Bamja: Aristokratja e paperfillur


Nuk e di nese e keni degjuar po jo , qe bamja, kjo perime me origjine nga Etiopia, eshte quajtur si nje nga perimet aristokrate.

Kjo mbase nga çmimi i saj perhere i larte i tregut, i cili shkaktohet ngaqe bamja eshte nje perime shume delikate ne rritje dhe ne perdorim.por kete epitet e gezon prej kohesh ne kulinari.Dhe megjithate, duket se gezon vetem epitetitin se nuk mund te thuhet se egziston simpatia ndaj saj ne nje rang me vlerat e kesaj perimeje.Madje shume veta i kane vene nje epitet tjeter qe nuk shkon me tematiken dhe oreksin qe synon kjo faqe te hape🙂 ndaj s’po e shkruaj ketu.Per t’ju shmangur esesences ngjitese qe bamja leshon , duhet bere kujdes gjate prerjes se saj duke mos e prere direkt ne majedhe duke e hequr menjehere pjesen e bishtit, por duke e prere rreth e rrotull zones se bishtit pak si me maje.
Vlerat qe permbajne 100 gr bamje:30 kalori,2,2 gr proteine,8,7 gr karbonhidrate,0% kolesterol,0,2% yndyre,1 gr. fibra,5 mgr fosfor,17 mg kalçium, 0,1 mgr hekur,20 mgr natrium,18 mrg potasium,5 mgr magnez,60 IU vitamine A,0,02 mgr vitamine B1,0,02 mgr vitamine B2 dhe 5 mgr vitamine C.Mund te permbaje dhe minerale dhe vitamina te tjera ende pazbuluara.(info nga :www.sagliksayfam.com)
Vlerat e bamjes:Ne saje te fibrave qe permban , ndihmon sistemin tretes.Po ashtu vlen dhe kundra rasteve te keputjes ne saje te mineraleve dhe vitaminave qe zoteron.

per me shume informacion rreth bamjes: http://en.wikipedia.org/wiki/Okra

 

ja dhe receta per nje gatim te thjeshte dhe te shpejte te bamjes:

Per 4 persona:

1 kg bamje te fresketa

2-3 domate mesatare te pjekura

2 speca jeshile

1 qepe e madhe

250 gr mish i grire viçi

nje grusht majdanoz

kripe,vaj, piper i zi

uje alla mama size (a.k.a me sy:D)

Se pari skuqni pakez qepet dhe me pas shtoni siper dhe specat dhe domatet e grira ne copa te vogla.Me pas shtojini dhe mishin e grire dhe perzijeni nje hop.Se fundmi shtojini dhe bamjet qe i keni lare dhe pastuar siç folem me lart (per me shume efikasitet ne mosrrjedhjen e lengut te padeshirueshem, lijini bamjet pak ne uje me limon)dhe uje e kripe sipas deshires suaj dhe lerini te zihen ne zjarr te ulet.Pasi te jene zier nje cope kohe , futini ne nje tepsi dhe piqini ne furre .Ose dhe mund ta leni te zihet ne zjarr ne tigan/tenxhere gjate tere kohes deri sa te behen.Servirini te nxehta.

Ju befshin mire!

Categories: creative, food, healthy, mediterranean, veggie | 13 Comments

Post navigation

13 thoughts on “Bamja: Aristokratja e paperfillur

  1. salvatori

    Eni, te falenderoj per receten. Kam disa miq nga java tjeter dhe po mendoja t’i beja nje tave me spece te mbushur, por ma nderrove mendjen, do e provoj me bamjet sepse ata nuk i kane ngrene ndonjehere. Ketu (Paris) shiten vetem ne treg afrikan apo kinez, kushtojne 5-6 euros kilja.
    Te paska kapur dhe ty keq moda e kalorive, por nuk e ke keq, kur ka shume, duhet me u kujdes per ate qe gelltisim. Dikur as qe na binte nder mend se çfare ishin etiketat e kalorive, i gelltitnim salçiçet (nje here ne dy jave) pa teklif.
    Kalofsh mire.
    Tori.

  2. yummy vertet. une i kam pasur gjithmone qejf bamjet, nuk e di pse. por me duket se jam perjashtimi ndaj rregullit se shume veta nuk i duan hic.

  3. Salvator , te falenderoj.Une per vete nuk eshte se mbaj diete ,asnjehere skam ditur te mbaj:) , por ama tek vaji jam nje çike doreshtrenguar , apo ne çdo vend ku e di se mund te perdor diçka me te lehte nuk abuzoj.Jo per gje por nuk ndryshon shija…uroj t’ja kaloni bukur javes qe vjen..

    Blete: yuppie e paskam nje shoqe.mgjth dhe Selfi i ka qef me duket:)

  4. salvatori

    Vaji i ullirit eshte ilaç, por duhet gjithmone me kujdes, se sa me shume kalon mosha (pra plakemi) aq me teper duhet bere kujdes.
    Andej nga ti u pranuan vellot? Ah, Ataturku i shkrete, nuk po ja mbajne amanetin.
    Kalofsh mire dhe pune te mbare.

    ish salvatori-q.

    Tori

  5. po fatkeqsisht Tori:(

    flm dhe ja kalofsh dhe ti sa me bukur!

  6. Edhe une jam ne “klubin” e bamjeve aristokrate🙂 Kam kohe qe si kam gatuar por realisht me pelqejne shume fare. Jane shume te shijshme dhe gatuhen fet e fet😛

  7. gezohem qe paska shume simpatizante bamja:)
    eh kot nuk jemi shoke ne:)

  8. entila

    aja! sapo e pashe ate pjate me beri te me vije uria. sa pjate e shijshme! me ka marre malli per bamje..sa keq qe ketu ne itali bamjet nuk ekzistojne!

  9. Prenga

    Kam degjuar se lengu i bamjes, qe perfitohet nga uje i valuar me bamje, po te pihet esull, 30 minuta para buke çdo dite eshte mjaft kurative per diabetiket. Une kam filluar ta perdor dhe me ka dhene efekt. Por jam i interesuar per ndonje informacion me te kualifikuar nga specialist per kete problem se si duhet te perfitohet dhe ne çfar mase duhet te konsumohet. Dhe a i zevendeson ilaçet e diabetit apo duhet ti marre paralelisht.

    • Zoti Preng flm per besimin dhe konsideraten qe keni per mua.
      Une nuk jam dieticiene , thjesht shenoj ketu te dhena rreth frutave apo perimeve qe i kam degjuar apo lexuar diku ndaj nuk me duket e drejte te jap ndonje mendim per ate qe pyesni ju.
      ju uroj shendet!

  10. pasi qe lecova ktu ne kete faqe pere bamjen me inetrson mua edhe pere diabetiket edhe pere efekte te tjara a munde te ket ndoji efekt tjeter nese e pin ate lange.

    • Ajshe pershendetje,

      nuk jam eksperte dhe nuk di te kete efekte anesore pervec te mirave qe ka per diabetiket.
      mund te lexosh me shume ne internet per kete gje.une nuk kam degjuar te kete efekte anesore.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Create a free website or blog at WordPress.com.

%d bloggers like this: