Qofte me patate dhe susam


Ja dhe nje lloj qofteje qe hyn tek ushqimet argetuese te pakten per mua.Kete mbase e ben te tille perdorimi i susamit sepse i jep nje shije me egzotike.Po ashtu ka edhe nje kenaqesi ekstra ne kafshim me te qenurit “kerce” per shkak te susamit:)

Pergatitja per 2 persona: (2 them une po varet nga oreksi tashti ate dite qe e beme ishim goxha te uritur dhe kjo mund te jete mire dhe per 4 veta qe jane ne diete:D   )

8 patate mesatare

200 gr djathe kaçkavall

1/2 tufe majdanoz

1/2 tufe koper

1 luge miell galete

nje e verdhe veze

susam i mjaftueshem per ti lyer siper tere qoftet

kripe,piper i zi,

vaj per skuqje

Se pari zijini patatet dhe shtypini si per pure.Nga ana tjeter grini ne rende kaçkavallin dhe prisni holle majdanozin e kopren.Perzijini keto te fundit me patatet e shtypura.Shtojini dhe te verdhen e vezes dhe miellin e galetes si dhe kripen e piperin e zi.Perzijini mire dhe nese brumi i formuar ju duket i holle shtojini dhe ca miell galete.Me pas formoni topa te vegjel nga ky brume dhe hidhini susam siper.

Vijini te skuqen ne nje tave me vaj te bollshem ,pasi vaji te jete nxehur shume.Ne kete menyre do pijne me pak vaj.Skuqini mire nga te tera anet.Pastaj hidhini mbi nje pjate ku te keni shtruar disa peceta perpara per te thithur vajin e tepert.Me tej kalojini ne pjaten qe do beni servirjen.Servirini te nxehta.

Ju befte mire!

Categories: creative, flash, food, meze, veggie | 4 Comments

Post navigation

4 thoughts on “Qofte me patate dhe susam

  1. anamorphoseur

    Ah, qofte pa mish?
    Ne jemi mesuar t’i hame me mish te grire dhe me qepe te grira holle. Mos na je bere gje vegjetariane moj Eni?
    Faleminderit per receten.

    p.s Ate djathin kaçkavall, edhe ne Turqi e gjen?

  2. Eh T.un pothuajse vefgjetariane jam , s’para me shkone mendja per mish por vetem per hatrin tuaj vej gjera me mish ndonjehere:)
    ja do ve dhe ditet ne vijim:)
    flm dhe ja kalofsh mire!

    p.s: djathin kaçkavall e gjen dhe ketu ka plot.po mua shqiptari me pelqen me shume.

  3. Lola

    Me falni cfare eshte lloji i miellit “Galete”?

    • pershendetje Lola.galetat jane si bicim shkopash biskote.nese therrmohen krijohet miell prej tyre:)

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Create a free website or blog at WordPress.com.

%d bloggers like this: