Ishuj kungulleshkash dhe patllixhanesh ne det domateje:)


Pershendetje e veçante Blendit (http://brisku.blogspot.com) dhe falenderime per komentet interesante rreth blogut;)

Ok e shof se e paskam egzagjeru içik me kete emrin po nejse se vdes per fjalen kungulleshka dhe desha me e perdor troç muhabeti:) Edhe kjo receta hyn gjysem tek recetat e kafshatave dhe gjysem tek te gjelleve:) eshte shume e thjeshte dhe te kujton pjatat e fillimit ndaj them keshtu..Nejse po i le llafet dhe po hyj ne teme:)

Per 4 veta (me oreks mesatar:)

5-6 patllixhana

5-6 kunguj

8 domate te pjekura

1/2 tufe majdanoz

2-3 qepe te njoma ose 2 qepe te thata

pak piper i zi

pakez vaj ulliri per skuqjen e domateve

1luge çaji uthull rigoni

Domatet pritini ne copa te vogla dhe lijini te kavurdisen ne tigan ku keni hedhur ate pakez vaj (1,5 luge vaj ulliri) duke shtuar dhe majdanozin e grire , piperin e zi dhe uthullen e rigonit si dhe qepen e grire holle si per sallate.Lejini keshtu deri sa domatet e qepet te shkrihen dhe majdanozi te zbutet.

Nga ana tjeter pritini kungujt dhe patllixhanat ne feta rrumbullake .Patllixhanet lijini per 10′ ne nje tas me uje me kriper per te larguar shijen e hidhur.Me tej futini te dyja perimet e prera ne tenxhere me avull dhe lijini ashtu deri sa te zbuten disi.Me tej hiqini dhe vendosini ne nje tepsi ku pasi ta keni lyer me pakez vaj me dore vini kungulleshkat dhe patllexhanet e prere dhe hidhini siper seciles perzierjen me domate dhe qepe qe pemendem me lart.Pjesen e qe ngelet shtorojeni rreth kungujve dhe patllixhaneve (deti;)

Futini ne furre qe e keni ngrohur ca me pare dhe lerini sa kungujt dhe patllixhanet te piqen ca..Servirini te ngrohta .Ju befshin mire!

Categories: creative, flash, food, healthy, kitchen art, life style, mediterranean, photography, traditional, veggie | 8 Comments

Post navigation

8 thoughts on “Ishuj kungulleshkash dhe patllixhanesh ne det domateje:)

  1. iRsi

    Eni, faleminderit shume per receten. Doli teper e mire. Can I just say that Im very thankful to you qe vendos receta shqiptare pasi jane very helpful per dike si une qe nuk di asnje recete shqiptare. Do kisha deshire qe te vendosje me shume receta embelsirash shqiptare pasi my bf and my housemates kane rene ne dashuri me to pasi iu bera ate kekun e gjyshes tende🙂. Thank you very much again and keep up the good work. Me verte qe ma bere diten me te mire sot🙂

  2. flm ty Irsi..gezohem qe qenkeni kenaqur.do mundohem te ve dhe embelsira:)
    pershendetje

  3. oooooooooooooo Eniiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiii…
    ndihme!!!!!!!!!!!!!

    me duhet te bej nje darke shqiptare per disa te huaj…
    pbmi nr 1 eshte qe sdi te gatuaj shqiptarçe
    pbm nr 2 eshte qe sdi te agtuaj shqiptarçe
    dhe pbmi nr 3 eshte qe sdi te gatuaj shqiptarçe 😀

    erdha te vjedh naj gjo ketu ke ty….kjo receta ketu me duket ide e mire per te treguar ca hame ne albanezet…
    por kisha dy pyetje, kur thua uthull rigoni (dmth uthull e perzier me rigon apo eshte ndonje gje tjeter psh si uthulla e manaferrave qe kemi ne ketej :s) edhe tjetra ne pa mundesi te futjes ne tenxhere me avull, ça mund te behet tjeter????

    ps1 : çfare mund te bej ndonje gje shqiptare perveç kesaj???

    ps2 : nese ke idera me te lehta, me te shpejta dhe me me pak pune, do jesh e mirpritur😀

    rrofshhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhh

  4. pershendetje Erviv:)

    uthulla e rigonit eshte e gatshme si puna e uthulles se manaferres qe thua dhe nuk esh uthull+rigon i perzier.
    e dashur une ketu kam vene mjaft gatime shqiptare shumica jane te shpejta dhe te lehta zaten.nuk di se ke te veçoj.do qe me mire te kontrolloje me kategori ,mbase e gjen me shpejt.
    hajde suksese dhe ja kalofsh sa me mire.
    cheers

  5. nick

    Eni, je fantastike! Artiste e vertete!

  6. flm Nick:)

  7. oooo Eni😀

    se di pse nuk me doli kjo receta jote :s
    si perfundim …dolem ke plani B dmth u be turli per te fshehur gjurmet😀 ahahahhahahaha…..

    ti e meriton vendin e 1 ….se knej ska me shpresa per ne😀

  8. kushedi se pse nuk te paska dale.mos ke harruar ndonje gje..nejse gusto gusto kjo dynja.

    flm Erviv

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Create a free website or blog at WordPress.com.

%d bloggers like this: