Kafeja Turke


Sado qe nga emri eshte turke , kjo lloj kafeje eshte shume e dashur per shqiptaret dhe madje mund te them me shume se sa per turqit.Teksa turqit e nisin diten e tyre me çaj , per shqiptaret nuk mund te imagjinohet nisja e nje dite pa kafen turke.Ndaj mund te themi pa frike se shqiptaret jane terjaqinjte me te medhenj te kesaj kafeje.

Historia e kafes turke nis ne shekullin e 10-te ne Etiopi.Bima e kafese ka nje lule aroma e se ciles i ngjan jaseminit ndersa fruti  i saj i kuq ngjason me qershine.Bima e kafes ben pjese ne familjen e Rubiaceae.Sado qe ka plot fruta te kafese vetem dy jane te perdorshme per prodhimin e kafese, keto te fundit jane :Coffea Arabica dhe Coffea Canephora .Pema e saj preferon klimat e ngrohta dhe me lageshtire.Mendohet se emri i kafes ka ardhur nga emri i vendit ku u zbulua kafeja qe quhej “kaffa”.Si fillim piheshte uji i kokrrave te ziera te kafese.Kjo perdorej per qellime shendetsore dhe kafeja shihej kesisoj si pije magjike.Keshtu dalengadale fama e saj filloi te perhapej ne tere boten.

Ne peramdorine osmane erdhi per here te pare ne vitin 1543 nga Sulltani Sulejmani i Famshem.Aty zuri nje vend te rendesishem ne nje kohe te shkurter dhe madje u be dhe nje shkak per shtimin e nje titulli te ri ne oborrin perandorak , ate te “kryetarit te kafeberesve”.Keta te fundit qene njerez shume te besuar dhe te afert per sulltanin.Pas oborrit kafeja u perhap ne te tere vendin .Menyra e pergatitjes popullore qe , rrahja e kokrrave te pjekura te kafes ne dybek dhe zierja e saj.Kafeja e pare popullore u hap ne vitin 1554 dhe u shkas dhe per shume perjetime dhe zhvillime kulturore dhe artistike.Artistet e kohes mblidheshin neper kafe per te bere mbledhje, per te lexuar libra dhe luajtur pjese.E njejta gje vazhdoi dhe me pas ne Evrope.Venedikasit qene te paret qe e prezantuan Evropen me kafene ne vitin 1615.

Nje nga veçorite e tjera qe e ben kafen turke akoma dhe me te veçante eshte dhe shikimi i fallit pas pirjes se kafese.Ne fakt ne Turqi kjo gje ka filluar te aplikohet dhe mbi gotat me kos por kjo eshte nje histori tjeter:)

Kafeja sipas tradites zihej ne tava dhe me pas shkermoqej ne dybek apo mullinj te veçante.Masat e zakonshme per pergatitjen e kafese turke jane 1 luge kafe dhe nje luge sheqer se bashku me nje filxhan kafeje uje.Por ne fillimet e saj kafeja turke ka pas qene pire pa sheqer.Perpara pirjes se kafese merrej nje sasi sheqeri ose embelsire (tip sheqerke ose sherbeti shume i famshem asokohe).

Ka kater menyra pergatitjeje per kafen turke: Kafe me sheqer,kafe e mesme,kafe pa sheqer dhe menyra qe permenda me siper.Kete te fundit e kam paraqitur dhe ne foto ku kafeja turke eshte paraqitur me çokollata me bajame.

Sido qe te jete sherbyer kafeja , eshte e veçante dhe perhere nje kenaqesi pirja e saj.

p.s: disa fakte te ketij shkrimi jane marre nga kjo faqe:http://www.mehmetefendi.com/eng

Categories: coffee, curiosity, kitchen art, traditional, turkish cuisine | 6 Comments

Post navigation

6 thoughts on “Kafeja Turke

  1. Hahahaha!
    Une nuk e di ku jeton ti, por ketu ku rri une, ne nga kjo kafja Mehmet Efendi kemi pas blere deri sa gjetem nje kafe boshnjake. Asnjera, megjithate, nuk i afrohet kafes tone. Ca thone eshte menyra si e bluajme, ca thone menyra si e pjekim. Nuk e di, nuk e di! Por di qe s’po gjej karar kaq vjet me keto zevendesueset.
    Me te mira (dhe per te mira)

  2. E di dhe kur kam çuar nga kjo kafeja e Mehmet Efendi ne Shqiperi nuk e pelqyen dhe aq..Jane mesuar me kafen e tyre shqiptaret.Une jetoj ne Stamboll o Tabakhone..
    hajde me te mira dhe ty..
    Eni

  3. emigrant

    Eni, une jam kafexhi i tmerrshem (kam lene me rradhe alkoolin qysh heret, duhanin…. kafja me ka mbet dhe pi gjithe diten). Po ketu ne USA s’dine ta bejne. Une gjithnje porosis espresso; ne puen kemi nje aparat kafeje shume te mire, bej espresso aty me kafe te forta, por prape, nje KAFE te mire qe te me mbushi shpirtin s’kam pire.

    Ne Austri e benin shume te mire.

    Ne Shqiperi kafja me e mire behej ne Corrovode (Skrapar) – ndoshta ishte uji qe ndikonte. Me 99% qe ishte uji.

    Pa lidhje me temen: shiko mos i ben me te dukshme germat e titullit te blogut.

    Falemnderit.

    PS a di cfare, e di qe s’ka lidhje fare me kete blog, por po te ve nje vjershe qe ka pak lidhje me kafen, megjithqe e shte shkruar per tjweter gje. Ne ketu le ti marrim vec “kofeinen”. Po e pe te papershtatshme, te lutem moderoje-hiqe fare, pa problem fare.

    Te pershendes.

    Cimi

    Espresso dyshe

    Qejfllinj të kafesë të të gjitha vendeve, bashkohuni!
    Ju s’keni ç’humbni, veç trishtimeve të errëta si lengu i zi,
    Ju jeni qejfllinj të veçantë, ustallarë të thekur e jo fije rigoni,
    Shijoni në shkallë sipërore, nën titullin fisnik “teriaqinj”.

    Ja dini ju kafes kimetin, nuk jeni axhaminj-amatorë,
    Në tryeza të mëdha zijafetesh a në tàvola të ngushta intime
    Nën shandane gjigandë a bri qirinjsh vetmitarë të përkorë
    Më intrigoni me ritualin, bisedën e mençur, mistikët mendime ….

    Desha të futem në shoqërinë tuaj, të bëhem njëri nga ju,
    Se dhe unë vdes për kafen, ja dua aromën dhe shijen,
    Dua ta rrufis, ashtu të nxehtë, ta thith e shpërndaj mbi gjuhë,
    Ti gëzohem dekikës e të ndihem mbret mbi Bastijen…..

    Dhe piva kafen shqiptare, në filxhane të vegjël ala turka,
    E mirë qe si shpirt, veç kujdes ki nga llumi-bëzhdil,
    Se me vrap pas llumit përgjonte fati, përkthyer dhëndurkat,
    Orakuj martesash që stomakun ta gërryejne si zmeril….

    Pastaj erdh’ kafja amerikane, që kafe i thënçin çaprazes,
    Me tonelata shitej merkatosh, pa stil, pa zemër, pa palcë,
    Në filxhane halldupë servirej, e lirë, rimbushej sa zbrazej,
    Falas fare, gjongulin s’ta prekte, pa shpirt e substancë.

    Kafe e Evropes, italiankë sojllie, turkeshë e përpunuar,
    Espresso i thoshin, me avuj, presion, llumin-bëzhdil e hiqte,
    Shkuma e ftohtë, në porcelanin fin që farfurinte në duar,
    Të ftonte ta pije… kujdes…. se buzët shumë keq mund ti digjte.

    Në tàvola-n e ngushtë u gjenda dhe trim allçak u bëra
    Një espresso doppio përpara buzët janë gati të gjerbin,
    Unë diletant i espressos, që pusin do mbush me gjëlpëra
    Nuk dita ta pija, u dogja, dhe përvëlimet ende më dhembin….

  4. Emigrant djali flm shume per komentin dhe vjershen.Qe si dhurate kjo, dhurate plotesese e shkrimit..rrofsh!

  5. Rrofte kafeja turke!!!! Seriozisht…nuk ka si kafja turke!…apo kur e ben per veten tate….si ta duash…me apo pa sheqer:)

  6. mirese vjen K..Kendeshem blogu i ri po e fus ne listen e blogjeve..te pershendes

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Create a free website or blog at WordPress.com.

%d bloggers like this: