Tave me spinaq dhe patate


Per te tere ata qe me kerkuan gatime te lehta pranverore , ja ku vjen kjo recete;)

Per nje tave (varet nga tava dhe sasia e perimeve dhe erezave te perdorurkjo recete jepet per nje tave te vogel me diameter rreth 20 cm).

5 patate mesatare

1/2 kg spinaq

1 luge nenexhik (mente),koper e grire holle,majdanoz)

salce beshamel
( Per salcen beshamel ju duhen:

3 luge gjalpe

3 luge miell

1 veze

½ lt qumesht

Per te pergatitur salcen beshamel :Ne nje tave , skuqim 3 luget e gjalpit, hedhim 3 luget e miellit dhe e skuqim pak ate.Me tej shtojme ne te dhe qumeshtin ku kemi futur dhe vezen.I perziejme keto mire deri sa krijohet salca beshamel.)

pak vaj

kripe,piper i zi

nje pjate djathe kackavall i bute i grire ne rende

Se pari lani patate dhe spinaqin dhe pritini patatet ne forme rrethore, priteni dhe spinaqin holle.Jepini nje skuqje te lehte spinaqit me nja 1 luge vaj ne tave duke shtuar aty dhe erezat dhe kripen e piperin e zi.Me tej , ne tepsine qe e keni lyer pakez me gjalpe ose margarine perpara shtroni nje here patatet, pastaj siper vini miksin e spinaqit me ereza.Perseriteni kete 2 ose 3 here sipas deshires.Ne fund fare vini nje shtrese me djathin e grire kackavall si dhe salcen beshamel .
Vijini ne furren e ndezur perpara dhe mbajeni aty per nja gjysem ore ose me shume nese doni ne temperaturen 170 gr C.
Servireni te ngrohte.
Ju befte mire!

shenim: kjo mund te behet dhe me peta ndermjet kateve por une preferova beshamelin si me i lehte.

About these ads
Categories: food, veggie | 14 Comments

Post navigation

14 thoughts on “Tave me spinaq dhe patate

  1. shume texture te bukur paska tava!

  2. Lili

    Pershendetje yummania
    Ju falenderoj per recetat e publikuara.
    Ne vecanti per receten e taves me spinaq e patate qe ka dy perberes shume te pelqyer nga familjaret e mi.
    Problemi eshte se nuk jam e qarte: Patatet duhen te jene te ziera me pare? Sepse nse jo a ka kohe te behen per gjysem ore?

    • Lili

      Faleminderit per pergjigjen e shpejte.
      I lexova me kujdes recetat e tua ishin shume oreksndjellese dhe jam e sigurt qe kur ti bej do te m’i pelqejne :)
      Edhe nje here faleminderit!

  3. pershendetje dhe flm Lili.une kur e kam bere me pare nuk i ziva patatet, por nese deshiron qe te behet me shpejt mund ti ziesh sigurisht.

  4. SELDA

    Prsh
    Une e provova kete recete, ne pamje ishte e shkelqyer kurse ne shije…hmmm familjaret e mi nuk mbeten te kenaqur. Mua vete, nuk me pelqeu dhe aq kombinimi i spinaqit me patatet. Megjithate cdokush ka preferencat e veta. Une skam ndermend ta provoj prape.

  5. Pershendetje!
    Jam nje amvise dhe lexova me kureshtje recetat tuaja.Me pelqejne shume sepse kane fantazi brenda tyre dhe me sa shoh une, juve ju permbaheni shume dhe vlerave ushqimore qe sot kane nje rendesi te madhe.Kombinimi i shume prej tyre per mua kane vlere te madhe.Por meqenese ju jeni kaq e apasionuar pas kuzhines une do te thoja nje keshille te vogel, nuk e di sa e ke mundesine por sikur ti aplikoje gatimet e tua dhe sipas grupeve te gjakut do te ishte nje gje shume me vlera,sepse sipas librit “Te gatuajme sipas grupeve te gjakut” ushqimet do ti ndanim ne te dobishme,neutrale dhe te demshme.Megjithate te falenderoj dhe per keto receta qe me duken te mrekullueshme sepse ne nje moment te caktuar me nje klik dhe nje kerkim na zgjeron fantazine.Psh.per neser do te gatuaj patate me spinaq dhe beshamel dhe mendoj se do te dale nje tave e vecante.Gjithsesi i shtova dhe nje qepe dhe pak mish te grire.Te uroj gjithe te mirat.

    • Anida flm shume per konsideraten si dhe komentin tuaj , informativ.kur e kam hapur blogun ne fillim e kam hapur thjesht per kenaqesi,pastaj mendova se duhet te shkruaja me shume rreth vlerave te perimeve e frutave.ne fakt kohet e fundit nuk kam pasur shume kohe te shkruaj por do te mundohem te sjell dhe receta sipas grupeve te gjakut.
      flm per sugjerimin,gjithe te mirat.

  6. Pershendetje Yummania.
    Sic te thashe sot kisha per dreke taven e famshme me patate dhe spinaq,se kisha provuar ndonjehere,por me kishte dale e mrekullueshme.Me patate dhe patllexhan e kishim ngrene qe quhet musaka,por me spinaq jo,gjithsesi te falenderoj sepse na jep ide qe si kemi provuar me pare.

  7. eljona

    e gatuaj vazhdimisht dhe eshte nje tave e shkelqyer :P do tju lutesha te shkr sa me shume receta te reja dhe te thjeshta sigurisht :) suksese !!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Blog at WordPress.com. The Adventure Journal Theme.

Follow

Get every new post delivered to your Inbox.

Join 216 other followers

%d bloggers like this: