Speca te gatuar ne tave dheje


Speci i kuq , per çfare nuk vlen valle : Ne daç per vitaminen C me sasine e te ciles ja merr ne kthese portokallit apo me beta karotinen me te cilen na forcon sistemin imunitar.Mbron dhe ndaj romatizmes, semundjeve te gjakut, kancerit , semundjeve te dhembeve, ndihmon ne parandalimin e ngerçeve.Ka veti antibakteriale dhe po ashtu ndalon rritjen e sasise se yndyrnave dhe kolesterolit ne gjak.

Vdes per speca te kuq.Ne çdo stine jane te preferuarit e mi.Sidomos tani sikur kane me shume lezet sepse me duket sikur krijojne nje atmosfere me te ngrohte sepse te kujtojne veren.Kjo recete ngajn me ate te specave te mbushur me disa ndryshime sigurisht..ndryshimi me pikant eshte se kete here u gatua ne tave dheje qe i dha dhe me shume shije.,

Permbajtja per 2 veta:

6-7 speca

50 gr shehrije e ngjashme me orizin ne pamje

1 qepe e madhe

3 domate te pjekura mesatare

100 gr djathe i bardhe me yndyre

majdanoz

shume pak xhenxhefil (pluhur ose i fresket i grire holle)

vaj ulliri, kripe

nje luge salce domateje

uje me sy

Pastrojini specat mire nga farat .Grini holle qepen dhe domatet, po ashtu dhe majdanozin.Vendosini keto te fundit ne nje tas dhe siper shtojini dhe djathin e therrmuar, xhenxchefilin,salcen e shkrire ne pak uje,vajin e ullirit dhe pak kripe (nese djathi eshte i kripur mos i vini shume kripe).Perzijeni mire masen dhe lijeni pak sa xhenxhefili te leshoje pak arome . (shenim : xhenxhefili ka dhe veti djegese ndaj per kete arsye nuk shtova piper te zi kete here).

Me pas mbushini specat dhe vendosini ne tave duke i hedhur dhe pak vaj dhe uje me sy siper.Lerini te gatuhen ne zjarr te ulet.Servirini te nxehta.

Ju befshin mire!

Categories: creative, food, healthy, veggie | 19 Comments

Post navigation

19 thoughts on “Speca te gatuar ne tave dheje

  1. ados

    meshire, meshire….do na cmendesh nga trute ti, e di une.. Nuk kupton sesa mungojne ne( mua personalisht) gjera te tilla. Gjithe te mirat.
    Ah i ziu une, po me mbijne ne bark fast-food-et dhe gjerat e konservuara!! :))

  2. flm Ados:)

    po pse ka rene flama andej per speca te kuq keshtu e?:)

  3. ados

    po jo moj xhan, ka speca te kuq ketu sa te duash te te gjithe llojeve.. Gra shqiptare nuk kemi per te na gatuar, se keto leshverdhat jane per ti marre me lopate…vetem sallam hane😛

  4. emigrant

    as filmi x-files, as steven spielberg, as horrorret e stephen kingut, more as othello dhe mbreti Lir, nuk ta trazojne xhanin, gjithe fijet e shpYrtit, sa ato speca te larget, te parritshem, aliene, te ardhur nga nje kohe tjeter…. laaaarg, po shume laaaaarg….

    Un’ ca urime ti kom bo, En, cer t’perseris mo….

    PS Bo me ardh n’turqi, bo me ardh n’turqi, listen me 5 porosina e kom gati, po nuk di pale a po shtohet….

    PS2: imam bajalldi….. dhe yjet rrine e veshtrojne…😉 😀

  5. ados:😀
    meso ti besh vete me mire;)

    emigrant:😀 me shkrive fare..dhe yjet rrine e veshtrojne😀
    ti hajde , pa te tjerat nuk jane problem:)

  6. swed

    More, po ku vajta klikova te kjo faqe per dreq! Sa doja ta shut down me terhoqi emri, klikova … dhe o tmerr. Po te pakten na kurse ato fotot se s’behet nami. Te menca ka salmon me patate, kotbullar me pure patatesh,😦😦
    Na hoqe trurin mi goc, s’perqendrohem dot me tani, me bejne syte xixa, gjysma e xixave me ngjajne me specat e tu, gjysma me ushqimet e mia te ngrira😦

  7. Salvatori

    Dikur i hanim nga halli, në tepsi që vinte e pjekur me kujdes me zjarr druri tek tavapjekësi. Nuk dinim se ishin aq të rëndësishëm për shëndetin, por bënim si bënim. Dikur hanim purri, speca, lakra, grosh, patate, domate. E kaluara nuk harrohet, kurse sot janë bërë prodhime të shtrenjta pikërisht sepse ka një turmë industrialistësh që kërkon t’i ofrojë njeriut bollëk me vajra, sheqerna dhe kimikate.
    Përveç specave, janë dhe patllixhanat, domatet e mbushura që janë me të vërtetë një pjatë e mirë.
    Kalofsh mirë Eni.

  8. Salvatori

    Dhe të mos i biem në qafë vajzave të huaja, ato aq sa dinë mirë është, nëse s’janë për kuzhinë, janë për gjëra të tjera. Pastaj ato mund edhe t’i ndihmojmë, ja p. sh, duke marrë recetat e Enit dhe përkthyer në gjyhët përkatëse, nuk është ndonjë ide e keqe, duhet pak takt, por gjithmonë duke ruajtur copyright-in e Enit.

  9. swed: mraft pika:( degjo , vetem pa foto qe se lej dot se jo per gje po ndonjehere me duket se gatuaj me shume me i fotografu ato gjelle se sa me i ngrene:D flm:) gjithe te mirat:)

    salvator: ke qe te drejte sa s’ka ku shkon me, vertet qe gjellet e dikurshme ,madje dhe ato me te thjeshtat jane kthyer ne thesar tani mes tere llumit te fast-foodit qe na rrethon.
    nderkohe po mendoj ti ve dhe ne anglisht recetat , veçse pertoj:) me te pare me te bere..flm per kujdesin per faqen bthw:)
    me qe ra fjala, ç’ka ndodhur me faqen tende? e ke anulluar?
    shendet

  10. e morra vesh: shqiptaret vdesin per patllixhan dhe speca! sa here vej ndonje gje me keto ka nje lexim te habitshem:)

  11. O enooooooooo, du dhe une speca…se kam pertu me gatu keto dite!!!!!!!

    po kam me qejf specat e verdhe, se jane me te bukur!
    cme bere me uri mi goc, se eshte pika e mjesit, dhe ende tek kafja e dyte jam!

  12. te befte mire kafja K.:)

  13. uaaaaaa, sa po qesh….se sa dola me pi kafe ne ballkon dhe po lexoja yummin.
    hahaha

  14. ej, eno, pas te qeshmes…tave dheu, jo tave dheje

  15. hahah:)

    une e di se perdoret dhe dheje ne disa zona K.
    ANYWAY..T’befte mire kafja:)

  16. V.

    Ne rralle te pare dua te them faleminderit per kto recetat. Mezi po pres ti provoj specat e kuq se me pelqejne shume.
    A e di ndonje se si i thone xenxefiles ne anglisht dhe atij llojit te orizit.

  17. Falemderit dhe juve V.
    Xhenxhefili ne anglisht eshte GINGER.Ketu nuk kam perdorur oriz por shehrije supe , por mund te perdoresh dhe oriz po te duash nuk ka problem.

  18. anila

    neser per dreke speca me tave balte.

  19. te befshin mire Anila;)

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Blog at WordPress.com.

%d bloggers like this: