Byrek “tullumbac” me kos dhe veze


canon-resimleri-855.jpgcanon-resimleri-853.jpgresim-010.jpgresim-009.jpg

E quaj keshtu kete byrek sepse fryhet shume fare, aq sa te jep pershtypjen e nje tullumbaci:)

Pergatitja per 6 persona:

6 peta katrore te gatshme (mund ta beni dhe me peta te rrunbullakta nga te cilat madje mund te perfitoni dhe me shume copa byreku megjithse me te vogla)

4 gota kos

3 veze

nje filxhan kafeje vaj

kripe

Per Harxhin e byrekut mund te perdorni çfare te doni : pra spinaq,djathe,gjize,kime,spec,presh, patate te ziera me kaçkavall apo çfare t’ju doje zemra une i kam provuar te tera dhe me kane dale shume mire.

Pak susam i zi (black cumin) per t’ja hedhur petave siper

Pergatitja:

Ne nje tas hidhni kosin ,vezet,vajin dhe kripen dhe perzijeni mire.Me pas vendosini petet nje nga nje dhe me nje furçe guzhine ose dhe me luge shtrojeni masen me kos qe pergatitet pak me pare ne petat e byrekut siç duket dhe ne foto hap pas hapi.Kur peta te kete marre nje forme katrore te vogel siç duket dhe ne foto, lyjeni me pare me shtresen me kos dhe me pas vini harxhin.Pasi ta vini harxhin paloseni katrorin pergjysem dhe pasi ta keni lyer trekendeshin e sapoformuar me shtresen me kos hidhini susam te zi siper (mund ti hidhni dhe susam ne mungese te susamit te zi).Me pas vendoseni ate ne tepsi dhe veproni keshtu deri sa te mbaroni tere petat.Kujdes! Zgjidhni nje tepsi te madhe sepse copat e byrekut do fryhen shume per shkak te kosit dhe vezes!

Ju keshilloj ta sherbeni sa ka dale nga furra qe eshte ende i ngrohte dhe buf:)Aty e ka tere lezetin.Ju befte mire!

Categories: food, pie | 14 Comments

Post navigation

14 thoughts on “Byrek “tullumbac” me kos dhe veze

  1. nuk e kuptova shume mire, petat i lyen me vaj, te katerta dhe pastaj ve nje shtrese kosi dhe harxhin, i palos nje here ne diagonale dhe pastaj edhe nje here tjeter ne diagonale ?

  2. jo e dashur me vaj nuk i lyen fare.se pari pergatit ate gjene qe do lyesh petat (4 gota kos,3 veze, nje filxhan kafeje vaj dhe kripe dhe perzieje mire).Me pas merr nje pete dhe lyeje me kete shtrese me pas perthyeje siç tregohet ne foto derisa te mbarosh pune.Me pas vije ne tepsine e lyer me vaj perpara (qe te mos ngjiten byreqet).Vazhdo keshtu me çdo pete deri sa te mbarojne te tera petat.Shpresoj te jem me e kuptueshme keshtu.
    Te befte mire:)

  3. Arben Tragaj

    Pytja ime eschte si gatuhen melcia e derit
    Mfg Ben

  4. pershendetje Arben..jo nuk e di me thene te drejten me vjen keq:(

  5. hey sa pet perpara qiten edhe mbas hargjit sa edhe qysh duhet me ja ba formen

  6. Jeta po ta lexosh me kujdes do gjesh pergjıgjen e tere pyetjeve te tua;)

  7. a

    flm per keshillen si te besh salsen e kosit , e kam provuar disa here dhe me ka dale e shkelqyer.

  8. tuc

    a mund te me ndihmosh me nje menu se dua te bej nje darke romantike per te dashurin dhe prinderit.flm🙂

    • po te duash shiko ke taget qe kam ne blog per te gjetur gjene me romantike dhe kesisoj do ta krijosh me lehte menune shpresoj;)
      per mendimin tim zgjidh gjelle pak a shume te lehta.
      ja kalofshi sa me mire.

  9. mund te ma thoni se qush behet brumi i petave ju lutem?

  10. ok po ta gatuaj brumin per te bere petat sepse kam deshire tio gatuaj vet apo nje brum i thjesht
    6

    • brumi behet me miell , veze, uje dhe kripe.duhen perzier te tera dhe punuar me dore.pastaj e le brumin te vije per nje ore dhe pastaj ndaje ne copa te vogla dhe hapi secilat ne peta duke shtuar dhe pak niseshte.

      ose ble peta te gatshme byreku dhe beje byrekun me to🙂

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Blog at WordPress.com.

%d bloggers like this: