Fileto pule me pazi


Ngaqe nuk para me pelqen mishi , mundohem perhere ta kamufloj ate ne gjelle mes perimeve ,keshtu behet me i ngrenshem:)

Nje nga keto raste eshte dhe kjo recete qe do ju jap sot.

Per fileto pule me pazi per 4 persona ju duhen:

1/2 kg fileto pule

disa flete pazi (per aq fileto sa doni te beni)

3 domate te pjekura

1/2 tufe majdanoz

3 thelbinje hudhrash

1 qepe e madhe

piper i zi dhe i kuq sipas deshires

kripe

vaj ulliri

Se pari zijeni mishin e pules dhe copetojeni ne copa shume te vogla.Perzijini keto te fundit me piper te kuq dhe te zi dhe pak kripe.

Ne nje tenxhere perveloni per pak caste fletet e pazise qe do perdorni dhe me pas shtroni nje pjese nga mishi i pules mbi pazi dhe rrethojeni gjethen e pazise.Veproni keshtu me tere gjethet.

Nga ana tjeter prisni domatet ne copa shume te vogla, po ashtu dhe qepen ,hudhrat dhe majdanozin holle.Vini se pari qepet dhe hudhrat per tu skuqur , me tej shtoni domaten dhe majdanozin si dhe pak kripe dhe lerini nje cope here sa te zbuten te tera perimet.

Me pas shtroni nje pjese nga kjo pergatitje mbi gjethet e mbeshtjellura te pazise.Veproni keshtu me te tera filetot e pules te mbjeshtjella me pazi.Me pas vijeni ne nje furre te ndezur pak me pare ne 150 grade celcius dhe lerini deri sa te piqen.

Servireni te nxehte .Ju befte mire.

Categories: creative, food, healthy, kitchen art, mediterranean, photography, veggie | 10 Comments

Post navigation

10 thoughts on “Fileto pule me pazi

  1. …uffff…na falni injorance nje here e me shume…por, ça o pazi? …jo pr gjo por ne keto 25 vjetet e fundit se kisha degjuar ndonjehere….. :s
    edhe shqip pazi i thon? :s

  2. e dashur, pazia eshte nje bime e ngjashme me spinaqin. dhe emri i njejte eshte dhe ne shqip.
    kam folur dhe nekete shkrim mbi te me gjate, shife po deshe:
    https://yummania.wordpress.com/2007/04/27/pazi-me-presh/

  3. Eni Rrofsh !
    jo per receten,………. por për PAZINË !
    ps : nji jet qi se kisha dëgju ket llaf 🙂

  4. hahahah:)

  5. ados

    Marry me ,dhe gatuaj cfare te duash ti, une vetem gatimit i jap rendesi
    …:P

  6. 😀

    He se Martha Stewart eshte me e mire;)

  7. Pazin , Eni, sapo po e dëgjoj dhe unë! Po ma do mendja, ai ka ekzistuar, edhe pa mua!😛

  8. Shka o mare ky sen?! Po ku i ngin kjo familjet n’Kosove qe i kan ka 15 anetare. Shko allahile blej pak mill e bo 3 tepsi buk, 1 kazan pasul pak turshi edhe u kry puna.

  9. Lume ,gatimi eshte edhe kenaqesi, jo vetem qellim per te mbushur barkun.S’do kishte kuptim te jepja receta per mbushje barku ketu apo jo?
    gjithe te mirat!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Blog at WordPress.com.

%d bloggers like this: