Makarona me krem ulliri te zi


resim-003.JPGresim-002.JPG

Keto makarona (ose diçka e ngjashme me keto) i porosisja ne nje dyqan qe e vizitojme shpesh me miqte.Nuk para i kam qejf makaronat por keto hajne buke veç.Me disa ndryshime te vogla (qe i sajova une) po jua jap dhe juve receten:

 Per 4 veta:

1 pako makarona te llojit qe shihni ne foto

2-3 speca te kuq te tulte

filiza te fresket soje

krem ulliri te zi(ne mungese te tij mund te perdorni dhe ullinj te zinj te shtypur deri sa te behen si salce)

djathe kaçkavall i grire me sy:)

vaj ulliri sipas deshires

kripe,piper

 Pergatitja :

Pasi ti keni zier makaronat , hidhini vajin e ullirit dhe kremin e ullirit te zi dhe perzijini mire e mire.Me pas shtojini dhe filizat e sojes dhe specin e kuq te grire holle pasi ti keni zier keto dy te fundit.Dhe ne fund shtoni kaçkavallin e grire si dhe piperin e zi.Kush eshte me diete mund te perdore makarona dietike  e kaçkavall pa yndyre megjithse eshte nje gjelle krejtesisht e pafajshme dhe e shendetshme siç edhe mund ta merrni me mend.Ju befte mire!

Categories: Blogroll, food | 6 Comments

Post navigation

6 thoughts on “Makarona me krem ulliri te zi

  1. blete

    yummy
    si nuk e kisha zbuluar une kete blog me pare?
    flm
    b

  2. mireseerdhe ne gjynaf:)e dashur Blete:)

  3. Eni
    Ndoshta te dukem pak vesvese po kisha njady pyetje.

    A behet fjale per makarona te tipit “penne” ?
    Kremi i ullirit te zi mos eshte “tapenade” ?
    Kackavalli ishte me shume kripe (dmth i ruajtur shume psh i tipit “parmesan” apo ishte i bute me shume yndyre po pak kripe?

  4. Mireserdhe Elais..
    me kenaqesi po i jap petgjigje pyetjeve te tua:)

    Makaronat nuk e di mire se ça tipi jane por mund te them se i bleva ne market dhe nuk kishin ndonje gje te veçante (tip makaronash dietike , me lif , me perime apo ku ta di une).
    Kremi i ullirit nuk eshte tapenade,nuk ka gje tjeter veç ullirit te zi,eh mbase ka dhe pak vaj ulliri te perzier se bashku me ullinjete e shtypur.
    Kaçkavallin une e perdora jo te forte por te bute (qe te shkrihet me kollaj) , jo me shume kripe dhe pa shume yndyre.Por sidoqofte djathi eshte çeshtje shijesh ndaj “anyone would do”..
    shpresoj ti jem pergjigjur sadopak pyetjeve te tua..shendet,
    Eni

  5. Faleminderit🙂

  6. s’ka perse e dashur Elais:)

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Create a free website or blog at WordPress.com.

%d bloggers like this: