Beji vetes nje nder…


Sot beji vetes nje nder dhe ne vend te dozes se larte te kafeines, merr  pi nje çaj bimor.Mos kini merak nuk do ju jap ndonje recete te merzitshme, se dhe gjeja e shendetshme kur eshte e pashijshme s’ka vlere dreqi e mori:)

Perkundrazi receta (ose me mire le te themi permbajtja, se nuk eshte ndonje gje fort e komplikuar kjo qe po shkruaj:) qe do ju jap eshte shume e shijshme,egzotike,ju mbron nga gripi qe po na troket fuqishem ne dere keto dite te ftohta dhe mbi te gjitha eshte shume e thjeshte.Çaj me karafil dhe kanelle.Te dyja kane nje ere te parezistueshme por kur bashkohen behen hata fare.Vlerat mjekesore? Ja mo xhan i ke poshte:

Karafili:Ndalon te vjellat dhe perzierjen e stomakut,largon eren e keqe te gojes, ka veti larguese dhimbjesh dhe per kete arsye dhe nese perdoret ne doza te larta ju trullos pakez.Mund te vini nje pambuk me vaj karafili tek dhembi qe ju dhemb pershembull, do ju vinte goxha mire. Po ashtu dhe nxjerr gazrat.

Kanella: Dhe kjo parandalon te vjellat dhe perzierjet.Po ashtu dhe diarete.Rrit dhe shpejton qarkullimin e gjakut.Lehteson tretjen.

Xhenxhefili: largon perzierjet e stomakut,fryrjet  e barkut dhe problemet e kolitit.Eshte po ashtu efikas kundra te vjellave.Mbron kundra helmimeve.Rrit qarkullimin e gjakut.Per shkak te kesaj vetie ndihmon ne ngrohjen e trupit.Ju mbron shume mire ndaj gripit,te ftohurave te ndryshme,si dhe semundjeve te tjera qe kane lidhje me frymemarrjen.Ka dhe veti djersitese dhe ul temperaturen. Njekohesisht , njihet per vlerat e tij si ules tensioni te larte dhe kolesterolit.

Per çaj me karafil dhe kanelle ose per çaj me xhenxhefil dhe kanelle:

Nese e beni vetem per 1 person ju mjaftojne 2-3 lulka karafili, 1 kallam kanelle dhe 2-3 xhenxhefile te thate.Zijini ne zjarr shume te ulet per disa minuta.Keto lloj çajrash kane vetine qe te behen dhe me te forta dhe dendesia dhe aroma i rritet duke ndenjur, keshtu qe kur ta zini per here te dyte do perfitoni nje çaj akoma dhe me aromatik.Ju befte mire dhe sa me larg gripit qofshi:)

Categories: creative, curiosity, healthy, kitchen art, life style, photography, tea time | 12 Comments

Post navigation

12 thoughts on “Beji vetes nje nder…

  1. Lily

    A eshte xhenxhefili ginger ne anglisht?

  2. Ky çaji është vërtetë i mirë dhe pse unë s’jam ndonjë fanse e çajit. E provova për herë të parë javën që shkoi me kanellë dhe me anis (ajo erëza në formë ylli që e përdorin greqët për uzon, apo ata që s’i njoh për sambukën…) Po ma merr mëndja që me karafil do jetë akoma dhe më i shijshëm.
    Ja gëzuar!:)

  3. Eno grupi i buk me djath, iu pergezon, dhe iu premton, qe keto kohe do pijme dhe caj, (po caj mali)🙂

    uaa, do jete gota ime e dytee cajit perkete vit, e para ishte para ca muajsh,
    Scotch_tea:)

  4. lily: yes dear:)

    akullnaja: a ka gje qe si jep lezet karafili:)

    k.: ue sa mire qe ju paskam ndryshu menjen:)

    miq me falni per pergjigjet e vona por gjate javes nuk i aprovoj dot komentet se vetem ne pune e kam rregulluar faqen e wordpressit se eshte bllokuar ne Turqi siç e dini dhe vetem prej ketej mund ti bej tere veprimet:(

  5. mmmm….ideja shume e mire. Sidomos, keto dite qe mua s’me eshte ndare gripi dhe hundet me jane bere si spec i kuq. Rrofsh e dashur per receten:)

    p.s. fundjave te mire!

  6. emigrant

    Dum recet per 1) salep; 2) boze!
    Ke dy jav afat! 😉 😀 😛

    Eni, gezuar festat e fundvitit!

    Cimi

  7. emigrant

    ah, se harrova kongen e salepit:

    salep i omel, salep i ‘xeht!
    urnoni myshterinj!
    t’pastron gurmozin,
    e gripin tret,
    knon fyti si bilbil
    se osht me xhenxhifil,
    saleeeep i ‘xeeeeeht….
    (kori ben echo: saaalep, saaaalep….)

    e salepxhiu si e ka zanoti po gerthet pa pra*
    salep i omel, salep i ‘xeht… (vazhdo kshu nja 10 her, En-o…)

    *pa pra = pa pushim, pa marim 🙂

  8. Belle : flm dhe ti lal .me fal per pergjigjen e vone por siç e dini gjate fundjaves nuk e kontrolloj dot faqen se vetem ne pune mund ta hap wordpressin:(

    Emigrant: bozen do perpiqem ta ve sa me shpejt po dhe salepin po ashtu do mundohem ta gjej:) fjala jote urdher mik;)
    rrofsh per vjershen te kendofte shpyrti perhere dhe gezuar dhe juve!

  9. hahaha sa kam qesh me kete salepin e emigrantit:)) epo t’i knosh ene salepit, ncncncn:)

    ylli i stambollit, t’uroj nje fundjave te bukur!

  10. eh emigranti eshte talent ! e gje i vjershe per çdo gjo! bofte hajer ishalla se na sjell aheng ne kete faqe perhere!

    yll je vete:) puç fort.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Blog at WordPress.com.

%d bloggers like this: