Kuskus me curry


Kuskusin e njihni shumica e juaj besoj.Eshte nje si tip makarone kokerrvogel e ngjashme me orizin ne fakt.Origjinen e ka nga vendet afrikane ku perdoret me shumice.Kuskusi eshte njekohesisht dhe emer gjelle qe behet me po keto makarona si dhe me qepe dhe domate.

per me shume rreth kuskus shih ketu :

http://en.wikipedia.org/wiki/Couscous

Une kete here i bera disi me ndryshe.Ja dhe receta

Per 4 persona:

1 pako me kuskus

kripe

piper i kuq

8 luge krem(ajke,pana) qumeshti

nje luge plot me curry (ose shafran)

Vijini kuskuset per tu zier, ne ujin qe valon.Me tej pa i perzier fare me gjalpe ose margarine, perzijini me kremin e qumeshtit,ku keni shtuar dhe kripen.Ne fund hidhini siper curry (ose shafran) dhe piperin e kuq dhe perzijini.Servirini te nxehta.

Ju befshin mire!

Categories: food | 12 Comments

Post navigation

12 thoughts on “Kuskus me curry

  1. BC

    Po pse kuskusi qe blejme ne neve kendej i ka kokrat me te vogla se ky i yti. Keto kokrizat e kuskusit duken si kokra rushi.

  2. se di vallaj,ndoshta nuk eshte origjinal ky se e kam blere ketu;)

  3. plus qe i kam kap nga afer me “macro”😉

  4. ervivi

    me intrigove….edhe une konfirmoj komentin e pare…

    ketej kuskus quajme nje tjeter lloj….

    nderkohe qe kjo siper me ngjan me kokrra gruni😀

  5. ketu jane njeçike me te medha..

  6. ketu tek ne ka dale ne mode ku kuskusi i ri kokerrmadh.
    megjithese vazhdon te gjendet edhe ai i imeti (sa 1/3 e kokrres se orizit si madhesi). Te dyja llojet gatuhen ne te njejten menyre.

  7. kolektiviza

    ky kuskusi kokerrmadh eshte kuskus izraeli, dhe ai kokerrvogel eshte kuskusi i afrikes veriore -Maghreb.
    Un perdor shume kte kokerrvoglin dhe sme ka rene te provoj kte izraelitin por kjo receta ma mbush mendjen.

    nje recete e shpejte qe bej un me couscusin me curry eshte si me poshte:

    nje kokerr mesasatare qepe prihet imet dhe skuqet ne pak gjalp. i hidhet pluhuri curry sipas qejfit e lezetit dhe ne te kaperdihet pak kuskusi (behet shume i mire dhe me oriz basmati ne mungese te kuskusit) hidhet vala dhe zihet duke e perzier me pirun qe mos behet top. Un kam zene karar me metoden qe hudh 3/4 e kukusit ne fillim me valen dhe pjesen tjeter 2-3 min me vone qe te pij ujin e tepert te shkrifteroj kuskusin gjithmon duke e perzier me pirun. kuskusit hidhi nje dore bajame te prera, nje dore rrush te thate dhe nje molle te prere ne copa te vogla. perziej mire dhe leri dhe pak minuta qe rrushi i thate te njomet e aromat e shijet te perzihen me njera tjetren.

    cheers

  8. Kolektiviza miresevjen dhe flm shume per te dhenat interesante dhe receten:)

    best

  9. kolektiviza

    moj un kisha nje vit qe e lexoja blogun rregullisht po se kisha marr vesh ne bot se ku komentohet dhe me bente cudi pse na e kishe heq si mundesi komentimi ne recetat e tua kaq yummy. me ne fund rastesisht e gjeta. tani skam per te tu shqepur.

    hhihh

    cheers

  10. :)) ha ha e mirepritur perhere:)

  11. Besa

    Pershendetje Eni. Jam lexuese e rregullt e faqes suaj. Nese ke mundesi me na tregu receten e kuskusit si pregaditet ne kushte shtepie.Me respekt Besa

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Create a free website or blog at WordPress.com.

%d bloggers like this: