meze

Yummania`s New Year`s Eve table

 

Categories: food, life style, meze, photography, recipes-in-english, traditional | 4 Comments

Çemen

Kjo lloj salce e quajtur çemen ne Turqi eshte shume popullore dhe preferohet te perdoret mengjeseve ndonese eshte aq e shijshme sa ju siguroj se mund ta kollofisni shume lehte ne cdo kohe 😉
Per pergatitjen e saj ju duhen :

3 thelpinj hudhre
4 luge gjelle vaj ulliri
2 luge gjelle limon
2 luge gjelle pluhur kumin (ne anglisht cumin ose fenugreek)
2 luge gjelle salce speci te kuq
1/2 luge gjelle salce domateje
4 luge gjelle arra te shtypura
2 dege majdanozi
kripe

Per te perfituar nje mase homegjene dhe mire te perizer ju keshilloj ti vini te tera asortimentet ne mikser (pervec arrave) dhe ti perzieni mire per nje kohe te gjate.Arrat shtojani ne fund qe te mos jene fare te vogla.
Keshtu fare lehte dote perfitoni nje salce shume te kendshme per te lyer buken ne megjes .
Ju befte mire!

Categories: food, kushina aziatike, meze, traditional, turkish cuisine | Tags: , | 2 Comments

Fergese me melçi

IMG_2209

Kjo lloj fergese besoj se eshte shume e dashur dhe e mirenjohur nga te tere, pasi ka qene perhere nje nga kultet e tryezave me meze.
Per pergatitjen e saj ju nevojiten:

1/2 kg melçi (pule ose viçi)
1/4 kg gjize
piper i zi
piper i kuq
vaj sipas deshires
kripe (sipas deshires)

Se pari melçite lahen mire dhe priten ne copa te vogla.Me pas vihen te zihen ne ujin e vet , ne zjarr te ulet.Si te jene zbutur ca dhe ti jete marre uji i vet, vijini ne tave dhe skuqini pakez, me tej shtoni gjizen dhe piperin e zi dhe te kuq si dhe kripe nese deshironi.
Lejini ne zjarr te ulet per disa minuta.Servireni te ngrohte.
Ju befte mire!

Categories: flash, food, meze, traditional | Tags: | 5 Comments

Rulo me patllixhan

Vera po ndihet perhere e me shume e se bashku me te edhe gatimet qe i shkojne per shtat kesaj stine.Pra te skuqurat.Sado qe nuk jane shume te keshillueshme dhe te shendetshme kane lezet dreqkat.Plus qe une u perpoqa me sa munda ta beja me sa me pak kalori.Shpresoj t’ju pelqejne:

Per nja 20 rulo me patllixhan ju nevojiten:

3 patllixhane te medhenj

3 domate te pjekura

3 thelpinj hudhrash

1 veze

miell per te lyer patllixhanat (une kisha harruar me blere miell,ja kercita me irmik serish.Turp e faqja e zeze çfare amvise koti jam:p)

pak rozmarine (e thate ose e fresket)

kripe/piper i zi

vaj per skuqje

Se pari hiqjani patllxhanave lekuren dhe pritini ne fillim pergjysem,me tej çdo gjysme priteni persegjati ne 3 pjese ose 4 (sipas hollesise qe deshironi).Lijini ne nje tas me uje me kriper disa minuta ,qe ti iki shija e hidhur.

Nga ana tjeter pritini domatet ne forme kubash te vegjel,po ashtu grini holle hudhrat.Vijini domatet ,hudhrat,kripen,piperin dhe rozmarinen ne nje tigan per tu zier.Mos shtoni vaj,lerini te zihen dhe shkrihen ne lengun e domateve.

Nderkohe merrini patllixhanet dhe lyjini me veze (vezen hidheni ne nje tas dhe perzijeni me pare).Me tej lyjini patllixhanet me miell dhe vijini te skuqen ne vajin e nxehte.Pastaj vendosini nje cope kohe ne nje pjate ku te keni vene pecete me pare,qe ti thithet ca vaji.

Pastaj siper çdo patllixhani vini pak nga perzierja me domate qe pergatiten lart dhe me tej paloseni patllixhanin ashtu siç duket ne foto (ne foto ka dhe pamje te patllixhanit te papalosur).Veproni keshtu me te tere patllixhanet.Servirini te nxehta.

Ju befte mire!

Categories: creative, kitchen art, mediterranean, meze, photography, traditional, veggie | Leave a comment

Qofte me patate dhe susam

Ja dhe nje lloj qofteje qe hyn tek ushqimet argetuese te pakten per mua.Kete mbase e ben te tille perdorimi i susamit sepse i jep nje shije me egzotike.Po ashtu ka edhe nje kenaqesi ekstra ne kafshim me te qenurit “kerce” per shkak te susamit:)

Pergatitja per 2 persona: (2 them une po varet nga oreksi tashti ate dite qe e beme ishim goxha te uritur dhe kjo mund te jete mire dhe per 4 veta qe jane ne diete:D   )

8 patate mesatare

200 gr djathe kaçkavall

1/2 tufe majdanoz

1/2 tufe koper

1 luge miell galete

nje e verdhe veze

susam i mjaftueshem per ti lyer siper tere qoftet

kripe,piper i zi,

vaj per skuqje

Se pari zijini patatet dhe shtypini si per pure.Nga ana tjeter grini ne rende kaçkavallin dhe prisni holle majdanozin e kopren.Perzijini keto te fundit me patatet e shtypura.Shtojini dhe te verdhen e vezes dhe miellin e galetes si dhe kripen e piperin e zi.Perzijini mire dhe nese brumi i formuar ju duket i holle shtojini dhe ca miell galete.Me pas formoni topa te vegjel nga ky brume dhe hidhini susam siper.

Vijini te skuqen ne nje tave me vaj te bollshem ,pasi vaji te jete nxehur shume.Ne kete menyre do pijne me pak vaj.Skuqini mire nga te tera anet.Pastaj hidhini mbi nje pjate ku te keni shtruar disa peceta perpara per te thithur vajin e tepert.Me tej kalojini ne pjaten qe do beni servirjen.Servirini te nxehta.

Ju befte mire!

Categories: creative, flash, food, meze, veggie | 4 Comments

Qofte me perime

Te jete per mua çdo gje e mire eshte e perbere nga frutat, perimet dhe bulmetrat miq.Ndaj edhe qoftet i preferoj me perime:)

Ky muaj do te jete i lakres (se bardhe,te kuqe,te zeze, apo lakres se Brukselit) [do te flas here tjeter ne pergjithesi per to], ndaj dhe receta e sotme permban laker te bardhe.

Per qofte me perime per 2 veta ju duhen:

5 kunguj

çerek lakre e bardhe

1 selino

5 qepe te njoma

1/2 tufe majdanoz

1/2 tufe koper

2 veze

4-5 luge irmik (edhe me miell behet.ne fakt une nuk kisha miell,pertova te marr dhe me erdhi ideja e mrekullueshme nga teta pertacia:) fundja dhe irmiku nje lloj mielli eshte;) ke pare qe u be shume e mire, si me kerce:) ne foto mund te dallohet irmiku i skuqur:)

kripe,piper i zi

Grijini te tera perimet imet ne mikser.Me pas hidhini miellin/irmikun, vezet,majdanozin dhe kopren ( e grire holle), kripen dhe piperin dhe perzijeni.Beni kujdes qe brumi mos behet shume i shkrifet , te lidhet pak ndryshe zgerlaqet kur skuqet:)

Skuqini dhe hajini ,- tha:)

Une per vete i shoqerova me purslane me kos (receta ketu :https://yummania.wordpress.com/2007/04/20/purslane-portulaca-oleracea/) dhe u kenaqa.Jua rekomandoj!

Ju befte mire!

Categories: creative, food, meze, photography, veggie | 6 Comments

Receta “kafshatash”

Sot po ju jap dy receta te thjeshta “kafshatash” , perkthyer kjo e fundit mekanikisht nga amerikançja:) “snacks”.”Kafshatat” kane fituar prioritet kohet e fundit ne fushen e kulinarise dhe klientet me te mire te tyre jane te tere ata qe duan te ushqehen kendshem,lehtshem dhe me variacion.Te qenurit i tyre te lehta dhe te kollajshme per tu mbajtur i ka bere ato shume te pelqyera dhe te superporositura sidomos ne ambjente pune,panairesh,etj etj.

Qe te dyja recetat e “kafshatave” qe do ju jap sot jane shume te thjeshta,te shpejta ne pergatitje dhe light:) Nje treshe kjo mese e nevojshme ne ditet e sotme , te mbushura plot me stres dhe detyrime te perditshme.Duke menduar se dhe vera eshte prane dhe s’na ka ngelur shume kohe per te zhdukur gjynafet e dimrit , po ju jap keto dy receta te cilat jane pergatitur enkas me kos dhe perime per t’ju freskuar njekohesisht. Sigurisht qe keto te fundit mund te perdoren fare mire dhe si meze per raki shkojne qe te dyja.

Receta nr.1 (foto perkatese nr.1): Hajdari

Eshte nje lloj mezeje shume e perhapur ne Turqi.Per pergatitjen e nje racioni te tij duhen:

1 gote uji salce kosi

4 luge vaj ulliri

2 thelbinj hudhre te shtypur mire

pak koper

piper i kuq

kripe

(sipas deshires mund ti shtoni dhe pak djathe te bardhe ne rende.ne nje rast te tille ne vend te kopres shtojini nanexhik te thate)

Perzijini mire te tera asortimentet dhe lijini nje fare kohe sa erezat apo perimet te leshojne aromen e tyre.

Salce me laker te kuqe:(foto perkatese nr.2)

Per nje tas te madh me kete salce ju duhen:

çerek lakre e kuqe mesatare

5-6 luge kos i trashe ose salce kosi

pak koper

2 thelbinj hudhre

pak vaj ulliri

kripe

3 luge vaj ulliri

Grijeni lakren e kuqe holle dhe persegjati.Po ashtu grini holle dhe hudhren.Perzijini te tera asortimentet me njera tjeteren dhe serish lerini nje kohe qe te leshojne aromen.

Salcat per “kafshatat” jane gati.Ju befshin mire!

Categories: creative, flash, life style, mediterranean, meze, traditional, turkish cuisine, veggie | 2 Comments

2 sallata dimri

Sot po ju jap dy sallata te tjera dimri , shume te shijshme dhe te thjeshta ne pergatitje.

Sallate me finok,karrota dhe qepe.

Per nje sallate per 4 persona ju nevojiten:3-4 finok, 2 karrota ,4-5 qepe te njoma,pakez majdanoz,kripe,vaj ulliri dhe 1/2 leng limoni.

Zijini finokun dhe karrotat.Me pas grijini te holla ne pjate.Siper shtoni dhe qepet e njoma te grira dhe keto holle, po ashtu dhe majdanozin dhe me vone sperkatini me vajin e ullirit, lengun e limonit dhe kripen.Sallate eshte gati!

Sallate me rukola dhe arra:

Per 4 veta ju nevojiten: nje tufe e madhe me rukola, dy domate te kuqe te pjekura, nje grusht me arra te therrmuara jo shume imet, djathe i bardhe i prere ne copa te vogla si dhe vaj ulliri,kripe dhe leng limoni .

Grijeni rukolen me dore dhe jo shume imet.Siper shtojoni domatet e prera si per sallate dhe arrat e djathin e prere ne copa te vogla.Ne fund shtojini vajin,lengun e limonit dhe kripen.

JU BEFSHIN MIRE TE DYJA SALLATAT!

Categories: creative, flash, food, healthy, kitchen art, life style, mediterranean, meze, photography, salad, veggie | 6 Comments

Sallate dimri

E quajta keshtu kete sallate per shkak se shumica e perimeve te perdorura eshte e fresket sidomos ne kete stine.E mira e te mirave eshte qe perimet apo frutat te perdoren perhere ne stinen e tyre.Kjo sallate me pelqen shume dhe eshte shume e thjeshte per tu pergatitur:

Per 2 persona:

gjysem lakre e kuqe

2 karrota

2 speca te gjate jeshile (un s’kisha e bera me spec nga ata qe perdoren per tu mbushur por e mire doli serish)

nje grusht me lulka brokoli

nje kastravec

ullinj te zinj pa berthame

pak djathe i bardhe

Per sperkatjet:)

3 luge vaj ulliri

lengu i nje limoni

pak valanidh (ne anglisht = sumac)

kripe

Se pari zini pakez brokolin (vetem nja 5′ jo me shume) , me tej grini ne mikser lakren e kuqe,karrotat,brokolin,ullinjte dhe djathin.Se fundi, sperkatini me miksturen qe pergatitem si me lart.Ju befte mire!

Categories: creative, food, healthy, kitchen art, meze, photography, salad, veggie | Leave a comment

Qeshkek

Qeshkeku eshte nje lloj gjelle e bere me grure ashureje dhe mish ose leng mishi.Orıgjınen e ka nga Turqia, ne te cilen behet ne pothuaj te tere zonat e saj , megjithese thuhet se origjinen e ka nga zona e detit Egje.

Kur isha heren e fundit ne Shqiperi pata mundesi ta provoja ne nje darke qe isha e ftuar , se me thene te drejten me perpara nuk kisha degjuar per te.E veçanta e qeshkekut eshte se o e pelqen shume , ose nuk e pelqen hiç.Mua nuk me terhoqi dhe aq por meqenese e di se ka dhe shume simpatizante te tij po jua jap receten.

Per 5 persona:

300 gr grure ashureje (pra grure i shtypur)

200 gr fileto pule e prere ne copa shume te vogla

1,5 lt leng mish pule

gjalpe

kripe

Lijeni grurin nje nate perpara per tu zbutur.Te nesermen futini filetot e pules ne tenxhere dhe lerini te zihen shume deri sa te zbuten fare.Me tej shtojini siper grurin te cilin do ta keni kulluar nga uji qe e patet lene nje nate me pare.Me tej shtojini lengun e pules dhe kripen dhe lerini te zihen mire deri sa ta pijne te tere lengun.Me pas shtypeni kete mase me nje luge a mjet tjeter shtypes deri sa te perfitoni nje mase homogjene.Pastaj perziheji dhe nje here te fundit ne zjarr te ulet.

Hiqeni nga tenxherja dhe vendoseni ne pjatancen e servirjes.Ne nje tigan perveloni nje sasi gjalpi te konsiderueshme (pra qe ta sperkasni mire qeshkekun, siç duket dhe ne foto) dhe me tej hidheni ate mbi qeshkek.Me ne fund qeshkeku eshte gati.

Ju befte mire!

per me shume informacion:http://en.wikipedia.org/wiki/Kashkak

Categories: food, meze, traditional, turkish cuisine | 2 Comments

Meze me patllixhan dhe spec te kuq

Kohet e fundit patllixhani sikur me kishte dale ca nga qejfi.Por kjo sallate qe provova tek tezja ime ma beri me sy me thene te drejten.Aq shume me pelqeu saqe harrova dhe byrekun me spinaq qe e kam fiksim.Ishte shume  e mire dhe e lehte per te bere dhe do te perfitonit nje meze fantastike prej saj ose dhe nje sallate shume te mire dhe te lehte per te gjithe ju qe doni te ushqeheni lehte dhe shendetshem.Ja dhe receta:

Per 2 veta:

2 patllixhane

2 speca te kuq

2 thelbinj hudhrash

nje grusht me arra te copetuara

gjysem tufe majdonoz

kripe

vaj ulliri

uthull

piper i zi (sipas deshires)

Se pari piqini patllexhanat dhe specat mbi sobe.Hiqjani lekurat.Me pas futini ne robot se bashku me arrat e copetuara,hudhrat e grira,majdanozin,vajin,uthullen,kripen dhe piperin dhe perzijini mire derisa te perftoni nje mase homogjene.Sallata eshte gati!

Ju befte mire!

Categories: creative, food, healthy, meze, photography, salad, traditional, veggie | 16 Comments

Sallate me thjerreza jeshile dhe qepe te kuqe

Kjo sallate eshte shume e thjeshte ne pergtitje dhe e ushqyeshme.Ne te njejten kohe eshte ekonomike.Thjerrezat njihen shume mire per vlerat e tyre te medha te vitamines B (ku keto te fundit ja kalojne atyre te mishit ndaj dhe jane shume te perdorura nga vegjetarianet) dhe fosfori.Sherben ne rritjen e forces se trupit dhe trurit.Forcon nervat.Per asrye te fibrave qe permban lehteson punen e zorreve.Shton qumeshtin tek nenat e reja.Shton rruazat e gjakut.Ndersa qepa e kuqe ul sasine e lipideve ne qeliza dhe duke zvogeluar temthin lehteson punen e melçive.Tani te kalojme tek receta e kesaj sallate te shpejte qe mund te perdoret shume mire dhe si meze.

Per 2 persona:

100 gr thjerreza jeshile

1 qepe e kuqe

nje grusht majdanoz i grire holle

vaj,uthull,kripe

nje luge gjelle valanidh

 

Se pari zijini thjerrezat dhe me pas , shplajini ne uje te ftohte dhe kalojini ne pjaten e sallates ku i shtoni dhe qepen,majdanozin dhe vajin,uthullen,kripen dhe valanidhin.Ne rast deshire mund ti shtoni dhe pak djathe kaçkavall te forte te grire siper , ja shton shijen.Ju befte mire!

p.s: me qenese kjo eshte nje recete mezesh kam nderin te ndaj me ju dhe nje varg pro-tryezash pirjeje dhe argetimi qe ma nisi Emigrant.Te falenderoj Emigrant;)!

E jena mledh-o ne nji tavoliiiine/
ene po piiime-o ka-i piiiik’ raaaaki…/
bam bam baaaam!
e syte e tuja, Vali… ploooot mallngjiiiim-e/
ny jeteeen time mbeeteeeen-o nji kuuujtiiim…
bam bam baaammm…. 

Categories: creative, flash, food, healthy, meze, salad, veggie | 17 Comments

Princesha & Bizelja dhe argetimi me ushqimin:)


Nuk e di ne e keni qejf Andersenin apo jo , por une e pelqej shume.Sidomos peralla e tij “Princesha dhe Bizelja” me pat bere shume pershtypje.Kjo u be shkas per krijimin e sandviçit te mesiperm.Mua me pelqen te luaj me perimet dhe ushqimet ne pergjithesi .

Nuk me pelqejne tavolinat e ngrysura dhe po te mos kem deshire dhe oreks perhere tavolinen dua ta shoh te kendshme.Dhe sidomos me pelqen te fotografoj ç’ka gatuaj, mbase kjo qe dhe arsyeja e hapjes se kesaj faqeje qe po vazhdon kaq me rregull ne saje te interesit tuaj ndaj saj .Ju falenderoj per ndjekjen e sites time miq!

Categories: breakfast, creative, food, meze, veggie | 4 Comments

Mengjese argetuese:)

Kisha kohe  qe dhe diten e diele e kaloja te zene ndaj kjo e diela e shkuar qe si nje dhurate per mua.Ndaj vendosa te bej nje mengjes te ngadalte , por kete here disi me ndryshe , me kreativ dhe te shumengjyrshem , duke perfituar dhe nga dita e bukur dhe humori im mesatarisht i mire:)

Menuja qe : Buke te vogla garniture,sallate me domate ,spec dhe nanexhik te fresket, djathe i bardhe i forte,çaj earl grey dhe disa thela qitro dhe limoni per ne fund.Pergatita disa buke te vogla me perime qe paten vertet pamje kur mbarova se pergatituri , por qe njekohesisht kishin nje shije shume te mire.

Pergatitja e tyre:

Buke e zeze dritherash (e forte dhe e fresket)

per ta lyer buken [kos i trashe pa leng ,me rigon,pak vaj ulliri(sipas deshires), rozmarine dhe borzilok,kripe]

perime te prera ne forma te ndryshme(karrote,kastravec,domate,spec jeshil normal dhel dhe pak djeges ,bizele te ziera etj),salçiçe te ziera,mozarella me rigon.

Pasi ta lyeni buken me perzierjen me kos vendosini perimet,mozarellen dhe salçiçet sipas deshires mbi buke.Ju befshin mire!

shenim : ne foton siper ; kemi karrotat dhe kastravecin te prere ne shkopinj te holle dhe siper mund ti hidhni limon dhe kripe (nese doni)..speciale si meze dhe si eglendisje per ata qe duan te mbajne linjat:) (kujdes nese e perdorni per diete mos i shtoni kripe!!).Ju befte mire!

Categories: creative, food, meze | 15 Comments

Sallate pllaqi dhe sallate me finok

 Per Sallaten me Finok nevojiten : Per 4 veta:

Nje finok ku do te perdorni vetem pjesen e bardhe dhe jo ate te kercellit ,dhe do ta grini holle.Sa me holle aq me mire.Ne nje tas perzini vaj ulliri me leng limoni dhe sipas deshires piper te zi.Me pas hidheni siper finokut te grire holle.

Pllaqija apo pjasa siç quhet ne disa vende te tjera eshte fare e lehte per tu pergatitur dhe jam e sigurte se shumica juaj e di , sidoqofte po e jap receten.

Per 6 persona: 1,5 gote uji fasule e zier , 200 gr bizele e zier , 2 karrota te ziera ,te prera holle , qepe e njome e grire holle, 3-4 veze te ziera jo shume te copetuara , vaj ulliri, leng limoni ose uthull , kripe, piper i zi ose i kuq , rigon ose borzilok i thate.Perzijini mire te gjitha dhe servirini.

Ju befshin mire te dyja:)

Categories: creative, food, meze, veggie | 5 Comments

Sallate me grure dhe perime

Kjo sallate eshte shume e ushqyeshme , e lehte dhe perfekte per ata qe duan te bejne pak kujdes me linjat.

Per 4 persona:

200 gr grure i shtypur (grure ashureje)

1 spec i kuq

1 kungull

1 gote uji (rreth 150 gr) kos pa yndyre

kripe,piper i zi

borzilok ose nenexhik i thate

vaj ulliri

nese keni dhe thartire shege 2 luge

Pergatitja: Vendoseni grurin ne uje dhe mbajeni ashtu per 8 ore.Me pas vijeni per tu zier dhe nderrojani ujin pasi te jete zier.Lereni dhe per disa minuta ne ujin e ri dhe ne te shtoni dhe specin e kuq e kungullin e prere ne copa te vogla dhe lerini per nje kohe te shkurter (maksimumi 5 minuta).Me pas pasi ti keni kaluar ne kullojse dhe shplare me uje te ftohte , hidhini ne pjate.Ne nje tas perzieni mire kosin , nenexhikun ose borzilokun , kripen dhe piperin e zi dhe me pas hidhini keto siper grurit dhe perimeve dhe perzijini.Sipas deshires mund ti shtoni pastaj siper dhe thartiren e sheges.

Ju befte mire!

Categories: food, meze, veggie | 6 Comments

Kësër

 

Kësëri eshte nje ushqim turk  qe pergatitet me bulgur te imet.Mua me pelqen mjaft, ka nje shije shume te kendshme .

Pergatitja per 4 veta:  250 gr bulgur i imet

4 qepe te njoma

5 domate mesatare te pjekura

2 kastravece

2 speca jeshile

Gjysem tufe majdanoz

Vaj ulliri Leng limoniKripe

Uje i vaket Grijini holle te tera perimet dhe majdanozin.Bullgurin vendoseni ne nje tas dhe lageni pak me uje te vaket.Nderkohe shtypeni pak me dore.Forma qe duhet te marre bullguri duhet te jete e zbutur por jo e zgerlaqur.Per kete arsye hidheni ujin e vaket me ngadale dhe pak,sepse kur hidhet shume behet si çorbe dhe i iken tere lezeti.Me pas shtoni perimet e grira ,majdanozin, kripen , vajin e ullirit dhe lengun e limonit dhe perzijeni mire.Ketu i shtojne dhe salce domatesh ne disa vende por une nuk jua keshilloj.Ju befte mire!

Categories: food, meze, veggie | 2 Comments

Patllixhane te pjekur

Kete e kam provuar ketu dhe me ka pelqyer shume.Ndaj vendosa ta ndaj me ju.

Pergatitja per 4 persona:

4 patllixhane normale

2 thelbinj hudhra

majdonoz (sipas deshires)

kripe,vaj ulliri, uthull

Piqini patllixhanet direkt mbi sobe ne menyre te tille qe te mos i digjni por qe te piqen mire deri sa te jene zbutur.Me tutje ,shplajini mire dhe hiqjani lekuren dhe me pas ndajeni ate ne copa te vogla.Shtojini siper hudhren e grire holle , vajin,uthullen,kripen dhe majdanozin e grire holle nese deshironi.

Nje menyre tjeter eshte ajo e shoqrimit te pallixhaneve te pjekur me kos me hudhra dhe vaj ulliri.Qe te dyja jane shume te shijshme.

Ju befshin mire!

Categories: food, meze, veggie | 2 Comments

T’ju deh pak:)

Aniseed (me falni nuk e di emrin e saj ne shqip , por eshte bima me te cilen prodhohet uzo dhe emrin ne latinisht e ka pimpinella anisum dhe ben pjese ne familjen e majdanozit).Eshte nje bime me vlera te ndryshme mjekesore si : rregullon tretjen,ndihmon ne rastet e oreksit te keq,nderpret te vjellurat, largon gazrat e stomakut dhe zorreve , shton qumeshtin e nenave, qetesuese nervash , nderpret dhimbejt migrenes, heq lodhjen nervore, forcon zemren, rregullon qarkullimin e gjakut,ndikon pozitivisht ne rastet me astem , bronshit, nderpret kollen.Por nuk duhet perdorur nga grate shtatzena)Njekohesisht çaji i pergatitur me nje luge embelsire aniseed , nje luge embelsire rozmarine dhe nje luge embelsire eshte goxha efikas kundra celulitit!Tani me qe ju dhashe dhe receten e çajit anticelulit e merituat dhe nje recete brumerash:)

Shkopinj me aniseed:

Per 4 persona:

1/2 kg miell gruri (ose dhe miell dietik dritherash)

gjysem gote çaji vaj luledielli

1 veze

pak sode, kripe,uje

nje grusht me aniseed

Pasi te keni krijuar nje brume te mire me elementet e mesiperme , shtoni ne te dhe farat e aniseed dhe perzijeni mire.Me pas krijoni shirita te holle prej brumit dhe lyjini me te verdhe veze perpara pjekjes.Piqeni ne 180 grade ne furren e nxehur me pare.Servirini te nxehta.Ju befte mire!

Categories: food, meze, tea time | 5 Comments

Toptha patatesh me ereza

Thashe te shkruaj dhe ndonje recete me natyre “mezeje” se ne shqiptaret jemi qeflinj “menysh” te tilla.Meny qe na kujtojne rakine , kercimin ,defrimin pas te cilave te gjithe ne si ballkanas luajme mendsh:)                 Nejse pa e zgjatur shume po ju jap receten qe e sajova vete.

  Pergatitja:

Per 4 persona :

6 patate

300 gr djathe kaçkavall i grire jo shume holle

pak gjalpe (sipas deshires)

kripe

nga erezat une perdora:

1-hashash (se mos ju shkoje menja per keq juve e kam fjalen per hashashin qe perdoret ne gjellera:)

2-nje lloj ereze si susam i zi qe ketu ne Turqi e perdorin siper byreqeve .(me falni po nuk ja di emrin as ne anlisht:(

3-shqeme,valanidh (emri anglisht sumac.kjo lloj ereze ka nje shije te athet dhe eshte fantastike sidomos ne sallatra kur perdoret afer me uthullen.ngjan me piperin e kuq).

pasi ti zieni patatet ,shtypini mire sikur por pergatisni pure dhe pastaj shtojini pak gjalpe(1 luge embelsire,sipas deshires kuptohet , mund dhe te mos perdoret gjalpe) , pastaj shtohet djathi i grire kaçkavall ,kripa dhe perzihet mire.Me pas me ndihmen e nje luge embelsire krijoni toptha te vegjel nga harxhi i pregatitur dhe sperkatini me erezat qe doni.Une i sperkata ca si shume ndaj ju keshilloj juve te  jeni te kujdesshem se nese kane shume ereza te bukosin qe ne fillim:)

Shenim: Serviren te nxehta.Erezat mund ti perdorni sipas deshires tuaj.Ju befte mire:)

Categories: Blogroll, creative, food, meze | 10 Comments

Create a free website or blog at WordPress.com.

%d bloggers like this: