Sultjash


Nuk e di se ç’mendoni juve per sultjashin , madje jam e sigurte qe disa prej jush do te kene rrudhur buzet kur e ka lexuar emrin , pasi çuditerisht ka shume veta qe nuk e pelqejne kete embelsire kaq te mire qumeshti.

Per mua sultjashi ka nje vend te veçante.Eshte shume i rendesishem, jo vetem sepse eshte nje embelsire e shendetshme dhe e lehte (mgjth lehtesia varet nga sasia e sheqerit te perdorur ne te:).
Per mua sultjashi ze nje vend te veçante me teper per faktin sepse me kujton shtepine, mamin , perkujdesjet,ngrohtesine familjare,fundjavat e bukura dhe shume momente te tjera te ngrohta.Edhe sot e kesaj dite , sa here vizitoj shtepine, mendoj me kenaqesi se me pret tasi i dashur i sultjashit te mamit tim ndaj siç mund ta merrni me mend nuk eshte thjesht nje embelsire per mua, por rit 🙂
Pergatitja e sultjashit eshte shume e lehte:
Per 4 persona:

1 lt qumesht
sheqeri me sy (zgjidheni vete se sa doni une per vete i fus pak, se me vel shume sheqer)
nje grusht i mire orizi
uje me sy

Se pari zijeni orizin ne uje ,prisni deri sa orizi ta pije ujin dhe me tej hidhni ne tenxhere qumeshtin siper.Me pas shtoni dhe sheqerin.Perzijeni pak ne fillim pastaj lejeni te zihet vete ne zjarr te ulet.
Sipas disa recetave  shtohet dhe miell apo niseshte por une nuk do tua keshilloja.Nese e beni sultjashin ne menyren e mesiperme do te perfitoni nje sultjash te lehte dhe teper te shijshem.Lereni ne zjarr te ulet derisa te trashet.Me tej lijeni te ftohet pak dhe shperndajeni neper tasa.Siper mund ti hidhni kanelle ,arra,karafil dhe çfare te doni ju per ti shtuar eren dhe shijen.
Ju befte mire!

Categories: desert, food, kitchen art, photography, traditional | 15 Comments

Post navigation

15 thoughts on “Sultjash

  1. Eno!!!!!!!

    O eno!!!!!!!!!
    Ca na boneee! Ej, sultiaci njesh!
    Pardje po haja sultiac!!

    Ti vazhdo me karboidrate!

    Degjo, me mire me e gatu me qumesht non fat apo qumesht normal?

    Ciao

  2. kurse mua gjëja që më kujton mamin janë sasitë që jep yummy: me sy, një grusht, sa ta marri mëndja…:)))

    rrofsh për recetën, se s’po dija ç’të bëja me arrat që më dha po mamaja.:)

  3. r2t

    emrin e ka Syltjaç

  4. salvatori

    Eni, pershendetje. Me terhoqi vemendjen sultjazhi. Edhe nena ime ben here pas here, por une nuk e kam shume qejf, embelsirat nuk jane edhe aq te shendetshme, sadopak sheqer apo gjalpe t’i hedhesh, por kur behen ne shtepi, eshte tjeter gje.
    Per nje embelsire doja te te pyesja, e mbaj mend qe kur isha i vogel. Hahej e fresket dhe quhej, ne Shkoder i thonim: ashure. Nuk kishte oriz, por nje tip gruri a ku ta di une. E ke parasysh per çfare behet fjale?
    Sidoqofte, per te ngrene pastiçeri te mire, duhet te vish ketej nga France, une nuk jam shume qejfli, ne vend te emblesires preferoj pak djathe si desert.

    Perqafime dhe ia kalofsh sa me mire.

    Tori.

  5. K.:dhe RTK: Une e di qe i thone sultjash.Sytlaç i thone ne Turqi jo per gje.Nejse.

    K.: me çfare do lloj qumeshti mund ta besh e dashur:=

    Akullnaja:haha me kenaqe.sa mire qe i paske perdorur arrat e mamase:)

    Salvatori: Salvator flm per fjalet e mira.Dhe une preferoj te kripurat ose thartat me shume por sultjashi me pelqen.Ndersa receten e ashures e kam dhene dhe me pare ketu ja shihe ndermjet ketij linkut: http://www.ktunnel.com/index.php/1010110A/5cc6fa06bced46cccd4465c899af878faf6e91241f614cf341aa9e3fda0d67d2ca2d0e298dd3fda74a6866ca153615812

    te pershendes!

  6. salvatori

    Gühaydin Eni.
    Tesekkur ederim per sherbimin.

    Tori.

  7. Tori; eshte kenaqesi per mua:)

    pershendetje,
    Eni

  8. eno, ne nga jugu e përdorim këtë ç vend e pa vend.
    Nga do shkoç? Te më haç sultiaç?

    ore…këtu duke shkuar goja lëng…po dhe me ç dhe me Sh prapë e dua

  9. hahah dhe une si do qe ta kete emrin prape e dua:D

  10. Ua me keto kupat e sultjashit me kujtove mamin se dhe ajo e gatuante shpesh. Goja ka mbetur pa leng ne kete moment 😛

  11. nuk ka si sultjashi vallaj:))

    • Marjana

      per mua eshte e vetmja embelsire qe ha, dhe nuk do me merzitej te haja çdo dite……faleminderit per receten. Tani po gatuaj Sultjaç, Sultjash, Syltjaç nuk ka rendesi….dhe nuk dija kush hidhej ne fillim, qumeshti apo sheqeri, :)……

  12. mirjam

    Sultja(sh)(ç) -in mund ta gatuash edhe pa sheqer por me kripe ose me te dyja bashke eshte akoma me e mire duke i dhene preference shijes qe ju shkon me shume per shtat ( e kam nga eksperienca e vjerres sime , ndjese paste,
    e cila ishte vegjetariane dhe ne shijen e saj perdorte shume shume pak sheqer.

    • mbase nuk e kam provuar por nuk besoj se do e preferoja sado qe ne pergjithesi jam fanse e gjerave te kripura /tharta 🙂

Leave a comment

Blog at WordPress.com.