Mjaft me vjedhjet :(


Para disa ditesh me ane te faqes http://www.copyscape.com , thashe te hyj dhe te provoj nese do kapja ndonje shembull plagjiarizmi.Ne pergjithesi nuk rastisa me shume raste, perveç njerit qe ishte aq skandaloz dhe plot saqe mjaftoi per te tere.

Tek faqja http://www.forumikatolik.net (me saktesisht ketu :

http://www.forumikatolik.net/forum/showthread.php?t=4876)  ka nje dyzine te shkrimeve te mia dhe me zune syte dhe nje te Kuzhines se Gjyshes (www.kuzhinaegjyshes.blogspot.com) te vendosura ne nje nga temat e forumit.

Nuk eshte hera e pare qe shoh shkrime te miat neper forume dhe pjese te tjera te medias.Por gjithnje kane qene te shoqeruara me te drejten e autorit.

Por forumi katolik , si te mos mjaftohej me kopjimin sistematik dhe super te perpikte te shkrimeve dhe fotove te mia , kishin marre mundimin dhe i kishin dhene disa shtremberime apo ndryshime te shemtuara shkrimeve te mia , thjesht per ti treguar sikur i kishin shkruar vete.

Per nje forum , ky eshte nje element shume i shemtuar dhe i denueshem!Nese administratoret e tij nuk dine sesi ta administrojne apo çfare temash te vene ne forum , me mire le ta lene kete sport dhe te merren me akrobacira te tjera se ketu nuk jane te sukseshem dhe kapen shpejt jo per gje por fale teknologjise i zbulojme!

Theksoj dhe njehere dhe nuk flas vetem per vete ketu,por dhe per vjedhjet qe behen nga blogjet e tjera ,se nuk eshte e lejuar (nuk po flas per etike se ate e keni qare me lot ka kohe) te merrni asnje dokument pa lejen e autorit apo ne rastin me ekstrem pa e cituar emrin dhe adresen e faqes se internetit te tij aty ku e perdorni!

Shumica e blogerave shqiptare mesa di une shkruajne per qejf , por kjo nuk do te thote se dikur nuk do ti shnderrojne keto faqe ne faqe biznesi .Edhe nese nuk i shnderrojne, shkrimet,fotot dhe informacionet qe vihen ne keto faqe jane konkluzion i nje pune artistike , ne mos e tille pune kerkimore dhe mendimesh personale .

Ju siguroj se eshte me interesante te besh kerkime dhe te shkruani vete diçka sesa te vini nje artikull te marre nga nje vend tjeter! Eh ne fakt kjo fjali e fundit vlen per ata qe mendojne se kane kellqe , zell dhe dashuri ta bejne kete pune.

Nese ky do ju duket si nje shkrim i acaruar dhe ofendues, ju siguroj se eshte i tille!!! Dhe ju sugjeroj te tereve atyre qe bejne kete gje , te mendohen mire dhe ti vene gishtin kokes perpara se te inatosen me kete shkrim dhe te mendojne palen perballe.

Se ne mos e mendofshin ata, e mendojne ligjet qe ruajne te drejten krijuese!

Categories: food | Tags: | 15 Comments

Post navigation

15 thoughts on “Mjaft me vjedhjet :(

  1. http://www.forumikatolik.net

    Ha ha ha ha ha. Te vje edhe turp, te te pyesin Kush ta vodhi?…katoliket. Pike e zeze

  2. edrus

    Ju djegtë tava n’furrë atyne që vjedhin shkrimet e ymanisë!
    Ju boftë e kripme dhe krem karameli!🙂

  3. darien:ç’ti besh disa gjera nuk kane brire:)

    edrus: te marrte e mira ty jarebi:))

  4. blete

    yummi bjeru me top se vij edhe u e te ndihmoj.

  5. T’u vije turp. Jam shume dakort me ty En. Do te vije dita kur forume te tilla do te zbrazen nga vizitoret dhe kjo do te jete normale sepse edhe nese kopja te lezeton epr nje moment askush nuk do te rilexoje gjera qe i ka lexuar already nga burimi i paster.

  6. edhe shume nuk eshte ti vene re keto gjera thom une. forum hesapi mo.

    kshu me nerva dhe me kacabunjte ngritur eshte per tu treguar kur vjen momenti dhe mund ti besh dem atyre. Plagiarismi eshte budallallik dhe gje e ulet. Kondra-plagiarizmi pastaj eshte art me vete … Ne fakt nuk eshte per tu nevrikosuar kur zbulon plagiarism, eshte per tu gezuar. I ke kapur dopjo-gjashten ne dore …

    une do thosha ti vazhdo punen tende qe eshte per ti heq kapelen.

  7. Blete: hahahah flm!

    Elais:e vertete ,uroj te vije sa me shpejt ajo dite.flm e dashur.

    BC:flm per konsideraten mik.ajoı qe me bezdisi qe qe mire se i kishin vjedh por edhe i kishin ndryshuar tekstet per qef te vet dhe jo vetem me shkrimet e mia por dhe te Kuzhines se Gjyshes.
    tamam si thua ti ,vetem kur je me shume nerva mund te shkruash nje shkrim te tille se ndryshe veshtire ta marresh kete mundim.te pershendes

  8. Edhe kuzhinen e gjyshes e kane kopjuar ???? Tani po qe mo ngriten kacabujte mu. Ti bien e nam ene nisham mos ti leme … Te paudhet !

  9. po pra..aman futu ke ai linku se do çmenesh vertet.vetem nese se kane nderruar nese e kane lexuar kete shkrimin tim se di..

  10. O eno…. rrofsh se e pashe dhe une!
    dhe kuptova qe paskam ushqyer popullin virtual shkodran.

    Eno, mos e vrit! mendoje qe po u hap syte dhe barkun me ushqime:)

  11. Klod un mendoj se askush nuk lodhet se citon autorin.aq me teper kur kane kohe te redaktojne edhe tekstet tona mund te vene edhe emrin apo jo?
    mua me duket i denueshem si akt per vete.

  12. bleri

    Yummy para se te me zbulojne, po pranoj qe te kam kopjuar edhe une…fjale per fjale, me pak ndryshime personale :D…me vjen keq..por te dashurit tim jo dhe aq,,i ka lepire gjellet e bera me recetat e tua😉..rrofsh ylli se fale teje shtohet dashuria ndaj ne te tjereve😀

  13. bleri ti perdoresh qe çke me te ne praktike mi motra per ket pune eshte kjo:)
    flm per fjalet e mira!
    cheers

  14. mua s’me vjedh njeri – duhet te qaj me duket (ha ha).

    Yummy eshte mire te flitet besoj se nuk kemi arme te tjera.

  15. e dashur Tena siç e kam thene me lart , kur flas per vjedhje nuk e kam fjalen per citime , por kur permendet apo perdoret puna e autorit pa leje aq me teper kur ndryshohen dhe tekstet sipas nevojave personale.
    Ndoshta shqiptareve nuk i ben pershtypje se nuk jane mesuar ende me kete gje por mua me duket shume e shemtuar per vete.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Blog at WordPress.com.

%d bloggers like this: