Byrek Uji



Keshtu quhet ky lloj byreku ketu dhe eshte mjaft ne mode.Ka raste qe eshte sade fareka raste qe e shoqerojne me sheqer pluhur afer.Une per vete nuk e bera byrekun e kam fotografuar nga byreku qe kishte bere mamaja e nje shoqes sime, jo per gje por ende s’ja kam marre doren mire kesaj pune:)Ja dhe receta:

4 gota uji miell

5 veze

1 filxhan kafeje uje

1 luge çaji plot me kripe.

Per pergatijen e miellit

1 gote uje

1 ½ gote niseshte

Perzierja per ta hedhur siper petave:

200 gr djathe i bardhe ose gjize

50 gr djathe kaçkavall

100 gr gjalpe ose margarine bimore

4 veze

2 gota qumesht

½ tufe majdanoz ose koper

Grini djathrat dhe majdanozin apo kopren ose te dyja holle, shtoni siper 4 vezet, 100 gr gjalpe ose margarine te shkrire, dy gotat e qumeshtit dhe lejini ne nje vend jo shume te fresket ne menyre qe te mos ngrijne.

Shenim : Nese do ta shoqeroni byrekun me sheqer pluhur , ne perzierjen e mesiperme mos vendosni djathe apo jeshilleqe.Po ashtu kete perzierje mund ta ndryshoni sipas deshires tuaj dhe me gjera te tjera si kime , patate, perime etj….

Siper malit te miellit , mu ne mes hidhni 4 vezet , shtojini kripe dhe uje dhe perzijeni mire brumin.Mbulojeni me nje picete te lagur dhe lijeni 15 minuta.Me pas merreni dhe punojeni serish.Me pas lijeni serish te mbuluar me picete.

Mblidheni brumin ne trashesine 3 cm ne forme ruloje, pastaj priteni ne 10 copeza et vogla.Perzijeni miel me niseshte dhe hidhni dhe pas niseshte mbi vendin ku do hapni brumin.Pastaj hidhni serish miell me niseshte mbi brume dhe hapni 5 peta pernjehere.Pastaj brumerat qe i keni ndare me dysh lerini per 1/2 ore poshte nje picete te lagur.

Si fillim hapini 5 petat veç e veç duke i hedhur siper miell me niseshte.Pastaj vijini mbi njera tjetren duke i hedhur niseshte me miell siper.Hapini te 5ta petat ne te njejten kohe .Te njejten gje perseriteni dhe me 5 petat e tjera.Ne nje tenxhere te madhe vini 5 lt uje , 2 luge gjelle kripe , 1 luge gjelle val luledielli dhe lereni te zihet. Nderkohe lyeni me pak gjalpe nje tepsi.

Ne fillim zijini petat ne ujin qe valon , pas nja 2 minutash hiqini duke perdorur nje kapese metalike te shesht dhe futini ne ujin e fothte.Pastaj prej andej hiqini me dore dhe vendosini mbinje picete. Me pas vini nje pete qe nuk eshte çare mbi tepsine e lyer me gjalpe, duke ja nxjerre anet jashte tepsise.Mbi çdo pete hidhni nga perzierja me qumesht , petet qe ngelen vendosini duke i zhubrosur mbi tepsi.Ne fund fare kthejini anet e nxjerrura jashte tepsise se petes se pare dhe mbulon peten e siperme me to.Hidhini pak yndyre siper petave se fundmi.Pastaj vijeni te piqet ne furren e ngrohur me pare , duke e lene te piqet njeren ane nje here dhe duke e kthyer mbrapsht pastaj per te pjekur anen tjeter.

Ju befte mire!

Categories: food, pie, traditional, turkish cuisine | 10 Comments

Post navigation

10 thoughts on “Byrek Uji

  1. rrofsh per shkronjat!😛🙂

  2. Sa e mire qe je. Kur pashe kete foton tek flickr doja te pyesja pse quhet byrek uji.
    Tani e di cfare permban🙂 ndaj nuk ka nevoje te pyes😀

  3. a hahet vetem me çaj apo edhe me kos – jogurt

  4. Suela

    Ne Kosove kete me duket se e quajne fli…

  5. elais:) flm lal
    buli3go: me ca te doje zemra mund ta hash:)
    suela: flm per informacionin!

  6. salvatori

    Ah,sa here hahej pite (byrek) te dielave tek ne,ishte feste,a thua se gjithe javes prisnim te dielen.Ishim femije atehere.Kam kohe qe s’kam ngrene nje byrek te mire.
    Bravo per recetat.E vullnetshme e me horizont.

  7. vertet qe feste ka qene:)
    flm per fjalet e mira..

  8. Klevis

    Sonte kam ftuar per te ngrene ne shpine time nje miken time, dhe me kishte vene si kusht qe te gatuaja vetem gjera tradicionale vendit tim, por nuk eshte se jam sh. i zoti ne gatim!!!:-/po provoj me byrekun, por me duket se nuk i kam punet sh mire, por sidoqofte flm per receten e hollesishme.tani qe po lex postet e mesiperme me hyri malli kur lex per te ngrenat e te dielave (me pite e byrek),

    Urimet me te mira te gjithe shqiptareve, kudo qe ndodheni neper bote apo ne shqiperi, pershendetje nga milano.

  9. oo Klevis dashke ta impresionoke mikeshen se paske zgjdhur nje nga gatimet me te komplikuara:) Hajde me sukses dhe nje darke te kendshme!Ju befte mire:)

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Blog at WordPress.com.

%d bloggers like this: