Gjelle orientale:)


E titullova keshtu sepse nuk jam e sigurte per origjinen e kesaj gjelle,mund te jete irakene ose turkmene.Sidoqofte ju siguroj se eshte shume e shijshme;)

Per 8 persona:

3 patllixhane

200 gr mish gjoksi pule pa dhjame

6 domate

4 patate mesatare

1 qepe mesatare ose e madhe

1 luge çaji kanelle

kripe,piper i zi

1 luge çaji cumin

3 luge salce domateje ose speci te kuq

2 luge gjelle vaj

pak uje

Pritini patllixhanet ne forme te rrumbullaket pasi tua keni hequr lekuren.Lijini 1 cope here ne nje tas me uje me kripe ti largohet shija e hidhur.Pritini dhe patatet ne forme rrethi.Mishin e pules priteni ne shirite te holle jo shume te gjate.

Pritini 3 domate dhe qepet ne copa te vogla si per gjelle.Ne nje tenxhere jo shume te thelle shtroni qepet dhe dy domatet dhe shtojini dhe pakez vaj.Keto vijini siper njera tjetres si kate dhe jo duke i perzjere.Me tej shtoni nje kat me nje pjese te patllixhanave me tej nje kat me patate dhe me tej shtoni mishin e pules.Siper shtoni dhe nje kat me pjesen e ngelur nga patatet dhe me lart nje kat me pjesen e ngelur nga patllixhani.Ne fund pritini dhe 3 domatet e ngelura ne forme kubash te vegjel dhe shtrojini si nje kat siper patllixhanave.

Ne nje tas hidhni uje me sy (rreth 250 ml), ne te perzjeni salcen si dhe erezat e lartpermendura.Shtojeni kete siper tenxheres dhe me tej lijeni te zihet ne zjarr te ulet duke e mbyllur kapakun pergjysem.Kontrollojeni here pas here se mos ka nevoje per shtim uji,duke bere kujdes se mos i perzini asortimentet .Pasi ta shihni se gjella eshte gati,sherbejeni te nxehte , duke e kapur me kujdes ne menyre qe mos shperbehen katet .

Ju befte mire!

Categories: chicken, food, kitchen art, photography, spices, traditional | Tags: , | 6 Comments

Post navigation

6 thoughts on “Gjelle orientale:)

  1. Lali me perjashtim te mishit qe eshte pule dhe jo vici dhe kanelles e cumin qe hyjne tek erzat shume orientale por qe ne ne shqiperi nuk para i perdorim per gjelle por vetem per embelsira, kjo gjella m’u duk tamam si turlia.
    Ne ne shtepi i shtojme edhe spec po te kemi po patellxhan, qepe, domate, patate dhe mish vici jane baza.

    Pershendetje!

  2. Eni, je fantastike. Ky eshte blogu ku hyj cdo dite padiskutim.
    Te lumte, goce.
    Ciao🙂

  3. Elais: he he ka ca ngjashmeri ne fakt:)

    Red.flm shume:)

  4. ne ketej nga lagjet e ftohta nuk bejme dot gjelle qe zjejne per kohe te gjate se mbushet shtepia me erera te cilat nuk i ajrosim dot – ben ftohte!

  5. pse mi lal kaq ftohte qenka sa se ajroske dot as per 10′?edhe tani ne vere?
    he se e meriton njeçike ajrosje kjo gjella.dhe nuk zgjat dhe aq shume max.45 minuta..
    cheers

  6. receta fantastike,eshte hera e pare qe e vizitoj faqen tuaj dhe mbeta e kenaqur.URIME nga JUMNA

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Blog at WordPress.com.

%d bloggers like this: