Presh me pure patatesh


Preshi eshte nje nga perimet e dimrit qe dua me shume.

Emri i preshit vjen nga persishtja e vjeter ne te cilin quhej “pyrhasa” dhe vjen ne kuptimin plot me vlera , per shkak te vlerave te shumta qe ka nga ana e vitaminave,mineraleve. (vitamina, B1,B3,C si dhe fosfor,kalçium,hekur,potasium,natrium,magnez,fibra,proteine,karbohidrate dhe 0% kolesterol).Qe ne kohet e vjetra eshte perdorur gjeresisht ne kuzhine per shkak te vlerave te mesiperme.Dihet se sherben ne problemet e tretjes-zorreve,semundjet e lekures,forcimit te damareve te gjakut.Po ashtu eshte mik i veshkave, duke ndihmuar hedhjen jashte te shume substancave helmuese.

Tani te kalojme tek receta qe do t’ju jap sot dhe e shpika vete.Preshi me duket nje perime e veçante sepse shijen e tij mund ta pershtatim si ne gjelle pikante po ashtu dhe ne gjelle me arome me te bute ndaj guxova ta pergatis ne kete menyre.

Per 4 persona:

1/2 kg presh
4 patate mesatare
krem qumeshti
1/2 kg qumesht ose sipas deshires tuaj e caktoni vete me sy
gjalpe ose margarine bimore sipas deshires tuaj
kripe
shafran
1 veze

Se pari grijeni preshin ne rrathe te vegjel te holle pasi ta keni lare mire sigurisht.Nese deshironi mund ti jepni nje vale te lehte ne uje sa per ti zbukur pak ose ti zbusni pakez duke i bere benmari.
Nga ana tjeter pergatisni purene e patateve .Ne nje tas hidhni vezen, ,kripen,shafranin dhe kremin e qumeshtit dhe perzijini.Me pas hidheni kete te fundit siper preshit dhe perzijeni nje hop.Ne fund shtoni dhe purene dhe vazhdoni ta perzini.Ne rast nevoje mund te shtoni dhe pak qumesht.Lereni te zihet ne zjarr te ulet duke e perzier vazhdimisht qe te mos ju ngjitet.
Ne rast deshire mund dhe ta fusni ne mikrovale dhe ta mbaroni proçesin e gatimit aty.
Servireni te nxehte.
Ju befte mire!

Categories: creative, food, healthy, kitchen art, life style, mediterranean, photography, veggie | 6 Comments

Post navigation

6 thoughts on “Presh me pure patatesh

  1. ola

    thanks per receten
    nje pyetje te lutem:

    cfare eshte shafrani?

  2. shafrani quhet safran ne anglisht.nje lloj ereze qe ngjan dhe me curry.nese nuk ke shafran mund te perdoresh dhe curry.

    pershendetje

  3. salvatori

    Faleminderit per receten Eni, si gjithmone e kujdesshme me shkrimet.
    Shafrani, mos eshte “zafferano” ne itlaisht? Nese po, eshte shume i shijshem. Por, te keshilloj dhe gingembre, nuk e di si i thone shqip pasi vjen nga azia apo arabia me duket. Besoj e njeh?

    Kalofsh mire

  4. Tori te falenderoj , nuk jam e sigurte si i thone ne italisht por me shume mundesi ashtu duhet te jete.
    Gingembre nuk e di , por besoj se ka lidhje me ndonje lloj ereze nga familja e xhenxhefilit, apo jo?
    do perpiqem ta gjej.flm per keshillen.kalofsh mire!

  5. mumisbest

    Eni, une e bera kete receten por me doli si bicim supe. Asgje e vecante ne shije. Duhet te kem gabuar diku po nuk po i bie ne te se ku. Ndoshta ngaqe e kam permbytur ne qumesht :))

  6. ndoshta do te lesh futur shume qumesht e dashur.
    pastaj dhe diçla preferencat jane relative , nuk eshte e thene qe do na pelqejne te tereve te njejtat gjelle .
    dite te mbare!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Blog at WordPress.com.

%d bloggers like this: