Pazari i fundjaves


Kisha nja 2 jave qe nuk merrja peshk se me thene te drejten po pertoja shume.Mbase ngaqe isha goxha e zene keto dy javet e fundit dhe e kalova pjesen e gatimit me gjera pak a shume te gatshme : tip makarona,suprash te gatshme ,gjelle ne konserve etj.Por vjen nje moment qe te vjen ne maje te hundes ndaj per fundjave i thashe vetes:luaj e mos perto bej nje pazar te hajrit sot, e merr ca gjera me te shendetshme se le nam.Ne fakt jam me fat se prane shtepise nja 10 minuta larg kam nje pazar peshku dhe perimesh dhe mund ti marr qe andej fare lehte.Dhe ne fakt ashtu e bera por kete here dua t’ju tregoj me teper per nje pazar tjeter peshku qe eshte ne nje zone tjeter te Stambollit, nje zone shume e vizituar si nga turistet ashtu dhe nga vendalinjte qe quhet Beyoglu ose me emrin e vjeter Pera.Ne te ka shume restorante te ndryshme si turke dhe te huaja,sidomos te njohura jane nja 2 restorante greke peshku dhe vere, sidomos “Pano” eshte shume i mire.Vendndodhja e ketyre restoranteve eshte prane nje zone qe quhet “Pazari i Peshkut”.Ky pazar eshte i vendosur midis disa godinave te vjetra gje qe mbizoteron ne Pera..Lloje te ndryshme peshqish ka ketu.Po ashtu edhe midhje te gatuara ne stilin turk qe do t’jua pershkruaj ndonje dite tjeter pasi te gjej receten.Midhjet ketu i servirin me nje lloj harxhi te veçante me oriz dhe asortimente te tjera.Gjithashtu midhjet i skuqin dhe i shesin dhe si tasqebap dhe po deshe tasqebapin e porosit si sandviç ,  ku mund ta  shoqerosh dhe me nje salce shume te kendshme pikante me kos e hudhra..

Prane ketyre dyqaneve te peshkut ka shume taverna dhe mejhane qe serviret peshk dhe pije dhe jane nje nga vendet me interesante dhe argetuese gjate tere vitit.Ka dhe muzike live ne to , dhe atmosfera nuk ndryshon gjate asnje muaji.Rruga eshte plot me tavolina te mbushura plot , ku njerezit defrehen deri ne oret e para te megjesit.

Gjithashtu ne kete pazar sheh dhe shites mishi dhe sidomos kokat e dashit jane shume te kerkuara dhe te shitura..Pa harruar dhe macet qe rrijne duke gjuajtur tere kohes se kush te haje me shume:)

Njekohesisht ky pazar eshte i njohur dhe per shitesat e zarzavateve dhe frutave te ndryshme pikante nga e tere bota.Jane te fresketa dhe mund ti gjesh tere vitin.Si te mos mjaftonin tere keto ka dhe plot dyqane me ereza nga e tere bota.

Mbase do çuditeni por ne nje vend kaq te vogel qe mund te shetitet maksimumi per 20 minuta ( e kam fjalen per shetitje te shpejte se mund te rrish dhe tere diten:) gjenden dhe shites te ndryshem artizanati dhe zbukurimesh.

Une kete here bleva disa ereza te ndryshme nga ku dhe 2 me origjine indiane sepse se shpejti do bej disa gjelle te tilla:) te cilat do ti paraqis gjithashtu ne blog..

Nese vini ndonjehere ketej jua rekomandoj me force vizitimin e ketij pazari:)

p.s: pershendes e.t me aragostat:)

Categories: Blogroll, food, life style | 7 Comments

Post navigation

7 thoughts on “Pazari i fundjaves

  1. Eni, pazaret jane vertet interesante. Une kam ardhur nje here ne Stamboll dhe nuk e di kur do te jete hera tjeter por sigurisht adresa eshte e vlefshme. Ndonje dite edhe une do te publikoj fotografi te pazarit ketu se eshte vertet i mahnitshem.

  2. e dashur Tena,

    mezi ç’po pres te shoh pazarin tuaj..

  3. shqipo

    obobo c’me bere me ket blogun! tashti duhet me ble tastjere te re!!!

  4. mireserdhe shqipo:)

  5. shume i bukur pazari. kam degjuar qe ka njerez qe shkojne ne Stamboll vetem per te blere ereza dhe nuk u ve faj tani qe po shof keto fotot.🙂

  6. Anonim

    E dashur Eni,

    kam qene ne Stamboll dhe kam qene edhe tek ky pazari yt. Ai peshku ishte i tille qe une edhe sot e kesaj dite nuk pushoj se rrefyeri per te. Aty tek ai pazari ka edhe nje kend ky shiten te brendshme mishi, zemer, zorre e me radhe. Une isha ne Stamboll me mamane, dhe ishim duke u capitur e mrekulluar ne kete pjese te pazarit kur ime me ja keput me ze paksa te larte: uuuu, shikoji keto koqet..Me fal per fjalen e keqe, nuk e kisha degjuar ndonjehere mamane te thoshte fjale te tilla dhe nga hutimi filluam duke qeshur te dyja. Zoteria qe po i shiste na afrohet dhe thote: jeni shqiptare, ne shqipe te paster fare. Imagjinoje fytyren e sime meje. Eshte ezmere por e skuqyra nga turpi i doli mbi ngjyren e zeshket. E mbajtem veten dhe folem pak me shitesin qe doli te ishte nje shqiptar i sjellshem nga Korca qe ksihte nja njeqind vjet qe jetonte ne Stamboll, den baba den. Ikem dhe nuk u kthyem me tek ai vend nga turpi, por te qeshurat e asaj dite edhe sot i mbaj mend. Nje fjale te fundit: I love Istanbul. E rendis direkt mbas NYC, qyteti im me i dashur. Shendet

  7. Anonime rrofsh e qofsh se me shkrive..me kenaqe me pershkrimin.ki parasysh diçka nese vjen ne Stamboll serish.Mos flit shqip se ka Shqiptare me shume se ne Sqhiperi:)))te dalin aty ku nuk i pret.te flet Eksperienca:))

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Create a free website or blog at WordPress.com.

%d bloggers like this: