breakfast

Autumn breakfasts – Mengjese vjeshte

 photo IMG_9204_zps5a65d4fd.jpg

Welcoming autumn , my top favorite season and its poetic breakfasts ­čÖé

 photo IMG_9202_zpsb0e68c42.jpg

 photo IMG_9200_zps3d0c9d5e.jpg

 photo IMG_9206_zps12ab3d12.jpg

 photo IMG_9210_zpsc27d07dd.jpg

 photo IMG_9208_zps4371027e.jpg

Categories: breakfast, eni turkeshi imagery, photography, yummania | Leave a comment

Homemade jams

Photobucket
in the pic (home made apricot,black cherry,quince,figs,red cherry jams)

How do you make your homemade jams? Usually the technique i use is boiling together 1 kg of sugar per 1 kg of fruit.Sometimes i add a pinch of cinnamon to that.And for some other jams , like watermelon jam for example , lime using is a must before boiling of the watermelon shell with sugar.
Actually i like to use half amount of the sugar and a lot of lemon juice and zest but this makes them not long lasting.
What are your techniques of making home made jam?

Photobucket
in the pic (home made quince jam)

Categories: breakfast, food, fruit, jam, photography, recipes-in-english | Leave a comment

Bollgur tershere me qershi, kanelle & karafil

Photobucket

Une e dua shume tersheren . Tersheren e gjeni ne forma te ndryshme ne markete.Disa jane me pak te shtypura disa te shtypura mjaft imet.Dihen vlerat e pafund te saj per shendetin .Nese doni te lexoni me shume mund te ndiqni kete link.
Une e preferoj shume si ushqim.Menyra qe e perdor me shume eshte me kos dhe pak vaj ulliri e kripe dhe kastravec.
Kete here provova nje gje te re per nder te qershive ­čÖé

Photobucket

Per nje tas 250 gr me bollgur me qershi perdora:

1 filxhan kafe plot me tershere normale (jo te imet, nga versioni qe perdoret per tu zier)
25 kokrra qershi
200 gr qumesht
pak uje
1 luge embelsire kanelle
1 luge sheqer (mund te perdorni dhe mjalte po deshet ose sheqer kaf.nese ju duket pak sasia e sheqerit mund te vini me shume kjo eshte sasia ime).
2-3 copa karafili te thate
2-3 bajame dhe lajthi per zbukurim e shije

Qershite prejini copa copa te vogla.Hidheni tersheren ne nje tenxhere dhe vijeni te zihet ne pak fare uje ne fillim.(maksimumi 50 gr uje).Pastaj shtojini qumeshtin dhe lijeni te zihet me te.Me tej shtoni sheqerin ose mjaltin, qershite e prera , kanellen e karafilin.Perzijini dhe pak.
Bollguri i tersheres eshte gati.Vendosini dhe copat e bajameve dhe lajthive siper.
Ju befte mire!

Photobucket

Categories: breakfast, creative, food, fruit, healthy, photography | Tags: | 4 Comments

Kajmak├žiu Pando

Sot vendosa t`ju flas per nje vend te preferuar timin ne Stamboll.
Kajmak├ži Pando.
Ky dyqan i vogel i hapur qe ne vitin 1895 , vazhdon ende me sukses te jete nje nga vendet me te pelqyera dhe te famshme per te bere mengjesin ose brunch sic perdoret ne kohet e sotme dendur ­čśë
Dyqani ndodhet ne Beshiktash, Stamboll dhe nese ju bie rruga per andej po jua them se e gjeni fare lehte eshte prane Dolmabahce Place dhe Hotel Conrad , me sakte ndodhet ne brendesi te carshise se Beshiktashit.

Une per vete e frekuentoja shpesh pasi e kisha afer.
Pando ,pronari dhe menaxheri i moshuar i kesaj kioske , e drejton vendin e tij se bashku me gruan e tij qe prej shume vitesh kur e ka marre persiper nga i jati.
Vendi eshte shume i vogel nuk i kalon 20 metra katrore, dhe me thene te drejten nuk eshte se ka ndonje pajisje shume moderne dhe te shndritshme por ama eshte serish shume i kendshem me ato dollapet e tij ngjyre blu dhe dyshemene me pllaka te vjetra qe i shtojne kioskes ndjesine dhe kujtimet e bukura te se kaluares.
Edhe menyra e sherbimit, por edhe menuja eshte e tille.
Ne menune e tij perfshihen : kajmak (qe perfitohet nga qumeshti i rrahur i buallices┬á (miss deizi hi ­čśë i cili eshte dhe specialiteti i dyqanit , qumesht i zier , kos, mjalte,fergese ne stilit turk, dhe mengjes bullgar (Pando eshte me origjine bullgare).

Sa i perket shijes se te gjitha gjerave te servirura por sidomos kajmakut dhe mjaltit , te shoqeruara perhere me franxholla speciale te sapodala nga furra , ato jane speciale.

Piket negative per kete kioske simpatike jane , mungesa e pastertise (fundja drejtohet nga nje cift i moshuar) , paqendrueshmeria ne cmim (Pando i rrumbullakos vete si do ) dhe fytyra perhere e vrazhde dhe nervoziteti qe ky cift ka ne sherbim e siper.
Por megjithate ama kjo nuk e ka penguar kete vend te futet neper listat top 10 te restoranteve me te mira per te bere megjeset ne Stamboll.
Dhe une ju them se duhet vizituar sido qe te jete pasi do te jete nje eksperience e vecante .
Ju befte mire nese ju bie rruga andej.
Per me shume foto dhe info rreth kioskes shihni ketu :

http://istanbuleats.com/2009/04/kaymak-the-heavenly-cream/

http://lezzetinizinde.blogspot.com/2006/02/bulgarn-kayma.html
http://www.tripadvisor.com/Restaurant_Review-g293974-d806545-Reviews-KaymakcI_Pando-Istanbul.html

http://travel.nytimes.com/travel/guides/europe/turkey/istanbul/71772/kaymakci-pando/restaurant-detail.html

http://onsekiztemmuz.blogspot.com/2009/02/kaymakc-pandoda-kahvalt.html

Categories: breakfast, curiosity, food, photography, traditional, turkish cuisine | Tags: , , , , , , | Leave a comment

Intermezzo-Mengjese ne vende te ndryshme te botes

Po ve ketu foto nga mengjese te bera ne vende te ndryshme te botes.Isha kurioze se per ke do benit me shume entuziazem?:)

Ne foton e pare mund te shihni nje foto mengjesi turk (me sakte nje mengjesi te thjesht turk se e kane zakon ata qe ngarkohen shume:) me simite me djathe).

Ne foton e dyte eshte nje mengjes francez (ne fakt i ngrene ne Islande por stili qe francez:).Me brioshin e famshem dhe kafene.

Ne foton e trete mengjes austriak.Austriaket ishin shume te famshem me llojet e ndyshme te briosheve disi me tjeter nga ata franceze.Perdornin shume fara,ereza siper ose brenda briosheve dhe them se me pelqyen shume.

Ne foton e 4t kemi mengjesin e famshem shqiptar.Per kete nuk po shkruaj me gjate dhe nuk dua ta bej pyetjen retorike se cili ju pelqen me shume;)

Categories: breakfast, coffee, food, photography, traditional | 12 Comments

Menu e shendetshme mengjesi;)

Me drithera,qumesht,musht dhe fruta:)Si ju duket?;)

Mos u prifni kot per suxhuke e pasterma;)Kete here perdora miell dritherash per mengjesin.Mua per vete me terheq shume.E megjithate sigurisht shtova ca alternativa ne pergatijen e mengjesit per t’ja shtuar shijen.

Dritherat qe perdora kete here , te perkthyera direkt nga turqishtja vijne ne kuptimin miell dritherash te ndryshme sidomos tershere.Ne anglisht emri eshte oatmeal.

Ky lloj mielli  kokerrmadh mund te perdoret me qumesht dhe fruta si ne kete rast qe do ju tregoj une po ashtu edhe neper supera,muhalebi etj..Ndersa kur eshte  me teper i bluar mund te perdoret ne gatimin e bukes,kekrave apo shume gatimeve te tjera prej brumi.

Ne saje te permbajtjes se larte te fibres  , ju mban te ngopur per nje kohe te gjate.Po ashtu  eshte i pasur me proteina,kripera minerale,vitamine B,

Pas tere ketyre te dhenave,po ju jap pa humbur kohe dhe pergatitjen qe bera me te:

Per nje person:

6-7 luge gjelle miell tershere (une e bleva te gatshem dhe ishte i perzier dhe me copa te vogla ├žokollate e grimca copash kakao.Ne treg shitet e gatshme dhe me fruta ,me mjalte ose me asortimente te tjera)

300 gr qumesht (mund te perdorni dhe qumesht pa yndyre)

1/2 dardhe e bute e grire ne copa te vogla

1/2 molle e grire ne copa te vogla

1 portokall i grire ne copa te vogla

nj luge gjelle musht

Perzijini te tera dhe lijini per nje kohe sa frutat te leshojne aromen e tyre.

Ju befte mire.

Categories: breakfast, creative, food, healthy, kitchen art, life style, photography | 8 Comments

Breakfast of kings:)

Ja ku po vij serish me nje menu mengjesi.Nje menu mengjesi qe mua me pelqen shume dhe me jep energji pozitive sa here e aplikoj:)

Fergese ne stilin turk (qe jua kam dhene me pare por sot po sjel pak me ndryshe) dhe leng portokalli-mandarine-limoni jeshil,qitro dhe xhenxhefili.

Se pari lengu: sasine e agrumeve vendoseni vete sipas personave .per nje person: nje cope nga ├ždo agrum i lartpermendur dhe nje cope e vogel (sa nje bajame psh) xhenxhefili i fresket.Xhenxhefilit hiqjani lekuren dhe grijeni holle.Me pas shtrydhni lengun e agrumeve dhe perzijeni me copat e xhenxhefilit ne mikser.Lengu eshte gati.

Per fergesen per 1 person:

2 speca jeshile

1 domate e madhe e pjekur

1 veze

1 grusht majdanoz

2 feta te holla djathi pice

pak piper i kuq

kripe

vaj

Pritini specat dhe domatet holle.Po ashtu dhe majdanozin.Skuqini pak specat dhe me tej shtoni dhe domaten dhe lijini te zihen pak ne zjarr te ulet ne lengun e domates.Me pas shtojini kripen,vezen te cilen do ta hidhni te paperzier si├ž eshte, dhe fetat e djathit.Lereni pak ne zjarr qe te shkrihen fetat e djathit dhe veza te piqet.Servireni te nxehte me piper te kuq siper.Ju befte mire!

Categories: breakfast, creative, food, fruit, healthy, kitchen art, life style, mediterranean, photography, traditional, turkish cuisine, veggie | 10 Comments

Prevede Ftoi

Sot po ju jap receten e prevedese se ftoit , te cilen mund ta perdorni si per te embeltuar gojen, po ashtu dhe mbi pasta apo embelsira te ndryshme.Mendova ta bej me ftua pasi tani ka dhe kohen.Receta dhe pergatitja eshte shume e thjeshte.

Per te pergatitur nje tas me prevede ftoi ju duhen:

1 ftua i madh

5 luge sheqer (mund te perdorni dhe sheqer kaf)

uje me sy

farat e ftoit (per ngjyre)

lengu i 1/2 limoni

Se pari hiqjani lekuren ftoit, me tej priteni ne copa te vogla. Vijeni te zihetne zjarr te ulet qe ta leshoje tere aromen .Me pas, hiqini copat e ftoit nga tenxherja dhe shtoni sheqerin,lengun e limonit dhe farat e kungullit te cilat jane te nevojshme per ti dhene ngjyre te kuqe prevedese.Perzijini te tera gjate tere kohes deri sa lengu te trashet.Me pas konservojeni ne nje tas qelqi dhe konsumojeni te ftohte.Do ju keshilloja ta shoqeroni me feta ftoi (si ne foto) nese do ta hani direkt si├ž eshte pasi ju vel me pak.

Ju befte mire!

Categories: breakfast, flash, food, fruit, jam | 2 Comments

├çfare e ben nje mengjes te bukur?

Dje pas shume kohesh pata rastin te beja nje mengjes te gjaaaaaaaate me miqte e mi.Me pelqejne mengjese te tilla te sterzgjatura , dhe eglendisese, por kur je vetem si zor se ja arrin kete gje.Keshtu qe perfitova mire nga rasti dje .


Sigurisht qe fakti i mesiperm me ngriti moralin dhe me frymezoi te kapja ca foto.Per mua ky eshte mengjesi ideal.Mengjes i larmishem, gallate gjate pergatitjes se tij,pastaj zhytje vu ­čÖé tek asortimentet e ndryshme dhe muhabet per shtate pale qejfe..Ne fund lexim i ngeshem gazete.Gjate kesaj kohe sigurisht qe tavolina gjallerohet vazhdimisht nga biseda komike,kujtime te ├žuditshme dhe hera heres dhe thashetheme:) Po thashetheme pa te keq ama:)

Shkurt muhabeti, pa kallaballek nuk para ka shume lezet mengjesi.E patjeter qe per ti vene kapakun e duhur, duhet ta mbyllni me nje kafe turke.

Ju uroj perhere mengjese te tilla, pasi jane vertet shume te rendesishme dhe per tu shenuar!

Categories: breakfast, conversation, creative, food, jam, kitchen art, life style, mediterranean, photography | 18 Comments

Re├žel Shalqini

Ma do mendja se shume nga ju e keni qejf re├želin e shalqinit.Une s’para ja them per re├želra dhe embelsirat ne pergjithsi kane filluar te me merziten rendshem , por ky eshte nje nga re├želrat qe ben ende perjashtim per midene time:)Dhe pergatitjen e ka fare te lehte.Per te perfituar ┬ánje re├žel shalqini sa me te suksesshem se pari ju duhet nje shalqi me lekure te trashe.Pasi ky re├žel behet vetem me te bardhen e lekures se shalqinit.Pasi ta qeroni pjesen jeshile te tij priteni pjesen e bardhe ne copa si keto qe shini ne foto.Me pas lijini per nja 1 ore ne uje me gelqere.

Vini re! Gelqerja eshte pika ky├že e ketij re├želi.Nese e zieni rendom si├ž behet me re├želrat e tjere , do te perfitoni nje re├žel, ndersa nese e lini keshtu do te hani re├žel te vertete shalqini.Si bonus do perfitoni: Copa kerce dhe me nje pamje si prej xhami.Pra si nga paraqitja dhe nga ana e shijes do te fitoni shume:)

Me pas vijeni ne zihet pas i shtuar aspak uje por vetem sheqer (ne proporcion me lekurat e shalqinit ,pra nese hidhni 1 kg lekura po aq hidhni dhe sheqer).Sipas deshires mund ti hidhni siper dhe copa karafili ose gjethe borziloku te fresket.Ja rrit shume shijen.Lereni te zihet mire ne zjarr te ulet ashtu si├ž beni dhe me ├ždo re├žel tjeter.Ruajeni ne frigorifer dhe servireni te ftohte.Ideale per qerasje alla shqiptar├že:)

Ju befte mire!

Categories: breakfast, creative, desert, food, fruit, jam, kitchen art, photography | 29 Comments

Petulla

E di qe pak a shume te gjithe ju i keni qejf shume petullat.Sigurisht qe nuk mund t`jua risjell dhe atmosferen e ngrohte qe krijohej,sidomos mengjeseve te te dielave ku tere familja mblidhej per ti ngrene por do ju sjell nje recete petullash qe pin vaj ne menyre minimale.

Petulla per 4 persona:

 1  veze

1/2 luge caji kripe

1/2 luge caji sheqer

1 luge kafeje sode buke

400 gr miell

1/2 kg kos

 

Rrihni vezen, me pas shtojini kosin dhe perzijini.Tek mielli hidhni dhe soden e bukes,sheqerin dhe kripen.Filloni te hidhni miell me sy tek perzierja e vezes me kos duke e perzjere brumin e perfituar vazhdimisht dhe duke shtuar miell derisa brumi te behet i forte dhe te rrihet me veshtiresi me luge dhe brumi te pastrohet krejtesisht nga luga.Para se ti skuqni , vini menjane dhe nje tas me uje qe te pastroni lugen pas cdo here qe do ta mbushni me brume.Skuqini petullat ne vaj te nxehte.Sherbejini te ngrohta.Ju befshin mire!

Categories: breakfast, creative, food, life style, traditional | 45 Comments

Omlete me spinaq

Ja dhe nje lloj omlete e ndryshme nga ato qe jemi mesuar te hame dhe shume e lehte ne te gatuar.Vezet s’para i kam shume qejf por omletame pelqen per vete faktin se te ofron mundesine dhe per shumellojshmeri ne gatim.

Pergatitja per 1 person:

100 gr spinaq

2 veze

3 luge qumesht (mund te perdorni dhe qumesht pa yndyre)

50 gr djathe ka├žkavall i grire ne rende

1 luge miell (une perdora miell dritherash , i jep nje shije me te mire dhe eshte me i lehte.Po ashtu ka efekt me ngopes per shkak te fibrave qe permban)

pak kripe

nje luge gjalpe ose margarine (une perdora margarine bimore me lipidet vajore omega 3-6.Te pakten ti shmangemi kolesterolit me sa te mundemi:)

Priteni spinaqin holle pasi ta keni shpelare mire.Ne nje tas perzini vezet,djathin ka├žkavall,qumeshtin,kripen dhe miellin mire ne menyre qe te mos krijohen toptha prej miellit.Se fundmi shtoni dhe spinaqin.Masen e pergatitur skuqeni ne gjalpin e nxehte.Servireni te ngrohte.Jubefte mire!

Categories: breakfast, creative, flash, food, healthy, mediterranean, veggie | Leave a comment

Mengjes midis dy kontinenteve

Eshte e kendshme te besh mengjes ne natyre.Por akoma dhe me e kendshme te besh mengjes ne buze te detit aq me teper nese perpara ke uren qe ndan dy kontinentet.Eshte pak si surreale ndjesia qe te jep di├žka e tille , ndaj dhe eshte shume e bukur dhe e ve├žante.Ka variacion ne megjeset qe behen jashte , brunch psh. eshte shume ne mode , dhe ka ne vende te ndryshme me ├žmime te ndryshme dhe sidomos rinia turke preferon shume per momentin.Ne njefare menyre tregon dhe njefare prestigji (prestigj zeza po hec mo) te thuash “po bej brunch” , ndaj shume nga adoleshentet apo dhe te rriturit qe fluturojne pak ­čÖé e kane zakon te thone kete ne vend te pranojne te thone se po bejne mengjes.Une per vete preferoj mengjeset tracionale dhe ato me stil mesdhetar , me japin shume me teper kenaqesi dhe me duken me entuziaste.Po ju?

Ketu mengjeset jane shume te pasura dhe nuk kane fund asortimentet qe perdoren .Zakonisht ndiqet nje lloj rregulli gjate kohes se berjes se mengjesit psh ne fillim niset me te kripurat e pastaj perfundon tek te emblat; psh kryesisht niset me tave me suxhuk me veze , ose kush ka bark “kau” si├ž thote E.T:) me veze me pasterma , nderkohe qe shoqerohet me bulmetra, ullinj (qe gjenden perhere ne tavoline) , domate , kastraveca dhe me pas kalohet tek te emblat qe jane kajmaku,mjalti,re├želrat,mushti (musht mani,rrushi) , tahini (vaj susami), ├žokokrem,prevede e keshtu me rradhe.Ka dhe raste kur preferohen vetem byreqe llojet e te cileve jane te shumte , perve├ž atyre shume te diturve ka dhe nje lloj byreku qe e quajne byreku i ujit , receten e te cilit do jua jap ne ditet ne vijim .Po ashtu dhe krepet qe i shoqerojne me re├želra apo mjalte jane nje alternative tjeter.Petullat nuk i kane gje.Kane dy lloje nje me sherbet dhe nje pa sherbet .Ato me sherbet jane tmerri vete apo si├ž thoshte nje komshia ime “trego ku jane partizanet”:)) vetem pamja te vel jo me ti hash.Ato pa sherbet s’para kane fort shije..Dmth shkurt muhabeti te keqen e petullave tona:) S’do ishte keq me hap ndonje pike me petulla shqiptare ketu se nuk ja thone ├žuditerisht..

Nejse te mos largohemi nga tema , sa i perket pijes sigurisht qe me e preferuara dhe tradicionalja eshte ├žaji i zi.Dhe ne fund te mengjesit nje kafe e mire turke!Megjithse do te mjaftonte vetem kenaqesia e ndodhjes perballe me Bosforin per tu ngopur them une:)

Categories: breakfast, food, life style, turkish cuisine | 5 Comments

Princesha & Bizelja dhe argetimi me ushqimin:)


Nuk e di ne e keni qejf Andersenin apo jo , por une e pelqej shume.Sidomos peralla e tij “Princesha dhe Bizelja” me pat bere shume pershtypje.Kjo u be shkas per krijimin e sandvi├žit te mesiperm.Mua me pelqen te luaj me perimet dhe ushqimet ne pergjithesi .

Nuk me pelqejne tavolinat e ngrysura dhe po te mos kem deshire dhe oreks perhere tavolinen dua ta shoh te kendshme.Dhe sidomos me pelqen te fotografoj ├ž’ka gatuaj, mbase kjo qe dhe arsyeja e hapjes se kesaj faqeje qe po vazhdon kaq me rregull ne saje te interesit tuaj ndaj saj .Ju falenderoj per ndjekjen e sites time miq!

Categories: breakfast, creative, food, meze, veggie | 4 Comments

Blog at WordPress.com.

%d bloggers like this: