Supe me kos dhe leng mishi


Kjo eshte nje nga supat e mia me te preferuara.Sa e lehte dhe e shpejte ne gatim, po aq dhe e shijshme.Jua keshilloj te tereve ju qe jeni mjaft te zene me pune gjate dites ne menyre qe ta beni kete supe sa me shpesh.Une per vete nuk e quaj nje vakt te hajrit po nuk pata supe, sikur te shoqerohet dhe me 10 gjelle me pas.Ndaj mundohem ta bej perhere.Poshte keni receten e supes qe ju fola pak me pare.

Pergatitja per 3-4 persona:

1 lt leng pule ose mishi (qe do ta perftoni nga mishi ose kockat e pules apo viçit etj)

nje tas me me kos

1 luge miell ezmer

1 & 1/2 luge gjalpe

1  e verdhe veze

Se pari zini pulen/mishin apo kockat.Ne nje tigan hidhni gjalpin dhe lereni te tretet mire dhe te nxehet ca.Me pas hidhni miellin dhe perzijeni mire ne menyre qe te skuqet por pa u krijuar toptha.Me pas hidheni kete perzierje ne lengun e nxehte te mishit dhe perzijeni mire deri sa te krijohet nje leng homogjen pa toptha mielli.Ne nje tas perzini kosin dhe te verdhen e vezes.Me pas shtojeni siper supes dhe perzijeni nje cope here duke u kujdesur qe veza te mos mpikset.Lereni te zihet pak ne zjarr te ulet.Me pas servireni te nxehte me pak piper te zi (sipas deshires) siper.

Ju befte mire!

Categories: food, healthy, kitchen art, photography, soup | 18 Comments

Post navigation

18 thoughts on “Supe me kos dhe leng mishi

  1. O eno….nje kile mish, a nje liter leng? :):)

    Ej, ka nje stil qe mos pritet veza. Hiqet uji nga zjarri, leret te ftohet pak dhe i hidhet veza. Une e kam pas dit, po si kam pas dhene rendesi, por ja qe kur e provova ia morra dhe gjyshes se shokut te tim.🙂

  2. Salvatori

    Ti thua e shpejtë, por zierja e mishit merr pak kohë. Nuk kisha dëgjuar me parë për këtë lloj supe, duket e shijshme, për tu provuar. Unë hëngra supë sot. Bleva dy purri (presh), tre patate, dy domate dhe i zieva për 40 minuta, pak vaj ulliri, kripë dhe spec të kuq djegës, një ushqim i mirë.

  3. k: ke te drejte po e rregulloj..sa i perket asaj e di qe nuk pritet por une pertoj ta lej me u ftof..sa pertace qe jam mor aman:)

    salvatori: te siguroj se eshte shume e mire beje Salvator.nderkohe dhe supa qe me thua ma beri kizili..duket shume e shijshme ..do ta provoj..rrofsh

  4. ados

    miell ezmer? megjithate flm shume. Sa te shkoj ne shtepi do perpiqem te bej nje supe te tille. Apo nuk ka kapur nje e ftohte ketej nga Berlini, keshtu qe supa eshte me vend..gjithe te mirat

  5. edhe me miell te bardhe behet Ados..e them per ata qe duan me mbajt linjat:) pasdite te ngrohte ne Berlin..
    grüssen

  6. o salvator, po të jetë mishi i freskët, zjen shpejt.

  7. INA

    Paskerke shume gjera te mira ketu ti. Nice!
    Kesaj supes une i hedh edhe pak majdanoz andej nga fundi i zierjes (kuptohet sipas deshires, provojeni njehere).

  8. Ina flm ..majdanozi ka shume lezet vertet..madje ne Turqi ka nje fjale te urte qe thote: mos u fut si majdanoz gjithandej:)

  9. INA

    Po me patate mund ta besh ne vend te miellit?

    Thanx!

  10. nuk e di Ina se kam provuar me pare.Por besoj se e shijshme do dilte:)

  11. popo del dhe me patate ajo,
    supe me patate fundja! E mire del, pak me e trashe se me miell.

  12. aman ku ka si patatja a te keqen..esh dhe buke dhe gjelle:)

  13. ados

    bera nje tenxhere supe, hengren edhe nja 5 te tjere…hmmm si rradhe e pare them se doli e mire supa…flm guzhunjere e lagjes :)))
    si ajo kenga.. o guzhunjer i lagjes sime me 5-6 fleta lavderime…tschusyy

  14. flm mik:) gezohem shume..
    grüsse..

  15. Lory Larosh

    Miredita Eni, kete supe e bente edhe vjeherra ime vetem se ne fund i hidhte nenexhik. Behet vertet shume e mire dhe ma hane edhe kalamajte me qejf. Komplimente per blog-un. Kam kerkuar edhe ne blog-e te tjera receta gatimi ne shqip por nuk me kane pelqyer fare. Shkruajne shume keq dhe nuk kam durim te lexoj. Il tuo blog invece lo trovo molto carino e anche le foto sono veramente belle.Complimenti ancora.
    P.S. edhe ketu, ne Itali thone je si majadanozi, futesh gjithandej. Diten e mire. Lory Larosh

    • flm shume Lori🙂
      ate shprehjen e majdanozit e kane dhe turqit meqe ra fjala😉
      diten e mire
      Eni

  16. Albi

    pershendetje njerez edhe un di ta bej kete supe
    nese doni vertet te dini shijen e vertet dhe origjinen e supes
    kjo supe eshte specialiteti i lashte hollandez
    ateher ,merrni 500gr fileto pule skuqeni mire me vaj ulliri dhe karrota
    me pas vereni ne nje tenchere me nje liter e gjys uj nje gjethe dafine dhe zijeni mire per rreth 30 minuta me pas ne nje tas hidhni nje filxhan caji me miell dhe ne te shtoni dhe 200gr kos
    me pas ne nje tigan hidhni 100gr gjalp sa te shkrihet ne te hidhni perzjerjen qe keni me kos dhe miell
    perzijeni pak sa te trashet pastaj hidhni nje te verdhe veze perzijeni serish pastaj perberjen qe keni
    ne tigan hidheni ne tenxheren me filetot dhe lereni te ziej mire
    me pas i shtrydhni nje kokerr limon brenda dhe lereni te ziej dhe per rreth 2 minuta pastaj
    provojeni ju befte mire,,/ kjo supe i dedikohet cuces sime
    NOKU

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Blog at WordPress.com.

%d bloggers like this: