Kunguj rrumbullake te mbushur


Ky lloj kungulli ka disa vite qe ka hyre ne treg.Hibridet e para jane prodhuar ne Kine.Ka shije me te embel se kungulli i zakonshem dhe ngjyre jeshile te erret.Prodhimi i tij lindi si pasoje e shume rinovimeve komerciale ne fushen e gatimit, fushe qe nga dita ne dite po merr dimensione çuditshem te fuqishme.Qe eshte bere shkak dhe ne prodhimin e shume frutave dhe perimeve te ndryshme me ane shartimesh te veçanta.Mua per vete me pelqejne shume keta kunguj, me duken vertet piktoreske ndaj thashe te ndaj nje recete se bashku me pasionin tim per ta me ju.Per me shume rreth ketyre kungujve shihni ketu :http://www.dpalmerseed.com/code/squash_seed_zucchini_round.htm

Meqenese nje kungull i tille vjen deri ne 200-300 gr mendoj se nje kungull eshte i mjaftueshem per nje person.Ndaj🙂 , receta per 4 persona eshte:

4 kunguj te rrumbullaket

nje filxhan çaji me oriz (mund te perdorni dhe oriz ezmer)

2 domate mesatare te pjekura

nje qepe e madhe ose dy mesatare (ose dhe qepe te njoma.une  e bera me te njoma se ato mu gjenden)

disa fije kopre

nje luge salce (domateje ose speci te kuq)

3 luge vaj ulliri

piper i zi , kripe

uje (uji duhet te vije deri ne gjysmen e kungujve)

Se pari lajini te tera perimet mire.Me pas,priteni pjesen e siperme te kungullit , por mos e hidhni ate ruajeni.Pastrojeni kungulling nga brenda duke hequr nje pjese te mire te tulit. (Tulin qe hoqet mund ta perdorni fare mire per qofte me kunguj .Shih receten ketu: https://yummania.wordpress.com/2007/01/04/qofte-me-kunguj/:)

Nga ana tjeter pritini domatet ne forme kubash te vegjel,si dhe qepet po ashtu.Priteni dhe kopren holle.Futini keto ne nje tas, ku me pas shtojini siper dhe vajin,kripen dhe piperin.Ne nje tas te vogel perzijeni salcen me paj uje dhe shtojeni dhe kete te fundit ne tasin ku ndodhet harxhi per kungujt.Perzijeni dhe nje here dhe me pas filloni te mbushni kungujt me to.Nese ju mbetet pjese nga harxhi dhe pasi ti heni mbushur , s’ka problem hidhini siper ketij harxhi aq uje sa duhet per gjellen (siç e thame ne fillim) dhe shtojani kungujve ne tenxhere.Me pas zijini ato ne zjarr te ngadalte duke u kujdesur qe te mos ngjiten dhe duke ja ndryshuar pozicionin vazhdimisht.Servireni te ngrohte!Ju befte mire!

P.S:Nese e keni vene re nga fotoja une nuk ja hoqa lekuren kungujve.Ka dhe qe ja heqin por une preferova ti perdor keshtu pasi i lava mire me uje te nxehte pasi dihet se vitaminen me te madhe e marrin nga lekurat.Sigurisht mund te veproni si te doni..

Categories: creative, food, healthy, mediterranean, traditional, veggie | 2 Comments

Post navigation

2 thoughts on “Kunguj rrumbullake te mbushur

  1. hamdi

    Nuk jam marr me ushqime,po me intereson tani si me gjete naj liber nga ju qe pershkruan keto lloj ushqime,me keto receta.Flm ju pershendes!

  2. pershendetje dhe falemderit zoti Hamdi.neper internet ka plot receta qe besoj se do ju ndihmojne.nuk di te veçoj ndonje, por shikoni dhe faqet e tjera te gatimeve qe kam vene ne blog se besoj se do ju ndihmojne.
    gjithe te mirat,
    Eni

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Blog at WordPress.com.

%d bloggers like this: