T’ju deh pak:)


Aniseed (me falni nuk e di emrin e saj ne shqip , por eshte bima me te cilen prodhohet uzo dhe emrin ne latinisht e ka pimpinella anisum dhe ben pjese ne familjen e majdanozit).Eshte nje bime me vlera te ndryshme mjekesore si : rregullon tretjen,ndihmon ne rastet e oreksit te keq,nderpret te vjellurat, largon gazrat e stomakut dhe zorreve , shton qumeshtin e nenave, qetesuese nervash , nderpret dhimbejt migrenes, heq lodhjen nervore, forcon zemren, rregullon qarkullimin e gjakut,ndikon pozitivisht ne rastet me astem , bronshit, nderpret kollen.Por nuk duhet perdorur nga grate shtatzena)Njekohesisht çaji i pergatitur me nje luge embelsire aniseed , nje luge embelsire rozmarine dhe nje luge embelsire eshte goxha efikas kundra celulitit!Tani me qe ju dhashe dhe receten e çajit anticelulit e merituat dhe nje recete brumerash:)

Shkopinj me aniseed:

Per 4 persona:

1/2 kg miell gruri (ose dhe miell dietik dritherash)

gjysem gote çaji vaj luledielli

1 veze

pak sode, kripe,uje

nje grusht me aniseed

Pasi te keni krijuar nje brume te mire me elementet e mesiperme , shtoni ne te dhe farat e aniseed dhe perzijeni mire.Me pas krijoni shirita te holle prej brumit dhe lyjini me te verdhe veze perpara pjekjes.Piqeni ne 180 grade ne furren e nxehur me pare.Servirini te nxehta.Ju befte mire!

Categories: food, meze, tea time | 5 Comments

Post navigation

5 thoughts on “T’ju deh pak:)

  1. Ah, Eni,

    une nuk i duroj dot keto aniset. As edhe uzon nuk e duroj dot. Me duket se nuk i kam receptoret per ta shijuar. Por, rrofsh se na solle kujtime te harruara. Me kujtohet kur isha femije, nga mosha 10-12, shkoja vizitoja ca kusherira te se njejtes moshe. Afer shtepise se tyre kishte nje fushe te madhe te mbjelle me anis. Loja e te gjithe femijeve ishte te futeshin mes aniseve dhe t’u thithnim farat. Edhe une me ata, por ky eshte i vetmi moment miqesie mes Aniseve dhe mua. Akoma nuk e di perse i haja, qe te mos izolohesha nga shoqeria apo sepse me te vertete me pelqenin. Ne Stamboll uzos i thone raki. Kur kerkova ne nje restorant te me sillnin nje gote raki, me sollen nje gote uzoje. Pah…

  2. E Selfi mua me pelqen shume era e anises edhe uzo.Ç’ti bej qe s’e dua alkolin:)
    Ç’a koinçidence me ty ne Stamboll:)

  3. teta Eni, rrofsh !
    ps:mos e le gjyshen te lodhet shume.
    per dreke me shkopinjte e anises do na presesh ?

  4. ha ha ha e.t:)
    jo keto jane vetem sa per fillim, ose sa per eglendisje le te themi:))

  5. anizet, quhet uzoja me uje ketu ne france dhe pihet shume ne jug te vendit!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Create a free website or blog at WordPress.com.

%d bloggers like this: