Kek me geshtenja


Nuk e di se sa veta nga ju i doni geshtenjat miq por une per vete vdes.Kush i harron dot pasditet e dimrit me geshtenja te pjekura.Pa drita ishim , por trima ishim🙂 Te lumtur ishim.

E mire tani e pranoj ka dhe te keqijat e saj geshtenja se te shendosh por kur ti degjoni te mirat qe ka do ti doni akoma dhe me shume .(une vdes per vete dhe dua te eleminoj faktin se te fryjne:)

Eshte shume e pasur ne fosfor,magnezium,potasium,hekur dhe vitaminat B1 &b2 po asht permban dhe fibra dhe nuk ka as edhe nje grimce kolesteroli.Ndihmon ne uljen e tensionit te larte dhe mban nen kontroll sheqerin e trupit .Sipas disa studimeve ndalon rrezikun e kancerit tek kafshet dhe tani kjo veti po studiohet dhe tek njerezit.Çfare doni me ?🙂

Nejse po kaloj tek ana e midese se e di qe nuk ju ngeli shume durim.Kisha nje recete keku te thjeshte qe fiksimi im pas geshtenjes e beri ate dhe me trendi:)Ja dhe permbajtja qe shpresoj t’ju pelqeje:

Kek me geshtenja:

3 veze

1 gote vaj

1,5 gote sheqer

1 luge çaji sode buke

1 gote kos (po qe pakez si i tharet akoma me mire!)

miell me sy sa te krijohet nje brume elastik

Per harxhin me geshtenja:

300 gr geshtenja

2 dardhe (do thoni ju ç’duan dardhet ketu..po prisni pak de:)

pak mjalte

Zijini geshtenjat dhe qerrojini me pas.Lejini te pacopetuara.Nga ana tjeter hiqjani dardhave lekuren dhe grijini holle.Me pas lijini ne nje tenxhere me mjaltin te zihen ne zjarr te ulet deri sa te krijohet nje si karamel i lehte.Shtojini dhe geshtenjat aty dhe perzijini.

Per kekun: Se pari rrihni vezet me sheqerin mire dhe me pas shtoni vajin dhe kosin dhe perzijeni serish.Me pas shtoni miellin ku do te keni hedhur dhe soden e bukes.Perzijeni mire deri sa te krijohet nje si brume elastik.Me pas derdhni gjysmen e tij ne kallepin e kekut qe do ta keni lyer me pare me pak gjalpe.Ne mes hidhni harxhin me geshtenja qe pergatitet me pare dhe me pas siper hidhni dhe pjesen tjeter te brumit siper duke u kujdesur qe te shtrohet njesoj ne çdo drejtim.Me pas vijeni te piqet ne 170 gr C perreth 40′ ne furren qe do ta keni ngrohur pak çaste me pare.

Ju befte mire!

Categories: coffee, desert, food, kitchen art, photography | 9 Comments

Post navigation

9 thoughts on “Kek me geshtenja

  1. Hmm……edhe unee kshu e bej kekun, po me arra jo me geshtenja! ( nuk para i pelqej geshtenjat)
    Ia kam premtuar shokut tim qe do i bej kek….po tani e kam shtyre kur te kete ditelindjen!

  2. e paske vdekje me bo kek me duket:)

  3. E dashur s’kisha degjuar per kek me geshtenja, por nga receta tingellon shume yummy. Edhe une vdes per geshtenja. Me kujtojne dhe mua ditet e ftohta pa drita te mbledhur duke i pjekur ato ne furren e sobes me dru. Ah sa kujtime te bukra…

  4. ah ah lene mo:)

  5. ha ha ha shum mir a hehe

  6. te befte mire:)

  7. Donjeta

    o sa mire🙂 nuk e kam dit qe permban kaq shume vitamina te ndryshem geshtenja🙂

  8. sebi

    une menjiher e bera shum me e mire mos e leni pa e provu

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Blog at WordPress.com.

%d bloggers like this: