 thelbinj hudhrash
pak kërri
piper i zi
kripe
vaj ulliri
leng limoni
Pastrojeni peshkun Rrethojeni peshkun me erezat dhe kripen dhe lereni, ashtu per disa minuta deri sa erezat te te perzihen me peshkun.Me tej vendoseni ne tepsi ku do te shtoni dhe pakez vaj ulliri se bashku me hudhrat ne forme thelbi , patatet dhe karrotat e grira holle.Ne fund hidhini dhe ca leng limoni siper.Mund te vini dhe feta limoni siper taves.Piqeni ne furren e ngrohur me pare ne 180 ° C deri sa te behen.
Ju befte mire!

556793_425682890797959_1631150903_n
English version
Wrasse fish with potatoes and carrots
Ingredients for 2 people

2 wrasse fishes
3-4 garlic cloves
small amount of curry
black pepper
salt
olive oil
lemon juice

Clean the fish. Cut the potatoes and carrots in small pieces. Mix the fish with the spices and pepper&salt and let the fragrances mix for a while. Afterwards , put the fishes on the tray and add the potatoes and carrots , as well as the garlic cloves. Pour some olive oil and lemon juice over them. Put it on the preheated oven , under 180 ° C and let them until they are ready.
Bon Appétit !

Categories: fish, food, mediterranean, photography, recipes-in-english | Leave a comment

Panine me krem peshku

Po mendoja se kisha nje  kohe te gjate pa shkruar ne kete blog, ndaj vendosa te shkruaj nje recete te thjeshte 😉

Per pergatitjen e panineve ju duhen:

2 veze,1 gote kos, 100 ml vaj (ose gjalpe i shkrire),miell me sy , kripe , nje luge sode buke.

Perzijini te tera asortimentet me njera tjetren.Miellin shtojeni ngadale ngadale,deri sa te krijohet nje brume qe nuk ju ngjitet ne dore.Me tej punoni me brumin dhe krijoni nje forme ruloje dhe prisni prej andej copa te vogla brumi.Punoni mbi cdo cope brumi pakez dhe jepini nje forme te rrumbullaket.

Siper cdo forme vini te verdhe veze , po ashtu mund te vini dhe susam.Me pas vijini te piqen ne furren qe e keni ngrohur me pare dhe lijini deri sa te piqen ne nxehtesine 200 ° C .
Per te pergatitur kremin e peshkut mund te perdorni sipas deshires gjalpe ose djathe krem .Une perdora salmon si peshk, por besoj se do te jete e shijshme dhe me ndonje peshk tjeter.Perzijii peshkun dhe gjalpin (djathin krem) ne mikser.Po ashtu mund te shtoni dhe piper te zi.
Vijeni kete miks siper panineve qe pergatitet me pare.Me tej mund te vini siper dhe domate qershi per zbukurim.
Ju befte mire!

Categories: fish, food, tea time | 4 Comments

Pilaf me perime dhe peshk

Per ta bere kete pilaf sa me te lehte qe te jete e mundur, do ishte mire te preferoni qe perimet te piqen ne zgare.Si dhe orizi i perdorur eshte oriz kokergjate qe thuhet se eshte me `light` se orizi tjeter.Nuk po ju jap sasi ketu sepse secili ka guston e vet por nga perimet qe do ju keshilloja te perdorni jane: kungull, qepe te njoma,spec i kuq i grire holle,patllixhane.Te gjitha perimet pritini ne forme kubash te vegjel pasi ti keni gatuar ne zgare.

 

Sa i perket peshkut , mund te preferoni fileta levreku.Per cdo person nga nje filete.Filetat mund ti skuqni duke i perzier me miell galete perpara, te behen shume me te shijshme.

Sosi per filetat e peshkut dhe pilafin me perime: Mund te pergatisni salce beshamel te cilen do ta keni perzier me curry ose shafran.

Ne fund fare perzini pilafin me perimet e pjekura ne zgare dhe siper vijini filetat se bashku me sosin.Mund ta zbukuroni me perime te tjera si majdanoz, qepe te fresketa franceze, etj.

 

Ju befte mire!

 

Categories: creative, fish, food, healthy, veggie | 5 Comments

Makarona me salmon te tymosur

Sikunder jam duke bredhur ne Islande keto dite 😉 mendova t ju sjell nje recete shume te shijshme makaronash qe provova ketu ne Reykjavik para ca ditesh.

Makaronat ishin shume te shijshme dhe tejet te thjeshta per tu bere.Ja dhe receta per 1 person:

200 gr makarona si keto qe shihni ne foto

75 gr salmon i tymosur

50 gr presh

2 luge panna

50 gr djathe i vjeter kackavall i grire holle

uje per ti zier makaronat

kripe , piper te zi sipas deshires

copa domate dhe gjethe borziloku per zbukurim

(ketu ne Islande prane makaronave kishin vene dhe disa copa buke pakez te thekura me vaj ulliri afer nese deshironi mund ti vini dhe ato).

Zijini makaronat ne uje pasi ka valuar, me tej vijini menjane.Nga ana tjeter prisni ne forme rrotullash te holla preshin qe e keni lare mire me pare dhe me tej vijeni ate ne nje gigan te vogel te zbutet vetvetiu.Nga fundi shtoni panen si dhe copat e salmonit te tymosur.Perzijini per pak dhe me tej hiqini dhe hidhini siper makaronave.

Servirini te nxehta.Ju befshin mire!

Categories: fish, flash, food, life style, photography | Tags: , | 4 Comments

Petulla Sardelesh

E quajta petulla sepse ka disa detaje qe te kujtojne petullat ne pergatitjen e saj.

Per 4 persona ju duhen:

16 sardele

kripe,piper i zi

per miksin qe do lyejme sardelet perpara skuqjes duhen:

pakez miell (mund te perdorni dhe miell dritherash)

nje veze

pak qumesht

Sardelet pastrojini mire dhe hiqjani halat.Me tej hidhini kripe dhe piper te zi siper dhe vendosini dy sardele njera mbi tjeteren siç duket dhe ne foto.Me pas lyjini me miksin qe ju treguam si me siper (miell,veze,qumesht) dhe hidhini te skuqen ne taven me vaj shume te nxehte ne menyre qe te pije sa me pak vaj.

Shijon shume me sallatat recetat e te cilave ju kam dhene nje post me pare, jo per gje por rukola shkon tej mase me peshkun.

Ju befte mire!

Categories: creative, fish, flash, food | 4 Comments

Supe me koke peshku dhe zarzavate

Kjo lloj supe eshte speciale per keto dite te ftohta.Mund ta praktikoni perdite aq e thjeshte dhe praktike eshte. Mund te behet dhe me peshk nese deshironi.

Une perdora kokat e peshkut qe mu gjend ne shtepi kete here (qefull) por mund te perdorni çfaredolloj koke peshku te madh (levrek,koce etj).

 

Pergatitja per 4 persona:

 

8 koke peshku

2 karrota

2 patate

2-3 qepe te njoma

nje grusht selino/koper

nje luge miell e rrafshet (mund te perdorni dhe miell dritherash nese deshironi)

3 luge vaj ulliri

250 gr uje (mund ta shtoni pakez nese ju duket pak)

 

Se pari zijini kokat ne zjarr te ulet deri sat e zbuten fare.Me tej hiqini nga tenxherja.

Nderkohe pritni karrotat, patatet,qepet sen copa te vogla dhe shtojini ne tenxhere.

Lerini te zihen serish ne zjarr te ulet.Nga fundi shtoni dhe selinon/kopren.Ne nje tigan skuqni vajin e ullirit dhe me tej shtoni miellin te cilin e skuqni pakez sat e marre nje ngjyre me kafe.Me tej , hidheni kete te fundit ne tenxheren e supes dhe perzijeni mire , per te mos lejuar formimin e topthave te miellit.

Supa eshte gati.Servireni te nxehte , duke e shoqeruar me leng limoni.Ju befte mire!

Categories: creative, fish, food, healthy, mediterranean, photography, soup, traditional, veggie | 4 Comments

Fruta deti te ziera me salce pikante

Ne keto dite te ftohta , kur dimri sapo ka trokitur ne qytet mendova se nje recete e tille , qe te kujton veren dhe plazhin nuk do na vinte keq, si thoni?:)

Per 2 persona:

1/2 kg fruta deti (kembe oktapodi,kallamare,karkaleca etj)

2 luge gjelle vaj ulliri

2-3 thelbinj hudhre

per salcen:

2 domate te pjekura mesatare

pak salce speci te kuq

turmeric,coriander (me vjen keq por nuk i di ne shqip keto), piper i zi kokerr

disa gjethe dafine

kripe

uje me sy

pak djathe kaçkavall i grire per ta vene siper ne fund

Si fillim skuqni thelbinjte e hudhres ne vajin e ullirit.Ne nje tas perzini tere asortimentet e salces pikante me tej futini ne robot per ti sjelle ne nje forme homogjene.Me tej , shtojeni kete siper hudhrave te skuqura ne tigan.Shtoni gjethet e dafines.

Frutat e detit duhet te jene lare dhe pastruar mire si dhe prere ne copa te vogla.Shtojini dhe keto siper salces pikante dhe lerini te zihen ne zjarr te ulet.Pasi ti lini te skuqen pakez ne lengun e salces shtojani dhe ujin, keshtu nuk do te perdorni me shume uje se sa duhet dhe do te perfitoni trashesine e duhur.Lerini keshtu duke i kontrolluar me ngadale deri sa te zihen.

Vijini ne nje pjate si kjo ne foto dhe shtojini dhe djathin kaçkavall te grire siper.Nese deshironi qe djathi te shkrihet shpejt futeni nja 5′ ne mikrovale.Ju befte mire!

p.s: uroj t’ju ngrohe pak kjo gjelle se dielli -, tha – merre me leng keto dite:p

Categories: creative, fish, food, healthy, kitchen art, mediterranean, photography, spices | 10 Comments

Biçim qofteje me sardele dhe jeshilleqe :)

E quajta keshtu sepse nga forma nuk u be fort solide, por nga shija nuk kishte te share.Kjo qofte u arrit nga perpunimi i nje recete nga Deti i Zi.Ne fakt ne receten e tyre perdorej anchovy (nje lloj peshku i mirenjohur ne zonen e Detit te Zi) , por une e bera me sardele sepse peshkun e mesiperm nuk e gjeni dot kollaj ne market tjeter.

Permbajtja per 4 veta:

150 gr sardele

4-5 gjethe spinaq ose pazi

2-3 gjethe laker e zeze

2 filize preshi

3-4 qepe te njoma

3 veze

4 luge miell dritherash (ose i bardhe sipas qejfit tuaj:)

4 luge miell misri

nje grusht majdanoz

kripe,piper i zi

vaj ulliri per skuqjen

Pastrojini mire sardelet nga halat dhe brenda.Pritini holle gjethet e spinaqit,lakres se zeze dhe majdanozin.Po ashtu edhe preshin dhe qepen e njome.Ne nje tas perzini mire vezet dhe miellin e grurit dhe te misrit.Me pas bashkojini me perimet e sapoprera dhe sardelet dhe perzijini mire.Une nuk e bera heren e pare, por do t’ju keshilloja ti perzienit mire ne robot pasi perfitoni nje mase me homogjene keshtu qe nuk do te keni kokeçarje gjate skuqjes.Me pas skuqini ne vajin e nxehte.Sherbejini te ngrohta.

Ju befshin mire!

Categories: creative, fish, food, healthy, kushina aziatike, meatballs, traditional, turkish cuisine, veggie | 8 Comments

Supe me levrek

Nuk besoj se ka shume veta qe nuk  e kane qejf peshkun.Dikush me shume , dikush me pak por te gjithe besoj se e shijojne ate shume.Te mirat e tij ? Nuk kane fund:Nisim me vajrat omega 3-6 aq pozitive per shendetin dhe luftuese te kolesterolit te demshem.Po ashtu eshte dhe mik i syve,zemres ,trurit si dhe nje luftues i fuqishem i semundjes Alzheimer.Depo proteine dhe vitaminash.Nuk po zgjatem me shume se po na shkon goja leng tani por po ju jap receten e dites, nje supe me levrek.

Per 2 veta:

2-3 levreke te pastruar mire.

dy karrota te prera ne rrethe te vegjel

nje grusht majdanoz

pak vaj ulliri

leng limoni

piper i zi

uje me sy:)

Se pari merrni mishin e kokes se peshkut dhe hidheni ne texhere te zihet se bashku me trupin e peshkut.Lijeni keshtu per nje cope here ne zjarr te  ulet.Me pas shtojini dhe karrotat dhe lijini te zihen se bashku serish ne zjarr te ulet.Keshtu dhe supa do te trashet pak.Nga fundi shtoni pak vaj ulliri dhe majdanozin.Sherbejeni te nxehte dhe sipas deshires mund ti hidhni dhe piper te zi dhe limon siper.Ju befte mire!

Categories: fish, food, healthy, mediterranean, soup, veggie | 5 Comments

Makarona me peshk ton

Ja dhe nje recete tjeter flash dhe me e shendetshme makaronash…

Per 2 persona:

250 gr makarona flutur (si keto ne foto ose dhe lloj tjeter po te doni)

160 gr ose nje kuti konserve peshku ton

2 speca jeshil apo te kuq

nje grusht majdanoz

2 luge vaj ulliri

lengu i nje limoni

2-3 thelbinj hudhre

kripe,piper i zi

Ne nje tenxhere zieni makaronat .Ne anen tjeter pritini holle specat,shtojini siper thelbinjte e grire holle te hudhrave ,vajin,lengun e limonit,kripen,piperin,majdanozin dhe peshkun ton te cilit ja keni hequr vajin me perpara.Se fundmi perzijini keto me makaronat e sapoziera (te cilave nuk do ti keni hedhur yndyre tjeter!).

Ju befshin mire!

Categories: creative, fish, flash, food, veggie | Leave a comment

Salce pikante per pure dhe peshk

Kjo salce shume e kendshme dhe e shpejte eshte nje element fantastik qe do ti jape shije gjelles suaj.Mund ta shoqeroni me shume gatime per ti dhene atyre me shume shije dhe larmishmeri.Une per vete e provova me peshk koce dhe pure.

Pergatitja e salces:

2 domate te pjekura te grira ne rende

2-3 thelbinj hudhre

1 luge vaj ulliri

nje grusht borzilok i grire

pak majdanoz i grire

ereza pikante me kripe (vegeta)

1 luge salce

Se pari skuqini thelbinjte e hudhres pak ne vaj dhe me pas hiqini nga tava.Ne kete menyre ato do ta lejne eren e tyre aty.Me pas shtoni domatet e grira dhe majdanozin,borzilokun ,erezat dhe salcen dhe perzijini lehte ne zjarr te ulet.Sipas deshires mund te shtoni dhe pak uje.Servireni te nxejhte siper purese ose prane peshkut te skuqur.Ju befte mire!

Categories: creative, fish, flash, food, healthy, veggie | 6 Comments

Makarona me fruta deti

Nuk mund te them se i kam qejf karkalecat por ama kjo pjata me makarona me pelqen shume.Eshte shume e shijshme dhe pergatitet kollaj.

Pergatitja per 5 veta:

1 pako makarona spaghetti

1 kile frutash deti (karkaleca,kallamare etj)

5 domate te pjekura mire te grira holle

disa gjethe dafine

2 luge vaj ulliri

2-3 thelbinj hudhre

kripe ose vegeta ,piper i zi

Nga njera ane zijini makaronat “al dente” pra jo shume te ziera.Ne nje tigan skuqni thelbinjte e hudhres me vajin e ullirit dhe me pas hiqini thelbinjte (sipas deshires edhe mund ti lini aty) prej andej.Me pas shtoni domatet e grira holle dhe perzijini ne zjarr te ngadalte duke shtuar dhe dafinen dhe frutat e peshkut , po ashtu dhe vegeten dhe piperin e zi.Pasi ta lini te zihet per nje cope kohe , hiqeni nga zjarri dhe servireni siper makaronave ashtu te nxehte.Ju befte mire!

Categories: creative, fish, food, healthy, mediterranean | 6 Comments

Stavridh i skuqur me perime dhe pure me kori…

Ja dhe nje gatim i shpejte dhe i kendshem , po aq sa orekshapes per syrin:)Per fundjave po mendoja çfare te beja per darke.Doja diçka dhe pikante dhe te shendetshme dhe te shijshme por te dhe pashme nga pamja:) kesisoj vendosa te skuq stavridhe dhe mendova se dhe pak pure do ti shkonte shume prane.

Stavridhet perpara se ti skuqja i perziva ne miell misri (jo ne miell gruri) ,sepse mielli i misrit shkon shume me peshkun.Me pas i skuqa ne zjarr shume te nxehte.Prane vura disa rrepa qe ketu perdoren shume me peshk.

Ndersa purene thashe ta beja disi me ndryshe kete here ndaj vendosa te perdor kori , nje lloj ereze indiane.Per ata qe nuk dine si behet pureja ja dhe receta:

per 1 person :

2 patate

1 luge embelsire gjalpe/margarine bimore

1/2  gote qumesht

nje luge çaji kori (ne anglisht eshte curry , erez shume e perdorur sidomos ne Bengal,Indi,Pakistan etj.Ngjan me shafranin.Per me shume klikoni ketu : http://en.wikipedia.org/wiki/Curry)

kripe , piper i zi

Se pari zihen patatet dhe me vone shtypen mire te tera patatet e ziera , dhe me pas shtohet margarina dhe perzihen dhe nje here mire.Me pas shtohen erezat dhe kripa dhe perzihen serish.Se fundmi shtohet qumeshti dalengadale duke e perzier ne zjarr te ngrohte.Ja dhe pureja eshte gati!

Jua keshilloj ta provoni punene me kori sepse i jep je shije shume te veçante pikante dhe ngjyre shume te kendshme!

Shoqerojeni purene me stavridhet e skuqura.Ju befshin mire!

Categories: fish, flash, food | Leave a comment

Koce ne tigan

Ky gatim mund te behet dhe me peshq te tjere te medhenj si levrek etj.Madje dhe me peshq normale dhe te vegjel.Secili ka lezetin e vet.Mua me pelqen se eshte i shijshem dhe i shendetshem , por me e rendesishmja eshte e shpejte dhe praktike.

Pergatitja :

Per 4 persona:

4 koca (ose çfaredolloj peshku i madh ,per peshqit e vegjel vendoseni vete:)

2 luge te medha vaji ulliri

1,5 luge e madhe uthull

thelbinj hudhrash

gjethe dafine

kripe,piper i zi

200 gr uje

Vijeni peshkun ne tigan pastaj shtoni tere asortimentet e tjera dhe lereni te zjeje ne zjarr te lehte.Servireni te ngrohte.Prane saj si garniture mundte vini dhe patate te ziera ku dhe atyre mund ti hidhni nga lengu i gjelles.Une dje nuk kisha dafine ndaj e shoqerova me nje lloj bime qe quhet lakerishte (watercress) se ketu ate perdorin kur hane peshk.Sigurisht qe kete e perdora te gjalle nuk e zjeva.Gjithashtu edhe rrepa e kuqe perdoret me peshkun ketu.

Jua rekomandoj kete miq.Ju befte mire:)

p.s: une u detyrova ta ndaj peshkun me dysh ndaj ka dale pak si rremuje ne foto, e megjithate shija nuk ka te share:)

Categories: Blogroll, fish, food | Leave a comment

Create a free website or blog at WordPress.com.