Fuqia e kakaos


Kush nuk do te preferonte nje filxhan kakaoje ne vend te nje filxhani çaji egzotik?Une per vete po nje here..Nuk do ta nderroja me asgje, sidomos kur me vjen ndermend ai filxhani me kakao me qumesht qe me bente mami ne shtepi , ndermend me vijne veç kujtime te bukura dhe nostalgjike.Me krijohet nje ndjesi mireqenie dhe kenaqesie 🙂

Deri perpara disa kohesh njerezit do te qendronin larg çokollatave apo çdo lloj produkti te prodhuar me kakao , por qe prej pak kohesh , te gjithe ne maniakete kakaos 🙂 patem kenaqesine e degjimit te lajmit fantastik qe e ngrente kete te fundit ne qiell per vlerat e saj ushqyese.Kisha kohe qe e dija se bente mire per zemren dhe tensionin per shkak te permbajtjes se larte te substances se flavonoidit.Por kohet e fundit po degjojme perhere e me shume se kakao i beka mire dhe qelizave te trurit.Sipas studimeve dhe kerkimeve 15 vjeçare te dr.Norman Hollenberg nga Universiteti i Harvardit ,nje substance e gjendur ne kakao e quajtur, epicatechin mund te ule rrezikun ndaj semundjeve te zemres psh  si ataku,tensionit te larte , kancerit , diabetit.Dr.Hollenberg mendon se kjo e fundit duhet te konsiderohet si vitamine dhe se hyn ne klasen e flavonoideve , qe gjenden gjithashtu ne vere,çaj,fruta,çokollate dhe perime.Thuhet se ndihmon enet e gjakut te relaksohen dhe si rrjedhim ndikon ne qarkullimin e mire te gjakut.Mendohet se antioksidantet qe permban kjo substance , ndihmojne ne parandalimin e kancerit.Dr.Hollenberg sado qe nenvizon faktin se ky eshte veç nje zbulim i paperfunduar (te pakten eshte me i ndershem se ca te tjere:) ka treguar per kerkimet e tij ne krahinen e Kunes te Panamase ku njerezit pijne rreth 40 filxhane kako ne jave dhe nuk pijne gje tjeter.Rastet e 4 semundjevete lartpermendura aty ishin nen 10%.Gjithashtu banoret e Kunes ne pergjithesi jetojne me gjate dhe nder ta rastises shume me pak ne raste “rrjedhje”:) Megjithese ende nuk dihet nese eshte vetem kakao qe ata pijne me shumice arsyeja apo dhe genet e tyre.Por eshte per tu theksuar fakti se pasi disa nga keta njerez kane kaluar ne qytet dhe kane filluar te jetojne sipas menyres se jeteses dhe ushqimit te qytetareve aty , kane filluar ti ngjajne atyre nga semundjet..

Pas tere ketyre shpjegimeve mbi kakaon besoj se e merituam nje filxhan mamaje me kakao e qumesht .Shtoni dhe ca bajame te pjekura afer dhe ja mrekullia vete, çdo me shume njeriu:) Nje dru pas shpine ngelet:)))

 

shenim : faktet mbi kakaon  jane marre nga :www.uk.msn.com

 

Categories: creative, food, kakao, life style | 2 Comments

Post navigation

2 thoughts on “Fuqia e kakaos

  1. eni, ketu kane bere nje studim per te vertetuar qe çokollata ndihmon edhe bdaj depresionit. Studimi, i bere mbi disa njerez mbi 70 vjeç, tregoi qe humori i tyre u permiresua ndjeshem pasi filluan te hanin dy katrore çokollate çdo dite ?

  2. mese e drejte:)

Leave a comment

Create a free website or blog at WordPress.com.