Pule me bishtaja


Ju kam thene dhe me pare se nuk jam qejflie mishi.Por po te qe per mua ketu do flitej vetem per peshk,zarzavate,bulmetra e fruta ndaj thashe po e nderroj doren kete here dhe po ju jap nje recete me mish pule.Sigurisht nuk e harrova veren dhe kolesterolin tuaj dhe ndaj perdora pule.Dihet shume mire se pula dhe mishi i gjelit te detit nuk permbajne kolesterol ne sasi te larta.Njekohesisht sasia e vajrave te patretshem eshte shume me e ulet sesa tek mishi i kuq.Po ashtu dhe kalorite qe do te depozitoni do te jene shume te pakta:) Ndaj shijojeni me qejf ju them:)

Per 2 persona:

2 kofshe ose dy fileto pule ose gjel deti

300 gr bishtaja

2 domate te pjekura

6-7 thelbinj hudhre

gjysem tufe majdanoz i grire holle

nje luge gjelle salce speci te kuq

kripe ose ereza te kriposura

piper i zi

1 luge gjelle vaj ulliri

Ndajini bishtajat ne 2-3 pjese , dhe pasi ti shpelani mire vejini te skuqen pakez se bashku me hudhrat e shtypura.Me pas shtoni dhe pulen dhe lereni dhe ate te skuqet pakez.Ne nje tas vendosni domatet e grira holle dhe majdanozin e grire dhe shtojeni dhe ate ne tigan.Pasi ta lini nje hop ashtu , shtojini gjelles uje me sy se bashku me kripen dhe erezat.Lijeni te zihet me ngadale ne zjarr te ulet.Kujdesuni qe pula te zihet mire.Servireni te ngrohte, duke e shoqeruar dhe me kos sepse shijon me shume.Ju befte mire!

Categories: chicken, creative, food, healthy, spices, veggie | 6 Comments

Post navigation

6 thoughts on “Pule me bishtaja

  1. Interesante. Nuk e kisha menduar se mashurkat mund te shkonin me mish pule. Me ishte dukur nje kombinim i pamundur. Do ta provoj. A propo, edhe une sot pule do gatuaj por me nje formule tjeter😉

  2. flm Selfi..u be e shijshme , me pelqeu per vete..sa mire qe na u ktheve dhe ti tani:)

  3. Po nisem per pule me bishtaja. Te them pas nja tre oresh si mberrita.🙂

  4. hajt udha mbare te qofte:))

  5. Yllo,
    aq u harlisa nga pula me bishtaja sa harrova te kthehem.:)
    Une jam carnivore e mishit te kuq, dhe kam te ngulur ne tru shijen e bishtajave shoqeruar me luften per te shqyer copen e mishit, por dhe me pule ishte interesante. E shoqerova me kuskus per ta çorientuar fare receten. Ime moter tha qe ishte shume e mire, pra te kenaqur:cope 2.
    FLM dhe ia kalofsh sa me mire ne Shqiperi!:)

  6. o ho ho sa mire me vika qe i paska pelqyer dhe nje mishkuqngreneseje:) duhet provuar dhe me kuskus njehere joshese idea:) flm dhe motres lal

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Blog at WordPress.com.

%d bloggers like this: