Pazaret e lagjes



Nuk e di sesi eshte ne vendet ku jetoni ju , por ketu pothuajse çdo lagje ka nje dite te sajen kur organizohet pazari .Kryesisht eshte pazar ushqimor , por perveç ushqimeve gjen ne te edhe produkte tekstili (rroba,te brendshme), kepuce, shtepiake, libra dhe vcd e dvd kane dale kohet te fundit .Sigurisht qe keto jane pirate:)Pazaret ndryshojne sipas vendit kuptohet , ka pazare qe duhet nja 3-4 ore te mira per ti shetitur komplet por ka dhe pazare qe per 1 ore mbaron pune.

Nje nga veçorite me te medha eshte se tregtaret aty bertasin shume, madje dhe megjithese shume here jane denuar nga bashkia , nuk kane hequr dore nga ky zakon.Disa prej tyre e kthejne punen ne histeri fare psh nje dite pashe nje burre qe shiste rroba grash , kishte veshur nje fund grash siper dhe bertiste tere hare:) Me shkriu fare.Tek ushqimet jane akoma dhe me te lezetshem , shkruajne gjithe fare soj epitetesh mbi perimet ose ja bejne reklamen ne menyre te tille qe habitesh.

Ketu kane nje shprehje shume komike qe me pelqen shume.Per diçka qe ka çmim te lire perdorin shprehjen : e rrahin ate qe nuk e blen!! :)) Kete shkrim e sheh goxha shpesh ne pazare:)

Perveç dites se pazarit makinat ambulante ndalojne perhere dhe gjate javes dhe shesin fruta e perime te fresketa.Sigurisht qe dhe une preferoj ti marr perimet dhe frutat nga vende te tilla sesa nga marketi por ç’ti bej se nuk kam kohe perhere.Madje kam kaq kohe qe dua te shkoj ne nje treg qeka nja 6 muaj qe eshte hapur ne te cilin shiten vetem produkte organike.Do e gjej kohen ndonje dite dhe do iki se s’ben…

Kete foton e bera te shtunen kur isha ne safari me miqte e mij fotografe, ne nje nga provincat e vjetra te Stambollit.Ma bene me sy te gjitha gjerat aty , ishin shume te fresketa, thashe ta ndaj me ju.

Pershendetje

Categories: food, life style | 6 Comments

Post navigation

6 thoughts on “Pazaret e lagjes

  1. Elais

    S’ka si gjerat e fresketa te pazarit🙂

  2. ashtu eshte..na trego dhe ti per pazaret atje nai dite..

  3. une e kam 30m nga shtepia dhe ndodh dy here ne jave, te merkuren (tjetri eshte ne pune) dhe te shtunen (tjetri eshte me bizhame deri ne dreke). Te kam dhene fjalen dhe nje dite besoj do bej ca fotografi.

  4. edhe ne ne Washington kemi shume nga keto tregjet, i quajme farmers market dhe ne zonen tone ne kemi te pakten tre qe i di une. keta shesin prodhime te certifikuara organike dhe buke te ngrohte ne disa variete (me ullinj, kerpudha, grains, etj).

  5. aha Tena do vdes une kur perdor kete tjetri per veten tende:)

  6. Adela po s’pertove na bej ca foto e na e nxirr dhe ti po deshe:)

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Create a free website or blog at WordPress.com.

%d bloggers like this: