Stavridh i skuqur me perime dhe pure me kori…


Ja dhe nje gatim i shpejte dhe i kendshem , po aq sa orekshapes per syrin:)Per fundjave po mendoja çfare te beja per darke.Doja diçka dhe pikante dhe te shendetshme dhe te shijshme por te dhe pashme nga pamja:) kesisoj vendosa te skuq stavridhe dhe mendova se dhe pak pure do ti shkonte shume prane.

Stavridhet perpara se ti skuqja i perziva ne miell misri (jo ne miell gruri) ,sepse mielli i misrit shkon shume me peshkun.Me pas i skuqa ne zjarr shume te nxehte.Prane vura disa rrepa qe ketu perdoren shume me peshk.

Ndersa purene thashe ta beja disi me ndryshe kete here ndaj vendosa te perdor kori , nje lloj ereze indiane.Per ata qe nuk dine si behet pureja ja dhe receta:

per 1 person :

2 patate

1 luge embelsire gjalpe/margarine bimore

1/2  gote qumesht

nje luge çaji kori (ne anglisht eshte curry , erez shume e perdorur sidomos ne Bengal,Indi,Pakistan etj.Ngjan me shafranin.Per me shume klikoni ketu : http://en.wikipedia.org/wiki/Curry)

kripe , piper i zi

Se pari zihen patatet dhe me vone shtypen mire te tera patatet e ziera , dhe me pas shtohet margarina dhe perzihen dhe nje here mire.Me pas shtohen erezat dhe kripa dhe perzihen serish.Se fundmi shtohet qumeshti dalengadale duke e perzier ne zjarr te ngrohte.Ja dhe pureja eshte gati!

Jua keshilloj ta provoni punene me kori sepse i jep je shije shume te veçante pikante dhe ngjyre shume te kendshme!

Shoqerojeni purene me stavridhet e skuqura.Ju befshin mire!

Categories: fish, flash, food | Leave a comment

Post navigation

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Create a free website or blog at WordPress.com.

%d bloggers like this: