Mengjese argetuese:)


Kisha kohe  qe dhe diten e diele e kaloja te zene ndaj kjo e diela e shkuar qe si nje dhurate per mua.Ndaj vendosa te bej nje mengjes te ngadalte , por kete here disi me ndryshe , me kreativ dhe te shumengjyrshem , duke perfituar dhe nga dita e bukur dhe humori im mesatarisht i mire:)

Menuja qe : Buke te vogla garniture,sallate me domate ,spec dhe nanexhik te fresket, djathe i bardhe i forte,çaj earl grey dhe disa thela qitro dhe limoni per ne fund.Pergatita disa buke te vogla me perime qe paten vertet pamje kur mbarova se pergatituri , por qe njekohesisht kishin nje shije shume te mire.

Pergatitja e tyre:

Buke e zeze dritherash (e forte dhe e fresket)

per ta lyer buken [kos i trashe pa leng ,me rigon,pak vaj ulliri(sipas deshires), rozmarine dhe borzilok,kripe]

perime te prera ne forma te ndryshme(karrote,kastravec,domate,spec jeshil normal dhel dhe pak djeges ,bizele te ziera etj),salçiçe te ziera,mozarella me rigon.

Pasi ta lyeni buken me perzierjen me kos vendosini perimet,mozarellen dhe salçiçet sipas deshires mbi buke.Ju befshin mire!

shenim : ne foton siper ; kemi karrotat dhe kastravecin te prere ne shkopinj te holle dhe siper mund ti hidhni limon dhe kripe (nese doni)..speciale si meze dhe si eglendisje per ata qe duan te mbajne linjat:) (kujdes nese e perdorni per diete mos i shtoni kripe!!).Ju befte mire!

Categories: creative, food, meze | 15 Comments

Post navigation

15 thoughts on “Mengjese argetuese:)

  1. ….U R SO GREAT…
    mengjesii i se djeles eshte jo shume i thjeshte……edhe jashte po te dalesh te hash per dy tre here behet boring….
    ….i like ur good ideas

  2. flm Ardi.eshte mire kur ti pelqejne mendimet:)me jepni zemer:)rrofsh!

  3. na nxori goja leng, tamam siç dua te ha une se ketu mengjesi eshte sidomos me te embla.

  4. flm Tena:) me vjen mire qe te paska pelqyer:)

  5. Beautiful colours !
    Ps1:Speca per mengjez??
    Ps2:Ah te kisha nji stomak kau. 😀

  6. po po spec ka lezet dhe ta ben stomakun sa nje ka:))

    rrofsh!

  7. maratonomak

    sa fantastike qe je

  8. rrofsh lal:)

  9. ku e gjen durimin per gatim s’e di! te lumte! nuk vendos dot ne me pelqejne me shume fotot apo gatimet ne kete blog!🙂
    ai mengjesi yt eshte antipaste ketej nga rri une. edhe cunat kane filluar ta pranojne qe s’bejne dot me mengjes (shprehje tipike shqiptari italije kjo e te berit mengjes) me pilaf apo pace.🙂

  10. ha ha pilaf dhe paçe:))
    durim nuk para kam perhere e dashur ndaj kur gatuaj , ne te shumten e rasteve bej disa gatime rrjesht dhe i ruaj ne drafte per ti perdorur kur nuk kam kohe te shkruaj si psh ne ditet e sotme qe po me del tym nga koka:)
    e bej kete qe te mos i le lexuesit e mi shume te rregullt thate:)

  11. My new favorite blog!

  12. Harrova te them. keto sadwitchet qe m’i ke bere kaq bukur (tamam si perralla princesha dhe bizelja) jane fantastike. Edhe menges edhe argetim patjeter. Me kujtojne ca “sanuce me sallam” qe beja une dikur…

  13. thanks Blendi..glad you liked it..me pelqen kur ma pelqejne blogun sidomos njerez qe jane te apasionuar me kete pune:)

  14. korab

    po dal jasht temes :S:$ po deshta me pyt ?!!!!!

    qka përmban megjesi prej 6 personave “?

  15. korab nuk e kuptoj pyetjen tende.nuk kam shkruar gjekundi se eshte per 6 persona ky mengjes!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Create a free website or blog at WordPress.com.

%d bloggers like this: