tea time

Apple cake & camomile :)

IMG_8376_zps0b680e45

I love the spring mood . With all the fragrances, colors,lights,sun, rain…
It`s like it keeps you inspired all the time .
Profiting from this amazing blooming time, me & mom decided to get some fresh camomile herb and dry it in order to make some camomile tea in the days to come. We`re only having cold tea lately , it`s really cool:)

 

IMG_8397_zps6b000c5c

IMG_8394_zps014489de

IMG_8389_zps80f0209f

Besides , an apple pie was made .
The beautiful roses surrounding us , made everything look so much better.
Here`s the apple cake recipe :

3 cups flour
1 cup sugar
1 tablespoon baking soda
3 eggs
1 cup sunflower oil
1 tablespoon vanilla
1 tablespoon cinnamon
5 tablespoons of cacao
5 apples
250 gr chopped walnuts

Mix the flour, sugar,cacao , cinnamon , soda and salt in a bowl . In another bowl mix the eggs, oil, vanilla. Add the apples and nuts and mix . Afterwards add the mixture to dry ingredients and mix them together.
Bake at 180°C until ready.

Bon Appétit !

IMG_8378_zpsb624199a

Advertisements
Categories: desert, food, photography, recipes-in-english, tea time, yummania | 4 Comments

Refreshing tip of the day : Green tea with basil & lemon icecubes

564127_435543246478590_447859617_n

Another refreshing tip for these hot days is : green tea with basil & lemon juice icecubes.
For the icecubes : use some fresh squeezed lemon juice and basil leaves and mix them with water.
Mix the icecubes with the green tea afterwards:) It`s a real treat in these days:)
Enjoy:)

306713_435543323145249_73856713_n

Shqip- Albanian

Caj jeshil me kubike akulli me borzilok dhe leng limoni.Shtrydhni pak leng limoni dhe perzijeni me uje dhe gjethe borziloku.Me tej hidheni ne format qe perdorni per kuba akujsh.Perzijeni me cajin pasi te jene gati.
Ju befte mire!

180286_435543293145252_698343507_n

 

Categories: creative, food, photography, tea time | Leave a comment

Panine me krem peshku

Po mendoja se kisha nje  kohe te gjate pa shkruar ne kete blog, ndaj vendosa te shkruaj nje recete te thjeshte 😉

Per pergatitjen e panineve ju duhen:

2 veze,1 gote kos, 100 ml vaj (ose gjalpe i shkrire),miell me sy , kripe , nje luge sode buke.

Perzijini te tera asortimentet me njera tjetren.Miellin shtojeni ngadale ngadale,deri sa te krijohet nje brume qe nuk ju ngjitet ne dore.Me tej punoni me brumin dhe krijoni nje forme ruloje dhe prisni prej andej copa te vogla brumi.Punoni mbi cdo cope brumi pakez dhe jepini nje forme te rrumbullaket.

Siper cdo forme vini te verdhe veze , po ashtu mund te vini dhe susam.Me pas vijini te piqen ne furren qe e keni ngrohur me pare dhe lijini deri sa te piqen ne nxehtesine 200 ° C .
Per te pergatitur kremin e peshkut mund te perdorni sipas deshires gjalpe ose djathe krem .Une perdora salmon si peshk, por besoj se do te jete e shijshme dhe me ndonje peshk tjeter.Perzijii peshkun dhe gjalpin (djathin krem) ne mikser.Po ashtu mund te shtoni dhe piper te zi.
Vijeni kete miks siper panineve qe pergatitet me pare.Me tej mund te vini siper dhe domate qershi per zbukurim.
Ju befte mire!

Categories: fish, food, tea time | 4 Comments

Kek me birre

Kete kek e provova ketu ne Danimarke ku ishte shume popullor.Ketu ky kek behej duke perdorur nje lloj birre qe quhet `birre e bardhe`.Kekun e keshillojne te shoqerohet me gjalpe.Pritet ne feta dhe lyhet me gjalpe siper .

Per pergatitjen e tij ju duhen:

1/2 filxhan gjalpe
1 1/2 filxhan sheqer
3 te verdha vezesh
1 luge caji vanilje
3 te bardha vezesh
2 1/2 filxhan miell i situr
1/4 luge caji kripe
1 filxhan birre
1/2 luge caji sode buke
1/8 luge caji krem acidi tartar

Vijeni furren te ngrohet perpara ne 175 grade C.

Perzini gjalpin e bute dhe sheqerin deri sa te krijohet nje mase e bute dhe e fryre.Shtoni te verdhat e vezeve nje pas nje duke i rrahur mire.Perzini permabjtesit e tjere te thate me birren duke nisur dhe mbaruar me permbajtesit e thate (si mielli , kripa etj).Shtoni vaniljen. Pudroseni me soden e bukes.Rrihini te bardhat e vezes dhe kremin tartar deri sa te ngrijne.Shtrojini keto te fundit me kujdes ne te gjitha drejtimet e brumit.

Lyni me yndyre nje tepsi te thelle dhe hidhni brumin aty.Lijeni te piqet ne 375 grade C per 25 minuta ose me shume sipas deshires suaj.
Ju befte mire!

shenim: receta u morr nga cooks.com

Categories: desert, food, photography, tea time | Tags: | 2 Comments

Byrecka me rrush te thate

Sot do ndaj me ju nje recete byreckash interesante me rrush te thate.

Per pergatitjen e tyre ju nevojiten:

5 pete te gatshme (ose mund ti beni vete petet nese doni)
50 gr gjalpe
5 te bardha veze
1,5 gote uji rrush i thate

2 molle jeshile
1 gote lajthi ose arra

2 luge gjelle sheqer

kanelle

2 luge gjelle  nga njelloj ereze qe ngjan si susam i zi  (black cumin) per tu vene siper

Se pari lijeni rrushin e thate ne nje gote me uje te vaket per disa momente , pastaj kullojeni qe te thahet.Pritini petat ne forme shiritash.Shkrini gjalpin dhe shtrojeni siper petave .Grini holle ne rende mollet dhe me tej vijini se bashku me rrushin e thate dhe arrat/lajthite siper shiritave te petave.Me tej mblidheni shiritin ne forme muske.

Ne nje pjate perzini te bardhat e vezeve me sheqerin.Pastaj lyjini byreckat me kete perzierje. Siper hidhini kanellen dhe black cumin.


Me tej, ne nje tepsi ku keni vene leter furre vijini te piqen ne 200 ° C deri sa te piqen.
Servirini te ngrohte.
Ju befte mire!

Categories: food, pie, tea time | 1 Comment

Mafishe


Frymezimin per mafishet si dhe receten per to e morra nga Edrusi 😉 [http://edrus.shqipo.com]
Mafishet ose merenge jane shume te lehta per tu bere sidomos nese zoteroni nje mikser dhe nuk jeni aq `guximtare` ;p sa ti beni duke perdorur pirun per te rrahur vezet pasi ju ha shume kohe;))

Per te bere mafishet ju duhen:
Te bardhat e 3 vezeve, 200 gr sheqer dhe 1 luge leng limoni. (mund te perdorni dhe uthull nese deshironi ne vend te limonit).

Se pari ndani te verdhat nga te bardhat e vezeve , shtoni dhe nje luge me leng limoni dhe nisni ti rrihni ato me mikser.Pasi ti keni rrahur per nje fare kohe dhe shkuma e vezeve eshte zhdukur dhe perberja ka filluar te zbardhet me shume , shtoni pjese pjese dhe sheqerin dhe vazhdoni ti rrihni serish deri sa te arrije ne fazen qe perberja te ngrije komplet dhe te mos bjere .Per tu siguruar kthejeni nje here tasin dhe nese nuk derdhet jeni ne rregull;)

Me tej ne nje tepsi furre shtroni nje leter furre dhe siper tyre vendosni perberjen ne pjese te vogla.Lijeni te piqet ne furre ne 90 gr C per 2-3 ore.
Ju befte mire!

ps: ketu keni receten e `macaron` nje `moter` e mafishes 😉
https://yummania.wordpress.com/2008/10/13/

Categories: desert, food, tea time | Tags: , | 17 Comments

Kek me karrota


Ne keto dite te ftohta dimri , mendova se nje recete keku e shoqeruar me caj ose kafe prane vatrave te ngrohta do ju vinte mire;)
Kete here po ju jap receten e kekut me karrote, qe ne fakt eshte shume e thjeshte dhe shume prej jush mbase e dine.Une kete here perdora nje permbajtes me te vecante, thjesht per ndryshim .Sic dihet kanella perdoret shpesh ne kekun e kanelles por une kete here perdora `star anise` qe eshte nje bime ne forme ylli me arome anise.
Kjo bime me origjine nga Kina perdoret per pergatitjen e likereve dhe ne gatime te ndryshme .Per me teper rreth saj mund te lexoni ketu :
http://en.wikipedia.org/wiki/Star_anise

Meqenese aroma e kesaj bime nuk pelqehet nga te tere , ju keshilloj te mos e perdorni ne sasi te medha.

Per te pergatitur nje kek te tille perdora:

3 veze
1 & 1/2 gote sheqer
3 gota miell
1 gote gjalpe i shkrire
3 karrota
nje grusht te madh me arra,bajame ose lajthi te shtypura
disa fara star anise
nje luge kafeje sode buke

Si fillim grijini karrotat ne rende.Me tej ne nje tas hidhni te tere asortimentet e lartpermendura pervec karrotave dhe farave te star anise.Perzijeni brumin mire.Duhet te kini parasysh qe brumi mos te jete shume i forte ne fund por disi elastik.
Pas kesaj faze mund te shtoni dhe karrotat e farat e star anise tek brumi dhe perzijeni mire.
Ne nje tepsi xhami ose ne nje forme keku shtroni harxhin pasi ta keni lyer me pak gjalpe qe te mos ngjitet.
Vijeni te piqet per rreth nje ore ne furren e ndezur disa minuta me pare ne temperaturen 150 gr C per rreth nje ore.
Provojeni kekun me thike gjate pjekjes dhe hiqeni kur ta shihni qe eshte gati.

Servireni te ngrohte.JU BEFTE MIRE!

Categories: creative, desert, food, fruit, photography, tea time | Tags: | Leave a comment

Byreçka me presh

Nje recete tjeter e lehte byreçkash eshte kjo e sotmja.

Mund te pergatitet fare kollaj me pete te gatshme nese deshironi.

Per harxhin me presh ju duhen:

500 gr presh

2 veze

1 gote qumesht

piper i zi

pakez kripe

Se pari lajini preshin mire dhe prejeni ne copa te holla.Me tej vendosini ne nje tenxhere dhe lijini te zbuten ne lengun e vet dhe nga fundi shtojini dhe pakez uje dhe lijini te zihet dhe per pak.Me pas i shtoni dy vezet (qe do ti keni rrahur veçmas) , qumeshtin, kripen dhe piperin dhe perzijini nje cope here deri sa te avullohet qumeshti dhe te mpikset veza.Harxhi kur te jete gati duhet ti jete thithur lengu qe ka.

Pasi te pergatisni harxhin , mu te pergatisni byreçkat.Pritini petat ne disa shirita (rreh 10 cm i gjere secili) dhe mbushini me harxh, me tej kthejini ne forme trekendeshi.Ne fund fare byreçka do marre formen e nje nuskeje si ajo qe shihni ne foto.Vazhdoni keshtu deri ne fundme tere harxhin dhe petat.

Me tej byreçkat ose mund ti skuqni ose ti piqni ne furre (rreth 110 grade celsicus).Furra duhet te jete e ngrohur me pare dhe tepsia qe vini petat te jete e lyer me pakez gjalpe/margarine.Po ashtu petat mund ti lyeni pakez  me nje miksture (kosi me veze) siper .Behen me te buta.

Servirini te nxehta.Ju befshin mire!

Categories: creative, food, tea time, traditional | Tags: | 3 Comments

Beji vetes nje nder…

Sot beji vetes nje nder dhe ne vend te dozes se larte te kafeines, merr  pi nje çaj bimor.Mos kini merak nuk do ju jap ndonje recete te merzitshme, se dhe gjeja e shendetshme kur eshte e pashijshme s’ka vlere dreqi e mori:)

Perkundrazi receta (ose me mire le te themi permbajtja, se nuk eshte ndonje gje fort e komplikuar kjo qe po shkruaj:) qe do ju jap eshte shume e shijshme,egzotike,ju mbron nga gripi qe po na troket fuqishem ne dere keto dite te ftohta dhe mbi te gjitha eshte shume e thjeshte.Çaj me karafil dhe kanelle.Te dyja kane nje ere te parezistueshme por kur bashkohen behen hata fare.Vlerat mjekesore? Ja mo xhan i ke poshte:

Karafili:Ndalon te vjellat dhe perzierjen e stomakut,largon eren e keqe te gojes, ka veti larguese dhimbjesh dhe per kete arsye dhe nese perdoret ne doza te larta ju trullos pakez.Mund te vini nje pambuk me vaj karafili tek dhembi qe ju dhemb pershembull, do ju vinte goxha mire. Po ashtu dhe nxjerr gazrat.

Kanella: Dhe kjo parandalon te vjellat dhe perzierjet.Po ashtu dhe diarete.Rrit dhe shpejton qarkullimin e gjakut.Lehteson tretjen.

Xhenxhefili: largon perzierjet e stomakut,fryrjet  e barkut dhe problemet e kolitit.Eshte po ashtu efikas kundra te vjellave.Mbron kundra helmimeve.Rrit qarkullimin e gjakut.Per shkak te kesaj vetie ndihmon ne ngrohjen e trupit.Ju mbron shume mire ndaj gripit,te ftohurave te ndryshme,si dhe semundjeve te tjera qe kane lidhje me frymemarrjen.Ka dhe veti djersitese dhe ul temperaturen. Njekohesisht , njihet per vlerat e tij si ules tensioni te larte dhe kolesterolit.

Per çaj me karafil dhe kanelle ose per çaj me xhenxhefil dhe kanelle:

Nese e beni vetem per 1 person ju mjaftojne 2-3 lulka karafili, 1 kallam kanelle dhe 2-3 xhenxhefile te thate.Zijini ne zjarr shume te ulet per disa minuta.Keto lloj çajrash kane vetine qe te behen dhe me te forta dhe dendesia dhe aroma i rritet duke ndenjur, keshtu qe kur ta zini per here te dyte do perfitoni nje çaj akoma dhe me aromatik.Ju befte mire dhe sa me larg gripit qofshi:)

Categories: creative, curiosity, healthy, kitchen art, life style, photography, tea time | 12 Comments

Embelsira e trendafilit

Sot do t’ju jap serish 1 recete emlesire turke.Kjo lloj embelsire eshte shume e perhapur prej shekujsh ketu.Sidomos gjate muajit te Ramazanit edhe sot e kesaj dite preferhet shume , per shkak te te qenurit nje embelsire e lehte , e preferuar kjo pas iftarit te ngarkuar.Emrin e ka te tille pasi ne te perdoret lengu i trendafilit.

Kjo lloj embelsire ka disa menyra pergatitjeje, por ka diçka qe nuk ndryshon ne asnje nga keto menyra:

1.Qumeshti duhet te jete i vaket kur te perdoret , perndryshe çan petet.

Permbajtja per nje tepsi me embelsire trendafili:

6 peta te thata dhe te holla (mund te jene dhe katrore)

1 lt qumesht

2 1/2 gote sheqer

100 lt leng trendafili

arra dhe lajthi te grira holle

thela kivi,copa qershie apo kokrra shege per zbukurim siper

po ashtu mund ta zbukuroni dhe me flete trendafili

Se pari zini qumeshtin me sheqerin dhe me pas lijeni te ftohen deri sa te vaket. Ne tepsi vini peten e pare.Me tej , me nje luge shtroni siper petes qumeshtin me sheqer.Pasi ta keni lagur mire, hidhini siper arra dhe lajthite e grira.Vazhdoni keshtu deri ne fund te peteve.Ne fund fare pasi te keni lagur mire dhe peten e fundit me qumesht hidhni dhe lengun e trendafilit siper.Ne fund fare sperkateni serish me arra dhe lajthi dhe zbukurojeni me frutat ose petalet e trendafilit.Servireni te ftohte.

Ju befte mire!

Categories: desert, food, fruit, kitchen art, life style, photography, tea time, traditional, turkish cuisine | 36 Comments

Gurabije me susam te zi

 

Siç kam folur dhe me pare ne nje shkrim te vjeter timin , susami i zi perdoret kryesisht ne byreqe apo gatime te tjera “te brumeta “:). Sot po ju jap receten e nje lloj gurabijeje ku perdoret susami i zi.Ideale per nje pasdite çaji ..
200 gr margarine
2 filxhane kafeje susam i zi
kripe me sy
300 gr  miell ezmer
1 pako sode buke
Perzijni mire te tera elementet e mesiperme ne nje tas deri sa te formohet nje brume homogjen.Me pas ne nje tepsi hidhni susamin e zi dhe siper vini brumin e porsapergatitur te cilin do ta rrotulloni nga te tera drejtimet qe te marre susamin njelloj nga çdo ane.Me tutje jepini brumit format e deshiruara dhe vijini ne nje tepsi te cilen do ta lyeni me pare me pak gjalpe ne menyre qe gurabijet te mos ngjiten.Furra duhet te ndizet perpara pjekjes.Lijini te piqen ne 150 C deri sa te marrin nje ngjyre si te kuqeremte.Servirini te ngrohtame çaj ose kafe afer.Ju befshin mire!
Categories: food, life style, spices, tea time, traditional, turkish cuisine | Leave a comment

Keku i gjyshes

Kete kekun gjyshja ime e bente shpesh dhe vdisja per te.Kur ika ne Shqiperi sesi mu kujtua dhe ju qepa mamit te ma mesonte.Dhe ajo s’pertoi dhe ma beri me doçkat e saj te vogla:)

Eshte shume i veçante dhe çuditesh si behet kaq i mire me aq pak gjera qe perdoren.Ja dhe receta:

Permbajtja dhe pergatitja:

1 veze (ose 2 po te doni)

1 gote sheqer

1 gote vaj

1 luge kafeje sode buke

1/4 kg marmalate ose reçel (une e bera me reçel qershie)

miell me sy (gati 500 gr)

Rrih vezen sa te behet si shkume , me pas shtoni sheqerin dhe vajin dhe perzijini mire.Me vone shtoni miellin me ngadale duke e perzier vetem me pirun pne drejtim poshte dhe lart ne menyre qe brumi te kokerrzohet.Me pas shtoni soden dhe vazhdoni te shtoni miell me sy sa e shihni te nevojshme deri kur e tere masa te jete kokerrzuar.Ne nje tepsi pasi ta lyeni me gjalpe vini gjysmen e harxhit dhe siper saj shtoni reçelin ose marmelaten (marmelata eshte me e keshillueshme) dhe pastaj shtoni dhe pjesen e mbetur te harxhit dhe vijeni te piqet ne 175 grade C ne furren e ngrohur me pare.Pasi te jete pjekur mund ti hidhni siper sheqer pluhur.Une per vete preferova ti hedh siper leng reçeli qershie per ta bere sa me te lengshem.Ju befte mire!

Categories: creative, desert, food, fruit, tea time, traditional | 62 Comments

Parfe freskuese me limon

Po lexoja nje dite ne nje reviste nje lloj modeli parfeje nga ku morra nje ide mbi parfene me fruta qe bera para ca ditesh.Doli vertet shume me e mire se ç’e prisja jua keshilloj fuqishem:)

Pergatitja (s’po them se per sa veta eshte se u be aq e shijshme saqe çdokush do kerkoje nja 2-3 racione, por ne kushte normale 🙂 del per nja 10 veta)

1/2 lt qumesht

2 pako krem shanti (1 pako kishte rreth 40 gr diçka e tille)

20 biskota me qumesht

limon i grire ne rende

ca gjethe menteje te prera holle

Per prevedene qe do sperkasim:

2-3 luge mjalte

5-6 nektarina te grira holle

2 limone te prere holle

Si fillim perzini mire qumeshtin dhe kremin shanti ne robot.Ne nje tas te thelle therrmoni biskotat dhe hidhini siper dhe lekurat e grira ne rende te limonit , si dhe menten e grire holle.Me pas shtojini siper perzierjen e qumeshtit me kremin shanti duke u perpjekur ti perzieni njesoj ne te tera anet.Ne fund fare mundohuni qe ne maje mos ta leni me gropa por sheshojeni me luge mire.Futeni ne frigorifer dhe lijeni per 5-6 ore.

Per prevedene me fruta: Fusni nektarinat dhe limonet e prere ne copa te vogla si dhe sperkatini dhe pak leng limoni si dhe mjaltin dhe perzijini ne zjarr te ngadalte sa te marre nje fare trashjeje.Me pas lijeni te ftohet .

Pas 5-6 oresh nxirreni tasin nga akulli dhe kthejeni ate mbrapsht ne menyre qe masa e ngrire t’ju bjere ne pjate nga ana e kundert.Une per vete e zbukurova me fruta dhe gjethe menteje dhe prevedene ja vura veç ne maje, por sigurisht qe ju mund ta rregulloni si te doni.Hajde e hengshi me qejf dhe u freskofshi!:)

Categories: creative, desert, food, tea time | 7 Comments

T’ju deh pak:)

Aniseed (me falni nuk e di emrin e saj ne shqip , por eshte bima me te cilen prodhohet uzo dhe emrin ne latinisht e ka pimpinella anisum dhe ben pjese ne familjen e majdanozit).Eshte nje bime me vlera te ndryshme mjekesore si : rregullon tretjen,ndihmon ne rastet e oreksit te keq,nderpret te vjellurat, largon gazrat e stomakut dhe zorreve , shton qumeshtin e nenave, qetesuese nervash , nderpret dhimbejt migrenes, heq lodhjen nervore, forcon zemren, rregullon qarkullimin e gjakut,ndikon pozitivisht ne rastet me astem , bronshit, nderpret kollen.Por nuk duhet perdorur nga grate shtatzena)Njekohesisht çaji i pergatitur me nje luge embelsire aniseed , nje luge embelsire rozmarine dhe nje luge embelsire eshte goxha efikas kundra celulitit!Tani me qe ju dhashe dhe receten e çajit anticelulit e merituat dhe nje recete brumerash:)

Shkopinj me aniseed:

Per 4 persona:

1/2 kg miell gruri (ose dhe miell dietik dritherash)

gjysem gote çaji vaj luledielli

1 veze

pak sode, kripe,uje

nje grusht me aniseed

Pasi te keni krijuar nje brume te mire me elementet e mesiperme , shtoni ne te dhe farat e aniseed dhe perzijeni mire.Me pas krijoni shirita te holle prej brumit dhe lyjini me te verdhe veze perpara pjekjes.Piqeni ne 180 grade ne furren e nxehur me pare.Servirini te nxehta.Ju befte mire!

Categories: food, meze, tea time | 5 Comments

Çaj me kanelle

canon-resimleri-059-yummania.jpg

 canon-resimleri-055-yummania.jpg

Para ca ditesh po shfletoja revisten “maison franchaise” qe me pelqen shume dhe lexova nje ide interesante per te pergatitjen e çajit.Se pari pergatisni nje nape brenda se ciles te vendosni nje lloj çaji çfare te doni ju.Une per vete vura earl grey.Me pas merrni kanelle ne forme shkopinjsh te gjate dhe ne maje te shkopit lidhni me nje lloj peu te paster napen me çaj.Pastaj keto shkopinj lijini per nje kohe ne filxhanin me uje te nxehte sa te perzihet mire çaji si dhe aroma e mrekullueshme e kanelles.Ju befte mire!

p.s: napen nuk e lidha dot fort mire, se nuk jam for e afte per pune te tilla praktike:)

Categories: Blogroll, tea time | 2 Comments

Create a free website or blog at WordPress.com.

%d bloggers like this: