Mengjes midis dy kontinenteve


Eshte e kendshme te besh mengjes ne natyre.Por akoma dhe me e kendshme te besh mengjes ne buze te detit aq me teper nese perpara ke uren qe ndan dy kontinentet.Eshte pak si surreale ndjesia qe te jep diçka e tille , ndaj dhe eshte shume e bukur dhe e veçante.Ka variacion ne megjeset qe behen jashte , brunch psh. eshte shume ne mode , dhe ka ne vende te ndryshme me çmime te ndryshme dhe sidomos rinia turke preferon shume per momentin.Ne njefare menyre tregon dhe njefare prestigji (prestigj zeza po hec mo) te thuash “po bej brunch” , ndaj shume nga adoleshentet apo dhe te rriturit qe fluturojne pak🙂 e kane zakon te thone kete ne vend te pranojne te thone se po bejne mengjes.Une per vete preferoj mengjeset tracionale dhe ato me stil mesdhetar , me japin shume me teper kenaqesi dhe me duken me entuziaste.Po ju?

Ketu mengjeset jane shume te pasura dhe nuk kane fund asortimentet qe perdoren .Zakonisht ndiqet nje lloj rregulli gjate kohes se berjes se mengjesit psh ne fillim niset me te kripurat e pastaj perfundon tek te emblat; psh kryesisht niset me tave me suxhuk me veze , ose kush ka bark “kau” siç thote E.T:) me veze me pasterma , nderkohe qe shoqerohet me bulmetra, ullinj (qe gjenden perhere ne tavoline) , domate , kastraveca dhe me pas kalohet tek te emblat qe jane kajmaku,mjalti,reçelrat,mushti (musht mani,rrushi) , tahini (vaj susami), çokokrem,prevede e keshtu me rradhe.Ka dhe raste kur preferohen vetem byreqe llojet e te cileve jane te shumte , perveç atyre shume te diturve ka dhe nje lloj byreku qe e quajne byreku i ujit , receten e te cilit do jua jap ne ditet ne vijim .Po ashtu dhe krepet qe i shoqerojne me reçelra apo mjalte jane nje alternative tjeter.Petullat nuk i kane gje.Kane dy lloje nje me sherbet dhe nje pa sherbet .Ato me sherbet jane tmerri vete apo siç thoshte nje komshia ime “trego ku jane partizanet”:)) vetem pamja te vel jo me ti hash.Ato pa sherbet s’para kane fort shije..Dmth shkurt muhabeti te keqen e petullave tona:) S’do ishte keq me hap ndonje pike me petulla shqiptare ketu se nuk ja thone çuditerisht..

Nejse te mos largohemi nga tema , sa i perket pijes sigurisht qe me e preferuara dhe tradicionalja eshte çaji i zi.Dhe ne fund te mengjesit nje kafe e mire turke!Megjithse do te mjaftonte vetem kenaqesia e ndodhjes perballe me Bosforin per tu ngopur them une:)

Categories: breakfast, food, life style, turkish cuisine | 5 Comments

Post navigation

5 thoughts on “Mengjes midis dy kontinenteve

  1. Sa ore shkon mengjesi Eni ?

  2. cappuccino & brios. 10-15 min ketu.
    Ps: mengjeset normale🙂

  3. Vallaj varet o E.T.Mengjesi kur kane kohe shihet si diçka eglendisese ndaj zgjat dhe 2 ore🙂 si ta kene qejfin dhe kohen:)

  4. belle_fleur

    Aty u beka nami per te ngrene pse nuk thua ti?? Nuk vuan njeriu nga zgjedhjet e ndryshme per nje mengjes te thjeshte. Ne fakt dhe ketu gjen shume vende per te ngrene nje mengjes te kendeshem dhe te bollshem por kur e krahasoj me ate llojshmerine e ushqimeve qe ke radhitur me lart, s’besoj te jete e njejte.
    Personalisht, nuk eshte se ha mengjes cdo dite, madje mund te them qe e anashkaloj vetem me nje kafe me qumesht, por ku takohem me miqte e mi per te ngrene mengjes ne fundjave, its different!

  5. ke te drejte e dashur belle ,kur je me shoqeri ndryshon puna:)

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Blog at WordPress.com.

%d bloggers like this: