Pastiçe me Spinaq


 

Per 4 persona:

1 pako ose (0,5 kg) makarona tub (jane me pak te trasha se makaronat e tjera ndaj quhen keshtu)

½ kg spinaq

1 tufe majdanoz

4 veze

1 & ¼ kg qumesht

¼ kg djathe kaçkavall ose djathe i bardhe (me yndyre dhe i bute)

100-150 gr gjalpe

piper i zi

kripe (sipas deshires)

 

Ziejme makaronat, al dente ne nje ene me uje ku kemi hedhur dhe pak kripe.I kullojme dhe i leme menjane.Spinaqin e lare shume mire, e presim ne copa te medha dhe e fusim ne nje tenxhere ku i japim nje vale deri sa ti merret lengu i vet.Aty shtojme kripe,piper, majdanozin e grire holle dhe nje pjese te djathit kaçkavall dhe i perzjejme.Shtrojme gjysmat e makaronave pasi e kemi lyer pak taven me gjalpe.

Nderkohe ne nje tas ku kemi hedhur qumeshtin , kemi shtuar dhe 4 vezet ( qe i kemi rrahur me pare) dhe pak kripe.Hedhim nje pjese te ketij miksi mbi makaronat.Shtrojme me shume se gjysmen e miksit me spinaq qe pergatitem pak me pare.Mbi te shtrojme dhe gjysmen e makaronave te mbetura.Siper tyre hedhim serish sasine e mbetur te qumeshtit duke veçuar pakez fare per ta hedhur siper.Shtrojme miksin e mbetur me spinaq dhe se fundmi hedhim ate pak sasi miksi qumeshti te mbetur dhe sipas deshires dhe pak djathe te bardhe ose kaçkavall te grire siper.Futeni ne furren e ngrohur me pare dhe lijeni te piqet ne 180° deri sa te marre nje ngjyre te kuqerremte. Servireni te nxehte.Ju befte mire!

Categories: creative, food, veggie | 11 Comments

Post navigation

11 thoughts on “Pastiçe me Spinaq

  1. shume e bukur kjo. Do ta provoj menjehere😀

  2. Elais

    Po vrisja mendjen c’te beja per darke dhe nje kontroll i shpejte ketu me solli frymezimin e duhur.

    Rrofsh!!

  3. gezohem goca:) ju befshin mire! fundjave te bukur!

  4. Ua, Eno!!!!!!!

    ME torturove….
    ate shprehjen, nuk i kam qejf brumerat fute ne ndonje xhep pantallonash:)

    SHume te mira duken keto. Degjo, te te nis adresen, nje here ne jave, me dergo frozen food:)
    Tek buk me djath e kemi ndaluar pak se jemi me pushime!

  5. K.me shkrive mos vdeksh:)

  6. teuta

    jam e interesuar te di akeni femije dhe n.q.s po diqka qe mund te pregatis per ta se i kam shume nazelinj.Per mua eshte shume problem te gatuaj diqka qe ata pelqejne.

  7. pershendetje Teuta.Jo nuk kam femije dhe me thene te drejten nuk dua te jap ndonje recete profesionale sepse nuk kam fare pervoje.mbase ne te ardhmen do te mundohem te ve diçka ne faqe , duke hedhur ketu mendimin dhe eksperiencen e disa nenave sigurisht:)

  8. anila

    teuta ,te receta keku i gjyshes une kam dhene nje recete embelsire qe eshte shume e pelqyeshme per femijet, te mite e pelqejne e hajne me nutella ose me recel , ose me sheqer pluhur siper ,e hajne ne mengjes ose mbasdite.une e quaj ciambella se ka grope ne mes eshte forma e taves etille, nuk di se ne shqiperi mund t gjesh, s ka problem beje ne nje tave tjeter te vogel.preferoj ti bej vete se ti blej te gatshme qe nuk kam besim se si e kur jane bere.

  9. Anila flm:)nuk ka gje me te mire se gjera qe pergatiten ne shtepi.

  10. Nuk e shikoj me faqen tende, perndryshe do futem ne frigorifer dhe do ha cfare me del perpara (ehhh dieta )😛 GJithsesi komplimente, kete recete nuk e kisha pare me pare😀

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Create a free website or blog at WordPress.com.

%d bloggers like this: