Supe me laker te kuqe


Lakra e kuqe eshte nje nga perimet me te pelqyera sidomos tani gjate kohes se dimrit qe ka dhe kohen e saj. Ajo qe ja jep ngjyren e kuqe lakres , jane karotenoidet qe permban.Gjate perdorimit, vlerat ushqimore te lakres kthehen ne vitamine A , shume e vlefshme kjo e fundit dhe e shumeditur ne efektin pozitiv ne shikim, rritje te qelizave dhe zhvillimit te pergjithshem.Po ashtu eshte forcuese e zemres.

Receta e supes qe do ju jap sot eshte gjithashtu shume e thjeshte ne aplikim.Mua me terheq dhe nga pamja e saj, sepse eshte shume e veçante dhe simpatike:)

Per 4 persona ju duhet:

gjysem lakre e kuqe e grire holle

gjysem kavanozi me bizele

2 patate

2 karrota

sherije supe

vaj ulliri (3 luge)

uthull (sipas deshires tuaj)

kripe

1 buljon ose pak vegeta

uje me sy

Grijini patatet dhe karrotat ne forme kubash te vegjel dhe lakren e kuqe holle.Vijini te zihen nje hop ne ujin ku do te shtoni dhe buljonin.Pasi te jene zier pakez, shtoni dhe bizelet dhe zijini serish.Me ngadale shtoni dhe vajin e sherijet si dhe kripen.Lerini te zihen ne zjarr te ulet deri sa perimet ta kene leshuar komplet aromen e tyre dhe te jene zbutur mire.Sipas deshires mund ta perzini dhe holloni supen dhe ne mikser pasi te jete ftohur pak.

Perpara servirjes hidhini pak uthull.Sherbejeni te nxehte.

Ju befte mire!

Categories: food, healthy, mediterranean, soup, veggie | 4 Comments

Post navigation

4 thoughts on “Supe me laker te kuqe

  1. Elais

    Nuk me kishte vajtur mendja qe mund te perdorej ne supe.
    Nice touch En!

  2. flm yllo..me pelqen te provoj gjera te reja.puç

  3. Eni dua te provoj supen me laker te kuqe,por mund te me thuash te lutem sherije cfare bime eshte.Te pershendes

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Blog at WordPress.com.

%d bloggers like this: