Qeshkek


Qeshkeku eshte nje lloj gjelle e bere me grure ashureje dhe mish ose leng mishi.Orıgjınen e ka nga Turqia, ne te cilen behet ne pothuaj te tere zonat e saj , megjithese thuhet se origjinen e ka nga zona e detit Egje.

Kur isha heren e fundit ne Shqiperi pata mundesi ta provoja ne nje darke qe isha e ftuar , se me thene te drejten me perpara nuk kisha degjuar per te.E veçanta e qeshkekut eshte se o e pelqen shume , ose nuk e pelqen hiç.Mua nuk me terhoqi dhe aq por meqenese e di se ka dhe shume simpatizante te tij po jua jap receten.

Per 5 persona:

300 gr grure ashureje (pra grure i shtypur)

200 gr fileto pule e prere ne copa shume te vogla

1,5 lt leng mish pule

gjalpe

kripe

Lijeni grurin nje nate perpara per tu zbutur.Te nesermen futini filetot e pules ne tenxhere dhe lerini te zihen shume deri sa te zbuten fare.Me tej shtojini siper grurin te cilin do ta keni kulluar nga uji qe e patet lene nje nate me pare.Me tej shtojini lengun e pules dhe kripen dhe lerini te zihen mire deri sa ta pijne te tere lengun.Me pas shtypeni kete mase me nje luge a mjet tjeter shtypes deri sa te perfitoni nje mase homogjene.Pastaj perziheji dhe nje here te fundit ne zjarr te ulet.

Hiqeni nga tenxherja dhe vendoseni ne pjatancen e servirjes.Ne nje tigan perveloni nje sasi gjalpi te konsiderueshme (pra qe ta sperkasni mire qeshkekun, siç duket dhe ne foto) dhe me tej hidheni ate mbi qeshkek.Me ne fund qeshkeku eshte gati.

Ju befte mire!

per me shume informacion:http://en.wikipedia.org/wiki/Kashkak

Categories: food, meze, traditional, turkish cuisine | 2 Comments

Post navigation

2 thoughts on “Qeshkek

  1. Elais

    Qeshkeku me ngjaka shume me harapashin e zones se vlores/laberise
    qe behet me miell misri te zier, pak kripe, leng dhe copa mishi (ose te brendshme) si dhe serviret me gjalpe.

  2. kjo dukeshka akoma me e shijshme lal:) do provuar..rrofsh!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Blog at WordPress.com.

%d bloggers like this: