Sallate me thjerreza jeshile dhe qepe te kuqe


Kjo sallate eshte shume e thjeshte ne pergtitje dhe e ushqyeshme.Ne te njejten kohe eshte ekonomike.Thjerrezat njihen shume mire per vlerat e tyre te medha te vitamines B (ku keto te fundit ja kalojne atyre te mishit ndaj dhe jane shume te perdorura nga vegjetarianet) dhe fosfori.Sherben ne rritjen e forces se trupit dhe trurit.Forcon nervat.Per asrye te fibrave qe permban lehteson punen e zorreve.Shton qumeshtin tek nenat e reja.Shton rruazat e gjakut.Ndersa qepa e kuqe ul sasine e lipideve ne qeliza dhe duke zvogeluar temthin lehteson punen e melçive.Tani te kalojme tek receta e kesaj sallate te shpejte qe mund te perdoret shume mire dhe si meze.

Per 2 persona:

100 gr thjerreza jeshile

1 qepe e kuqe

nje grusht majdanoz i grire holle

vaj,uthull,kripe

nje luge gjelle valanidh

 

Se pari zijini thjerrezat dhe me pas , shplajini ne uje te ftohte dhe kalojini ne pjaten e sallates ku i shtoni dhe qepen,majdanozin dhe vajin,uthullen,kripen dhe valanidhin.Ne rast deshire mund ti shtoni dhe pak djathe kaçkavall te forte te grire siper , ja shton shijen.Ju befte mire!

p.s: me qenese kjo eshte nje recete mezesh kam nderin te ndaj me ju dhe nje varg pro-tryezash pirjeje dhe argetimi qe ma nisi Emigrant.Te falenderoj Emigrant;)!

E jena mledh-o ne nji tavoliiiine/
ene po piiime-o ka-i piiiik’ raaaaki…/
bam bam baaaam!
e syte e tuja, Vali… ploooot mallngjiiiim-e/
ny jeteeen time mbeeteeeen-o nji kuuujtiiim…
bam bam baaammm…. 

Categories: creative, flash, food, healthy, meze, salad, veggie | 17 Comments

Post navigation

17 thoughts on “Sallate me thjerreza jeshile dhe qepe te kuqe

  1. …megjithese eshte pike e mengjesit ketu….po vuj duke shiju ket sallat…nuk jam pijanec fare….por me i cik buke te thekme, dhe vetem me nje teke jam gati per zo te dyte….

  2. rrofsh o Ardi se me kenaq me keto komentet pikante:)

  3. salvatori

    Pasi te hahet sallata,eshte e ndaluar te puthet nje vajze,por perkedheljet edhe mund te behen,por jo kontakti me buzet…

  4. me fal eni, kam nje pytje (ne fakt hall):

    Si i thonë shqip, atij kajmakut si kosi, ose nuk di si te shprehem, ke parasysh “Shmand”. Se ne ketu ne Maqedoni i themi “pavllakë”, mirepo e di qe eshte fjale sllave, dhe sahere ndeshem me faktin qe shitesit shqiptar i drejtohemi me fjale maqedonisht. Ndoshta pyetja ime eshte ne adrese te gabuar (me kete duhet marre letraret)por thash pasiqe mirresh me kete gje, mundesh te me ndihmosh. Pershendetje

  5. Buligo e ke fjalen per kajmakun e kosit apo te qumeshtit?Nese po ne i themi : ajke..Shpresoj te te kem ndihmuar sado pak..

  6. Jo jo, ajke e di, mirepo kjo eshte tjeter gje. po nejse …

  7. me vjen keq qe s’te ndihmoj dot:(

  8. salvatori

    Salce kosi me duket se eshte,eshte e kripur dhe ne Shqiperi e perdorin per meze te shoqeruar me qebabe (fjala arabe) apo qofte (mish i grire i perzier me qepe e me buke).Shpresoj te jete kjo fjala shqip e “kajmakut si kosi”.

  9. emigrant

    Yup, there are things that make life beautiful!

    Nice dish there, En!

  10. a si nuk me vajti mendja tek salca e kosit..flm Salvator…

    flm Emigrant:)

  11. ooohhhh meze per qejf.
    Mundesh te na beshe ndonje meze tamam per rraki?
    Pershendetje nga Sweden.

  12. dhe kete mund ta perdorni per raki Beni…majde kam vene dhe kenge lart shife:)

  13. nuk ka me te mir se sallata jeshile😛 uaaa sa e e shishme provoni me shum krip e uthull

  14. provoni sallata te ndryshe se jan shum te mira per njeriun kemi shum lloje te sallatave fshati jeshile e te ndryshe por e mir eshte edhe e qepa te cilen ma kenda shum ka vitamina edhe limonin e ha shum se ma kona e ha si ni pem nuk e ndi njelmesin e ti te tepert qe e ka pro provoni edhe limonin me krip eshte fantastik

  15. roza

    ka ne shitje valanidh?

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Create a free website or blog at WordPress.com.

%d bloggers like this: