Supe me qofte te vogla


Photobucket

Pergatitja e kesaj supe eshte shume e lehte dhe nuk ju merr shume kohe.

Perberesit:

per qoftet
300 gr mish i grire
nje e bardhe veze
nje dore majdanoz
kripe , piper i zi
nje grusht oriz

per supen
1 lt leng mishi ose l lt uje ku do te hidhni koncentrat mishi
nje luge miell
nje veze
lengu i nje limoni

Zihet pakez orizi.Mishi i grire perzihet me orizin, majdanozin e grire holle, te bardhen e vezes , kripen, piperin e zi.Krijoni nga kjo mase qofte te vogla te rrumbullakta.

Ne tenxhere vini lengun e mishit ose ujin ku keni hedhur koncentratin e mishit dhe pasi ta keni zier , hidhini qoftet te marrin nje vale. Me tej hiqini qoftet.
Perzini ne nje tas vezen me miellin dhe lengun e nje limoni.Shtojini pak nga lengu i mishit/uji i tenxheres duke e perzier me ngadale ne menyre qe veza te mos mpikset.Me tej hidheni te teren ne tenxhere dhe perzijeni nje cope here.
Ne fund hidhini dhe qoftet siper .
Supa eshte gati.Servireni te ngrohte.
Ju befte mire !

Categories: photography, soup | 3 Comments

Post navigation

3 thoughts on “Supe me qofte te vogla

  1. AleXX gJ

    Une e modifikova pak kete recete (ndoshta pa lejen e autores te kesaj faqeje – kerkojme ndjese) Perdora mish te grire prej gjoksit te pules (fresh ground chicken breast – per ato qe jetojne ne North America). Ne mungese te lengut te mishit perdora uje ne te cilin treta nje luge gjelle koncentrat pluhur pule (Knorr chicken broth mix) te ciles i kalova nje vale duke shtuar edhe, me pak se nje luge caji, gjalp (Stirling – barrel churred – all natural > Costco). Gjithashtu, qofteve gjate pergatitjes u shtova vetem nje maje luge caji qepe e huder pluhur (shume-shume pak), si dhe pak parmegian i grire (nje luge gjelle) dhe perseri shume pak buke e bluar e thare (per te ulur lageshtine e qofteve).
    Shenim: Duhet patur kujdes ne sasine e kripes per qoftet, pasi koncetrati pluhur i supes permban kripe. Po ashtu 1/2 kokerr limoni (e madhe) eshte mjaft.
    U realizua nje supe fantastike, ashtu sic shprehen edhe komentuesit e tjere.

    PS. Ky WebSite eshte vertete i organizuar bukur, jo vetem per recetat shqiptare genuine qe gjen ne te, por edhe nga pikpamja e komponenteve grafike, rss etc. Nje version video-podcast i ketij “site”-i do te ishte

  2. AleXX gJ

    GREAT!!!

  3. Alexx te flm per fjalet e mira.
    une u mundova ta bej sa me te shendetshme supen.nuk doja te perdorja yndyrna si gjalpi (sado qe ju keni perdorur pak).
    po ashtu mendoj se lengu i nje limoni (nuk kam percaktuar madhesi) eshte ok.nuk me eshte ankuar njeri per thartire te supes:) sdq e kuptoj se ka njerez qe e duan me pak ate.

    me vjen mire qe ju paska dhene frymezim per te provuar gjera te reja kjo supe.
    flm per ndjekjen.
    gjithe te mirat.
    E

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Create a free website or blog at WordPress.com.

%d bloggers like this: