Gatime flash.2


 

Ja dhe dy receta te thjeshta qe i perkasin nje dite tjeter te lodhshme pune , por qe nuk ka ndikuar per keq ne oreks:)

Spageti me drithera dhe qepe te njoma/ per 4 persona

1 pako me spageti me drithera (nga ato qe jane me te erreta)

6-7 qepe te njoma

1 luge vaj ulliri

leng mishi/pule me sy

pak kripe nese nuk ka lengu i mishit/pules

Thyejini spagetit ne 2-3 pjese dhe vendosini se bashku me qepet e njoma te prera dhe ato holle ne tigan se bashku me nje luge vaj ulliri dhe skuqini pak.Me pas hidhini siper lengun e mishit/pules dhe lereni ashtu deri sa te zihen dhe ta kene marre tere lengun.Servirini te nxehta.

Kos me fasule deti (keshtu i thone ketu ne Turqi te pakten)

Kjo lloj bime(fasulja e detit) vjen nga familja e bimeve si spinaqi  (salicornia europaea agg).Ndryshe njihet dhe me emrin “barishte e kripur”.Shume e pasur me minerale si “magnez,baker,zink,potasium,natrium,jod,fosfor,kalçium,hekur ” etj.Rritet ne breg te detit , sidomos preferon tokat alkale.Kjo eshte dhe nje nga arsyet qe dikur ka pas qene perdorur ne prodhimin e sapuneve.Perdorimi i saj vlen sidomos per personat e semure me tiroide qe kane pakice jodi.Gjithashtu ka dhe efekt forcues organizm.E keshillueshme te perdoret ne pranvere ,pasi ne vjeshte bima do te kete thithur shume kripe.Mund te hahet dhe e gjalle , por ne nje rast te tille duhet perdorur uthull.Ndryshe mund te zihet dhe te shoqerohet me vaj me limon.Mos harroni!Kripe nuk ka nevoje ti hidhni sepse ka vete me shumice.

Une per vete e pergatita ca me ndryshe.Se pari ziva kete tufen qe shihni ne foto.Kujdes !Rrenjet ti priten mire.Pasi te zihen nja 10 minuta , hiqini nga tenxherja dhe lerini nja 10 minuta ne uje te ftohte per te eleminuar kripen e tepert.Me pas pritini ne copa te vogla dhe hidhini ne nje tas me kos,ku do te shtoni dhe nje kastravec te prere holle ,koper dhe vaj ulliri.

Ja dhe darka e shpejte (per 30′ eshte gati) u pergatit:) Ju befshin mire!

p.s: per me shume mbi kete barishte : http://de.wikipedia.org/wiki/Europ%C3%A4ischer_Queller

Categories: creative, food, veggie | Leave a comment

Post navigation

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Blog at WordPress.com.

%d bloggers like this: