Kek me karrota



Ne keto dite te ftohta dimri , mendova se nje recete keku e shoqeruar me caj ose kafe prane vatrave te ngrohta do ju vinte mire;)
Kete here po ju jap receten e kekut me karrote, qe ne fakt eshte shume e thjeshte dhe shume prej jush mbase e dine.Une kete here perdora nje permbajtes me te vecante, thjesht per ndryshim .Sic dihet kanella perdoret shpesh ne kekun e kanelles por une kete here perdora `star anise` qe eshte nje bime ne forme ylli me arome anise.
Kjo bime me origjine nga Kina perdoret per pergatitjen e likereve dhe ne gatime te ndryshme .Per me teper rreth saj mund te lexoni ketu :
http://en.wikipedia.org/wiki/Star_anise

Meqenese aroma e kesaj bime nuk pelqehet nga te tere , ju keshilloj te mos e perdorni ne sasi te medha.

Per te pergatitur nje kek te tille perdora:

3 veze
1 & 1/2 gote sheqer
3 gota miell
1 gote gjalpe i shkrire
3 karrota
nje grusht te madh me arra,bajame ose lajthi te shtypura
disa fara star anise
nje luge kafeje sode buke

Si fillim grijini karrotat ne rende.Me tej ne nje tas hidhni te tere asortimentet e lartpermendura pervec karrotave dhe farave te star anise.Perzijeni brumin mire.Duhet te kini parasysh qe brumi mos te jete shume i forte ne fund por disi elastik.
Pas kesaj faze mund te shtoni dhe karrotat e farat e star anise tek brumi dhe perzijeni mire.
Ne nje tepsi xhami ose ne nje forme keku shtroni harxhin pasi ta keni lyer me pak gjalpe qe te mos ngjitet.
Vijeni te piqet per rreth nje ore ne furren e ndezur disa minuta me pare ne temperaturen 150 gr C per rreth nje ore.
Provojeni kekun me thike gjate pjekjes dhe hiqeni kur ta shihni qe eshte gati.

Servireni te ngrohte.JU BEFTE MIRE!

Categories: creative, desert, food, fruit, photography, tea time | Tags: | Leave a comment

Post navigation

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Create a free website or blog at WordPress.com.

%d bloggers like this: