Fileto pule te mbushur me perime


Kete gjellen e sotme ja dedikoj nje mikes time 😉
Per kete gjelle per 3 persona ju nevojiten :

1/2 kg fileto pule
200 gr bizele
3 karrota
3 kunguj
2 patllixhane te mesem
pak leng pule
kripe
piper i zi
1 luge embelsire keri (curry)
pak vaj per skuqje
domate per zbukurim

Se pari rriheni fileton e pules me cekicin e guzhines dhe lyjeni me kripe,keri dhe piper e lijeni ashtu qe te marinohet per pak.
Ne anen tjeter pritini ne copa te vogla karroten,kungujt,patllixhanin dhe vijini te skuqen ne tave .Shtojini dhe bizelet pas pak dhe kaverdisini per nje kohe.Me tej shtoni dhe lengun e pules dhe lijeni dhe nje kohe deri sa te zbuten perimet.
Priteni fileton e pules ne disa pjese .Me tej , merrni nje pjese (jo te teren)nga mikstura me perime dhe mbushini filetot e pules.Lidhini keto te fundit me cepat e vet me nje shkop dhembesh.Ne kete menyre nuk do t`ju perhapet pjesa e brendshme e filetos.Vijini te skuqen pak keto fileto pule.
Me tej shtojini keto fileto tek tava ku ndodhet pjesa e ngelur e mikstures me perime dhe shuajini me nje 1/2 gote vere te bardhe nen nje zjarr jo shume te forte.

Servireni te ngrohte.Ju befte mire!

Categories: chicken, food, healthy, mediterranean, photography, veggie | 5 Comments

Post navigation

5 thoughts on “Fileto pule te mbushur me perime

  1. N.Ago

    mmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmm

  2. Alma

    Shume e shijshme. Une e bera me karota dhe bizele, se ato me ndodheshin ne shtepi, dhe u be shume e mire.

    Thank you!

  3. me vjen mire Alma 😉

  4. ELA

    SHUME E SHIJSHME ……

Leave a reply to N.Ago Cancel reply

Create a free website or blog at WordPress.com.