Simite me susam


Nese ka ndonje gje shume te dashur ne Turqi,pa te cilen mengjeset duket se kalojne shume te thata,keto jane simitet me susam.Ashtu si Franca dhe Italia kane brioshet , edhe Turqia ka simitet me susam.

Madje mund te themi se keto te fundit i kane rrenjet qe ne koherat e vjetra te perandorise osmane.Kjo eshte vertetuar pasi ne shkrimet e udhetarit dhe historianit osman Evliya Çelebi gjate shek.16 permenden furrat qe shisnin simite me susam.

Preferenca ndaj saj sa ka ardhur duke u rritur.Simitet me susam nuk gjenden vetem neper shitesat ambulante te rruges , ato tashme kane hapur rrugen e nje sektori te ri fast food-i tradicional ne Turqi.Zinxhire restorantesh me emrin “Saraje Simitesh” jane perhapur si je epidemi e pandalueshme ne tere Turqine.Çelesi i suksesit?

Mendoj se ka shume faktore.Se pari eshte lidhja gati shpirterore qe kane turqit me kete ushqim.Mbase ngaqe eshte shume e shijshme , e kudogjendur dhe e lire,eshte ushqimi i preferuar i te tera shtresave te popullsise pas asnje lloj dallimi.Nuk mund te mendohen mengjese pa te.Ajo eshte e pazevendesueshme.Ka dhe nje mik tjeter plotesues dhe te domosdoshem:Çajin e zi turk.Keta jane nje çift i pandashem bashkeshortesh,megjithse ne ditet e sotme , simitja mund te flirtoje dhe me djathin e bardhe apo bebe🙂

Une per vete e kam shume qejf kombinimim e ketyre te trejave sidomos kur je perpara detit,ne nje kafe te vjeter me ca stola te veckel xunkthi!

Simitja eshte kthyer prej kohesh ne nje simbol popullor qe mund ta gjeni dhe ne shume shkrime poetesh,shkrimtaresh ,sociologesh.

Per ti shijuar me mire,duhet te jene plot me susam ,te pjekura mire dhe kerce.

Ja dhe receta,s’po ju le me shume ne kuriozitet per te:

Per disa simite me susam ju duhen:

1 kg miell

1 luge gjelle maja buke

3 gota me uje

1 luge gjelle kripe

3 luge gjelle musht(pekmez)

1 gote uje susam

Shkrijeni majane ne nje gote me uje te vaket.Prisni per 2-3 ore sa te fryhet.Ndersa goten tjeter te ujit perzijeni me 2 luge musht.

Ne nje ene hidhni miellin dhe hapeni ne mes.Aty hidhni majane e tretur dhe kripen.Shtoni dhe mushtin e shkrire ne uje dhe perzijeni mire sa t’ju formohet nje brume me nje elasticitet mesatar.Kepusni pjese nga ky brume dhe jepini formen e simiteve (si ato qe shihni ne foto).

Ne nje tas tjeter shtoni lugen e fundit te mushtit dhe goten e fundit te ujit.Perzijini mire.Shtrojeni susamin ne nje tepsi.Zhytini format e simiteve perpara ne ujin me musht dhe me tej lyjini mire me susam.Me tej shtrojini simitet ne 1 tepsi furre qe e keni lyer me pare me pakez margarine.Piqini per rreth gjysme ore ne nje furre te ngrohur me pare ne 200 grade celcius.Servirini te ngrohta me çaj te zi dhe djathe te bardhe ose bebe afer.Ju befshin mire!

per me shume informacion rreth ketyre simiteve kliko ketu:

http://en.wikipedia.org/wiki/Simit

Categories: food, kitchen art, life style, photography, traditional | 4 Comments

Post navigation

4 thoughts on “Simite me susam

  1. ardona

    Pershendetje, e lexova dhe do e gatuaj simiten sepse edhe keshtu kam ngrene se jo me pak gatuhet koheve te fundit edhe nga ne shqiptaret. Por une do te doja te kisha receta te gjelleve franceze, pasi, kam degjuar se jane shume te mira. Ju lutem, me ndihmoni.

    Me respekt, Ardona!

  2. gjithmone kur thone nese nje gje e ke pasion edhe nqs eshte e veshtire arrihet ,dhe ne te vertete nuk e kam besuar ,por kur shoh ketu tek yummania e kuptoj qe eshte e vertete sepse nuk me besohet se si i ka gatuar gjith keto ushqime sepse ketu ne shqiperi nuk u pelqen shume llojshmeria dine me gatu vetem 3 gjella edhe rrine rehat .

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Create a free website or blog at WordPress.com.

%d bloggers like this: