Nje copez fundjave…


Ju kam folur dhe me pare mbi pazaret por sot doja te flisja per pazarin qe bej ne fundjave si dhe si e kaloj kohen per fundjave ne pergjithesi. Nese nuk kam  qene ne pazar  dhe jam e detyruar te shkoj ne market , nuk para blej shume zarzavate prej andej sepse mundohem ti marr te freskta.E perdor marketin me shume per gjerat e konservuara dhe bulmetrat te cilat nuk para kam besim ti marr nga jashte. Me pelqen te bej shopping ushqimesh , mbase dhe me shume sesa rrobash sepse nuk e vras mendjen shume🙂 pak a shume e di se çfare do te marr.E kam zakon te hargalisem ca neper market dhe po te mos me vinte zor do te rreshkisja ca me karroce:)Si perfundim nuk harroj te marr ca lule (ne kete rast zymbyla)dhe  shtypin e dites.Pastaj vrap ne shtepi , ku fillon nje lexim i mire.

Me idealja eshte kur ngrihem shpejt sepse me del koha per te realizuar tere planet e fundjaves (hargalisjet ne market,leximet e shtypit te dites , mengjes eglendises,dalja per shetitje apo per ndonje aktivitet etj).Nese te tera keto i mbaroj ne kohen e duhur me del koha per te ardhur , qetesuar ne shtepi ,lexuar dhe pergatitjen per te nesermen ne pune..Kjo ishte nje nga fundjavat e mia se ka te ndryshme kuptohet nuk jane perhere ne kete ritem.

Po juve si ju kalon?

Categories: food, life style | 8 Comments

Post navigation

8 thoughts on “Nje copez fundjave…

  1. bizele

    bobo qenkemi njesoj, sa here vete ne dyqan ushqimoreje humbas, kur dal nga dyqani sme besohet se sa koha kam harxhuar brenda. mua edhe pse me vjen zor, vallai nuk ele pa i hypur njehere karroces, sidomos jashte ne parking…

  2. ha ha e forte:)

  3. …wow,
    …me fal , po qenke thesar….
    …deri tani une jam “armiku” i pazarit, dhe tough ne taste…gjithmone i gjej dicka qe nuk shkon gatimit….por nga keto qe lexova me shkon goja leng……
    …nuk e di nese do jene te tilla ne realitet….
    …gatimin po se bere me qef, lere fare se ha vez te skuqme….
    …vete jam haber ne gatim, por ne vleresim jam specialist….

    …hallall

  4. O Ardi ..flm dhe rrofsh se me shkrive..po s’e bere me qejf ha veze te skuqme:)
    e vertete sa s’ka ku te shkoje me:)
    Une per vete e kam shume qejf.Nga mungesa e te tera veglave dhe kushteve mbase i bie shkurt shume gatimeve por me kalimin e kohes shpresoj te bej me shume gjera dhe me te nderlikuara…
    falemderit;)

  5. mes nje dyqani ushqimesh dhe rrobash, tjetri pa hezitim pelqen kete te fundit dhe pastaj zgjedh nje librari ose te bredhi. Nejse ne fundjave une mundohem te çlodhem sa me sh dhe te siguroj qe nuk ja arrij dot. Kjo nuk do te thote qe nuk me pelqen te ha veç eshte me mire kur eshte gati, thote dikush qe gatuan pothuajse çdo dite.

  6. s’ke faj ti lal..je dhe me femije nuk eshte gje e vogel.

  7. hej po paskemi dale te tere nga e njejta shkolle me duket. une i hypi karroces brenda ne supermarket dhe nuk ma kercet hic. vdes te vij rrotull, sidomos tek zona e mishrave.
    per rroba nuk ma kercet shume, po per librari le koken. shpesh, nuk ka as vend neper kafe, keshtu qe lali mbledh nje pirg me libra, nje kafe “to go” dhe plaset ku te gjeje ndonje qoshe te lire. mund te rri aty me ore te tera. ahh mendime te bukura ne koke.

  8. He pra te tere te njejtin mendim paskemi per punen e karroces.Skiçllek dynjaja thuaj:)
    nga ana tjeter s’ka gje me te kendshme se te gjesh nje vend ne nje kafe te mbushur plot e te lexosh.Ketu ka plot kafe-librari si shpirt.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Blog at WordPress.com.

%d bloggers like this: