Llazanje



Nuk para jam qejflie brumerash , por llazanja ka nje vend te veçante.Mendoj se dhe per shumicen tuaj eshte keshtu ndaj vendosa te ndaj me ju receten e llazanjes qe ne fakt tregohet si shume e veshtire por qe nuk eshte dhe aq sa tregohet.

Pergatitja:

Peta llazanje (1 kuti)

200 gr djathe kaçkavall i grire ne rende

Per salcen beshamel :

3 luge gjalpe

3 luge miell

1 veze

½ lt qumesht

Per salcen bolonjeze:

¼ kg mish i grire

3-4 thelbinj hudhra

2 qepe mesatare

100 gr gjalpe

2 luge salce

1 tufe majdanoz

dhe ½ gote vere e kuqe

piper,kripe

Per te pergatitur salcen beshamel :Ne nje tave , skuqim 3 luget e gjalpit, hedhim 3 luget e miellit dhe e skuqim pak ate.Me tej shtojme ne te dhe qumeshtin ku kemi futur dhe vezen.I perziejme keto mire deri sa krijohet salca beshamel.

 

Per te pergatitur salcen bolonjeze: Skuqim qepet e grira imet ne gjalpe deri sat e zbuten dhe te fillojne te zverdhen pak.Fusim mishin e grire dhe ate e kavardisim pak me qepen, me tej hedhim thelbinjte e hudhres te grira ne copa te vogla dhe pas njefare kohe te skuqjes se tyre, shtojme kripe, piper, salcen dhe majdanozin.Pasi ti skuqim dhe keto te teras e vashku dhe per pak kohe, i shuajme me vere dhe e mbulojme me kapak deri sa te avulloje.

 

Zijini petat e llazanjes ne nje tenxhere me uje te vluar deri sa te zihen nje nga nje dhe i zevendesojme nje nga nje me njera tjetren.Petat e ziera i shtrojme ne tepsi.Siper tyre shtrojme ne fillim nje pjese se salces bolonjeze.Mbi te hedhim salcen beshamel, dhe siper saj pak djathe kaçkavall.Perseriteni 2-3 here duke vendosur petat e llazanjes siper.Pasi ta mbuloni me peta per here te fundit vini dhe ate pak salce beshamel qe ka ngelur dhe pak djathe kaçkavall te grire.Piqeni ne furren e ngrohur qe me pare ne 180°.

Ju befte mire!

Categories: food, lasagna, life style, mediterranean | 15 Comments

Post navigation

15 thoughts on “Llazanje

  1. ados

    ahhhhhhhhhhhhhh…..

  2. Ktu osht ora 1 pas mesnate ene une shikoj foto me lasagne ene me ngrihet mendja per me honger:PP

    Kjo fotoja ka dal klas, te shton oreksin vetem duke e pa, lene ma me e provu se te shkrin ne goje!

  3. ados & belle :))

  4. Salvatori

    Meqe kam jetuar plot 6 vjet ne Itali, e njoh mire Lasagnen, Eshte ushqim i mire, por pak i rende, dhe po te konsumohet shpesh, rrathet e barkut shumefishohen dhe eshte e veshtire t’i shkepusesh nga trungu i dhjamosur.
    Sidoqofte, doja t’i keshilloja Enit qe emrin t’ia linte ne Italisht, Lasagna, se ne shqip sikur nuk shkon: llazanja.
    Gezuar,

  5. Eno eno… si kam qejf brumërat dhe posti përpara ishte Pizza.
    SHumë e mirë duket kjo. Kur të takohena unë du Pizza ama🙂

  6. gezuar Salvator sa e pashe komentin tend.ngaqe e jap recetn ne shqip dhe emrin ja vura shqip.mire po e ndryshoj atehere:) ke shume te drejte per rrathet:)

    k. hahah mire ishalla takohemi thuaj , pa pizza lehte eshte:)

  7. anila

    salsa beshamela don :50g GJALPE , 30G MIELL 500G QUMESHT ,KRIPE.
    NE NJE TENXHERE TE VOGEL FUSIM GJALPIN E VEME NE ZJARR SHTOJME MIELLIN E PERZIEJME PER1 MIN E HEQIM NGA ZJARRI DHE SHTOJME PAK NGA PAK QUMESHTIN PER TE EVITUAR KOKRRIZAT E MIELLIT MBASI IA KEMI HEDHUR TE GJITHE QUMESHTIN EVEME NE ZJARR DUKE E PERZIER DERI SA TE MARRE VALEN E PARE DHE E HEQIM MENJHEHERE .
    ME SIPER LEXOVA QE KENI HEDHUR DHE VEZE DUHET TA THEKSONI QE HIDHET VETEM E VERDHA KUR E KEMI HEQUR NGA ZJARRI. SEPSE KA PLOT QE SE DINE .

  8. edhe ragu bolonjeze nuk do aq pak mish se e kam bo un edhe ngjiten petet me njera tjetren.Duhet ti shtiesh mire ragu qe te behet tamam shtresa dhe jo ta he dhesh aty ketu.Bohet e ronde po ske ci bo eshte e mire e shkreta .Kush do e boj ta haje e ti boj mire lale.pacim

  9. nje dite e kishte pare mami im ketu se si behet llazanja dhe une keto kohe kam vene pak si shume kile po tani perdit kur pyet mami se cafre te bej per darke une i them llazanja se tek yummania .keshtu na trego ndonje ushqim qe nuk ka kalori se na jane bere shtresat e dhjamit o zot.jeni shume te mire keto recetat i keni te papara,dhe nje gje tjeter qe me pelqen eshte se jeni shume korrekte i ktheni sms per ndonje pyetje shume shpejt.
    me pelqeni shume

  10. uau shume faleminderit .jeni me te miret.pa prit ti shohim pak dhe ti gatuajme me siguri te shishme duhet te jene si gjithmone pa koment.

  11. Nora

    Pershendetje Eni nese mund te tregosh se sa kohe duhet te qendrojne petat e lazanjes ne uj te nxehte. Me respekt Nora

    • pershendetje Nora, petat shihi me sy mos i zi shume sa te zgerlaqen.duhet te jene `al dente` kur te hiqen nga uji.

      respekte,
      Eni

  12. Pjero

    Pershendetje Eni , po erza te tjera a mund ti shtoj dhe cfare ? Faleminderit .

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Create a free website or blog at WordPress.com.

%d bloggers like this: