Sultjash me portokall,kanelle dhe stika


Per 4 veta:

1 kg qumesht

gjysem gote uji sheqer

gjysem gote uji sherije

nje grusht me stika pishash

lekura portokalli te grira ne rende

kanelle

Ne nje tenxhere hidhni qumeshtin dhe sheqerin dhe lijini te zihen , ne nje tave perzini stikat dhe sherijet pa yndyre fare deri sa ato te marrin nje skuqje te lehte dhe pastaj hidhini keto te fundit mbi qumeshtin e zier me sheqer dhe lerini keshtu deri sa te zihen dhe sherijet.Pak pasi te hidhni sherijet shtoni dhe lekurat e grira ne rende te portokallit dhe perzijeni sasine qe te mos ngjitet.Pasi sherijet te jene zier,lereni sultjashin te ftohet pak , me pas vijeni neper tasa dhe hidhini siper kanelle dhe zbukurojeni me flete portokalli.Ju befte mire

Shenim:kjo recete eshte marre nga revista turke :Sofra

Categories: desert, food, fruit, spices | 19 Comments

Post navigation

19 thoughts on “Sultjash me portokall,kanelle dhe stika

  1. nuk e di po tere jeten e kam pas inat te madh syltjazhin. sa here qe shkoja tek nje teze e mamit, gjithmone me toshte hajde te te jap teta pak syltjazh…une si cupe e urte qe isha dhe pse se honepsja dot syltjazhin e vertisja neper goje nja dy tre luge derisa vinte momenti per te ikur…e lehtesuar qe po shpetoja nga nje ferr i tmerrshem.

  2. e dashur ka shume njerez qe nuk e kane qejf sultjashin.Une vdes per çdo embelsire te bere me qumesht, te tjerat s’para i kam shume qejf , ben perjashtim ketu bakllavaja dhe kasatat:)

  3. Rea

    Pershendetje,

    e gjej interesant kete website e faleminderit per publikimet. Do te doja te gatuaja kete recete, por nuk arrij te kuptoj se cfare do te thote “sherije”. Kur te keni kohe, mund te ma shpjegoni?
    Faleminderit.

  4. pershedetje Rea dhe flm shume per komplimentet.Sherija eshte nje makarone e holle (le te themi ,sa nje fije peri) qe perdoret kryesisht neper supera …besoj te te kem ndihmuar sadopak:)

  5. lira

    qka jane keto stikla pishash ??????

  6. pershendetje Lira.
    stikat e pishes jane frutat e pishes qe ngjajne me stikat e tjera (pistachio) por kane shije dhe pamje me te ndryshme se to.

  7. linda

    Pershendetje

    A din dikush te me tregoj se qka eshte AFION dhe KANELLE? Se nuk jam e sigurt..

    Faleminderit

    • linda ketu ke nje miraklle ndegjo! perdor kanell o qe perdoret per arome ne embelsira o nje sen qe as mjeket se dine qfare rezultatri jep nese perdoret me mjalt e perzier normale me nje gote me uje te vaket ok , nese e perdor keshtu sheron keto smundje smudjet e zmeres,renejn e flokeve, kancerin e eshtrave,eren e keqe te gojes, mishrat e dhembeve,humbjen e peshes e shume te jtjera nese dine anglisht kliko keshtu what honey and cinnamon cures ne google i ke te gjith te dhenat aty klm.

      nese ke nje pytje linda tregom klm

  8. pershendetje Linda.

    afioni ne anglisht quhet opium..
    kanella quhet cinnamon

  9. akll

    moj, po orizi ku është?🙂

  10. ne vend te orizit jane perdor sherije per alternative:)

  11. Anonim

    Ej a muni me ma spjegu ma mir qka eshte kanelle

  12. edona

    e dashure , kete (pistachio) nuk e ke konkretizu pak me mire sepse ke lene shume hapsire per te dyshuar ne keto elemente …cka konkretisht jane “frutat e pishes”????..ceki, cilat nga keto mund ti perdorim ne? …

    • frutat e pishes jane stikat .jane shume te mira per ti perdorur ne sultjash, ose pilafe.
      esh fruti qe ndodhet brenda ketyre ne foto:

  13. a gjindet kanella ne cda dyqan?

  14. kanelle perdryshe eshte edhe cimeti,besoj qe do te ju ndihmoj edhe kjo.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Create a free website or blog at WordPress.com.

%d bloggers like this: