Meze me patllixhan dhe spec te kuq


Kohet e fundit patllixhani sikur me kishte dale ca nga qejfi.Por kjo sallate qe provova tek tezja ime ma beri me sy me thene te drejten.Aq shume me pelqeu saqe harrova dhe byrekun me spinaq qe e kam fiksim.Ishte shume  e mire dhe e lehte per te bere dhe do te perfitonit nje meze fantastike prej saj ose dhe nje sallate shume te mire dhe te lehte per te gjithe ju qe doni te ushqeheni lehte dhe shendetshem.Ja dhe receta:

Per 2 veta:

2 patllixhane

2 speca te kuq

2 thelbinj hudhrash

nje grusht me arra te copetuara

gjysem tufe majdonoz

kripe

vaj ulliri

uthull

piper i zi (sipas deshires)

Se pari piqini patllexhanat dhe specat mbi sobe.Hiqjani lekurat.Me pas futini ne robot se bashku me arrat e copetuara,hudhrat e grira,majdanozin,vajin,uthullen,kripen dhe piperin dhe perzijini mire derisa te perftoni nje mase homogjene.Sallata eshte gati!

Ju befte mire!

Categories: creative, food, healthy, meze, photography, salad, traditional, veggie | 16 Comments

Post navigation

16 thoughts on “Meze me patllixhan dhe spec te kuq

  1. mmmm

  2. emigrant

    O tu befte dita njemije!
    O tu realizofshin te gjitha deshirat!
    O u kenaqsh vete sic me ke kenaq syrin ketu!

    Me vrave! Me kepute! Edhe vakt dreke tani….

    PS Si thua, edhe ca fasule me pasterma, me vaj ulliri siper e ca djathe gjirokastre ose nga ajo salca e kosit qe kemi pas thene… dhe pak qepe te kuqe (te embel)….

    Ufff, o En, po c’ke qe na trazon, te marte e mira….

  3. un:))

    emigrant: rrofsh çuno! ditto!
    sa kohe te kem kete tifozllekun tuaj te paçmuar , ju frymezon lala perdite juve!
    hajde oreks te mire dhe stomak te shpejte te uroj!
    p.s: se mos harroj, qeka djeg poplli per çik meze er daj deri me sot ka qene posti me i lexuar ky, plot 36 here vetem sot:)
    hajde te paça.cheers…

  4. pse mi Eni, ç’kujtove ti ka vdek poplli për papare ?🙂

  5. o Eni ,se desh harrova, ka dal dhe nji qi jep veç buk e djath🙂

  6. ados

    oh, se vdiqem ketej, na u tha barku per nje cik meze shtepie…ah kurbet, kurbet…
    flm yummania, gjithe te mirat

  7. un: te marte e mira se me shkrive..

    ados: ja ku mund ta besh kete eshte e lehte..flm ados:)

    ps.miq dje kjo recete qenka lexuar plot 55 here:)

  8. emigrant

    Usta dhe dy dopjo,
    Se xhani na u dogj,
    Dhe zjarrin me zjarr do ta nxjerrim,
    Dopjon me shkumë,
    Që rruazat shkërmoq,
    Me raki që kurrë s’i pamë sherrin.

    Ndezur bjer gotat,
    Flaka të dridhet,
    Kush pi s’e djeg kjo shafrà.
    Kush s’pi të mos flasë,
    O nga tryeza të pirdhet,
    Pra dhe dy dopjo të thamë, usta!

    Nuk jemi pijanecë,
    Jemi pijetarë,
    Dhe për shkencë të rakisë të flasim.
    Klasikë me vepra,
    Me mjekrën litar,
    Dhe volumet me litra i masim.

    Rreshtin e gotave
    Masim me metër,
    Pra gjys’ metri raki, o usta,
    S’të mbaron firaunka,
    Me aksiomën e vjetër
    Për teriaqinë e vërtetë gjithnjë ka.

    Dhe mezja piper
    Pistërvickë kërnacka
    Për pijetarin sagllam s’mbaron kurrë.
    Si màna nga qielli
    I bie te çaçka
    E rakia i buron dhe mbi gurë.

    Veç shpirtin e pastër
    Si qelibar kulluar
    Dhe zemrën e gëzuar, usta!
    Akull na le,
    Pse s’vjen, i uruar,
    Bjer’ flamën, flakë-shafrà!

  9. emigrant

    …😀 😀 😀 papare.. 😀 😀 puuu e kisha harru ket… Jam 99.99% i sigurte qe e di kush sjell kshu shprehjesh…😉

  10. emigrant: je çun flori..ça te them une:) jam e mikluar:)

    p.s: e kush tjeter veçse e.t mund te shkruje ksi gjonash?:)

  11. Oh c’me hape oreksin mi goce. Kjo sallata qeka derman e shkuar dermanit:)

    Eni, a te ka thene kush qe je GOCE FLORI! Nese jo, po ta thom une e dashur, je shume GOCE FLORI!!!

  12. flm shume yllo..sa e embel je perhere me fjale te mira:)

  13. Ore, RRofte Patellxhani!!!! Ska si patellxhani!

    Patellxhani duhet te behet dhe embelsire🙂

    Ca me bere…..kush shkon blen patellxhana neser🙂

  14. e di ti qe bejne dhe reçel patllixhani? sa t’ja gjej receten do ta aplikoj per ju:)
    sa qef te kam se je e papertuar:)

  15. po pa mu dhje papertesa se:)
    se nuk kishte patellxhane te mire fare!

    Keshtu iku ai muhabet…po se shpejti, kam gjet ca menyra per patellxhanin, po nje nga keto dite do ta bej frut te shkretin:)

    nejse, tani kur te dal per pazar ngelet.

  16. mm mezi ç’po pres:)

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Create a free website or blog at WordPress.com.

%d bloggers like this: