spices

Celery & beetroot soup / Supe me selino & panxhar

image_zpsadc6f785

This time i`ll share with you a nice, healthy soup , done using some lovely autumn veggies , such as beetroot & celery:)
I find them both very photogenic :)Especially beetroot with its perfect color:)

Ingredients for this soup :

3 normal size beetroots
1 celery (with 4-5 stems)
1 big onion
2 fresh onions
some balsamic vinegar
1 lemon`s juice
olive oil
salt
pepper
one chicken broth or you might use water from boiled chicken as well

IMG_9215_zpsf3cbd4e4

Preparation :

Peel and chop the onion, celery and beets .Let the onion and the celery be fried for a short while using the olive oil.Spice with salt & pepper.
Afterwards add the beets , chicken broth and the balsamic vinegar.Add some water too, but not too much.[note: you don`t have to add more water if you`re using water from the boiled chicken already].
Let them be cooked.When all the veggies are smooth , puree the whole thing.
Let it get cold , and give a chance to the flavors to mix.
When serving you might add some lemon juice , some cut fresh onions and yogurt for more enhanced taste.

Bon Appétit !

IMG_9219_zpsfae41a3c

ALBANIAN – SUPE ME SELINO DHE PANXHAR

Permbajtja:

3 panxhare te mesem
1 selino (me 4-5 kercej brenda)
1 qepe e madhe
2 qepe te fresketa
pak uthull balsamike
lengu i nje limoni
vaj ulliri
kripe
piper
nje buljon pule ose leng nga mishi i zier i pules

IMG_9221_zps940b001f

Qeroni dhe prisni ne copa te vogla qepen, selinon dhe panxharin.
Lijeni te skuqen pak qepa dhe selino duke i shtuar dhe kripen e piperin.Me tej shtoni dhe panxharin , buljonin ose lengun e pules dhe uthullen balsamike.(nese perdorni leng pule nuk ka nevoje te shtoni me uje, nese jo shtoni pak uje ne supe).Lijeni te zihen dhe pasi te zbuten te gjitha perimet , perdorni mikserin per ta kthyer ne forme pureje.
Lijeni disa ore sa te ftohet dhe aromat e saj te perpunohen e perhapen.

Pra servirjes mund ti hidhni siper dhe leng limoni , qepet e fresketa dhe pak kos.

Ju befte mire!

Save

Advertisements
Categories: food, healthy, photography, soup, spices, veggie | Leave a comment

Çorba e Gulashit

Une per here te pare pata rastin ta provoja ne Austri kete çorbe mjaft te famshme me origjine hungareze.Megjithse turqit thojne se kjo çorbe ka egzistuar qe ne kohen e jeniçereve , dhe atehere ka pasur emrin “kul ashi” qe e perkthyer nga turqishtja dmth : gjelle per roberit e Zotit.

Nje recete per pergatitjen e gulashit eshte kjo:

  • 1 kg mish vici I prere ne forme kubike
  • 200 gr salce domateje
  • 400 ml uje
  • 2 thelbinj hudhrash te grira holle.
  • 5 luge gjelle vaj
  • 2 qepe te medha te grire holle
  • 1,5 luge piper i kuq
  • 2 luge kripe
  • 1 luge ereza me kripe
  • 1 luge piper i zi

Vijeni vajin te skuqet ne nje tenxhere te madhe dhe skuqni aty qepet deri sa te marrin ngjyre te kuqerremte.Me tej hiqini ato nga tenxherja.Ne nje tas perzini piperin e kuq, piperin e zi dhe kripen.Me tej perzini mishin me to.Vijeni me tej mishin te skuqet ne tenxheren ku me pare skuqet qepen.Pastaj shtoni serish qepet ne tenxhere dhe hidhni dhe salcen e domateve, hudhren, ujin si dhe nje luge me ereza te kriposura.[une perdora vegeta].

Lijeni te zihet ne zjarr te ulet deri sa mishi te jete zbutur mire.

Ju befte mire!

Categories: photography, soup, spices | Tags: , | Leave a comment

Buke Gershet Tringjyreshe

Emri i kesaj buke eshte i tille , pasi behet me tre lloje permbajtesish te ndryshem si (ereza,salca,perime) qe i japin ngjyra te ndryshme cdo fijeje te saj me te cilen behet kjo buke gershet.
Une kesaj here perdora ato qe kisha ne shtepi: Rigon,salce pikante speci te kuq dhe proshute.
Per te bere buken ju duhen:

4 gota miell
1 filxhan kafeje vaj ulliri
1 & 1/2 gote uje
1 & 1/2 luge caji kripe
1 luge caji sheqer
1 luge maja
pak qumesht

Ndersa sasite e rigonit,salces dhe proshutes jane : 1 luge rigon, 3/4 luge salce e kuqe dhe nja 2 feta proshute te prera ne copeza te vogla.

Per te pergatitur buken perzijini te tere permbajtesit ne nje tas dhe punojeni brumin per nje cope kohe.[Perpara se ta hidhni dhe majane me permbajtesit e tjere , vijeni te tretet ne pakez qumesht te vaket.Eshte me mire kur lihet ne qumesht se ne uje.]
Me pas ndajeni brumin ne 3 pjese dhe perzini cdo pjese me (rigonin,salcen, proshuten) ose me cfare te doni ju.Psh nese perdorni zarzavate mund te perdorni nga ato qe leshojne ngjyre si panxhar,karrote,spinaq etj.Panxharin dhe karroten eshte mire ta zini dhe ta kulloni mire para perdorimit.

Pasi ta perzini brumin me to , perpunojeni serish.Me tej mbulojini 3 copat e brumit me nje lecke pak te lagur dhe lijeni brumin te vije per 30 minuta.Me pas punojeni dhe pak me dore dhe pastaj cdo cope brumi hollojeni ne forme shiriti .Pastaj lidhini tre shiritat ne menyre qe te formohet nje gershet brumi.Lyjeni me pak te verdhe veze siper .Mund ti hidhni dhe susam siper brumit nese deshironi.

Shtrojeni brumin ne nje tepsi ku keni vene leter furre me pare dhe vijeni te piqet ne furren e ndezur me pare me 200-250 gr C.Koha e pjekjes varet nga deshira juaj ,kryesisht kur merr ngjyre te kafte ose te kuqerremte eshte gati.

Servireni te ngrohte.
Ju befte mire dhe gezuar vitin e ri;)

Categories: creative, food, photography, spices | Tags: | 4 Comments

Pilaf me perde

Ky eshte nje lloj pilafi shume popullor ne Turqi qe prej kohes osmane.

Pilafi eshte me origjine nga fiset turke Kerkuke te Irakut. (Kliko ketu per me shume info rreth Kerkukeve :

http://en.wikipedia.org/wiki/Kerkuk)

Shenim: Receta eshte mare nga faqja : www.termikelankastre.com

Per pergatitjen e  ketij pilafi ju duhen:

Per 6 persona:

Per brumin e petes :

3  gota uji miell,gjysem gote uje,1 veze, 15 gr gjalpe.

Per mbushjen e brendshme:

2 gota uje oriz

2.5 gota uji lengmishi pule

300 gr mish i bardhe pule

1 filxhan kafeje vaj

1 qepe

1 gote uji bajame te qeruara

1 filxhan kafeje rrush i zi i thate

pak kanelle,piper dhe allspice (nje lloj ereze , nuk e di si quhet ne shqip)

2 luge gjelle leng limoni

kripe

30 gr gjalpe i ngrohur

Lereni orizin ne nje tenxhere me uje per 30 minuta duke i shtuar nje luge limon.Pastaj kullojeni dhe shplajeni mire me uje te ftohte.

Vijeni mishin e pules ne tenxhere dhe shtojini uje siper sa ta kaloje pakez nivelin e mishit.Shtojini mishit pak kripe dhe lugen tjeter te limonit dhe lijeni te zihet.Pastaj kullojeni dhe ndaheni mishin fije fije.

Nderkohe lijeni rrushin e thate ne pak uje te vaket per 5 minuta sa te fryhet,pastaj kullojeni.

Priteni qepen si per gjelle.Me tej vijeni ate te skuqet ne tenxhere.Shtoni orizin dhe perzijeni mire me nje luge druri duke mos e len te ngjitet.Shtoni aty dhe 1/2 gote nga bajamet ,erezat , rrushin e thatedhe kripen dhe kavurdiseni dhe per nje cope here.Shtoni dhe mishin e pules dhe lengun e pules dhe pasi te mbyllni kapakun lijeni te zihet deri sa orizi te thithe ujin.

Per brumin  e petes perzini miellin,ujin,vezen dhe gjalpin ne nje tas dhe perpunojeni me dore deri sa te behet nje brume i trashe (ne receten qe pashe une shkruhej 2 gota mielli por na u deshen 2,5 gota miell qe te behej brumi i duhur.Me pas lijeni brumin te vije dhe hapeni pastaj si nje pete me diameter 20 cm.

Ne nje kallep keku shtroni pak gjalpe.Me tej vini dhe bajamet qe kane ngelur rreth e rrotull kallepit.Vendoseni peten  ne kallepin qe perdorni per keke (e rrumbullaket me vrime ne mes) duke mos harruar ti hapni nje vrime ne mes.Nje pjese e petes le te varet jashte kallepit.Mbusheni pjesen e brendshme te kallepit me pilafin e pergatitur.Me pas shtroni siper pjesen e mbetur te petes duke u perpjekur ta rrethoni mire deri ne fund qe te mos ngelet pjese pilafi e parrethuar.

Vijeni te piqet ne nje furre te ndezur me pare per 15-20 minuta me nxehtesi 180 gr C.Pasi te mbaroje kthejeni kallepin mbrapsht dhe vendoseni ne nje pjatance te gjere.Servireni te ngrohte.J u befte mire!

Shenim : Ky pilaf u be per ditelindjentime nga mami im e dashur me asistencen timesi perkthyese dhe cirake ;).Me vjen keq qe nuk bera dot foto te pilafit pasi qe prere ne thela , pasi isha shume e zene duke kercyer 😉

Categories: chicken, food, kushina aziatike, photography, spices, traditional, turkish cuisine | 8 Comments

Gjelle orientale:)

E titullova keshtu sepse nuk jam e sigurte per origjinen e kesaj gjelle,mund te jete irakene ose turkmene.Sidoqofte ju siguroj se eshte shume e shijshme;)

Per 8 persona:

3 patllixhane

200 gr mish gjoksi pule pa dhjame

6 domate

4 patate mesatare

1 qepe mesatare ose e madhe

1 luge çaji kanelle

kripe,piper i zi

1 luge çaji cumin

3 luge salce domateje ose speci te kuq

2 luge gjelle vaj

pak uje

Pritini patllixhanet ne forme te rrumbullaket pasi tua keni hequr lekuren.Lijini 1 cope here ne nje tas me uje me kripe ti largohet shija e hidhur.Pritini dhe patatet ne forme rrethi.Mishin e pules priteni ne shirite te holle jo shume te gjate.

Pritini 3 domate dhe qepet ne copa te vogla si per gjelle.Ne nje tenxhere jo shume te thelle shtroni qepet dhe dy domatet dhe shtojini dhe pakez vaj.Keto vijini siper njera tjetres si kate dhe jo duke i perzjere.Me tej shtoni nje kat me nje pjese te patllixhanave me tej nje kat me patate dhe me tej shtoni mishin e pules.Siper shtoni dhe nje kat me pjesen e ngelur nga patatet dhe me lart nje kat me pjesen e ngelur nga patllixhani.Ne fund pritini dhe 3 domatet e ngelura ne forme kubash te vegjel dhe shtrojini si nje kat siper patllixhanave.

Ne nje tas hidhni uje me sy (rreth 250 ml), ne te perzjeni salcen si dhe erezat e lartpermendura.Shtojeni kete siper tenxheres dhe me tej lijeni te zihet ne zjarr te ulet duke e mbyllur kapakun pergjysem.Kontrollojeni here pas here se mos ka nevoje per shtim uji,duke bere kujdes se mos i perzini asortimentet .Pasi ta shihni se gjella eshte gati,sherbejeni te nxehte , duke e kapur me kujdes ne menyre qe mos shperbehen katet .

Ju befte mire!

Categories: chicken, food, kitchen art, photography, spices, traditional | Tags: , | 6 Comments

Fruta deti te ziera me salce pikante

Ne keto dite te ftohta , kur dimri sapo ka trokitur ne qytet mendova se nje recete e tille , qe te kujton veren dhe plazhin nuk do na vinte keq, si thoni?:)

Per 2 persona:

1/2 kg fruta deti (kembe oktapodi,kallamare,karkaleca etj)

2 luge gjelle vaj ulliri

2-3 thelbinj hudhre

per salcen:

2 domate te pjekura mesatare

pak salce speci te kuq

turmeric,coriander (me vjen keq por nuk i di ne shqip keto), piper i zi kokerr

disa gjethe dafine

kripe

uje me sy

pak djathe kaçkavall i grire per ta vene siper ne fund

Si fillim skuqni thelbinjte e hudhres ne vajin e ullirit.Ne nje tas perzini tere asortimentet e salces pikante me tej futini ne robot per ti sjelle ne nje forme homogjene.Me tej , shtojeni kete siper hudhrave te skuqura ne tigan.Shtoni gjethet e dafines.

Frutat e detit duhet te jene lare dhe pastruar mire si dhe prere ne copa te vogla.Shtojini dhe keto siper salces pikante dhe lerini te zihen ne zjarr te ulet.Pasi ti lini te skuqen pakez ne lengun e salces shtojani dhe ujin, keshtu nuk do te perdorni me shume uje se sa duhet dhe do te perfitoni trashesine e duhur.Lerini keshtu duke i kontrolluar me ngadale deri sa te zihen.

Vijini ne nje pjate si kjo ne foto dhe shtojini dhe djathin kaçkavall te grire siper.Nese deshironi qe djathi te shkrihet shpejt futeni nja 5′ ne mikrovale.Ju befte mire!

p.s: uroj t’ju ngrohe pak kjo gjelle se dielli -, tha – merre me leng keto dite:p

Categories: creative, fish, food, healthy, kitchen art, mediterranean, photography, spices | 10 Comments

Gurabije me susam te zi

 

Siç kam folur dhe me pare ne nje shkrim te vjeter timin , susami i zi perdoret kryesisht ne byreqe apo gatime te tjera “te brumeta “:). Sot po ju jap receten e nje lloj gurabijeje ku perdoret susami i zi.Ideale per nje pasdite çaji ..
200 gr margarine
2 filxhane kafeje susam i zi
kripe me sy
300 gr  miell ezmer
1 pako sode buke
Perzijni mire te tera elementet e mesiperme ne nje tas deri sa te formohet nje brume homogjen.Me pas ne nje tepsi hidhni susamin e zi dhe siper vini brumin e porsapergatitur te cilin do ta rrotulloni nga te tera drejtimet qe te marre susamin njelloj nga çdo ane.Me tutje jepini brumit format e deshiruara dhe vijini ne nje tepsi te cilen do ta lyeni me pare me pak gjalpe ne menyre qe gurabijet te mos ngjiten.Furra duhet te ndizet perpara pjekjes.Lijini te piqen ne 150 C deri sa te marrin nje ngjyre si te kuqeremte.Servirini te ngrohtame çaj ose kafe afer.Ju befshin mire!
Categories: food, life style, spices, tea time, traditional, turkish cuisine | Leave a comment

Japrak vegjetarian

Te gjithe ose shumica besoj e keni qejf japrakun.Por sot do t’ju sjell nje recete per japrak ndryshe nga ai qe jeni mesuar te hani.Ne stilin turk dhe perveç kesaj nje japrak pa mish pra vegjetarian.

Pergatitja per 5-6 persona:

1,5 gota uji  oriz

2 qepe

nje grusht majdanoz

3 luge druri vaj ulliri

1 luge gjelle stika pishash

1 luge çaji pimento (ose allspice quhet ndryshe.nuk ja gjeta emrin ne shqip, por eshte nje lloj piperi i kuq qe ka nje ere te ngjashme me kanellen ndonese nuk eshte aq e forte sa ajo e kanelles)

kripe,piper i zi

1 luge gjelle rrush i thate i zi

ketu ne Turqi i fusin dhe pak sheqer  por une nuk do jua keshilloja 🙂 nuk eshte per midene shqiptare:)

pak nenexhik i thate

pak leng limoni

Ne fakt ne Turqi orizin e skuqin perpara por une nuk do tua rekomandoja sepse behet shume i yndyrshem ne nje rast te tille.Keshtu qe per ta zbutur ate si dhe per ti hequr niseshtene e tepert qe nuk vlen per tjeter gje veçse per te shtuar kilet, shplajeni perpara me pak uje te ngrohte.Me pas ne nje tas hidhini te gjitha asortimentet qe permendem me siper.Pasi te keni pergatitur harxhin  filloni te mbushni gjethet e rrushit te cilat i keni lare me perpara.Mos vini shume nga harxhi ne menyre qe te mos dalin shume te trasha gjethet.Vendosini japraket  njeri mbi tjetrin ne nje tenxhere dhe siper mbulojini me  nje pjate.Me pas shtojini uje sa te kaloje nje gisht mbi japraket dhe lerini te zihen.Per te qene te sigurte nese duhet shtuar uji ,mund te provoni nje japrak me vone dhe ta rregulloni masen e tij sipas nevojes.Servireni te nxehte dhe sigurisht qe shoqerojeni me kos:)Ju befte mire!

Categories: food, healthy, spices, turkish cuisine, veggie | 15 Comments

Pule me bishtaja

Ju kam thene dhe me pare se nuk jam qejflie mishi.Por po te qe per mua ketu do flitej vetem per peshk,zarzavate,bulmetra e fruta ndaj thashe po e nderroj doren kete here dhe po ju jap nje recete me mish pule.Sigurisht nuk e harrova veren dhe kolesterolin tuaj dhe ndaj perdora pule.Dihet shume mire se pula dhe mishi i gjelit te detit nuk permbajne kolesterol ne sasi te larta.Njekohesisht sasia e vajrave te patretshem eshte shume me e ulet sesa tek mishi i kuq.Po ashtu dhe kalorite qe do te depozitoni do te jene shume te pakta:) Ndaj shijojeni me qejf ju them:)

Per 2 persona:

2 kofshe ose dy fileto pule ose gjel deti

300 gr bishtaja

2 domate te pjekura

6-7 thelbinj hudhre

gjysem tufe majdanoz i grire holle

nje luge gjelle salce speci te kuq

kripe ose ereza te kriposura

piper i zi

1 luge gjelle vaj ulliri

Ndajini bishtajat ne 2-3 pjese , dhe pasi ti shpelani mire vejini te skuqen pakez se bashku me hudhrat e shtypura.Me pas shtoni dhe pulen dhe lereni dhe ate te skuqet pakez.Ne nje tas vendosni domatet e grira holle dhe majdanozin e grire dhe shtojeni dhe ate ne tigan.Pasi ta lini nje hop ashtu , shtojini gjelles uje me sy se bashku me kripen dhe erezat.Lijeni te zihet me ngadale ne zjarr te ulet.Kujdesuni qe pula te zihet mire.Servireni te ngrohte, duke e shoqeruar dhe me kos sepse shijon me shume.Ju befte mire!

Categories: chicken, creative, food, healthy, spices, veggie | 6 Comments

Sushi Fallco:)

Nuk para jam ndonje qejflie e madhe e sushit por nuk mund ta fsheh se me pelqen shume pamja e tyre estetike dhe sheribimi i tyre ne stil minimalist.Ndaj para disa ditesh vendosa te provoj te bej sushi me stil te perzier lindor dhe mesdhetar.Sigurisht qe koncepti ndryshoi goxha , por une nuk u ankova per vete:)

Ja si e pergatita per nje harxh qe del per 2 persona:

3 speca te kuq

disa flete sallate jeshile

1 kastravec i grire ne kuba te vegjel ose ne rende

1 karrote  e grire ne kuba te vegjel

1 spec jeshil i prere holle

5 qepe te njoma te grira holle(kercellin jeshil shkeputeni per ta perdorur per zbukurim ose per te lidhur specin dhe fletet e sallates)

100 gr oriz

30 gr leng soje

3 luge vaj ulliri

pak kripe,piper i zi , shafran

Karrotat,specin jeshil,specin e kuq i zijme perpara.Po ashtu dhe orizin.Ne orizin e zier shtojme te gjitha erezat si dhe lengun e sojes dhe vajin e ullirit.Me pas shtojme dhe perimet dhe e perziejme masen e krijuar.Me pas mbushim me kete mase specat dhe fletet e sallates jeshile si te treguara ne fotografi.Mund te perdorni dhe shkopinj (stikadenti) per te fiksuar gjethet e sallates sidomos se ato qene me kokeforte per tu lidhur veç me fijen e qepes:)Gjate sherbimit mund ti sperkasni serish me leng soje, ja rrit shijen!Ju befshin mire!

Categories: creative, food, kushina aziatike, mediterranean, spices, sushi, veggie | 2 Comments

Sultjash me portokall,kanelle dhe stika

Per 4 veta:

1 kg qumesht

gjysem gote uji sheqer

gjysem gote uji sherije

nje grusht me stika pishash

lekura portokalli te grira ne rende

kanelle

Ne nje tenxhere hidhni qumeshtin dhe sheqerin dhe lijini te zihen , ne nje tave perzini stikat dhe sherijet pa yndyre fare deri sa ato te marrin nje skuqje te lehte dhe pastaj hidhini keto te fundit mbi qumeshtin e zier me sheqer dhe lerini keshtu deri sa te zihen dhe sherijet.Pak pasi te hidhni sherijet shtoni dhe lekurat e grira ne rende te portokallit dhe perzijeni sasine qe te mos ngjitet.Pasi sherijet te jene zier,lereni sultjashin te ftohet pak , me pas vijeni neper tasa dhe hidhini siper kanelle dhe zbukurojeni me flete portokalli.Ju befte mire

Shenim:kjo recete eshte marre nga revista turke :Sofra

Categories: desert, food, fruit, spices | 19 Comments

Create a free website or blog at WordPress.com.

%d bloggers like this: